“Askush të mos hezitojë”, Pipero: Ka ende skeptikë, por efektet anësore nga vaksinimi janë minimale

January 20, 2021 10:11

“Askush të mos hezitojë”, Pipero: Ka ende skeptikë, por efektet anësore nga vaksinimi janë minimale

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili ishte ndër të parët e vaksinuar në Shqipëri ndaj koronavirusit u bëri thirrje skeptikëve që të vaksinohen, pasi sipas tij, vaksina mund të shkaktojë vetëm efekte minimale anësore.

Ai u shpreh se ka skeptikë edhe mes bluzave të bardha.

“Jam vaksinuar ndër të parët. U them qytetarëve sot se vaksinimi shënon fillimin e fundit të kësaj pandemie dhe është lajmi më i mirë që bota ka marrë në mes të kësaj pandemie.

Së dyti, vaksinat janë shumë të sigurta, jo vetëm nga efikasiteti, por edhe nga efektet anësore që janë shumë minimale. Unë do t’i inkurajoja të gjithë, sipas radhës, të mos hezitojnë të vaksinohen.

Unë kam edhe kolegë mjekë që më pyesin nëse duhet ta bëjnë apo jo vaksinën. Ka me dhjetëra gazetarë që më pyesin.

Shoh që ka ende skepticizëm midis nesh edhe pse mund të jenë në numër të kufizuar. Unë do t’i inkurajoja të gjithë të vaksinohen sipas planit të vaksinimit”, tha Pipero për A2.

Sa i përket rasteve të vdekjeve të personave të vaksinuar në Norvegji, Pipero u shpreh:

“Nuk ka vaksinë që të shkaktojë vdekjen pas 5, 10 apo 14 ditësh. Ato raste vdekjesh nuk kanë lidhje me vaksinën. Vaksina mund t’i japë efektet anësore vetëm në momentin e vaksinimit. Për këtë vaksinë ende nuk ka të dhëna për efektet anësore afatgjata”, tha Pipero.

j.l./ dita

January 20, 2021 10:11
Komento

1 Koment

  1. elmaz bufi January 20, 11:03

    prandaj na i keni lene vetem250000 veta ne fund te vitit e te tjera ku r ti doj bytha Liderrit.
    Kjo do te thote qe po vaksinoni kete vit vetem 10 perqind te popullesise pra reziku i njejte e se pakut si rregull duhet te vazdoj me vite lockdown-i dhe se po lini shqiptaret ne pandemi duke mos marr masat per ta ndaluar perhapjen si vendet e tjera qe synojne mbi 70 % brenda vititt
    i sugjeroj Z. Thano te pyesi juristet a quhet kjo lejim i perhapjes se prandaj na i keni lënë vetëm 250000 veta ne fund te vitit e te tjera ku r ti dojë bytha Liderrit.
    Kjo do te thotë qe po vaksinoni këtë vit vetëm 10 përqind te popullsisë pra rreziku i njëjtë e se pakut si rregull duhet te vazhdoj me vite lockdown-i dhe se po lini shqiptaret ne pandemi duke mos marr masat për ta ndaluar përhapjen si vendet e tjera qe synojnë mbi 70 % brenda vitit..
    i sugjeroj Z. Thano te pyes juristet a quhet kjo lejim i përhapjes se pandemisë mos marrja e masave te duhura..??????????
    emos marrja e masave te duhura..??????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim