Asgjë s’do jetë si më parë, mos përmend listën o vulëhumbur

July 16, 2017 20:08

Asgjë s’do jetë si më parë, mos përmend listën o vulëhumbur

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Astrit Patozi ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës. Patozi thotë se asgjë nuk do jetë më si më parë, ndërsa i kërkon atij të mos përmendë më listën e kandidatëve për deputetë duke e quajtur vulëhumbur.

Statusi:

ASGJË NUK DO TË JETË SI MË PARË, LULZIM
Mos e përmend më listën o vulëhumbur, se nuk e shplan dot mëkatin për greminën, ku e çove Partinë Demokratike, duke i hedhur ushqim qenve të gjahut, që e bëjnë edhe falas punën e tyre.

Natyrisht, atë llogarinë e sharësave me pagesë e ke të pambyllur me demokratët dhe do të merremi shumë shpejt me atë çështje.

I ke të gjithë në borderonë e kunatit, të paregjistruar, rreth 30 vetë, që po qelbin botën mbarë, duke punuar në të zezë. Janë duke marrë para të pista për të sharë, jo kundërsharët politikë, jo Edi Ramën apo ndonjë socialist tjetër, por cdo burrë apo grua në PD, vetëm se nuk është dakord me ty.

Po ta kujtoj edhe një herë se janë disa vepra penale, që po konsumohen, dhe me vjen sinqerisht keq për ata hallexhinj që mund t’i marrësh më qafë, duke i rropatur gjyqeve për një copë bukë. I ke pasur në katin e tretë të selisë së Partisë Demokratike, ngaqë e konsideron atë si pronë private, por ngaqë u trembe kur mbaruan zgjedhjet, i ke transferuar diku tjetër.

E dimë fiks se ku i ke sistemuar tani dhe do ta mësojmë njësoj edhe sikur t’i shpërngulësh prapë nga frika e dekonspirimit. Por ti tashmë ke hyrë në histori me këtë teknikë të neveritshme për të baltosur këdo, që të bën hije dhe të prish punë në planin e vetëm, që ke në kokë, për ta mbajtur me cdo çmim PD-në si ndërmarrje private biznesi, pavarësisht, se ia ke ulur përtokë aksionet.

E kam thënë edhe një herë tjetër, që sharësit me dhe pa pagesë i mërëkuptoj dhe i mëshiroj, kurse ty jo, sepse nuk je hallexhi.
Dëgjova se të kishte ardhur goja në Elbasan. E kishe zgjidhur gjuhën, pas gati tre javësh vetëngrirjeje dhe ishe marrë me ne, ndërkohë që, formalisht të paktën, garën e ke me Eduard Selamin. Nuk ka problem. Gjuha shkon gjithmonë atje ku dhemb dhëmbi.

Kishe thënë atje pak a shumë se “çëlësi është shpirti i pastër i demokratit, i atij që nuk pyet se kur i vjen radha për deputet” dhe e ke pasur fjalën për mua dhe për kolegët e mi.
Lulzim, ti je e fundmi person që mund të flasë për karrige apo për ambicie të shfrenuar pushteti në Shqipëri, sepse nuk ke qenë asnjë ditë demokrat i thjeshtë, që ta dish apo ta ndjesh se cfarë do të thotë.

Por ke ardhur direkt nga rruga e je ulur direkt në kolltuk ministri dhe nuk je cuar asnjë ditë të vetme prej aty, që nga dita që shkele në Tiranë, e deri sot, kur po kacavirresh për të mbajtur me zor postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Të gjithë ne të tjerët kemi parë edhe ditë të mira, edhe të këqija në PD, por asnjeri nuk ngjan me ty në këtë pikë. Sepse ti nuk ke qenë kurrë në opozitë, Lulzim.

Ti vetë je i qartë, por mundohu t’i ndriçosh edhe të tjerët, që po të mbajnë me gajret këto ditë, se mua më rri shumë ngushtë lista jote, por edhe çdo listë tjetër. Se mandatin e deputetit ta kam dorëzuar një muaj para se të mendoheshe ti, mu në mes të 50 burrave dhe grave të grupit parlamentar, kur të thashë bëj marrëveshje dhe askush prej nesh të mos jetë më kandidat. Dhe se unë, Lulzim, nuk jam përmendur sot, vetëm se nuk pashë emrin në listën tënde. Sepse për mua ajo është gjëja më e parëndësishme.

Po mbushen fiks katër vjet, që kur kam thënë për herë të parë se ishe zgjedhje e gabuar dhe të kam kujtuar herë pas herë me zë e me figure, me shkrim e me gojë, se po i shpërdoron të gjitha shanset për ta ringritur Partinë Demokratike, ndërkohë që i kishe të gjitha mundësitë të bëje ndryshe.

Dy vjet më parë të thashë publikisht, por edhe sy më sy, se nuk mund ta quaje humbjen si fitore, kur morëm vetëm 15 bashki në zgjedhjet lokale. Dhe se po ta trajtonim kështu, do të binim edhe më shumë në zgjedhjet politike. Nuk jam fare i lumtur që koha më dha të drejtë, por, më beso, që më e rëndë se humbja për PD, është fakti që ti, jo vetëm nuk mbajte asnjë përgjegjësi, por po tenton ta grabisësh mandatin e kryetarit sërish përmes një farse elektorale.

