Asgjësohen 17 mijë bimë kanabis, pranga dy të rinjve

June 27, 2016 09:41

Asgjësohen 17 mijë bimë kanabis, pranga dy të rinjve

Plot 17 mijë bimë kanabis janë asgjësuar nga policia në Memaliaj. Në pranga për këtë sasi drohe kanë përfunduar dy të rinj: Renato Rama, 22 vjeç dhe Erndjan Muça, 28 vjeç.

Në vendin e quajtur “Përroi i Kotorrit”,  në afërsi të fshatit “Selckë e vogël” dy të rinjtë kanë kultivuar në gjashtë parcela 17 mijë bimë kanabis.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

June 27, 2016 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*