Astrit Patozi ka një mesazh: Për ju që votuat sot Lulzim Bashën

July 22, 2017 16:11

Astrit Patozi ka një mesazh: Për ju që votuat sot Lulzim Bashën

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i njohur si një prej kritikëve më të mëdhenj të Lulzim Bashës, në një status në Facebook, i ka kushtuar një shkrim anëtarëve të partisë që votuan këtë të fundit.

“Me keqardhje konstatoj që me votën tuaj të sinqertë sot janë tallur mizorisht. Lulzim Basha kryesisht, por ndoshta edhe të tjerë. Natyrisht, që ky nuk është edhe s’ka se si të jetë problemi juaj. Por ju duhet ta dini se sot halli i Lulzim Bashës nuk ka qenë se cili do të jetë fituesi, sepse ai ështe i paracaktuar,”- shkruan Patozi.

Statusi i plotë:

PËR JU QË VOTUAT SOT PËR LULZIM BASHËN

Jam shumë i sigurt se shumica prej jush janë demokrate dhe demokrate me kontribute, por edhe me histori sakrifice dhe përkushtimi në Partinë Demokratike.

Kam vlerësimin maksimal për secilin prej jush dhe jam shumë i bindur, se sot keni bërë atë që keni ndjerë, në shërbim të rimëkëmbjes së forcës sonë politike, pas humbjes dërrmuese të 25 qershorit.

Fakti që unë dhe qindra mijëra të tjerë anëtarë të Partisë Demokratike vendosëm të mos bëhemi pjesë e asaj, që ne e konsiderojmë farsë e neveritshme elektorale, nuk ka të bëjë fare me ju dhe as me zgjedhjen tuaj të lirë për të votuar.

Ne nuk e morëm atë vendim për t’u ndarë me ju, sepse kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Kemi kaluar shumë të mira e të këqija bashkë dhe plot sfida të tjera na presin në të ardhmen.

Madje e them me shumë përgjegjësi, që refuzimi i këtij procesi, nuk do të thotë as ndarje me vetë Lulzim Bashën, i cili, pa asnjë dyshim, është përgjegjësi kryesor, në mos i vetmi, për krizën e rëndë që po përjeton Partia Demokratike.

Vendimi ynë është refuzim ndaj një politike të vrazhdë impunimi, ndaj një mentaliteti stalinian, që po zë rrënjë tashmë në partinë tonë, sipas të cilit nuk ka rëndësi si votohet, por vetëm si numërohet.

E them me dhimbje, por ne sot mund të krahasohemi vetëm me Korenë e Veriut, ku udhëheqësit i tolerohen dhe i falen të gjitha, madje edhe krimet. Sepse në partinë tonë po humbet gati në mënyrë të pariparueshme sensi i marrjes së përgjegjësisë.

Si askund tjetër, në Europë, Ballkan, madje edhe në Shqipëri. Me keqardhje konstatoj që me votën tuaj të sinqertë sot janë tallur mizorisht. Lulzim Basha kryesisht, por ndoshta edhe të tjerë.

Natyrisht, që ky nuk është edhe s’ka se si të jetë problemi juaj. Por ju duhet ta dini se sot halli i Lulzim Bashës nuk ka qenë se cili do të jetë fituesi, sepse ai ështe i paracaktuar. Problemi i tij ka qenë pjesmarrja, ndaj edhe gjë mbi këtë tokë nuk është lënë pa bërë që ajo të shkruhet sikur ka qenë e lartë.

Që nga raportimet false të Komisionit, tek votimet pa asnjë rregull, ku vijnë nga rruga dhe vetëm firmosin mbi emra, por pa treguar asnjë dokument, e deri tek raportimet për hedhje votash në grup, dhe një dreq e di si do të vazhdojë deri sa të mbyllet.

Unë nuk e parashikoj dot me siguri se cfarë do të ndodhë deri në fund të këtij procesi farsë, i cili na turpëron të gjithëve, si ju që votuat, ashtu edhe ne, që nuk morëm pjesë.

Por kam frikë se Lulzim Basha po kërkon qe të arrijë një rezultat fiktiv, që të provojë se demokratët e duan më shumë tani, që e provuan se i hodhi në greminën e humbjes së 25 qershorit, sesa para katër vjetëve, kur nuk e dinin ende se ku do t’i çonte.

Ndaj them se vota juaj, edhe pse është hedhur nga detyrimi që keni ndjerë si anëtarë të Partisë Demokratike, nuk ka pasur asnjë vlerë. Ju kanë fyer padrejtësisht, duke ju përdorur si alibi për një rezultat të trukuar që në start.

Ju kanë konsideruar numra apo tesera, që duhen vetëm një herë në katër vjet, më 22 korrik, vetëm si pamje televizive apo si foto që hyjnë e dalin nga qendra e votimit.

Mos u mërzisni kur them se sot ju keni votuar të gjithë për Lulzim Bashën, edhe pse jam i sigurt që disa prej jush ia kanë dhënë votën e tyre Eduard Selamit. Sepse, sipas nesh, ky i fundit ka qenë në këtë farsë thjesht dhe vetëm per te mos e lënë vetëm Lulzim Bashën, por për t’ia bërë më të lehtë atij rrëmbimin e mandatit të kryetarit të PD.

Shpresoj shumë qe edhe ju ta kuptoni sa më shpejt se gjithçka po ndodh nuk i shërben askujt prej nesh, sepse ajo i shkakton nje traumë tjetër të rëndë Partisë Demokratike, ndoshta më të rëndë edhe se humbja zgjedhjeve politike.

Pa asnjë keqkuptim për vendimin tuaj të ndershëm për të votuar sot Lulzim Bashën, por pa asnjë mirëkuptim për këtë të fundit dhe për këdo tjetër, që në vend të garës, imponuan farsën, në vend të bashkimit, deshën përçarjen, dhe në vend të ringritjes, zgjodhën zvarritjen e Partisë Demokratike.

Koha do ta provojë shumë shpejt se ne kishim të drejtë. Vetëm analiza serioze e humbjes dhe gara e drejtë dhe e barabartë do ta shpëtojë Partinë Demokratike.

July 22, 2017 16:11
Komento

5 Komente

  1. KALI I SADIJES SE FAZLLIQIT July 22, 16:29

    TI NGA PATOZ KERKON TE KTHEHESH NE HALE

    Reply to this comment
  2. pelivan July 22, 16:44

    ik o patozi ik,se ju i parti keshtu kini qene qe nga mengjezi dhe deri ne darke. Ti sa po i the birishes,merre partin ne dore edhe pse e di mire qe ai bshk me Shqiprin,shkaterroj dhe pd. Njerzit thane mbas lutjes tuaj birisha po ja vlen,ndaj aiprkrahu bashen sot.kete mundesi ja dhe ti Patozi.prandaj ule koken dhe mos u ben me i gjalle se e lat namin topa,topa sheshit…

    Jane mbledh se kane kuvend
    tere llum i Shqiperis.
    quaj llum ne kete vend
    cilindo prapa salise.

    Qoft fshatar a qytetar
    qoft me trimi,vet asllani…
    more qoft’ dhe shkencetar,
    more qoft dhe vet Ajshtanji…

    Reply to this comment
  3. MH July 22, 16:53

    Patozi ka shume te drejte qe krytari i PD asht i ckatuar te fitoje Basha.

    Reply to this comment
  4. Arbera July 22, 17:16

    O Patoz, nje rapsodi e pershtatur po kendohet nga sigurimsat e Tropojes:

    Sali Berisha e mprehu sopaten edhe i here o per situaten/
    Kjo asht sopata qe u rrin te qafa gjithe armiqve qe ka Basha…!

    Reply to this comment
  5. Xha Sulua July 23, 07:16

    Z.Patozi mund të na thuash se cila parti manipulon më shumë zgjedhjet? Për të të ndihmuar fillo me partinë tënde, se si vepruat ju në zgjedhjen e kryetarit tuaj. Kur them ju është fjala për mënyrën sibu bë zgjefhja e kryetarit. Unë jam i bindur që ju do ta njihni lulin për kryetar dhe do ta mbyllni këtu këtë histori . Nuk është Luli ajo që ju bëri përshesh por është Saliu dhe statuti me gjithë shtojcat e rregullsve që keni vendosur ndër vite. Partia juaj është parti e familjes dhe e miqve. Mos u mashtroni kot por mesa duket edhe lëvizja juaj ishte e planifikuar që ti jepej fitorja Lulzim Bashës. Urime. Filloni nga ky moment të ngrini lart figurën e kryetarit tuaj dhe vazhdoni të kakarisni duke ja hedhur të gjitha fajet Ramës. Luli e Sala janë më të.mirët, por është Rama ai që ju keni armik.Ai manipuloi edhe zgjedhjet në.partinë tuaj. E gjeta z.Patozi, Joze, Majlinda, Ruli, e sidomos Mustafaj me syze që u aktivizua për të fituar ndonjë vend.
    Xha Sulua

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*