Ndaj, bëj si të bësh, kafsho gjuhën dhe përpiqu ta shtysh me brekë nëpër këmbë deri në 22 korrik, se mbase të ndihmojnë edhe të tjerët që t’i mbash, gjithësesi, çelësat e kosheres bosh. Vazhdo të vish vërdallë nëpër Shqipëri, dyll i verdhë, duke numuruar ditët, që nuk mbarokan, se mbase të del më mirë kështu.

E kishe nisur jo keq, kur shqiptoje fjali pa kuptim apo sllogane boshe si ato të Republikës së Re, sepse ishte e vetmja gjë që mund të të shkonte, pas atij rezultati katastrofik. Por i sigurt të jesh që “asgjë nuk do të jetë më si më parë”, çfarëdo që të ndodhë më 22 korrik.

July 16, 2017 20:08
Komento

5 Komente

  1. malo July 16, 20:35

    Ky Patozi nuk ka stof politikani
    Ky eshte i kategorise Mesila,Monika,….

    Ky nuk eshte as burre se e di fort mire, sic e di gjithe bota, se Bashen e mban Berisha, se para se te jap llogari Basha duhet te jape Berisha. Po Patozit nuk ja mban bytha dhe ben trimin me Bashen me nje gjuhe halabakesh.

    Ky tip politikani duhet te dale nga skena. Keta tipa s’bejne asgje vec zallamahi ca hartime gjimnazistesh per te masturbuar veten

    Ketu do jemi ,kemi per te pare si do perfundoje qofte fiton , qofte humbet Basha

    Reply to this comment
  2. Visar July 17, 03:48

    Ku ishe ti, zoti Patos, kur Berisha bente kerdine, kur Berisha shkaterronte PD, perse nuk e hape gojen, apo Berisha te priste llokmen e majme.
    Lulzim Bash beri shume mire qe ui pazastroi nje pjese nga ju, lukunia e PD, qe per 27 vite me radhe vetem e shkateruat PD dhe varferuast popullin sebashku me koleget e fshehur, Nano, Meta, Rama e kompani.
    Lulzim Basha fdo te fitoje dhe eshte shpresa e vetme qe ka sot PD.

    Reply to this comment
  3. O patoz vajte shul e dole lloz July 17, 12:07

    Behuni burra more mjeran.Mos eshte faji i Bashes qe nga hici u katapultua minister,kush e solli,pse e solli,ku ishe ti Astrit qe tani na behesh trim dhe tregon bemat e lulit dhe te kunatit,na ndjek se ku i kshin zyrat dhe ku i kane.Ti e di mire se kush eshte fshehur pas lulit por si servil dhe karierst frikacak nuk ta mban te dalesh hapur dhe ske faj se je bere milioner ne saj te salikomunistit dhe familjes se tij.

    Reply to this comment
    • Bregu July 17, 15:43

      Jepni, jepni, o té mjeré, té majmur, té qartur pér karrike, as njé koqe se keni hallin, pér até té uruar, Republike! Pér Republikén e vjetér as té re jeni déshmuar neronisté, arravisté, llaskucisté; mé té kéqijé se çdo batkçinjé e tradhtaré mbi dhe!

      Reply to this comment
  4. alphade July 17, 13:17

    Pato-zi , kot i ke hyre kesaj meseleje ! Edhe Ti do te kesh
    fatin e Haxhi Qamilit qe eshte pothuajse i vetmi qe nuk
    eshte reabilituar ,nderkohe qe te gjithe hajnat e tradheta-
    ret e kombit shqiptar jane reabilituat,bile iu jane ngritur edhe shtatore e buste kudo ne Shqiperi. Shembull elokuent eshte shtatorje e hajnit,Ahmet Zogolli qe nuk la gje pa bere ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ! Vodhi sa
    mundi,vrau pabesisht sa deshi, shiti Shqiperine te Italia
    e Musolinit,ngarkoi valicet me flori dhe krisi e iku dhe tash
    ja ku e kini ne mes te Tiranes ! Dushmani Sali Berisha,
    idem si Zogu, pasi ka vrare,ka djegur,ka vjedhur flene i
    “qete” ne kerthize te Tiranes. Ndersa Haxhi Qamili,o zoti
    To-Zi ,nuk reabilitohet vetem se tha :”duam baba dovle-
    tin” ! Ky eshte mekati dhe sakrilegji i tij me i madh ! Dhe
    per kete s’ka zog nene e zog thiu qe ta reabilitoje !!!
    Konkluzioni eshte i qarte ,zoti Pato-zi , Ti do te jesh i dyti
    qe nuk do te reabilitohesh sepse Kavaja i duhet pushteta-
    reve vetem per te tallur mender bolet duke i quajtur here
    pas here “zemra ime” ,”heroj” ,e ndonje epitet tjeter dhe
    vetem kaq e asgje me teper. Ndersa pushtetin ata e duan
    per vete,per “racen e tyre” ,dhe qe te bindesh Ti ,sebash-
    ku me Xhiken e Qamilit ,hidhi nje sy historise shekullore te Shqiperise dhe aty do te zbulosh sekretin e tere kesaj
    historie. Shqiperia e “bute” eshte vetem per te krijuar te
    mira materiale dhe per te tjerat lerja te tjereve ….!
    Ky eshte realiteti shqiptar duam apo nuk duam ne ….!
    Mos u lodh kot, frenat e PD tuaj i ka dhe do t’i kete Basha
    dhe askush tjeter…!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*