Asfiksohen nga gazi teksa pastronin pusin, vdes xhaxhai dhe dy nipat

May 7, 2020 09:45

Asfiksohen nga gazi teksa pastronin pusin, vdes xhaxhai dhe dy nipat

Tre persona kanë mbetur mengjesin e sotëm të bllokuar brenda një pusi, pasi po merreshin me pastrimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushnik të Beratit.

Pas më shumë se 30 minutash të bllokuar në thellësi dy persona janë nxjerrë pa shenja jete.

Gentian Hoxha dhe Kamber Hoxha ka humbur jetën, ndërsa Neim Hoxha kishte shenja jete, por ka ndërruar jetë në spital.

Burime bëjnë me dije se ka qenë Kamberi, xhaxhai, që ka hyrë të pastronte pusin, por është bllokuar në thellësi.

Në ndihmë të tij kanë mbërritur dy nipat, Neim dhe Gentian, por fatkeqësisht as ata nuk kanë mundur që të dalin në sipërfaqe.

Dyshohet se ata kanë hasur një xhep gazi.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur më urgjencë Policia dhe forcat zjarrfikëse.

j.l./ dita

May 7, 2020 09:45
Komento

1 Koment

  1. Gzim Kulufi May 7, 15:01

    Nuk eshte rasti i pare! Gjithe kjo vjen nga 1. mosarsimimi, 2. mosinformimi, 3. mungese legjislacini perkates.
    Sot nuk mesohet me as kimi, as biologji, as gjeologji, etj., te cilat u japin nxenesve njohurite e para per te gjithe elementet dhe materialet e ndryshme, si jane, ku prezantohen, c’ndikim kane tek njeriu, etj.
    Informacioni perhapet permjet mediave, mirpo mediat mendojne se kane vetem te drejta dhe jo detyra. Ato mendojne se per cfardo informacioni duhet paguar dhe ato japin cfare informacioni te duan! Keshtu fusin ne nje thes informacionet qe kane te bejne me jeten dhe ato qe kane te bejne me bizneset.
    Legjislacioni duhet te detyroje cilindo pronar pusi te kete ne gadishmeri te gjitha mjetet e nevojshme per keto raste, ashtu sic ka shoferi detyrimin e pasjes se kutise se ndihmes se shpejte, ashtu sic ka detyrimin cdo ndermarrje per pasjen e bomblave te shuarjes se zjarrit, e keshtu me radhe. Legjislacioni duhet te detyroje edhe mediat te japin informacione mbi sjelljet e duhura per shpetimin e jetes se njeriut ne situata te ndryshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim