Patozi zyrtarisht me parti, regjistrohet në Gjykatë “Bindja Demokratike”

April 23, 2019 11:56

Patozi zyrtarisht me parti, regjistrohet në Gjykatë “Bindja Demokratike”

Bindja Demokratike dorëzon në gjykatë kërkesën për regjistrim.

Kryetar i partisë është Astrit Patozi dhe partia do të marrë pjesë në zgjedhje.

Partia e Patozit u krijua në një kohë kur opozita ndodhet jashtë parlamentit, dhe fillimisht mediat raportuan se në krye të kësaj partie do të ishte Rudina Hajdari.

Por Hajdari, u tërhoq në momentin e fundit nga plani për të themeluar “Bindja Demokratike” dhe në këtë çast, në skenë doli vetë Patozi.

Ai do të jetë kryetari i BD, ndërkohë që bashkë me të janë edhe të tjerë të larguar nga Partia Demokratike.

Fabian Topollaj, Ardian Kollozi dhe Arben Skënderi janë disa nga emrat që i janë bashkuar kësaj partie.

 

o.j/dita

April 23, 2019 11:56
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 April 23, 12:29

    një lëvizje e mirë!
    por deri më sot kemi parë shumë lëvizje të tilla të mira që në fund i kanë bërë kakën muhabetit!!
    e para lëvizje e duhur ishte alanca demokratike e neritan cekës!
    se si vazhdoi më tutje e dimë!
    ja bëri kakën aq rëndë sa dhe vetë berisha duket më i pastër se aleanca demokratike!!
    shpresa se një ditë do të kemi me të vërtetë një fillim ndryshimi akoma nuk ka vdekur!është në fgërhamat e fundit,por prapë nuk ka vdekur!!
    të shohim se çdo të thotë patozi në momentet e para si kryetar partie!
    sa për hajdarin,gocën e azomit!?
    nuk mund të them gjë,përveçse është akoma në të njëjtin det në të cilin notonte deri para gjasht muajsh,vetëm se vala është e ndryshme!!
    pra nuk kemi ndonjë ndryshim,është në të njëjtin llum të djeshëm!!
    nuk është në prehërin e berishës,por ka akoma në bark bukën e berishës!!
    pa e vjellë atë nuk mund të thuash se jam ndryshe!
    të shohim a do ta bëjë patozi,e këta që i kanë shkuar pas??

    Reply to this comment
  2. Bako kembora April 23, 12:35

    Ne cerdhe hajdutesh me shume per taksapaguesit shqipkare

    Reply to this comment
  3. MH April 23, 12:58

    Deshira me shtyn si te isha tifoz.Kjo parti e porsa lindur ne shpergaj te fitonte vota ma shume se pjella e saj PD.Cfare do bante lulushi me gojet e liga.O m’falni, me gojen e shendetshme qe e ka per ibret ne kombinim “ekstra” me trunin.

    Reply to this comment
  4. O sali mos tu gjend gure varri April 23, 15:00

    Po nuk u zhduken keta kriminel nuk behet ky vend. Patosi eshte kelyshi sali berishes, kete e di edhe femija ne bark te nenes. O popull mos kini shprese te keta hajdut, jane te gjithe njesoj. Duhen zhdukur qe te gjithe pa perjashtim.

    Reply to this comment
  5. andi April 23, 15:36

    Nje lajm shume i mirepritur.Shqiptare ta gezojme tashme Opoziten e Re, ate Reale.Nuk ka me nevoje te degjojme lufte e gara per pushtet.Na mjafton pergjithnje kjo mazhorance e cila vec edhe do te kritikohet nga kjo opozite paneuropiane, kur te behet ndonje gabim ne qeverisje.

    Reply to this comment
  6. Konti Sbalta April 23, 16:27

    Mbas gati 30 vitesh u bindet qe ajo qe u krijua ne “90 nuk ishte Demokraci,por cdo bejne keta te tjeret qe e quajne akoma “Demokratike”me ne krye “krijusin” e saj te rrjedhur!

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta April 23, 16:28

    Mbas gati 30 vitesh u bindet qe ajo qe u krijua ne “90 nuk ishte Demokraci,por cdo bejne keta te tjeret qe e quajne akoma “Demokratike”me ne krye “krijusin” e saj te rrjedhur?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim