Askush nuk është votuar nominalisht në PD, LSI dhe PS!

April 20, 2019 13:07

Askush nuk është votuar nominalisht në PD, LSI dhe PS!

Në Vatanin tënë,
ka debate plot,
se kush është i ligjshëm,
dhe kush është kot?!

Flas për opozitën,
PD-ë LSI-në,
për ata që ikën,
për ata që hynë!

Në “Open” të Enit,
gati u bë nami,
kur po debatonin,
Gjoni dhe Saliani!

Ky Saljan i Lulit,
sot e në fillim,
s’di pse e mban veten,
për cub e për trim!

I thoshte Ralf Gjonit,
se je i klonuar,
mbasi nominisht,
nuk je i votuar!

Mirë more Saliani,
që bën si i zgjuar,
po ty nominisht,
kush të ka votuar?!

Njëlloj tek PD-ja,
dhe tek LSI-ja,
secili në listë,
ka votat e tija!

Kurrë s’do ta dimë,
do mbetet merak,
se kush merr më shumë,
dhe kush merr më pak?!

Dhe s’ka për t’u zgjidhur,
kurrë ekuacioni,
kush ka më shumë vota,
Saliani-a Gjoni?!

Ndaj mendoj se jemi,
në mesin e artë,
të gjithë në listë,
janë të barabartë!

E di për Salanjin,
edhe një debil,
tani që ka ikur,
është Zero dhe Fyl!

Janë zero dhe fyl,
ai dhe të tjerë,
pa votë deputeti,
nuk ke asnjë vlerë!

Për ata që hyjnë,
thotë një biçim horri,
se janë prodhime,
nga laboratori?!

Kjo është realisht,
deklaratë e pistë,
se kanë dalë të gjithë,
nga e njëjta listë!

Nga e njëjta listë,
PD-ë LSI-je,
me firmë kryetari,
dhe me vulë partie!

Kush e vërteton,
teorinë e gjorë,
se ata që ikën,
janë më cilësorë!

Po pyes tani,
një tip karafili,
ka më vlerë Ralfi,
apo Tit Vasili?!

Kurse ky Salianji,
duhet që të rritet,
se tani në fakt,
s’mund të llogarite!

Ka bërë ca hynere,
të bjeri në sy,
po Zero dhe Fyl,
është edhe ai!

Pa vënë në punë,
gjithë dituritë,
ata që votojnë,
quhen opozitë!

Ky është tani fakt,
dhe jo një skandal,
për askënd s’ka pasur,
votim minimal!

A.DUKA

April 20, 2019 13:07
Komento

2 Komente

  1. fteri April 22, 08:53

    Një kujtesë për poetin Arben Duka .
    Me 25 prillë 1944 është inaguruar Brigada e Vlll të Sulmuese në Sheper të Zagorisë .Ju lutem shkruani ndonjë poezi .Heroike kan qenë përpjekjet e brigadës kundër gjermanve,në konispol ,luftim shtëpi më shtëpi ,në gjirokastër,në krahinën e lunxherisë ,dhe pas një marrëshimi të gjatë arriti në qarkun e Beratit me luftime të ashpra mbi gjermanët në rr.Lushnje -Kuçovë ,që nga vokopola gjerë në malabregas ,për 12 ditë gjermanët nuk mundën as të hynin dhe as të dilnin nga Koçova.

    Kjo zhvilloi luftime deri në Vishegrad të Malit zi.Ishte bigada e fundit e ushtrisë nac-çlirimtare që shkjëputi kontaktin me luftime me gjermanët.më 14 shkurt 1945 pas një mësymje të furishme me ta.Brigada qëndroi disa kohë në kosovë dhe Maqedoni ku zhvilloi një punë të madhe politike për forcimin e miqësisë ndërmjet popullit tonë dhe popullit matanë kufirit.

    Reply to this comment
  2. info analitike April 22, 18:03

    Si rastesisht bejtexhiu ka harruar te shkruaje nja dy rreshta per PS-ne?
    Te na thoje o bejtexhi si do ti merrni votat fyckat si spiropalesha dhe qyqametja? Po hajdutet si Ahmetaj dhe Gjiknuri sa do ti blenin votat? A do te perseritet mrekullia e Dibres qe na doli e mbushur me came?
    Nuk jeni mesuar ju me vote te lire o bejtexhi se gjithmone keni votuar nen diktat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*