Asgjë nuk ka mjaftuar, 25 % e energjisë elektrike ende nuk paguhet!

August 7, 2018 08:20

Asgjë nuk ka mjaftuar, 25 % e energjisë elektrike ende nuk paguhet!

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikoi të hënën disa tregues të performancës së kompanisë për gjashtëmujorin e parë të vitit.

OSHEE pranon se treguesi i humbjeve në rrjet për gjysmën e parë të këtij viti ishte 25.4%.

Kjo do të thotë se të paktën 1/4 e energjisë që konsumohet, nuk paguhet.

Shifra konfirmohet edhe nga Instat, i cili raportonte vitin e kaluar se se niveli i humbjeve në rrjet kishte qenë 25.2%.

OSHEE është akuzuar se ka vijuar praktikën e çekëve duke faturuar humbjet në rrjet, në mënyrë të paligjshme në faturat e konsumatorëve të rregullt.

Kjo do të thotë që qytetarët që paguajnë, paguajnë më shumë se konsumojnë, që OSHEE të arkëtojë nëpërmjet tyre edhe paratë e atyre që nuk paguajnë.

Këto akuza asnjëherë nuk janë hetuar seriozisht, megjithëse si për ish-CEZ ashtu edhe për OSHEE në Prokurori ka çështje të hapura.

Megjithë aksionin e njohur kundër atyre që nuk paguajnë energjinë si dhe forcimin e masave ligjore, kundër tyre, shifrat e fundit konfirmojnë se një sasi e madhe e energjisë elektrike, ende nuk paguhet.

n.s. / dita

August 7, 2018 08:20
Komento

8 Komente

  1. uskania August 7, 11:14

    Energjia elektrike vidhet kudo. Mbase janë të përfshirë edhe punonjës të OSHE. Drejtori aktual ka dështuar. Nuk e kuptoj pse rrin e vështron Edi Rama. Nuk bëhen kontrolle, nuk mbajnë përgjegjësi faturuesit dhe të tjerë si shefa e drejtorë pa fund. Ministria edhe ajo ka një Task Forcë. E gjithë kjo vjedhje qindramilionaeuroshe bie mbi kurrizin e të gjithë qytetarëve. Nuk kemi pse dëgjojmë këmbanën e OSHE për humbjet nga hc private kur ajo nuk mbledh paratë e energjisë që shet. Asnjë SHEF E DREJTOR nuk pushohet në vend kur nuk ka rezultate, por lëmojnë me ndonjë kritikë të butë njeritjetrin. Edhe kur ndërrohen matësit dhe kontrollohet linja, kjo bëhet vetem tek ata që paguajnë, sepse ATA që nuk paguajnë herë mbyllin derën dhe herë “nuk janë aty” kur fshihen brenda që të mos vënë matësin. Nuk flas kot, i kam në lagjen time.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia August 7, 11:55

    Qe jeni idiote ti dhe gazetari qe shkruan kjo eshte e dukshme sepse 25%eshte e perbashket me humbjet teknike(te pa shmangeshme)dhe qe shkojne ne 15%.Pra pa u faturuar ngelet 10%.kjo eshte nje arritje shume e madhe, duke u krahasuar me kohen e rrumpalles qe juve ju pelqen,behet dhe me e madhe.Sa per njohuri ne kohen e Enverit humbjet shkonin 18-20%.
    Lexoni.

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta August 7, 16:08

    Edhe ne kete vit me rreshje shiu edhe ne korrik OSHE del me humbje?!Shkaqet jane se 25%e energjise nuk paguhet , pra prodhohet por nuk paguhet sepse OSHE nuk eshte e afte te mbledhe parat e prodhimit te saj!Te jete e vertete? Para disa ditesh u dha nji lajm ne shtyp se “taskforca”kishte gjetur 5biznese qe vidhnin energjine elektrike !Po sa te tille ka qe nuk i kap dot as “taskforca”? Atehere perse mbahet tere ai personel i OSHE, duke filluar nga ata qindra punonjes “te kujdesit per klientin”qe vetem e xhvasin klientin e deri tek sherbimi ne dukje i vogel i dergimit te fatures me post , qe te pallati im ne rrugen “Myslym Shyri “ka 6 muaj qe nuk na vjen! Ankesat tona ne OSHE nuk dihet ku perfundojne. Spekullimet me energjine nuk kane fund!Ndryshoni administraten e OSHEsepse ata jane pasuruar ashtu si gjyqtaret e prokuroret! “Vetingu” ne administrate eshte me i thjeshte; ate e ndermerr vet ministria perkatese , po te jete ajo ne pozita pune e kontrolli te rrepte!

    Reply to this comment
  4. Bureto August 7, 16:24

    Drejt drejtësia! Po mileti s’ka faj. Ku ta dinë ata se ç’janë humbjet teknike dhe s’kanë si ta dinë sepse pikërisht janë teknike, të cilat janë të pashmangshme. Sidoqoftë ju bëtë mirë që sqaruat diçka, për ata që duan të kuptojnë. Pavarësisht të gjithave, OSHEE duhet të përmirësojë punën e saj në dy drejtime kryesore, si në atë të faturimeve, ashtu dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të rrjetit shpërndarës. Sidoqofyë, nga shifrat përmirësimi është i dukshëm krahasuar me tre-katër vite më parë

    Reply to this comment
  5. uskania August 7, 17:34

    Oj “Drejtesia”! Pse, pak te duket ty te vidhen 10 per qind? Pse duhet te vidhen 10 per qind? A e din ti se jane qindramilione euro?Prandaj ecim ne me hapin e breshkes, se kemi avokate si ti. Po te kishte ecur me mendjen tende Veliaj, nuk do te ishin mbledhur te ardhura tre here me teper se me 2015 dhe po ecet me tej. Sipas teje mjaftojne specat me gjize dhe ngadale ngadale edhe ndonje tave dheu.

    Reply to this comment
    • Arben August 7, 20:43

      Shiko Vella, te llogaritesh edhe ato qe shkojne ne

      Llogarine Bahamas olsi Rama nga parate e energjise

      Del qe vidhet 40-50% e energjise, keshtu qe kurseje

      Veten see duhesh per.zgjedhje.

      Reply to this comment
  6. info analitike August 7, 18:46

    Artikulli pohon qe edhe vete OSHEE vjedh! Pra ne kete rast kemi nje lufte hajdutesh dhe cka eshte me keq OSHEE vjedh qytetaret qe paguajne rregullisht. KLSH e ka ngritur me kohe problemin e abuzimeve te OSHEE po kacagjeli i gjate as qe e ka vene ujin ne zjarr.
    Fut ne burg hallexhinj per 30 mije leke fatura e lejo vjedhjet e biznesmeneve shoke te kripsikos qe po bejne kerdine me buxhetin e shtetit. Ka syresh qe kete guxojne ta quajne kapitalizem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*