Ashton jep dorëheqjen vitin tjetër: Jam e lodhur

Redaksia Online March 18, 2013 15:46

Ashton jep dorëheqjen vitin tjetër: Jam e lodhur

Katerin Ashton do të dorëhiqet vitin tjetër. Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian ka deklaruar se do të japë dorëheqjen vitin e ardhshëm nga posti. Ashton ka deklaruar se ndihet e lodhur nga udhëtimet e shumta duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi tjetër për një mandat të dytë.  “Mund të ketë të tjerë të cilët me siguri do të bëjnë gjëra të cilat unë nuk kam mundur t’i bëj”, deklaroi Ashton. Ajo shtoi se në lidhje me këtë vendim për t’u tërhequr ka biseduar më parë edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton. Ashton është ndërmjetësja e zyrtarëve të lartë serbë dhe kosovarë në bisedimet Prishtinë-Beograd. Menjëherë pas bërjes publike të vendimit të saj, kanë nisur të qarkullojnë zërat se ajo do të zëvendësohet në detyrë nga shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Redaksia Online March 18, 2013 15:46
Komento

2 Komente

  1. DANIELA PAJA, LON-UK. March 18, 19:14

    DO BEJE SHUME MIRE TE LARGOHET ME DESHIREN E SAJ NGA POSTI I LARTE NE POLITIKEN E JASHTEME TE BE., SEPSE KA DESHTUAR POTHUAJ 100% TERE KETO VITE, SIDOMOS ME BALLKANIN JUG-PERENDIMOR, PRA ME SHQIPTARET DHE SERBET. AJO SI BARONESHE BRITANIKE E ULI PRESTIGJIN E ANGLO-SAXON_EVE QE JANE NJESHAT E DIPLOMACISE BOTRORE, POR ULI DHE PRESTIGJIN E TE MAJTES MODERNE BRITANIKE DHE TE TONY BLEAR-IT QE E NOMINOI BARONESHE DHE SHEFE TE POLITIKES SE JASHTEME E SIGURISE NE BE. ASPAK RESPEKT PER TE DHE SIMOTREN E SAJ PERTEJ ATLANTIKUT (ISH-US.SEC.STATE DEP.), QE PO LENE SHQIPETARET E BALLKANIT NE DUART E NEO-DIKTATOREVE -BERISHA+THACI-, QE JANE VEGLA 100% TE SERBEVE.

    Reply to this comment
  2. AGON March 19, 10:34

    Ja hoqen mendjen ballkanasit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*