Asambleja e OKB, kryeministrja serbe përmend 13 herë fjalën paqe

September 28, 2018 20:33

Asambleja e OKB, kryeministrja serbe përmend 13 herë fjalën paqe

Në ditën e tretë të diskutimeve, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork i`u drejtua kryeministrja serbe Ana Bernabic. Përpara një salle gjysmë të zbrazët, Bernabic përmendi disa herë fjalën që delegatët e lodhur nga fjalimet donin më së shumti të dëgjonin: paqe.

Shefja e ekzekutivit serb e siguroi publikun se vendi i vet është i angazhuar për një shoqëri paqësore, të drejtë dhe të besueshme.

Shtypi i huaj thotë se fjalën “paqe`”, Bernabic e përdori plot 13 herë në fjalimin e saj. E ndërsa e theksoi sa më shumë mundi linjën e Beogradit, foli edhe për Kosovën duke kujtuar se më pak se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së e kanë njohur deklaratën e pavarësisë, ndërkohë që mbi gjysma, apo me shume se 5 miliardë njerëz, nuk kanë pranuar ta njohin atë që e cilësoi si “ndarje te paligjshme të Kosovës`”.

Por, përpos konstatimeve, pati edhe një premtim: Sado i vështirë, sado sfidues apo i pashpresë të jetë dialogu me Prishtinën, – tha Bernabic, – ne do të mbetemi të angazhuar të gjejmë një kompromis që do të sjellë paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe të ardhme të ndritur për të gjithë popujt e rajonit”.

 

v.l/ Dita

September 28, 2018 20:33
Komento

1 Koment

  1. Aleksander Thana September 28, 23:28

    Nuk ka dyshim se serbet Jane kampionet e paqes. E kane ne gjak !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim