Asgjë konkrete nga takimi Bushati-Kotzias në Korçë: Do bisedojmë sërish

January 21, 2018 13:41

Asgjë konkrete nga takimi Bushati-Kotzias në Korçë: Do bisedojmë sërish

 

Takimi treditor shqiptaro-greke në Korçë ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret.

Në përfundim të takimit, Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë publikuan një njoftim ku në një gjuhë të thatë diplomatike thuhet se “të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura”.

“Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”, lexohet në njoftim.

“Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”, përfundon njoftimi zyrtar duke mos dhënë asnjë informacion konkret se në cilat pika kanë përparuar bisedimet.

January 21, 2018 13:41
Komento

6 Komente

  1. Arben January 21, 15:21

    Nuk ka shance per paqe, pa drejyesine per Camerinr dhe Shqipetaret e emigracionit pas 90.

    Reply to this comment
  2. Albann January 21, 15:28

    Nuk hoqen dhe nuk hoqen dore nga perunja para grekut.Ata te paret i shiten detin, keta i dhane varazat dhe shtetesine Janulles…Deshtake.Evropa vjen e iken ashtu sic iku Otomanet,Italia,Gjermanet,Rusia, Kina.Varrezat ngelen si ciban.

    Reply to this comment
  3. alex January 21, 18:57

    Ju i dhate krejt cka donte greku ,me varrezat u shenua kufiri i ri pra i falet jugun grekut. Kishen e bete greke dhe krejta ne heshtje,cka duhet me shume.Detin e kane vetem duhet te aktivizohet dhe te thoni se i fali Berisha.Prej grekut do merrni dushk dhe gogla,politikane tradhetre.

    Reply to this comment
  4. alphade January 21, 23:33

    Me sa duket , rezultatet e ketyre takimeve te ministrave
    te jashtem ne Krete dhe Korce do te materializohen e ku-
    rezohen ne takimin e dy kryeministrave te vendeve res-
    pektive : Shqiperi- Greqi , Rama- Tsipras,ne Maj te ketij
    viti.

    Reply to this comment
  5. alphade January 21, 23:37

    Me sa duket , rezultatet e ketyre takimeve te ministrave
    te jashtem ne Krete dhe Korce do te materializohen e ku-
    rezohen ne takimin e dy kryeministrave te vendeve res-
    pektive : Shqiperi- Greqi , Rama- Tsipras,ne Maj te ketij
    viti.
    Personalisht takimin e Korces e kinsideroj optimist ,pavaresisht se nuk eshte prodhuar nje deklarate
    ” ngazellyese” qe t’na “ngrohet” ne keto dite te ftohta
    dimri korcar..,.,!!

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 January 22, 13:06

    “përfundon njoftimi zyrtar duke mos dhënë asnjë informacion konkret se në cilat pika kanë përparuar bisedimet.”
    pra asnjë informacion nga pala shqiptare!!
    të presim se çdo të nxjerrin gazetat greke,pasi të kenë intervistuar ministrin e tyre!!
    nëse dhe ata,kësaj rradhe,nuk nxjerrin gjë??
    kemi ngrënë brrylin!!
    të jeni të sigurtë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*