“Asnjë kompromis në monitorimin e zgjedhjeve”

INTERVISTE May 27, 2013 17:18

“Asnjë kompromis në monitorimin e zgjedhjeve”

Conny McCormack, kryevëzhguesja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, në intervistën e saj të parë televizive dhënë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, përcjell mesazhin se ajo dhe ekipi i saj nuk do të influencohen nga askush.

McCormack thekson se nuk do të ketë asnjë kompromis në deklarimin e fakteve gjatë ditës së votimit, për procesin e numërimit dhe rezultatin. Kryevëzhguesja e OSBE-ODIHR tregon se për momentin janë duke mbledhur informacion nga terreni bazuar në fakte, i cili është duke u përpunuar, që do të paraqitet në raportin e ndërmjetëm pas dy javëve.

Ku do të fokusohet më së shumti ky raport?

Kjo është ajo që ODIHR bën.Ne do të qëndrojmë këtu për dy muaj. me qëllim mbledhjen e informacionit që nga fushata elektorale, për trupën elektorale. ku përfshihet natyrisht edhe KQZ-ja, administrimi zgjedhjeve, regjistrimi votuesve,lista e kandidatëve, procesi paszgjedhor. Pra ne jemi këtu deri me 9 korrik për të ndjekur edhe procesin e ankimimeve. Gjithashtu jemi duke ndjekur edhe dy projektet pilot, që lidhen me përdorimin e elektronikës në këto zgjedhje. Eshtë një proces gjithpërfshirës dhe i detajuar.

Ne çfare konstatimesh keni arritur gjate ketyre dy javeve, per punen qe po ben KQZ si administruese e procesit zgjedhor?

Natyrisht që aspekti zbatimit të ligjshmërisë së Kodit Zgjedhor është një tjetër aspekt që ne shikojmë. Eshtë njëri prej shumë aspekteve që ne shikojmë. Deri këto momente ka situata të cilat nuk janë ekzaktësisht në përputhje me Kodin.

Ne kendveshtrimin tuaj, a mund te realizohen zgjedhje te lira dhe te ndershme me nje KQZ te cunguar, ku opozita nuk eshte e perfaqesuar, pas shkarkimit nga Parlamenti të një anëtari dhe dorëheqjes së tre të tjerëve?

Natyrisht që problemi me shumicën e cilësuar të KQZ-së është në mendjen e të gjithëve, përfshi çështjen e pasjes së votave për ato vendime që kërkojnë 5 vota dhe tani nuk është e mundur. Ne jemi duke mbledhur informacion. Po vëzhgojmë vendimet që merren, se cilat prej tyre janë në përputhje me Kodin dhe cilat duhet të kenë 5 vota pra një shumicë të cilësuar. KQZ-ja do të jetë pjesë e raportit tonë të ndërmjetëm. Ne padyshim do të flasim qartësisht për këtë pasi siç e thashë KQZ-ja është në mendjen e të gjithëve pasi është komponenti kryesor dhe ky aspektet do të vlerësohet.Ne shikojmë të gjitha aspektet. Ne shikojmë të gjithë administrimin e zgjedhjve që nga numërimi, procesi votimit që është celësi i të gjithë procesit, përfshi transparencën në të cilën zhvillohet, transmetimi të rezultateve nëse shkon apo në myryrë të saktë. Padyshim që aspekti ligjor është një aspekt me rëndë i procesit.Këto momente janë shumë njerëz që po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të situatës me KQZ-në. Natyrisht do të ishte shumë më mirë pasja e një trupe të plotë të KQZ-së. Po funksionon tani. Për ta vlerësuar punën e KQZ-së duhet të presim edhe gjatë procesit.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së perfaqesohet ne kete mision vezhgimi nga Roberto Batelli. Mund te cuditeni nga pyetja ime, por jam i detyruar t’ju pyes, per shkak te sensibiliteve qe ka shkaktuar ky emer. Zoti Batelli njihet si mik i ngushte i nje anetari tjeter te Asamblese, Wolfgang Grossruck, i cili eshte mik personal i kryeministrit Berisha. A keni besim ne paanshmerine e zotit Batelli? Sa do te ndikojne miqesite e kryeministrit ne raportin perfundimtar te OSBE-ODIHR?

Partneriteti mes Asamblesë Parlametare të OSBE-së dhe ODIHR-it, është ndërtuar me ardhjen e një misioni të shkurtër dyjavor vlerësimi prej tyre. Ata janë shtesë, ndërsa ne jemi për 8 javë. Ne shpresojmë të kemi një bashkëpunim të mirë dhe një qëndrim. Ky është synimi ynë që është gjithmonë një sfidë.Janë edhe grupe të tjera vëzhgimi, përfshi atë të Këshillit të Europës përfshi ata të Parlamentit Europian. Do të jetë një prezencë e gjerë ndërkombëtare vëzhgimi. Unë personalisht jam takuar me zotin Batelli. Ishte një takim i mbarë dhe unë ndjeva se kemi nisur një bashkëpunim të mirë.Duhet të presim ende për patur një përgjigje të pyetjes tuaj.

Kush do ta ketë fjalën e fundit vlerësuese për zgjedhjet. Ju apo zoti Batelli?

Kjo vlen për t’u parë apo jo? Le të presim kur raporti paraprak do të publikohet një ditë pas zgjedhjeve. Kuptoj nga njerëzit e ODIHR, se është një raport që lexohet fjalë pas fjale. Besoj se do të ketë një negocim për atë. Ne shpresojmë  të prezantojmë një raport unanim gjatë konferencës për shtyp. Do të doja t’ju them ju se ODIHR nuk do të lejojë asnjë kompromis. Nëse do të kemi gjetje të cilat duam t’i themi ju do t’i dëgjoni ato.

Zonja McCormack çfarë ju shtyu të aplikonit për pozicionin e kryevëzhguesit të misionit të ODIHR për zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri?

Gjithmonë kam qenë e interesuar të punoj me OSBE-në. Kurrë në të shkuarën s’kam punuar për ODIHR, kështu ishte një mundësi e mirë për të patur një qasje të re me procesin pasi kam kryer shumë misione vëzhgimi apo vlerësime paraprake zgjedhjesh për organizata të tjera. Mendova se do të ishte diçka e mirë që të kisha komponent në CV-në time.

Ne kete faze te procesit zgjedhor partite politike dhe KQZ-ja jane aktoret kryesore te zgjedhjeve. Gjate dy javeve te qendrimit tuaj ne Shqiperi çfare opinioni keni krijuar per menyren sesi po pergatitet procesi zgjedhor? A po e luajne mire aktoret rolin qe u ka caktuar Kodi?

Sic edhe ju e dini ne kemi një prezencë të gjerë të ODIHR me një ekip prej 15 ndërkombëtarësh nga 14 vënde anëtare. Ne kemi analistë të zgjedhjeve, të medias, për çështjet ligjore. Unë kam zhvilluar takime me liderët e partive kryesore. Ne jemi duke mbledhur informacion nga terreni bazuar në fakte, i cili është duke u përpunuar. Kjo është ajo që ne bëjmë pasi puna e ODIHR bazohet në fakte dhe evidenca. Ne nuk formojmë opinionin tonë kaq herët por natyrisht tani jemi duke mbledhur të dhëna të mjaftueshme të cilat do t’i publikojmë në raportin e ndërmjetëm pas dy javëve. Do të gjeni ne këtë raport të ndërmjetëm shumë informacione. / Top Channel

INTERVISTE May 27, 2013 17:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*