Astrit Patozi paralajmëron krijimin e një force të re politike: Do jetë një projekt kombëtar!

July 21, 2017 21:23

Astrit Patozi paralajmëron krijimin e një force të re politike: Do jetë një projekt kombëtar!

Me fjalët se “kjo lëvizje nuk lindi nga asgjëja e nuk do të shkojë drejt hiçit”, Astrit Patozi ka hedhur për herë të parë idenë e krijimit të një force të re politike brenda të djathtës. “Një projekt kombëtar” e quajti Patozi atë që sipas tij do të qëndrojë si një gozhdë në trutë e demokratëve dhe të gjithë atyre që duan një Shqipëri më të mirë.

Në fjalën e tij, Patozi kërkoi edhe njëherë anulimin e zgjedhjeve të 22 korrikut në PD duke iu drejtuar Lulzim Bashës me fjalët “mos shko drejt asaj dere or trim”.

“Basha është njëri prej nesh, me të cilin jemi gati të bashkëpunojmë, por e kemi pasur kryetar dhe jo mbret. Ne duam PD që ka vend për Bashën, atij i duhet një parti.

Kërkoj të ndalet farsa e të hapet gara. Lulzim Basha! Ke ende disa orë kohë të ndalësh një traumë tjetër për demokratët!

Nuk ngjite, nuk shkrepe e nuk çele qoftë edhe një ditë të vetme

E nuk ka shans të rilindësh për ta udhëhequr PD drejt fitores, përndryshe do hysh në histori si politikani më famëkeq që shkatërroi partinë që përmbysi komunizmin. Mos hyj në atë derë or trim!

Ndërsa ti Eduard, bëji selam Bashës edhe pse jeni çifti ende i pamartuar i PD-së, çoje deri në fund këtë shërbim dhe kthehu andej nga ke ardhur se këtu nuk i duhesh më as dreqit, demokratëve jo e jo.

Thirrja ime për demokratët është kjo: Injorojeni farsën e 22 korikut, nuk mund të bëhmi pjesë e maskaradës që kërkon rrëmbimin e mandatit të kryatrit, këto nuk janë zgjedhjet tona!

Nëse 22 korriku nuk ndalet, asgjë nuk do të jetë më si më pare. Kjo lëvizje nuk lindi nga asgjëja dhe nuk do të shkojë drejt hiçit. Do mbetemi si gozhdë e ngulur në trutë e demokratëve por edhe të atyre që duan që ky vend të ndryshojnë për më mirë, ndaj dhe ky është dhe do jetë një projekt kombëtar” ishte mesazhi i Patozit.

 

July 21, 2017 21:23
Komento

8 Komente

  1. Arber July 21, 22:01

    Ne krye te demokrateve nje katunar ??? Kujdes “vijen e kuqe”, po e shkele o katunar te pret vetem sepata…

    Reply to this comment
  2. Kasandra July 22, 00:28

    PD në provë!
    Besoj se antarësia e PD-s dëshiron unitetin e saj dhe uroj që ajo, duke qenë më e çliruar nga egoja e drejtuesëve të PD-s, të dalë mbi kontradiktat në udhëheqjen e saj dhe të votojë një nga kandidatët në garë. Pas zgjedhjeve do të bëhet debati dhe analiza si për punën e Kryetarit edhe për paaftësinë e kundërshtarëve për të kryer funksionet e tyre pasi Kryetari ua delegoi ato vartësve. Nuk është fundi i botës. Kjo analizë do të përcaktojë rrugën për më tej. Përfundimi me sukses i zgjedhjeve në PD nuk ia mbyll rrugën të pakënaqurve dhe kundërshtarëve të Bashës, përkundrazi u jep kohë të thellohen, të jenë më realistë për sa akuzojnë dhe i shpëton nga emri i keq si përçarës të partisë së tyre duke krijuar grupazhe e duke bërë ultimatume. Një parti nëse është e madhe nuk ka frikë as nga humbja as nga një grusht kundërshtarësh, madje as nga përçarja e tyre. Nesër PD ndodhet para kësaj prove. PDistë, mbroni unitetin e partisë tuaj! Kasandra.

    Reply to this comment
  3. floriri i Bençes July 22, 00:47

    Luli do shkaterroje partine qe permbysi komunizmin? Ha ha ha, na bere per te qare e per te qeshur … ajo parti u krijua nga komunizmi, per te shkaterruar shqiperine. Patozi, je infantil ne gjithshka qe nxjerr nga goja.
    Te prekesh te keqen (Saline), nuk ta mban bitha, prandaj je i pabesueshem dhe i destinuar te jetosh pa dinjitet.

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic July 22, 01:13

    Ne se ne kete parti te re perfshihet Sali Berisha ketu nuk kemi prti te re pore super te vjeter me rrekorde te medha kriminale. PD ne se riorganizohet me figura te vjetra te tipit Patozi e Berisha kjo nuk eshte me parti e re pore nje loje per te vijuar rrjeti kriminal dhe antikombetar i kesaje force qe mendohet te krijohet,!

    Reply to this comment
  5. malo July 22, 01:29

    astrit patozi nuk as inteligjencen as kulturen e duhur per te qene lider i nje partie; eshte jo me shume se nje luan rama……Dhe po vendosi te beje parti te re atehere eshte vertete trap….

    Reply to this comment
  6. nigo July 22, 07:36

    Astrit, poltikan i madh i kesoj kohe, mendimtar, filozof. Mos harro te maresh Salen nga Luli, se do ngelesh si Bamir Topi, qe Ju nuk i afroheni as te kembet.

    Reply to this comment
  7. vera e nxehte July 22, 07:43

    Tani , kur e shikojne ikjen perfundimtare te tyre, garda e vjeter qe s’i ka ngelur gje ne dore, per te mbrojtur ato krime monstruoze qe kane bere me kete popull, deklarojne e shprehen se Basha duhet te terhiqet, ndersa “Selami ti beje selam Bashes e te ikij andej nga ka ardhe…”! Mire per Bashen se e dime se çfare ka bere bashke me keta qe na tregohen patriote, por per Eduardin si guxon Astrit Patosi te shprehet keshtu kur ate ish presidenti Sali Berisha i mbylli deren si kryetar i kesaj partie? Prandaj ju demokrate te nderuar mos u udhehiqni pas qerres se Astrit Patosit, Genc Rulit, Ritvan Bodes, Arben Imammit….. qe kane bere krime e duan te ruajne krimin per te ruajtur veten, por edhe Sali Berishen dhe po sakrifikojne partine demokratike ashtu si e sakrifikuan 25 vjet per interesa te tyre dhe jo te shqiptareve. Largohuni nga kjo kaste makabre qe e provuat 25 vjet. Me çudit se si Astrit Patosi flet ne nje menyre te tille per Eduard Selamin. Me çudit sa i pa cipe eshte dhe sa pa dinjitet. E shikoni se ku duan tu çojne? Ne sketerren e asaj qe bene 25 vjet.

    Reply to this comment
  8. Asd July 22, 18:52

    Pd eshte atje ku eshte Berisha. Levizja do te perfundoje si FRD. Nuk keni patur asnjehere demokraci brenda vetes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*