Asgjesohen 2493 rrënjë kanabis në Përmet e Tepelenë, 2 në pranga dhe 1 në kërkim

June 15, 2016 09:04

Asgjesohen 2493 rrënjë kanabis në Përmet e Tepelenë, 2 në pranga dhe 1 në kërkim

Në Tepelenë u zbuluan 313 bimë narkotike në fshatin Hormovë. Babë e bir e kishin mbjellë në bahçen e tyre kanabisin. Blutë arrestuan në flagrancë A. Elmazi 18 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim babai i tij, R.Elmazi.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike i kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu nga efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet janë zbuluar dhe asgjësuar 2180 bimë narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Alipostivanit” , në fshatin Alipostivan.
Bimët ishin të kultivuara në dy parcela të hapura rishtaz në pyll.

Nga efektivët e policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi Sokrat Bedaj , 34 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar si autor i kultivimit të lëndës narkotike.

June 15, 2016 09:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*