ASHE prezanton kandidatët në Devoll e Kolonjë/ Rama: Oferta e SHQUP, rikthim tek anarkia

May 17, 2015 10:34

ASHE prezanton kandidatët në Devoll e Kolonjë/ Rama: Oferta e SHQUP, rikthim tek anarkia

“Ka një ndryshim të madh mes nesh dhe koalicionit të PD-së. Ata duan vetëm luftë, sherr, konflikt, sharje, shpifje, baltë, rrëmujë, rrumpallë. Kurse ne duam që në këto zgjedhje, populli t’i japë

mbështetje kandidatëve që ne kemi zgjedhur, në mënyrë që së bashku me ta, ne, investimin tuaj me votë ta kthejmë në punë, punë dhe vetëm punë. SHQUP­i thotë se ka një ofertë të re, por ajo nuk është gjë tjetër veç avazit të vjetër, që të kthehemi përsëri tek taksa e sheshtë, të kthehemi përsëri tek anarkia me energjinë elektrike, të kthehemi përsëri matanë 23 Qershorit të 2013­ s. Ndërkohë që vendimi sovran i popullit më 23 Qershor është “mjaft me atë avaz të vjetër, është koha për të ecur

më shpejt drejt rilindjes”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për bashkitë e Kolonjës dhe Devollit, ndërsa iu përgjigj edhe deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha për ofertën e Partisë Demokratike. Duke prezantuar kandidatin e Kolonjës Arben Malo, Rama tha se kandidati i propozuar nga PD, Viktor Duro është një

nga përgjegjësit e shkatërrimit të madh që i është bërë pasurisë së kësaj zone dhe të këtij qarku, që janë pyjet e mrekullueshme të Kolonjës. “Në këtë bashki nuk ka garë, sepse s’mund të ketë garë midis kandidatit të mbështetur nga ne dhe një “pyjengrënësi”

që ka sjellë këtu SHQUP­i. Unë kam besim se jo vetëm socialistët, të angazhuar në të dy partitë tona, por të gjithë kolonjarët duhet ta refuzojnë këtë lloj propozimi. Edhe demokratët e Kolonjës duhet të votojnë Arben Malon, për të bërë punë për Kolonjën”, tha ai.

Rama theksoi se duhet të jetë shumë e qartë se Arben Malo nuk është kandidat i LSI­së, por është kandidat i PS­së dhe i LSI­së.

“Sa ç’është propozimi i LSI­së, aq është edhe mbështetja 100 për qind e Partisë Socialiste, sepse PS dhe LSI janë dy parti, por janë një forcë e vetme, janë forca që udhëheq Shqipërinë në drejtimin e duhur dhe që ka barrën e një transformimi të madh, i cili ka filluar në këto 18 muaj”, vijoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “ky është një transformim të cilin qytetarët e kanë ndjerë dhe kanë mundësinë ta prekin”. “Qeveria në Tiranë i ka kthyer sytë edhe nga Erseka, edhe nga Kolonja dhe ashtu siç kemi bërë në këto 18 muaj, duke financuar fillimin e një rilindje urbane, edhe këtu do të vazhdojmë për ta çuar frymën dhe erën e rilindjes në çdo cep të bashkisë së Kolonjës”, tha ai.

Kryeministri u ndal edhe te rruga që lidh për më pak se gjysëm ore Kolonjën me Korçën, që sipas tij, “ka qenë një tallje e madhe e qeverisë së shkuar, me shirit, me gërshërë dhe me daulle, për t’ju marrë mendjen, për t’ju marrë votën dhe pastaj për t’ju lënë siç ju lanë gjithë ato vite, pa asnjë investim, pa asnjë vëmendje”.

Sipas tij, këto 18 muaj kanë treguar se ne do të ecim më shpejt drejt rilindjes.

“Sigurisht që nuk jemi në destinacion akoma. Është një rrugë e gjatë, është një rrugë e vështirë, është një rrugë që kërkon mund e këmbëngulje, është një rrugë që kërkon solidaritet të madh, për të kuptuar që gjithë ato plagë që ne i gjetëm të hapura në trupin e Shqipërisë duan kohën e tyre për t’u kuruar. Por këto 18 muaj kanë dhënë provën e pakundërshtueshme se në çdo sektor ka filluar kurimi i plagëve dhe ne jemi në drejtimin e duhur”, tha ai. Ne e dimë shumë mirë që reformat janë të dhimbshme, tha Rama, por një gjë është e sigurt, që reformat japin rezultat, që masat që i shoqërojnë bëjnë sukses.

“Nuk është qëllimi në vetvete reforma e energjisë, por është një reformë që na jep mundësinë që të mbyllim një gropë të madhe borxhesh, ku rrezikonim që të zhyteshim të gjithë, bashkë me këtë vend. Kështu mund të themi për të gjitha reformat”, tha Rama.

Ai siguroi se “vota për Arben Malon është një investim që qytetarët do të bëjnë në 5 minuta, për të siguruar që në katër vitet e ardhshme, transformimi i saponisur të jetë shtrirë në të gjithë bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar në Devoll kandidatin për kryetar të kësaj bashkie Arben Qaja.

Kreu i LSI­së, gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve të Devollit, u ka kërkuar të votojnë Qajen për një transformim rrënjësor.

“Devolli i Dritëroit meriton më shumë. Votoni Qajen që të përjetohet transformim rrënjësor. Të zhvillojmë projekte punësimi. Të rritet prodhimtaria e fushës së Devollit”, tha kreu i LSI­së.

Meta premtoi edhe një qendër grumbullimi për prodhimet me mbi 4 mijë tonë. “Së shpejti një qendër grumbullimi me mbi 4 mijë tonë. Bashkia e re e Devollit i jep zhvillim të integruar zonës”, tha ai. Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha gjatë prezantimit të Qajas se në Devoll është shumë e prekshme pamja e rrënimit prej vitesh, duke akuzuar kreun aktual të Bashkisë së Bilishtit se nuk ka sjellë projekte. “Këtu prekim po atë pamje të rrënimit prej vitesh. Një shesh një udhëkryq mes rrënojave. Në 18 muaj kreu i bashkisë Bilisht nuk ka sjellë projekte. Asnjë kryetar i bashkisë nga PD nuk ka sjellë asnjë projekt, zero. Vota për problemet që lidhin familjet me bashkinë”, tha kryeministri.

May 17, 2015 10:34
Komento

7 Komente

  1. lili May 17, 11:01

    Shqiperine evropiane! Kjo tregon sa komplex Kane keta e sa urretje per popullin e tyre ‘Jo evropian’ sipas tyre!
    Allez ,ma mire shqiperine shqiptare!

    Reply to this comment
    • redona May 17, 12:02

      ne 8 vjet qeverisje pd-je, pame fuqizim te pushtetit absolut te nje familje te vetme, ate te saliut, cdo gje kalonte ne doren e tij, cdo prone shteterore, policia e shtetit ne dispozicion dhe per ta mbrojtur nga qytetaret, dhe larg qofte nuk duam te na kthehen me ato dite te zeza.

      Reply to this comment
      • spilo May 17, 12:04

        Ju si qeveri jeni ne rrugen e duhur, keni nisur shume reforma dhe ne duam qe te vijojne, prandaj do t’ju mbeshtesim ne keto zgjedhje. Me pare cdo protestues i lire, shtypej, dhunohej, ndersa tani cdo protestues, degjohet dhe zgjidhen problemet, kemi nje qeveri per qytetaret dhe ne sherbim te tyre.

        Reply to this comment
  2. e verteta May 17, 11:24

    …dhe kete e thote nje anarkis pervers……

    Reply to this comment
  3. LOVE May 17, 11:27

    drejtimi i duhur = azil per te gjithe [ kjo eshte hale.anca per europianizim]
    pune = burg , fuqi puntore e lire , pun ka po shqiptaret nuk duan te punojne
    ndertim = tritol ,
    rilindje = hasanezim ,riciklim i qelbesirave te bashkuara
    trasformim = humbje totale e shpreses per ndryshim ,
    ata qe vijne jane me keq se ata qe iken
    vota per hasanin e radhes = tallja e radhes per 4 vitet qe do vijne
    destinacion = propagande qe ngjan me nje shterpe e cila gerthet se i kane plase ujrat ,
    do rrrrrrrrrrrrrrrrrrilindi
    lsi = AMNEZI TOTALE E KRYEQELBESIRES ,QE PERMEND RRENIMIN E KALUAR SIKUR VETE TE MOS JETE E NJEJTA FARSE ,PROSTITUTE E RILINDUR
    shkurt i thone KURVE E NDERSHME ose PS hale.ance qelbesirash !!!

    Reply to this comment
  4. ivani i madh May 17, 11:42

    Kur keto forcat.politike e politikanët tanë do të shtrojnë programet e tyre duke mos sulmuar kundërshtarët .Keta me sa duket programet i shtrojnë për fanatikët e tyre idiote qe para partisë dhe lufta kundër kundërshtari politik si intereson mirëqenia.Shtroni programet tuaja pa se çka bërë atë e ka të qartë populli ska nevojë tia thoni ju se e ka parë dhe prekur vetë me dore .Shkeputuni nga kjo lloj fushate që dhe fanatikët tuaj të sëmurë qe ju mbajnë gjallë ju te shkojnë realitetin njësoj si gjithë te tjerët .

    Reply to this comment
  5. germany May 17, 11:52

    Anarki me te madhe nuk eshte pare pergjate ketyre viteve. Kur nje deputet dhe pikrisht kryetari i parlametit thur kurthe per te vrare koleget e vete cfare pret nga te tjere? Ku ka anrki me te madhe sesa kjo e dy viteve. Si perfundim te gjithe ata parti politike qe bejen kulicione me liken e florit dhe te thesarit shqiperia dhe ky popull ne anarki do te shkoj.
    Pastaj Edi Rama nuk mo mundohet qe te beje qeveri qe te rrise mireqenien e popullit por per te rritur mireqenien e vete. Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene.
    Oficqaret e konceptojne pushtetin me interesa te veta personale dhe jo per ti sherbyre popullit. Sa eshte rritur borxhi i jashtem dhe ai i brendshem? Sa vende pune te reja jane hapur? Ku shkuan parat qe u moren nga FMN dhe Banka Boterore? A eshte rritur niveli i jetese apo eshte rritur gjate ketyre viteve? Si ka mundesi qe tani qe eshte fushat elektorale per pushteni vendore fillojne dhe diskutojne per ata pika qe jane ne kopetence e pushteti vendore. Ketu shikohet sesa te sincerta jane diskutimet. Gjithmone per mendimin tim anjeri nga kandidatet e partive politike nuk e meritojne qe te zgjidhen ne menaxhimin e ketyre bashkive. Me e mira eshte te te votojne per kandidatet e pavarur dhe pikerisht nga ata qe nuk kane asnje parti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*