Asgjesohet kanabis në Memaliaj e Poliçan

August 19, 2016 10:01

Asgjesohet kanabis në Memaliaj e Poliçan

Memaliaj- Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë për lëndët narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh” u konstatuan dhe u asgjësuan në 18 parcela 7 600 bimë të dyshuara si kanabis sativa.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Poliçan – Seksioni për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike ka gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 2217 bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët janë gjetur të kultivuara në një tokë shtetërore në lagjen Gumaj, fshati Vokopolë, Poliçan. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

August 19, 2016 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*