Asnjë i arrestuar për dekonspirimin e operacionit ndaj grupit të tritolit

February 8, 2014 09:53

Asnjë i arrestuar për dekonspirimin  e operacionit ndaj grupit të tritolit

Megjithëse kryeprokurori Adriatik Llalla theksoi dje se ka pasur rrjedhje informacioni sekret hetimor në disa raste, duke nënkuptuar operacionin e fundit për goditjen e bandës së tritolit në Vlorë dhe parandalimin e vrasjes së biznesmenit Piro Bare më 25 janar, ende nuk është arritur në arrestimin e personave përgjegjës që dekonspiruan. Megjithëse dyshohet për të paktën dy oficerë të policisë që mund të kenë nxjerrë me apo pa dashje informacionet tek katër të kërkuar si pjesë e grupit, porositës dhe ndërmjetës atentatesh tek Julian Sinanaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka prerë asnjë fletë arresti. Llalla paralajmëroi dje se kush nxjerr sekret hetimor do ndiqet penalisht. Policia vetë pranoi se ka pasur pakujdesi dhe dekonspirim të hetimeve, por jo të operacionit. Dhe kjo ka ndodhur në momentet e para kur po kryhej goditja e grupit të tritolit dhe është siguruar denoncimi i të penduarit N. Gj., e më pas në arrestimin e killerit Julian Sinanaj. Por Policia e Shtetit ia ka lënë hetimet në dorë prokurorisë për të nxjerrë konkluzionet. Organi i akuzës pretendon se në momentin e parë që është kapur Sinanaj dhe policia dha konferencë shtypi, porositësit dhe ndërmjetësit janë arratisur nga vendi, duke i shpëtuar prangave. Aktualisht janë arrestuar Julian Sinanaj dhe N. Gj., ekzekutori dhe ndihmësi, të penduar të drejtësisë, porositësi Marion Mitro duke u arratisur nga Rinasi, ish-inspektor i Bashkisë Vlorë dhe biznesmeni i gazit Ilir Karçini, po porositës. Në kërkim janë ndërmjetësit dhe porositësit kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj dhe dy persona të tjerë që nuk identifikohen për shkak të hetimeve.

 

 

February 8, 2014 09:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*