ASHE mbyll fushatën, Veliaj: Ata ngjallin frikë, ne sjellim shpresë

June 18, 2015 19:44

ASHE mbyll fushatën, Veliaj: Ata ngjallin frikë, ne sjellim shpresë

Partia Socialiste po zhvillon mitingun përmbyllës për bashkinë e Tiranës, ku përveç kryeministrit Rama janë të pranishëm edhe kreu i LSI Ilir Meta, si edhe kryetarë të disa prej partive të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Gjatë mitingut ka folur kandidati i ASHE për Tiranën, Erion Veliaj, i cili shpalosi programin e tij për Bashkinë e Tiranës, ndërsa pritet që fjalim të mbajë Rama, Meta dhe përfaqësue stë tjerë të koalicionit.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se “ndihet njeriu më me fat për misionin që i është besuar dhe shprehu bindjen e tij për fitore në gjithë Shqipërinë”.

“Asnjë qytet sot nuk thotë e duam bashkinë si Bashkinë e Lulzim Bashës.

Sot Bashkia e Tiranës është standardi më i ulët i menaxhimit të qytetit, ne duam një Tiranë që të jetë shembull.

Ka 30 ditë po shikojmë sesi dallohet fushatat tona. Me fushata e tyre, PD po u thotë njerëzve po vjen i botës, po vjen fundi  i kohërave, por po vjen vetëm fundi i atyre që kanë nëpërkëmbur dinjitetin e Tiranës.

Ata mbjellin frikë, ne sjellim shpresë, kjo është diferenca mes nesh.

Për të gjithë ata që mendojnë se do bëhet qameti po fituam ne, jo vetëm në Tiranë, u themi që vijmë për të punuar, nuk vijmë për hakmarrje po për të nxjerrë qytetin në punë”, tha Veliaj.

Fjalen e Rames dhe Metes ne mitingun permbylles e gjeni KETU

June 18, 2015 19:44
Komento

12 Komente

  1. fundi June 18, 19:50

    e vetmja gje qe partia demokratike dhe kryetari i saj lulzim basha ka bere deri tani, eshte te bertase duke u perpjekur te alarmoj qytetaret per gjoja hynmeren qe ndodhen dhe ata nuk e dine!! nga ana tjeter erion veliaj ka prezuantuar nje programm voluminoz i cili eshte ai i duhuri per te cur tiranen pikerisht ne drejtimin e duhur!

    Reply to this comment
    • andrea June 18, 19:58

      ne 21 qershor joem tirana por e gjithe shqiperia do ndjeke drejtimin e duhur per ti dhene fund mashtrimeve te lulit dhe partise se tij qe gjeja e vetme qe kane bere eshte shpifja.tiranes i duhet pune dhe jo fjale dhe premtime boshe per te mashtruar qytetaret e tyre

      Reply to this comment
      • Lagunari June 18, 20:34

        Erion Veliaj drejtoi ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise per 18 muaj dhe me ekipin e tij realizoi: – reformen ne pensione
        – iu dha fund abuzimit me ndihmen ekonomike
        – u kthye ne trend arsimi profesional
        – u hapen zyra te reja pune dhe ato ekzistuese u kthyen ne funksionale etj. Te gjitha keto deshmojne se Erioni do beje pune te mire edhe per Tiranen.

        Reply to this comment
    • KOSTANDIN June 18, 20:27

      Qytetaret e Tiranes votebesojne kandidatin Erion Veliaj i cili do beje vertete pune te mire per Tiranen, Tiranen e lene ne harrese. Ka ardhur momenti qe kryeqyteti i lene ne harrese prej kater vitesh te shkoje ne drejtimin e duhur. Erioni do punoje fort jemi te gjithe me shprese te ai.

      Reply to this comment
    • Andos June 18, 20:38

      E djathta deshtoi ne drejtimin e qytetit te Tiranes. Kryeqyteti eshte lene ne harrese . Lulzim Basha qe ne momentin qe mori ne drejtim Bashkine nuk beri asgje, asgje, megjithese premtoi shume. Do mbahet mend si kryebashkiaku me deshtak qe ka njohur Tirana. Nuk eshte kjo Tirana qe duam. Besimplote se Erioni do transformoje per mire kryeqytetin.

      Reply to this comment
  2. mario June 18, 19:52

    tirana do u ktheehet qytetarve edhe kjo eshte e sigurt mbas 21 qershorit. sdo kete me kunat nuk do kete firma qe jane te lidhur ngushte me bashen por do kete vete pune qe ndikon drejt per drejte ne jetesne e cdo qytetari te tiranes duke e kthyer tiranen ne drejtimin e duhur!

    Reply to this comment
    • linda June 18, 19:54

      Aleanca per shqiperine europiane eshte e vetmja force qe po sjell shprese edhe po ofron projekte konkrete per te qeverisur tamam sic duhet qytetet shqiptare. kjo eshte dicka qe eshte e dukshme. sepse qytetet e do shkojne ne drejtimin e duhur edhe per saliun edhe per lulin!

      Reply to this comment
  3. grey June 18, 20:12

    Fushata alla LSI, nje perplasje ne fytyre e luksit te kesaj fushate per te gjithe delet tiranase qe te dielen do shkojne para kutive te votimit per te hedhur voten e tyre. Voten qe nuk vlen asnje grosh, sepse kjo eshte nje vote e rrembyer me dhune nga Aleanca per Shqiperine Europiane.
    Une kam nje urim me gjithe zemer per te gjithe votuesit e Erionit: Ju zençin syte plehrat e Tiranes! Ju mbyste pluhuri i Tiranes nga lejet klienteliste qe do jape zogu i Rames! Mbetshi ne erresire neper rruget e rrugicat ku do kaloni e ishalla ndrydhni ndonje kembe ne pusetat pa kapak.
    Atehere do ti beni kokes me grushta per votimin qe keni bere, duke sjelle ne krye te Tiranes nje kalama genjeshtar, nje mashtrues te pashkolluar, nje njeri qe gjithe jeten e tij te mjere e te genjeshter (edhe historine e emigracionit ja ka vjedhur kolegut te tij).
    Ta gezoni halenë me emrin Tirane, me ne krye Erin!

    Reply to this comment
  4. ela June 18, 20:35

    Ta gezoje Tiranen Erioni, por mbi te gjitha Tirana ta gezoje Erionin!
    Ky pelivan llafazan, do ti beje nje m*t te madh kesaj Tirane te qelbur e te pashprese.
    Tirana e pati shansin e madh me nje kandidature alternative si ajo e Gjergji Bojaxhiut. Por fushata e tij varfanjake nuk pati asnje lloj impakti tek elektorati i Tiranes, sepse u erresua nga milionat e eurove te hedhura ne fushate nga qeveria e Rames. Dhe per fatin tone te keq nuk harxhoi parate e veta apo te mamase se Erionit. Ai hodhi ne fushate parate qe i takonin popullit shqiptar, parate e taksapaguesve qe duhet te shkonin per te rritur mireqenien dhe per te zhvilluar kete vend.
    Edi Rama VODHI PARATE TONA!
    Edi Rama VODHI TE ARDHMEN E FEMIJEVE TANE!
    Arsyeja e vetme eshte rikthimi i tij ne karrigen e kryebashkiakut per here te katert. Endrra e tij e semure per cifligun e tij, Tiranen, beri shkrumb e hi parate e popullit shqiptar.
    Hapni syte o popull QORR! Erion Veliaj do jete gropa e zeze e atyre pak parave qe i kane mbetur ketij vendi. Ashtu sic shfrytezoi kalane e Gjirokastres per dasmen e tij, ashtu do shfrytezoje fondet e bashkise per xhepin e tij, do bleje me se fundi edhe ate vilen jashte Tirane, meqe nuk e shiti dot apartamentin tek pazari i ri.

    Reply to this comment
  5. krenari June 18, 21:26

    Motra dhe vellezer te krahines se gores, te fshatrave te rrethit kukes ,si dhe ju me banim ne qytet, po afron koha e hakmarjes suaj, ju ftoj te votoni kunder partis socialiste dhe kandidateve te saj per kshilletare dhe bashkiak. ti tregoni kesaj force politike se ju keni dinjitet se nuk mund te neperkembeni, ju pyes motra dhe vellezer, pas fitores se ps me 23 qereshor, cilin beri drejtor nga zona juaj, ke punesoi prej jush, kur shume nga kuadro te zot te kesaj zone ,jane sot rrugeve,ne nje kohe kur drejtuesit e partise ne rreth kane punesuar deri 10 persona nga familja e tyre dhe nuk u kujtua njeri per ju. epo kjo eshte dita juaj, shfrytezoeni ate per te mundur arrogancen e ketyre njerezve te pa ngopur. vetem keshtu do te tregoni se jeni njerez te gjalle dhe askush nuk mund tju poshteroje e neperkembe, votoni bashkim shehun nje djalosh i kulturuar ,dhe perbuzni bajraktarin dhe ata qe e mbeshtesin

    Reply to this comment
  6. LABI June 18, 23:41

    Erjon! Me mire se kush do te vleresojne njerezit e faktit tend, ata qe e kane care vet jeten. Ata qe dine te perballojme stuhi. Eshte pikerishte kjo arsyeja qe une besoj forte ne kapacitetit tuaj njerezore, ne inteligjencen e burrerine tuaj, ne shpirtin BRILANT e dedikimin njerezore, ne aftesite tuaja per ta bere Tiranen dhe gjithe Shqiperine ashtu sic e meritojne Shqiptaret…. Nje vend qe ta kete ZILI gjithe bota……… Nje vend ku Qeverisin Shqiptaret e Jo kollovaret, nje vend ku miqte duhet te mbajne rradhe, e Jo te na vijne verdalle si “luga ne dhalle”

    URIME TE SINQERTA

    Reply to this comment
  7. Mark uk June 19, 08:37

    Kam kaluar ne pjesen ma te madhe te Europes kto 20 vite qe jetoj jasht Shqiperis,po te bej kush miting me kaq shpenzime,nuk kam pare as ndigjuar.Vetem ktu shifni se po po e con vendin komunistet e rinje.Nuk besoj se do ta votoj kush,pervec atyre fakirave qe shesin edhe nderin per nje dore para.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*