Asgjesohen 8397 bimë kanabis në tre qarqe

September 6, 2016 12:39

Asgjesohen 8397 bimë kanabis në tre qarqe

Vijon operacioni i Policisë së Shtetit kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të këtij aksioni në Vlorë, Tiranë dhe Lezhë janë asgjesuar 8.397 bimë kanabis. Për rastet në fjalë,  u arrestua një person i dyshuar si kultivues.

Vetëm në Vlorë gjatë 24 orëve të fundit, policia ka bërë asgjësimin e 60 parcelave me rreth 7.700 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Cerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë, të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Në Tiranë gjatë ditës së djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në Bulqesh, sipër liqenit të Bovillës, janë konstatuar 74 rrënjë bime narkotike të dyshuara si “‘Cannabis Sattiva”, të cilat u asgjësua me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në qarkun e Lezhës u asgjesuan  me anë të djegies 623 bimë narkotike si dhe u arrestua në flagrancë një shtetas.

Në fshatin Godull, Kurbin u asgjësuan 570 bimë të kultivuara në 3 parcela.

Në Balldre , Lezhë u asgjësuan 53 bimë të kultivuara në tokën ngjitur me banesën e shtetasit  Alfred  Brucaj,  40 vjeç, banues në Balldre , i cili u arrestua në flagrance si i dyshuar si kultivues i ketyre bimeve narkotike.

Materialet procedurale u referuan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

September 6, 2016 12:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*