Rama: Beteja për drejtësinë ndau rrugët tona nga LSI

January 6, 2018 11:22

Rama: Beteja për drejtësinë ndau rrugët tona nga LSI

Partia Socialiste është duke zhvilluar asamblenë kombëtare për të bërë një analizë për 100 ditët e para të qeverisjes, si dhe prioritetet për vitin 2018.

Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh se beteja për drejtësinë ndau politikën në dy kampe, nga njëra anë kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që e duan reformën të shkojë deri në fund dhe kampi tjetër, i të tremburve nga reforma

Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha, por edhe me një shpërblim të madh të marrë prej shqiptarëve, falë përpjekjeve kolosale në mandatin e parë dhe bindjes së krijuar te njerëzit se PS e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund e patrazuar aftësinë e vet qeverisëse dhe mundësinë për ta çuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE. Kjo ishte një fitore historike në mandatin e dytë, me numrin më të madh të votave që PS ka marrë ndonjëherë. Në 100 ditët e para ne kemi arritur të realizojmë objektivat, por po ashtu koha vrapon dhe volumi i punëve që ne duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm.

Beteja për drejtësinë ishte një vazhdim i asaj të hapur që prej vitin paraardhës, duke e ndarë politikën në dy kampe, nga njëra anë kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që e duan reformën të shkojë deri në fund dhe kampi tjetër, i të tremburve nga reforma, i cili tanimë është zgjedhur edhe kundër reformës në drejtësi të aleatëve tanë të mandatit të parë. Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohej reforma në drejtësi dhe u përpoqën ta mbajmë gjallë aleancën për “Shqipërinë Europiane” pa e kompromentuar reformën në drejtësi. Në fund, qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos e kompromentuar këtë reformë ndau edhe rrugët tona nga aleati ynë i mandatit të parë”, tha Rama.

January 6, 2018 11:22
Komento

8 Komente

  1. Jetimet e 21 Janarit January 6, 13:41

    DREJTYESIJA NUK MATET ME ‘REKORDE’ KRIMESH O IDJOT!
    -Nese Sali Berisha ne nje vend ku egziston shteti i se drejtes denohet me 10 burgime te perjeteshme!
    -Ilir shtangist Meta me 5 burgime te perkjetershme
    -Fatos Thanas Nano ,me 2 burgime vte perkjeteshme

    -Ti dhe tere socialSSalistet ne sherbim te krimit e korrupsionit SA VJET BURG MERITONI!?

    Reply to this comment
    • drejtesia alla shqipo January 6, 17:43

      gishtin fajtor vetes ia ke drejtuar ndonjehere si shoqeri e korruptuar dhe e kriminalizuar qe je?

      nga frika per ti shpetuar pergjegjesive shpik diktaturen e 1shit per ti rrasur faje te paqena
      drejtesine e ben drejtesia qe kur eshte e sakte ska lidhje me politiken e politikanet

      Reply to this comment
  2. Adih January 6, 13:51

    Nuk ka kthim mbrapsht .Kete e ka mare ne dore Amerika e BE ,se te ishte per ju , noc rrokun , kjo e perforcon edhe mos hyrjen nga keqedashje dhe frika e juaj te integrimit ne BE ,frike nga ligji dhe transparenca e BE. ,kunder interesit te mbare kombetar . Shqiptaret deri me sot kane votuar rreth bajges , qe e ka ndare qerja . Hiqja prenges dhe jepja lenes.??!!..Ju te gjithe mbare , kujtuat se u derdh vai nlakna e u be deti kos .E thjeshte ,mjafton te shikosh kushtetuten qe keni shkelur e baltosur ,dhe mjafton te besh nje kontroll ne bregdetin shqiptare , pa ironi z Rama ,edhe te percipte ,dhe do shikojm…???? Palere te tjerat vrasjet ,te gjitha vjedhjet brutale ,e me ze e figure. .Por radha eshte dhe do me kujtoni ,ne filim e ka radhen LSI dhe PD ,paralelisht dhe mbas nja tre a kater muaj mbasi te qetsohet gjendja , do vije edhe radha e PS ,ju koptojme z Rama ,shpirti i juaj mbare e di ??!!. Nje vit i mbare do jete ,per ne shqiptaret mbare 2018.ku mezi po e presim me mall , dashuri e me urtesi.??!!!

    Reply to this comment
  3. A January 6, 14:15

    ..

    Reply to this comment
  4. Bjeri dajres, dajrexhi... January 6, 14:38

    Ta pozicionosh veten me nje fjale goje ke “kampi i reformisteve”, edhe pse si pergjegjes kryesor per mosrealizimin ne kohe dhe sukseshem te reformes me vendimtare, asaj te drejtesise, duhet te etitekohesh ne fakt si antireformist, kjo i perngjan sjelljes prej kameleoni te komunisteve te konvertuar brenda nates ne antikomuniste.

    Kur te ashtuquajtura “reforma” behen jo per t’u ardhur ne dobi masave, por per t’u sherbyer vetem nje grushti te vogel njerezish te etur per pushtet, ato, me e thene alla shqiptarce, eshte per t’i dhjere tamam ne maje te kokes.

    Nje populli ne arrati ka nevoje para se gjithash per shtet te kompletuar funksional, i predispozuar per t’i sherbyer me interesave te tij. Per sa kohe ky shtet funksional mungon, do te ishte anomali psiqike e perzjere me histeri euforizmi te llomotitesh para militanteve per “suksese”. Aq me teper kur keto suksese jane akoma te padukshme.

    Koha e “DO TE”-ve ka sosur me kohe. Nje popull ne arrati pret te shohe vepra.

    Sot, neser eshte vone!

    Reply to this comment
  5. info analitike January 6, 17:42

    Hall te madh ka Kriepsikopati. Kujt do t’ia vere fajin per deshtimet e veta tani qe nuk ka LSI-ne? Natyrisht ka gjithmone Tau Tau-n apo ndonje minister per te bere kurban ashtu sic beri me aleatin Qife qe e shiti sapo iu dha rasti. Perpara nga fitorja ne fitorje!

    Reply to this comment
  6. dhurata me tamam January 6, 17:47

    “Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha, por edhe me një shpërblim të madh të marrë prej shqiptarëve, falë përpjekjeve kolosale në mandatin e parë dhe bindjes së krijuar te njerëzit se PS e meriton timonin e vetme”

    tamam tamama shqiptaret dhurate duhet t’kishin ber zbythjen e shqupit gangster nga parlamenti qe edhe opozite lufton te delegjitimoje kuvendin dhe institucionet
    po sjan aq t’qut

    Reply to this comment
  7. Artemisa January 6, 18:46

    Kur ke nje popull si ky i yni “trim”, te “lumtur” ( pa e ditur se perse), apatik dhe idiot te pashembullt, me bythe te forte qe jo vetem duron por edhe kenaqet sa here t’ja fusesh, TI Shoku Rama ke te drejte te tallesh trapin Si, Kur, Ku dha Sa here te kesh deshire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim