Patozi: Na duhet modeli politik i Olldashit, jo ai i Sali Berishës

November 24, 2014 11:02

Patozi: Na duhet modeli politik i Olldashit, jo ai i Sali Berishës

Astrit Patozi ka kritikuar mënyrën se si PD po drejtohet nga ana e Lulzim Bashës.

Ai thotë se PD-së i duhet një model politik si ai i Sokol Olldashit, dhe jo ai i Berishës.

Ta themi shkoqur.

Sali Berisha hyn tek politikanët karizamtikë, tek politikanët patetikë, në një farë mënyrë tek mënyra e të bërit politikë, kjo deri diku është e justifikueshme, sepse së pari, Berisha ishte brenda natyrës së tij e ka pa asnjë lloj sforcimi këtë gjë dhe së dyti, i shkonte në kontekstin e kohës.

Në një farë mënyre ai perceptua si udhëheqësi i një lëvizjeje apo revolucioni që përmbysi një sistem dhe solli një sistem tjetër dhe ndoshta kjo shoqëri kishte nevoojë për këtë lloj antikomunizmi.

Sot kjo nevojë nuk është më dhe nuk e kuptoj pse ka ende njerëz që e ndjekin Sali Berishën për ta imituar atë, madje edhe duke qenë kundërshtarë të tij. Nuk shkon kjo. Nuk ka arsye për mua.

Tek e fundit ai ishte një model suksesi i opozitës që përmbysi komunizmin por edhe sepse e ka bilancin të tillë që në 23 vjet PD ishte 13 vjen në pushet.

Ne tashmë na duhet një model tjetër dhe Olldashi kishte shumë  karakteristika të këtij modeli që i duhet kësaj shoqërie.

Unë shpresoj që kjo të ndodhë tek PD dhe e djathta në përgjithësi. Kur flas për një “model Olldashi” nënkuptoj atë që njerëzit janë të lodhur me hipokrizinë politike e cila manifestohet sidomos tek patetizmi i politikanëve që pretendojnë se janë për të hyrë në histori.

Olldashi ishte për koelgjialitetin dhe marrjen e vendimeve sa më kolegjiale”, ka thënë Patozi për emisionin “E Diell” në Top Channel.

November 24, 2014 11:02
Komento

10 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" November 24, 11:36

    Modeli i Olldashit, ishte modeli duke u bere pale me vrasesit e Gerdecit dhe 21 janarit.
    Modeli i Olldashit, ishte duke nxjerre me force nje nene nga shtepia dhe duke e lene te vdese ne stolat e lulishtes ne Durres.
    Patok, PD-ja sot nuk do modelet e deshtuara, qe kullojne gjak, PD-ja sot do modelin, qe te shkeputet nga berishizmi dhe ish sigurimi i shtetit, ku te gjithe ata qe ishin pjese e saj, duke te llogaritur edhe ty me gjithe Olldash, te shkoni ne te semes, Olldashin e coi Saliu ne ferr, jo se i trembeshte modelit “demokratik” te tij, por se duhej keputur hallka e zinxhirit te krimit.
    Pranda te gjithe ju qe u bete pjese e Saliut mbas vitit te pergjakshem te 97-tes, jeni te perjashtuar nga politika, disa duhet te perjashtohen edhe nga jeta.

    Reply to this comment
  2. labinot November 24, 12:20

    PD eshte si Sodoma dhe Gomorra,qe zoti i shkrumboi krejt qe te mos infektojn rracen njerezore.

    Reply to this comment
  3. Albani November 24, 12:46

    Ke shune te drejte o “Horri i Bulevardit” PD-ja nuk ka nevoje per hajdute si Olldashi dhe as perkrahes te tij si Patozi and co.
    Ne PD duhet bere tani nje revolucion per te larguar kasten e zeze te batakcijve qe e derguan vendin ne grenmine dhe duhet edhe aq kaohe sa kane qene ata ne pushtet per te ndertuar shtetin.

    Reply to this comment
  4. metlaj November 24, 16:52

    sipas mendimit tim duhet pa tjeter te nderohen kastat politike sepse akoma mendojne ta pasqyrojne se vetem ashpersia ,forca dhe kulti individit do ta coj shoqerin perpara gje qe bota e ka vertetuar se asnje udheheqes nuk mund te evoloje sic e kerkon koha dhe keta ose kthehen diktatore kur qendrojne gjate ose konservarizmi i tyre behet penges e zhvillimit por kjo zduhet zbatuare tek specialistet te cilet eksperienca bene te japin zgjidhjen me te drejte te problemeve dhe keta e kuptojne drejte dhe kombinimin e brezave dhe jo si politikanet qe bejne nje mije intriga permos u zvendesuar kjo duke u quajtur nga demokracia e gjoja e zgjedhjeve naga forumet por a eshte e drejte kjo qe numri i votave fitohet dhe nga personat qe votojne se me zvendesimin e udheheqesit humbasim pervilegjet dhe s jane te afte ta gjejne veten ne biznes ose ne specialitet

    Reply to this comment
  5. Darius November 24, 16:59

    Horri Bulevardit ke te drejte 10000%,e kote ti shtosh ndonje gje asaj qe ke thene.por sic duhen zhduk nga Pd ashtu duhet dhe nga krahu tjeter PS.jane te lidhur me krushqi deri ne brez te 3-te me njeri-tjetrin nga te dy krahet dhe…….ai vend nuk behet me !!!!

    Reply to this comment
  6. SuloKapedani November 24, 21:00

    Te duhet modeli i olldashit se tani nuk jeton dhe te bèhesh lider i fraksionit tè ri! Po behu o patos po nuk ja vlen ,je tè gjithè si monedh fallso pa vlerè,po kujt ja shet tani salèn , kush ta blen mor i mjer? I beni gati valixhen salès pèr nè bènçè nè vend tè tosit.Por edhe disa nga ju pas duhet ti shkojnè patjetèr por si nuk e kuptoni qè jeni keqbèrsit e kètij kombi dhe mundoheni tè vazhdoni tè bèni politik e tè talleni me popullin? Po si guxon o patos tè ndrrosh gjoja pllakèn.?Jeni fara e keqe ,koskuta qè mbèrthen popullin kèmbè e kokè.Kjo farè politike duhet zhdukur njèherè e pèrgjithmonè.

    Reply to this comment
  7. Arben November 24, 21:04

    ORE MIK, PERSE JA FUT PORDHES KOT.

    OLLDASHI ISHTE NJE KRIMINEL, E PO TA KISHTE MARRE AI, NDOSHTA PD-JA DO SHNDERROHEJ NE NJE ORGANIZATE KRIIMINALE EDHE ME KEQ NGA C’ESHTE ME BERISHEN.

    Reply to this comment
  8. M A R K O November 24, 21:20

    M….t modeli Berishe dhe k…. e modeli Olldashi….

    Reply to this comment
  9. Baba Ali Tomori November 25, 05:39

    Duhen te tjere udheheqes politike. Keta qe kemi sot ne PD u ka dale boja, jane te pabesueshem dhe nuk kane asnje shans qe te ngrihen ashtu si po enderrojne. Jane te gjithe te inplikuar ne krime e paudhesi qe nuk ka lume e det qe tilaje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim