At Luli, dokumenti i një pseudo historiani dhe Baba Faja Martaneshi

March 25, 2018 23:24

At Luli, dokumenti i një pseudo historiani dhe Baba Faja Martaneshi

Nga Auron Tare

He Who Lives by the Sword Dies by the SwordGenesis 31

Dikur ne shkollen e mesme,  edukatorët më jepnin verejtje dhe paralajmerime per pyetje “provokative” ndaj historisë zyrtare. Ne fakt ishin të frikësuar se mos biseda merte drejtim jo moralist sipas mesimeve te partisë, ndaj i binin shkurt duke e shmangur llogjiken e ngjarjeve historike

Kjo forme edukative e krijuar nga nje shkolle e cila ne parim kishte ndarjen e historisë  bardhë e zi, me ne apo kunder nesh,  me ka bere qe t’i shikoj shpesh ngjarjet historike apo ata  qe pretendojne te shkruajne histori me plot dyshim.

Fatkeqesisht shume syresh nga historianet e periudhes se lirise, demokracise, hapjes se arkivave e keshtu me rradhe,  nuk me kane zhgenjyer ne kete pikepamje: kanë vazhduar traditen e edukatorëve te shkolles se mesme, por me nje ndryshim te madh ne kohe.

Sot askush nuk te heq nga puna nëse i pergjigjesh pyetjeve provokative me ndershmeri. Nëse dëshiron te perpiqesh te shkruash te verteten askush nuk te pengon. Sot ke luksin te hapësh edhe arkivat dhe t’i shikosh ngjarjet me nje sy realist duke edukuar brezin e ri me te verteten sido qofte ajo.

Prandaj jam i detyruar te flas shpesh (jo se ma kerkon njeri por sepse mendoj që publiku duhet respektuar)  kur lexoj njerez qe pretendojne te nderhyjne ne ngjarje historike duke botuar skupe rrjetesh sociale te cilat me shume mjegullojne lexuesit.

Eshte e trishte te shikosh njerez ‘të lirë”  qe perpiqen t’u ngjajnë edukatorëve te periudhes komuniste

I tille eshte edhe nje pseudo historian i cili shpesh nxjerr dokumenta totalisht jashte konteksteve historike duke i interpretuar sipas nje llogoreje te caktuar politike.

Sot lexova prej tij nje dokument mbi vrasjen e nje prifti katolik ne 1944 botuar ne shtyp.  Padër Luli ishte nje franceskan i cili u vra  nga formacionet partizane te Shkodres.

Shkrimi ne fjale vinte pa asnje analize te kontekstit kohor apo aktivitetit te priftit te ndjere,  nje copez  dokument i cili rrefen pa burime te sigurta apo emra konkrete ngjarjen e vrasjes se tij.

A duhet historiani qe boton te tilla dokumenta te bej nje analize ne ngjarjeve dhe te burimeve nga vjen kjo deshmi?

E para: Per te gjithe ata qe nuk e njohin At Lulin mund te lexojne disa prej shenimeve te oficereve britanike qe operonin ne veri te Shqiperisë, te cilet e cilesojne ate si te vetmin klerik me arme ne dore që  ishte pjese e grupeve anti partizane.

Që At Luli (foto e dytë, poshtë) ishte nje anti komunist i vendosur kjo nuk duhet te kete kundershtim por a i lejohej nje kleriku armatosja dhe dalja ne prita kunder nje force e cila luftonte ushtrite gjermane?

Mos harrojme se deri ne ate moment formacionet partizane te njohura nga aleatet si te vetmet forca ushtarake anti gjermane ishin pjese e koalicionit nderkombetare anti nazist. (ishte koha kur Çurçilli ishte aleat me Stalinin).

Pra dalja e nje kleriku me automatik ne qafe kunder nje force anti naziste nuk eshte se i ben nder figures se tij marre ne kontekstin e kohes.

Nderkohe lind pyetja: A mund dhe a duhet te jete nje klerik i armatosur  dhe i perfshire ne konflikte politike?

E njejta pyetje shkon edhe per nje tjeter klerik nga rradhet partizane i pozicionuar qartesisht ne formacionet luftarake antifashiste, Baba Faja Martaneshi (foto e parë, poshtë).

Ai u vra ne nje menyre shume te mjegullt duke i hapur rruge spekulimeve.

Vrasja e Baba Fajes per pozicionin qe kishte ne formacionet partizane  mund te renditet ne vrasjet politike te kohes. Pra a duhet qe vrasja e Baba Fajes te cilesohet si vrasje e nje kleriku apo e nje ushtaraku/politikan që kishte zgjedhur automatikun në vend të predikimit fetar?

Botuar në Dita

March 25, 2018 23:24
Komento

35 Komente

  1. demo March 26, 00:49

    at Luli luftoi partizanet,qe luftonin gjermanet,qe ndihmonin serbet te pushtonin Kosoven,qe ndihmonin malazeste te pushtonin Malsine.Kush e pushtoi Kosoven dhe Malsine shqiptare: Gjermania,apo serbo-malazezeria?
    At Luli kishte me shume shkolle se Enver Hoxha,Baba Faja,babe Myslymi dhe Auron Tare.
    At Luli ishte me shqiptar se enver hoxha,baba faja,babe myslymi dhe auron tare.

    Reply to this comment
    • Koha March 26, 03:21

      Ishin edhe tre klerike te krishtere ortodokese qe u bashkuan me forcat sllavo-komuniste ne Shqiperi. Nje nga ato ishte gjyshi i Gramoz Pashkos.

      Reply to this comment
    • kasemi March 27, 13:30

      po po partizanet ishin aleatet e koalicionit antifashit Angli-Amerike Bashkimi Sovjetik.

      keta te tjeret me ke ishin ne koalicion?

      a

      Reply to this comment
    • Mali March 27, 20:14

      Shko mor ordiner nuk eshte historia ajo qe ke qejf te tregosh ti. UNÇL luftoi pushtuesit. Po te mos kishte qene per UNÇL sot nuk do te kishte Kosove. Ishte inteligjenca dhe patriotizmi partizan ajo qe cliroi jo vetem Shqiperine por krijoi bazat edhe per shtetin e ri te Kosoves. Injoranca jote nuk eshte argument. Mos u merr me ceshtje qe nuk i kupton. Merru me diçka tjeter je komplet out argumentit historik. Tradhetine e bashkepuntoreve te pushtuesit nuk e zhbejne dot pseudo historianet dhe ti.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 28, 13:07

      dem
      që nuk je budalla këtë e dinë të gjithë,POR që budallallepsesh!?
      po ashtu e dinë shumë!!
      nëse sërbët janë pushtues,dhe kanë qënë,atëherë dhe gjermani ishte pushtues!!
      nëse enveri ishte me sërbin,që nuk ishte me të por me koalicionin antifashist,atëherë dhe gjermani ishte me sërbin,çetnikët,pra “ballistët e sërbisë”!!
      prandaj mos ja fut pordhës kot!!mos e ul veten kur nuk duhet!!
      më mirë mos shkruaj gjë dhe mbyllet muhabeti!!
      kush ka qënë në krah të gjermanit!?
      ka qënë tardhëtar i këtij vëndi!
      pavarsisht arsyes që i jepte veprimtarisë së tij!!

      Reply to this comment
  2. MH March 26, 01:12

    Ma shume me ngjan si nji muhabet kot.Sepse ky Tare nuk i jep spjegimet e kjarta.
    Kot ti futesh nji komentit per kete konfuzitet paqartesie.

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku March 26, 01:19

    O Zoti Tare, po mire ti nuk ke droje te thuash qe at Lulin bene mire qe e vrane se kish varur automatikun ne qafe, po per kete Baben e Teqese, perse e le pyetjen retorike, apo ke frike se i prish qejfin ndonje prej atyre profesoreve te tu te shkolles se mesme?

    p.s..Kam une nje pyetje per ty tashti. A ke degjuar ti qe ky Baba Faja e kalizvaronte ate Komandantin Legjendar, aleat te Stalinit dhe Curcillit?

    Reply to this comment
    • Javer March 27, 01:47

      O ti plaku e ke fjalen per ate fotografine shtrire ne lendinat e Martaneshit, ku Baba Faja mbante ne preher Komandantin. Me te vertete te le te dyshosh se Baba Faja qe shume meraklli, dhe ajo Pune I hengri kohen.

      Reply to this comment
  4. historiani March 26, 01:26

    Pershendetje Auron! Ne Bibel thuhet se ” Ai qe merr shpaten, nga shpata do te vdese ! ” dhe njeri nga dhjete Urdherimet eshte: Mos Vra!
    Trajtimi juaj eshte i drejte por ka nje te mete te madhe sepse gati-gati barazon kolaboracionistin Luli me luftetarin e lirise se vendit te vet qe quhej Baba Faja Martaneshi. ” Historiani ” qe permendni ju ( ne fakt, jo me emer ) nuk eshte fare historian por quhet Kastriot Dervishi dhe eshte nje hajn arkivash i cili, qysh kur e kane hequr nga detyra e Drejtorit te Arkivit te MPB, nuk ben gje tjeter vecse iu shet gazetave fotokopje dokumentesh dhe i keqinterpreton ato me deshiren, pasionin dhe vrullin e njeriut qe ka formimin shpirteror, moral dhe politik te bashkepunetoreve te pushtuesve dhe terroristeve qe Perendimi i sterviste dhe fuste ne Shqiperi per te vrare vellezerit e vet per hesapet e tij. Liria nuk eshte gjithnje e barabarte me dijen dhe mete verteten pasi, jo rralle, ajo shenderrohet ne spekulime dhe keqinterpretime te qellimshme te bere nga njerez qe iu mungojne dijet e nevojshme dhe, me se shpeshti, vlerat morale. Askund ne bote, nje hajdut arkivash nuk cilesohet historian. Rrembimi i pushkes nga At Luli dhe te tjere si ai me vone flet shume per moralin e tyre dhe per faktin se, pavaresisht se jetonin nen veladonin e sherbetorit te fese, ne fakt mendonin dhe silleshin kunder moralit dhe mesimeve te fese qe predikonin.

    Reply to this comment
  5. Luli me kallash March 26, 03:54

    O Tare e ke humbur fare.Nuk është vetëm nje rast I vecantë ky I “priftit me automatik” por ka qenë një qendrim zyrtar I kishes katolike qe nga Papa Piu e deri te pastruesi me I zakonshem I haleve te tyre.

    .Por e keqja me e madhe eshte pas 1992-it ku ne vend te nje pajtimi te madh kombetar ( njelloj si Mandela ne afriken e jugut ne 1991) u krye nje hakmarrje primitive edhe pse Ramiz Alia e dorzoi pushtetin duke besuar te demokracia por doli demokrra zi
    .
    Pse historia do ti dënoje në jetë të jetëve bashkpunimin e klerit katolik me fashizmin edhe pse ka një reabilitim criminal dhe të përkohshem sot ?

    Më 7 prill, ndërsa radio Italia njoftoi zbarkimin e njëkohshëm të trupave Italiane në katër portet e Shqipërisë, krerët katolik në Shkodër dërguan përfaqësuesit e tyre, pater Anton Harapin dhe dom Mikel Koliqin, në bisedime me krerët e Shkodrës, ku vendosën që trupave Italiane të mos u rezistohej, pse, simbas kle¬rit katolik, “ishte pregatitur terreni me kohë për këtë punë”. U zgjodh nje përfaqësi, me patër Anton Harapin në krye, e cila ju paraqit komandës së ush¬trisë të qytetit të Shkodrës..me lule
    .
    Për pritjen madhështore që ju rezervua Jakomonit në Shkodër, patër çiprian Nika menjëherë informoi Vatikanin; ndërsa Meloni, zëvendësii Jakomonit,i dha patres në fjalë, çmimin më të lartë për atë qe bëri kleri, në lidhje me pritjen e “Mëkëmbësit Mbretëror” Fashizmi, për t’i dhënë njërit nga shërbyesit më të devotshëm të tij kënaqësi për shërbimet e bëra, Pater Gjergj Fishtës, ideologut dhe njerit nga udhëheqësit kryesorë të reaksionit klerikal,i akordoi atij titullin “Akademikiitalisë” titull të cilin ai u mundua ta justifikoj ndaj padronit të tij, me përpjekje e punë të madhe në favor të pushtuesit fashist.

    Me rastin e dyzetvjetorit të mbretërisë Vitorio Emanuelit i II, Fishta nuk mungoi t’i dërgojë telegrafisht urimet e tij të përzemërta, si shërbëtor besniki fashizmit, mbretit “xhuç maxhuçi”, siç e quante me urrejtje populli ynë.
    .
    Përveç Fishtës, Italia fashiste aktivizoi në shërbim të saj edhe klerikë të tjerë; ajo nuki mungoi të përdorë për qëllimet e veta politike dhe propagandistike edhe agjentë të vjetër të saj, që, siç mendonte ajo, ishin meinfluencë e kredi në popull. Të tillë ishin pater Bernardin Palaj, pater Pal Dodaj, patër Rrok Gurashi, etj. Ernest Koliqi, ministëri arësimit dhe propagandistiitalisë, ishte një nga fashistët më të .flakët.

    Ky prijës dhe përfaqësuesi klerit katolik shqiptarë, siç e çmonin ata, u përkrah, në mënyrë të fuqishme, nga kleri, për të realizuar me sukses misionet e ngarkuara nga pushtuesi.
    .
    Papa Piu XII,i alarmuar nga përparimet e mëdha të Lëvizjes nacionalçlirimtare në Shqipëri, në arqipeshkvinë e Shkodrës, nën kryesinë e monsinjor Gaspër Thaçit dhe të të plotfuqishmit të papës në Shqipëri, Leon Negrisit, u bë mbledhja e komitetit qendror të organizatës Demokristiane.

    .
    Mbledhja diskutonte situatën dhe përcaktoi detyrat, që dilnin në të ardhmen, zgjodhi komitetin e ri qendror, me më shumë naëtarë të rinj, me kryetar Gaspër Thaçin e n/kryetar patër Anton Harapin. Mbledhja aprovoi edhe programin e saj, të paraqitur nga patër Anton Harapi,i cili parashikonte forcimin e luftës kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare .

    Për arritjen e këtij qëllimi u vu detyra të bashkëpunohej ngushtë me organet antikomuniste, të forcohej puna e demokristianes me organizatat fetare katolike për t’I përgatitur më mirë dhe për t’I hedhur në luftë kundër partizaneve
    .
    Sot po ndodh ajo qe ka thene dikur Kadareja I Madh I para 1990 ( jo ismail pizevengu I pas 1991)

    “”Që të përmbysin ty Shqipëri
    .duhet të ngrenë nga balta
    .dhe të rivrasin të rënët “
    .
    Dhe cuditërisht ishte Kadareja me Driteroin e ndjere qe pas ardhjes se demon-kracise ishin te paret qe vrane heronjte e librave te tyre..prandaj dalin sot lloj lloj terroristet fetare apo nderkombetare si ky PRIFTI ME KALLASH dhe hedhin cicin perpjete se ky vend nuk ka me zot……..

    Reply to this comment
  6. Vedat Shehu March 26, 06:52

    E verteta eshte e fshehur. Tek ne, Antifashizmi ishte lluster e bolshevizmit rus qe kishte lustren e idealit “nje per te gjithe, te gjithe per nje”.

    Reply to this comment
    • PSE ? March 26, 15:50

      Paske qene njeriu më injorant i globit , more idjoti Vedat !

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 28, 13:11

      o vedat
      nëse ” Antifashizmi ishte lluster e bolshevizmit rus qe kishte lustren e idealit “nje per te gjithe, te gjithe per nje”.”,
      atëherë çfarë ishte PROFASHIZMI??
      nëse je aq i qut sa të përmbledhësh në një fjali L2B atëherë përgjigju me një fjali dhe kësaj!!

      Reply to this comment
  7. fteri March 26, 08:14

    Imzot thaçi ishte udhëheqësi kishës ,kryetar i kishës katolike shqipëtare ,kryetar i partisë Demokristiane vdiq në majë1946 ai organizoi komplotin klerikal për rrëzimin e pushtetit popullor dhe të E.Hoxhës ,me mbështetje të vatikanit ..

    Patër Luli ashtu si gjithë priftërijët e tjerë ,ishin pjesë në organizatën Bashkimi shqipëtar, një organizatë ,demokristiane ,por edhe si qendër e rëndësishme spiunazhit imperialist ,e cila përpiqej të ushtronte influencën e vet te të gjithë grupet edhe të priftërijve me armënë dorë për ralizimin e planit të saj:përmbysje të pushtetit popullor.

    Por me 1 janar 1946 u njoftua nga sigurimi shtetit zbulimi i organizatës “bashkimi shqipëtar ” ,dhe u arrestuan një numur priftërijësh ,drejtues të kësaj organizate ,gjat kontrollit në kuvendin jezuit dhe n’ atë Françekian ,u gjetën mjaftë armë.Pikrisht nënë altar ishin vendosur armë e municione.

    Përse kisha katolike merrej me politikë ?
    Përse priftërijtë e kisha armatosej ,..kur duhej të merrej me punët e zotit ?

    Pra marveshja e klerikalve komplotistë ishte i lidhur me raksionin edhe atë mysliman ,kjo ishte gjë e vjetër,për të përmbysur pushtetin e popullit me E.Hoxhën në krye .
    Përgjigjëja është e qartë se feja është në shërbim të imperjalizmit e reaksionit .Pra duhej kundrapërgjigjur.!

    Sa për Baba Fajnë ish fetar ,por më shum atëdhetar e patërjot i flakët prandaj rrëmbeu armët për çlirim ,por edhe luftëtar të tjerë të luftës nac-çlirimtare ,që ishin me origjinë derë bejlerësh e agallarësh ,ata ju u bashkuan luftës për çlirimin e atëdheut .

    Ata nuk kan gjykuar si bejlerë ,agallar ose ,fetarë ,por jan bashkuar luftës për çlirim të atdheut ,pavarsisht se nuk ishin komunist . Baba Fajë , rrëmbeu armët për liri ,si bijë të tijë.

    Disa patërjot si Ismail Qemali,Bajram Curri,Luigj Gurakuqi ,Dom Nikoll Kaçorri etj etj , ju shkëputën nga klasa e tyre skllavruese e fetare ,ata u bashkuan me popullin i lidhën fatet dhe jetën e tyre .

    Pikrisht me qëllimet dhe me luftën e heroike për çlirimin e vendit nga kthetrat i imperjalistve dhe feudalve të shitur .Kush e deshi këtë popull ai luftoi me shpirtë e zemër për këtë vend ,jo për ta zhvatur e robëruar si feudalët,bejlerët agallarët e bajrektarët që menjen e kishin te pasuria e tyre ,jo e popullit .Priftërijë e hoxhallarët e robëronin e skllavronin popullin .

    Priftërijtë ,feudalët ,bejlerët e agallarët që nga v. 1500 e deri në vitin 1944 nuk hapën asnjë shkollë publike për popullin ,ato donin ta mbanin popullin në errësirë e injorancë .

    90% e popullit ishte analfabet në shqipëri ,vetëm E.Hoxha hapi mbas v 1944 ,masivisht shkolla e universitete deri te akademia e shkencave shkollim për shqiptarët . U sanksionua me ligjë arsimim me 100% të popullsisë në RPSSH-së.

    ***** Shtrohet pyetja përse nuk e bënë për qindra vjet klasa shfrytëzuese kapitaliste dhe fetare në shqipëri ? !.

    Sepse feja dhe klasat shfrytëzuese kapitaliste bajlerë,agallar dhe zagar në shqipëri kishin ideale __ skllavruese ndaj popullit.Në këtë prizëm patëriotik kuptohet edhe bashkimi i Baba Faja me luftën e popullit shqiptarë.

    Reply to this comment
  8. fteri March 26, 08:20

    Imzot thaçi ishte udhëheqësi kishës ,kryetar i kishës katolike shqipëtare ,kryetar i partisë Demokristiane vdiq në majë1946 ai organizoi komplotin klerikal për rrëzimin e pushtetit popullor dhe të E.Hoxhës ,me mbështetje të vatikanit ..

    Patër Luli ashtu si gjithë priftërijët e tjerë ,ishin pjesë në organizatën Bashkimi shqipëtar, një organizatë ,demokristiane ,por edhe si qendër e rëndësishme spiunazhit imperialist ,e cila përpiqej të ushtronte influencën e vet te të gjithë grupet edhe të priftërijve me armënë dorë për ralizimin e planit të saj:përmbysje të pushtetit popullor.

    Por me 1 janar 1946 u njoftua nga sigurimi shtetit zbulimi i organizatës “bashkimi shqipëtar ” ,dhe u arrestuan një numur priftërijësh ,drejtues të kësaj organizate ,gjat kontrollit në kuvendin jezuit dhe n’ atë Françekian ,u gjetën mjaftë armë.Pikrisht nënë altar ishin vendosur armë e municione.

    Përse kisha katolike merrej me politikë ?
    Përse priftërijtë e kisha armatosej ,..kur duhej të merrej me punët e zotit ?

    Pra marveshja e klerikalve komplotistë ishte i lidhur me raksionin edhe atë mysliman ,kjo ishte gjë e vjetër,për të përmbysur pushtetin e popullit me E.Hoxhën në krye .
    Përgjigjëja është e qartë se feja është në shërbim të imperjalizmit e reaksionit .Pra duhej kundrapërgjigjur.!

    Sa për Baba Fajnë ish fetar ,por më shum atëdhetar e patërjot i flakët prandaj rrëmbeu armët për çlirim ,por edhe luftëtar të tjerë të luftës nac-çlirimtare ,që ishin me origjinë derë bejlerësh e agallarësh ,ata ju u bashkuan luftës për çlirimin e atëdheut .

    Ata nuk kan gjykuar si bejlerë ,agallar ose ,fetarë ,por jan bashkuar luftës për çlirim të atdheut ,pavarsisht se nuk ishin komunist . Baba Fajë , rrëmbeu armët për liri ,si bijë të tijë.

    Disa patërjot si Ismail Qemali,Bajram Curri,Luigj Gurakuqi ,Dom Nikoll Kaçorri etj etj , ju shkëputën nga klasa e tyre skllavruese e fetare ,ata u bashkuan me popullin i lidhën fatet dhe jetën e tyre .

    Pikrisht me qëllimet dhe me luftën e heroike për çlirimin e vendit nga kthetrat i imperjalistve dhe feudalve të shitur .Kush e deshi këtë popull ai luftoi me shpirtë e zemër për këtë vend ,jo për ta zhvatur e robëruar si feudalët,bejlerët agallarët e bajrektarët që menjen e kishin te pasuria e tyre ,jo e popullit .Priftërijë e hoxhallarët e robëronin e skllavronin popullin .

    Priftërijtë ,feudalët ,bejlerët e agallarët që nga v. 1500 e deri në vitin 1944 nuk hapën asnjë shkollë publike për popullin ,ato donin ta mbanin popullin në errësirë e injorancë .

    90% e popullit ishte analfabet në shqipëri ,vetëm E.Hoxha hapi mbas v 1944 ,masivisht shkolla e universitete deri te akademia e shkencave shkollim për shqiptarët . U sanksionua me ligjë arsimim me 100% të popullsisë në RPSSH-së.

    ***** Shtrohet pyetja përse nuk e bënë për qindra vjet klasa shfrytëzuese kapitaliste dhe fetare në shqipëri ? !.

    Sepse feja dhe klasat shfrytëzuese kapitaliste bajlerë,agallar dhe zagar në shqipëri kishin ideale __ skllavruese ndaj popullit.Në këtë prizëm anti-skllavrues , patëriotik kuptohet edhe bashkimi i Baba Faja me luftën e popullit shqiptarë.

    Reply to this comment
  9. intelektuali March 26, 10:39

    PSE EDI RAMA KANONIZOI KLERIKET KATOLIKE DUKE E MBUSHUR TIRANEN ME FOTOGRAFITE E TYRE TE MARTIRIT TE KISHES?

    He mo enveristi Auron Tare pse keshtu veproi Edi Rama, qe u vetshapll PARTIZAN i Enverit ne Sallen e Parlamentit?

    sepse:

    Ne Bibel per robt e Zotit thuhet edhe:

    KUR TE GODASIN NE NJEREN FAQE KTHEJI ARMIKUT FAQEN TJETER!

    por:

    Enveri nuk u mjaftua qe Kleriket i kthyen Partise se Punes faqen tjeter, por i vrau dhe i masakroi me tortura te padegjuara dhe per t’i likuiduar deri ne fund u hodhi edhe arme dhe pushke ne Alltarin e Zotit si askush me pare ne nje vend tjeter duke fyer rende Zotin dhe ai nuk vonoi me ndeshkimin e tij.,

    prandaj:

    “He Who Lives by the Sword Dies by the Sword”

    Vlen me shume per vampiret e Enverit si kasapi i Mallakastres Mehmet Shehu me xhelatet e tij Fecor Shehu dhe Kadri Hazbiu me gjithe ushtrine e komunisteve dallkauke pas tyre qe nga 1944 e deri ne fund te jetes se pederastit te Gjyles,

    sesa:

    Per kleriket e Kishes Katolike qe t’i o enveristi fanatik Auron Tare i perdhos me nje lehtesi kaq amorale duke perdorur si spiun i Sigurimit nje fotografi te dyshimte.

    HE PRA O AURON SPIUNI I SIGURIMIT PSE EDI RAMA I FUTI MARSHIN INDIETRO PROAGANDES ENVERISTE PER KLERIKET SHQYPTARE?

    Ja lexoje biografine e Pader Anton Lulit qe te shkulesh urrejtjen nga zemra fanatike dhe te behesh besimtar i denje i Zotit ashtu sic jane te gjithe popujt e tjere te Botes Demokratike:

    Pader Anton Luli

    U lind me 1910, Lezhë, Shqipëri
    Vdiq me 9 mars 1998, Romë, Itali
    Kombësi shqiptare
    Vendi i banimit Shqipëri
    Profesioni Prift jezuit

    Anton Luli , lindur në Lezhë ( Shqipëri ) më 1910 dhe qe vdiq më 9 mars 1998 në Romë , është një prift jezuit i Shqipërisë. Ai kaloi më shumë se 42 vjet i persekutuar në burgjet dhe kampet e ri-edukimit nga regjimi cnjerezor ateist i Enver Hoxhes.

    Biografia

    Luli u shugurua prift në vitin 1946. Menjëherë pas tij shenjtërimit u shpall nga komunistet Republika Popullore e Shqipërisë ne janar 1946: Partia komuniste e Enver Hoxhës krahas persekutimeve makaber staliniste ndermorri së shpejti një diktaturë ekstreme me ideologji totalisht ateiste .

    Pader Anton Luli ishte pastor i nderuar i famullisë së Shkrelit, kur ai u arrestua 19 dhjetor 1947 për veprimtari kundër shtetit, veprimtari anti-komuniste dhe agjitacion propagandë. Ai u dënua si “Spiun i Vatikanit”. Ai kaloi 17 vjet në burg, i burgosur ne nje WC, shpesh i torturuar me rrymë elektrike, i zhveshur lakuriq dhe i varur me kokë poshtë, për ta detyruar për të “bërë një rrëfim të sinqertë për krimet e tij. Më vonë Luli u internua në një ‘kamp pune” pranë qytetit të Kavajës .

    Në 1979 Luli u arrestua për herë të dytë dhe u burgos në Shkodër . Ai përsëri torturohet ne forme cnjerezore dhe dënohet me vdekje më 6 nëntor 1979 për “sabotim dhe propagandë anti-qeveritare”. Por dy ditë më vonë dënimi u ndryshua me 25 vjet burg per arsye krejt te panjohura deri tani.

    Ai më në fund e nohu lirinë gjatë amnistisë, në vitin 1989 kur cofi komunizmi ne Evrope dhe Bote dhe ra Muri i Berlinit dhe kur Ramizi dhe Nexhmija kishin nevoje te qetesonin turmat me ndryshime te stisura pseudodemokratike. Ndërsa i afrohet moshës 80, ai feston Meshën e tij të parë, që nuk është me ilegale duke perlotur te pranishmit besmitare katolike ne meshen e tij. Pavarësisht moshës së tij dhe shëndetit të mangët, ai merr me gëzim shërbimin baritor. Luli vazhdoi punen si pastor në Shënkoll , afër Lezhës , dhe pastaj në Tiranë .

    Në nëntor të vitit 1996 ai u ftua zyrtarisht në Vatikan, për të festuar 50 vitet e tij të sherbeses se priftërisë nga Papa Gjon Pali II , qe ishte nderprere me nje dhune te papare më 1946. Ai me zerin e tij te mekur dhe te shuar nga torturat e mosha tha para Botes qe e degjonte:

    “Unë kurrë nuk, në zemrën time, nuk kam mbajtur ndjenjat e urrejtjes. Pas amnistisë, një ditë takova një nga torturuesit, nje nga xhelatet e mij. Brendshmi ndjeva nje force per ta shtyrë për ta anatemuar atë, por unë e perqafova dhe e putha ne te dy faqet, sepse kam mësuar se besnikëria ndaj Zotit Jezus është më e rëndësishme në jetën e një jezuiti dhe ndonjëherë ju duhet të paguani një çmim të lartë, madje se edhe vetë jeta .

    Anton Luli vdiq më 9 mars 1998 në rezidencën e Jezusit në Romë.

    HE MO ENVERISTI AMORAL AURON TARE CFARE MUND T’I SHTOSH SHKRIMIT TE INTELEKTUALIT?

    Reply to this comment
  10. KOZi March 26, 10:51

    Nuk kuptoj as artikujshkruesit as juve comentues ! Pater Lek Luli eshte antifashist qe me 7 prill 1939. Eshte internuar ne Itali dhe pas lirimit ka dale ne male.Ka qene ne Frontin Nac-Clirimtar por jo si komunist por si Zogist. Fronti Nac-Clirimtar u krijua ne Peze me 16 shtator 1942 mbi bazen e bashkepunimit mes komunisteve dhe zogisteve.Me krijimin e Partise Legalitetit Pater Leke Luli u zgjodh Sekretar i OKLL.Pas mosmarrveshtjeve mes zogisteve dhe komunisteve eshte e njohur qe me 7 dhjetor 1943 eshte bere takimi i fundit ku nga ana e komunisteve ishin Enver Hoxha,Ymer Dishnica,Nako Spiro ,Fetah Ekmekciu ndersa nga ana e zogisteve Abaz Kupi,Pater Lek Luli, Jahja Caci e Shefqet Ndroqi dhe nuk u ra dakort per vashdimin e luftes bashkerisht.Pater Leke Luli publikisht jo tinezisht propogandonte qe komunizmi nuk i pershtatet Shqiptarve…..Eshte histori e gjate por edhe ate dite qe e vrane partizanet e batalionit Perlat Rexhepi ai sapo kishte shoqeruar rreth 10 oficere Anglez………tung

    Reply to this comment
  11. LEK DUKAGJINI... March 26, 11:25

    …Karemahmutet, karahelenet dhe karasllavet, si jashteqitje e koleres turko-greko-sllave, per 50 vjet u maskuan si karakomuniste…Nuk kishte si te ndodhte ndryshe (dhe vazhdon…), keto fekale, nepermjet kryesisht perfaqesuesve te tyre fetare, i sherbyen ne menyren me te neveritshme 500 turkut, 50 vjet sllavo-komunizmit, ..dhe sot jane prape aty ne pritje te dull-benevrekeve apo te janull-sllaveve…Kisha Katolike , u persekutu, u perndoq (me shpate dhe kuran), deri ne temel…Kishat Katolike, u kthyen ne qenefe turko-mongole dhe çerdhe gjarperinjsh greke, kjo kryesisht ne jug…Ndersa ne veri dhe veri-lindje (M ZI, Kosove, Maqedoni), u kthyen ne manastire-hale sllave…Prandaj, o komentaruce te neveritshem, çdo pushtues tjeter perveç kesaj kolere, shihej si drite shprese per shqiptaret..!!!.Pushtuesit nazi-fashiste…i kane mbetur historise nga njera ane, …kurse nga ana tjeter ,keta “pushtues”, nuk kane asnje pretendim territori apo gjaku…perkundrazi ata jane mbrojtesit tane…!!! Shikoni anen tjeter te medaljes, o mjerane…Turku, te quan “vella gjaku”, dhe po mundohet me çdo çmim te na mbaje brenda benevrekeve e larg EUROPES…Greko-sllavet, kane pretendime territoriale…dhe fetare,…Ka ardhur koha ,ta pranoni te VERTETEN,….”Ajo do ju beje te lire…” dhe do ndjeheni krenare per origjinen tuaj…!!!

    Reply to this comment
  12. Jimi March 26, 12:35

    Zavalli Demo, i mjeri Demo!
    Demua kishte nje gomar te cale,
    pa kapister, pa samar.
    I mjeri Demo, zavalli Demo!
    Demua ishte kapardisur……

    Reply to this comment
  13. ARBEN Camaj March 26, 14:11

    patër luli ishte kundër bashkëpunimit që bënë në kurriz të trojeve shqiptare (që i ngelën padrejtësisht jugosllavise) udheheqësit e partizanëve shqiptarë me ata jugosllavë.
    duke u hequr me papë se papa, pa bërë një analizë të thelluar, duke futur në të njëjtin thes tradhëtarët dhe patriotët, me këtë shkrim, tarja gërmoi vetëm për të gjetur qenin e ngordhur… të manipulimit të së vërtetës, duke ngjizur një të vërtetë (fotos me armë) me rrenat e rradhës… një llogjikë e tillë e stilit xoxe-hazbiu-shehu-berisha nuk i shërben pajtimit kombëtar, dhe krijimit të nje shqipërie te fortë e të papëçarë.

    Reply to this comment
  14. Hasan Sjima March 26, 15:55

    Auron Tare eshte nje mashtrues ordiner dhe nje studiues analfabet. Pyeteni cfare arsimi ka. Hasani historian dhe arkeolog.

    Reply to this comment
  15. demo March 26, 18:21

    cfare reaksoni more karabush! Reaksioni,Inflamacioni,
    ishit ju Morrat e Kuq,qe zbritet nga stanet ju vervitet bashke me serbo-malazezet ,malsorve shqiptare per t`i kthyer nen roberine sllave.Priftat katolike te malsise kane qene nder shekuj simbol i mbajtjes gjalle te Identitetit arberor ne ato vise te lakmuara nga sllavet grabitqare.Kleriket katolike kane qene te shkolluar dhe te kulturuar.;Pengese e pakapercyeshme e depertimit sllav ne trojet arbnore.Ne Lidhjen e Prizrenit malsoret e Kelmendit i mori me vete pater Gjoni,si kendon Gjergj Fishta.Enver Hoxha,i rekrutuar nga dy malazes ne sherbim te expansionit serb mbi tokat shqiptare,dy paranoja nuk ju ndane deri ne fund te jetes.`1-Urrejtja per fisniket shqiptare qe mundesuan Pavaresine e shtetit shqiptar dhe2- urrejtja per kleriket katolike..Pas kongresit te Permetit,kur ushtria gjermane po terhiqej nge Greqia rejt Gjermanise ,mercenaret sllavokomuniste me ne krye enver hoxhen bene mobilizimin e pergjithshem te popullsise,te armatosur nga Anglezet,per te pushtuar veriun antisllav dhe Kosoven.Ishte ky qellimi i misionit te dy misionareve malazes miladin popovic dhe dushan mugosha qe ne veren e vitit 1941 zbarkuan ne Tirane per te gjetur ndonje vemje antishqiptare qe do ta shembte nga brenda Lisin e Shqipnise Ethnike.Nuk u munduan shume,kur ne hotel Bristol,i dergoi Kristo Themelko(korieri i kantrabandes se duhanit).Aty gjeten doren e pare Enver Hoxhen dhe Esat Dishnicen.Dy muaj kohe i paten te thyrnin planin se si do te futej enver hoxha ne folene e komunisteve,per te plotesuar numrin tek dhe te ballanconte shumicen orthodhokse.

    Reply to this comment
  16. info analitike March 26, 18:31

    Shiko shiko Auroni qe paska bere pyetje “provokuese” ne Shkollen e Bashkuar! Po normal qe druheshin mesuesit o Auron se e dinin mire i biri i kujt ishe. Akuzon Kastriot Dervishin si “pseudohistorian” se ka publikuar nje status pro Pader Lulit! Po zotrote cfare kredencialesh prej “historiani” ke? Ky reagim i yti me shume se nje beteje “historianesh” me duket donkishoteske e ndoshta fsheh dhe antipati e inate personale. Kastriot Dervishi publikon dokumente te cilat cjerrin perden e genjeshtrave te propagandes enveriste e ndoshta kjo nuk e ben te pelqyeshem ne syte e nostalgjikeve.

    Reply to this comment
  17. WHY ? March 26, 21:09

    Zoti Auron me duket se vuan nga semundja e ‘PROTAGONIZMIT” dhe nuk te rrrihet pa qene ne qender te vemendjes:
    .
    Me dukesh shume “leshko” jo vetem ti por dhe shumica e ketyre komentuesve vullnetare pro komunista antikomunista dhe neofashsta ne forumin e Dites qe jane bere si Japonezet e Perandorit ne Filipine ku edhe pse ishte viti 1974 ato vazhdonin luften e dyte boterore….
    .
    .Kjo qe ngre Tarja eshte PMV (pambarimisht e vogel) ne krahesim me ‘vaki; te pabesueshme dhe me lejoni nje krahesim;
    .
    Dekorimi i diversanteve dhe terroristeve
    NGA BUJAR SALI NISHAN KARAOSMANI
    para dy vjetesh ishte nje mut i madh qe shqiptaret i vune vetes qofte te majtet qofte te djathtet ..
    .
    Nuk eshte sekret te thuhet qe amerikanet e Tares ishin me Enverin kunder Xhaferrit (deves) deri ne 1945…..dhe pas ketij viti amerikanet e Auronit u bene me Xhaferrin kunder Enverit qe vazhdon dhe sot….
    .
    Pikerisht ketu eshte dhe gabimi i shtetit amerikan se ato dipllomate qe erdhen ne 1991 nuk duhet te vinin si clirimtare me xhaferr devat ..zogjt e burgajetit dhe diversantet e mynihit..ATO duhet te vinin si pajtues midis paleve dhe te shikonin per investime me ndonje plan mini-marshall
    .
    .Pse shteti amerikan ka gabuar nga 1991 e deri me sot me politiken xhaferrdeviste makartiste dhe salielezbiberishte & lulbashiste ??
    %%%%%%%%%%%%%%

    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane.
    .
    Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
    Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

    Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës..
    .
    Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.
    Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Por “sekreti” i xhaferr deves qendron ne faktin se ai ne vend te dorzohej nga autoritetet amerikane si kriminel lufte dhe te gjykohej ne shqiperi sipas konventave nderkombetare,perkundrazi u inkuadrua ne veprime terroriste -diversioniste kunder shtetit shqiptar
    Enciklopedia e figurave politike e pershkruan keshtu Xhafer deven

    In 1956, he immigrated to the United States and briefly lived in New York and Boston.
    In 1960, he moved to Calaveras County, California, and worked as an assistant supervisor at the mailing department of Stanford University in Palo Alto until his retirement in 1972.
    In his years in exile, Deva played an active role in organizing anti-Communist resistance. He died on 25 May 1978, aged 74.
    Files released after his death showed that Deva was one of 743 suspected fascist war criminals recruited by the Central Intelligence Agency (CIA) during the Cold War.
    Konkluzion:
    Eshte krim kunder njerzimit nga kushdoqofte qe per te luftuar gjasme komunizmin te ringjallen dhe te reabilitohen figura te urryera te fashizmit..

    Reply to this comment
  18. kampaçurreta March 26, 21:53

    Shkolla te jep mundesine per te mesuar,te tregon rrugen si munde te fitohet kultura,por prifti me arme vetem prift nuk munde te jete,dhe e njejta per hoxhen apo klerike te tjere,ne se posedon nje mjet qe vret vetem klerik nuk munde te jete, po te armatosesh duhet te parashikosh se edhe munde te vritesh, ne lufte te gjithe nisen per te fituar pamvarsishte se nje pjese i lene kockat rruges. Sa per kete priftin ai i paska bere ca vite burg por edhe munde te vritej me qe ka qene i armatosur dhe ne krah te pushtueseve,por kurr ai me pushke ne krah prift nuk eshte. Tarja me Dervishin e dervishe te tjere qe shkruajn munde ti kercellojne dhembet si te duan por ketu Enveri paska pas te drejte.

    Reply to this comment
    • KOZi March 27, 01:59

      Jeni jashte teme ! Pater Luli eshte internuar nga fashistet dhe eshte vrare ne korrik 1944 nga komunistet. Ka qene antifashist dhe jo ne krah te pushtuesve. Nuk ka qene me komunistet ….lexo mire…..tung

      Reply to this comment
  19. LEK DUKAGJINI... March 27, 14:18

    …Komentaruce, ne krize te rende identiteti, pa identitet apo me identitet te dyzuar…L2B, i perket historise me gjithe drite-hijet e saj…!!! Te renet duhet te nderohen perjetesisht…! Regjimi 50-vjeçar, ishte vazhdimesi e koleres 500-vjeçare turke ne zhberjen e identitetit te ketij kombi-milet…!!! Kjo vazhdimesi eshte ulur kembekryq ne keta 28 vjet…Shqiperia aderon ne gropen e zeze islamike..!!!.Ketu ndertohen varret e pushtuesve greke..!!!.SRB-ja, eshte pjese e axhendes ruso-sllave…!!! Shqiptari, ngado qe shkon ne bote, ndjehet i nenvleresuar dhe i neveritur….Perse ndodh kjo o njerez te vegjel ???!!! A ja beni vetes kete pyetje, o urrejtes te vlerave perendimore ???!!! Pergjigja, qe juve nuk u pelqen, eshte…Jemi me “SHENJE”…Jemi me “shenje”, si komb, si politike, si kulture…!!! Dhe pa hequr kete “shenje”, prapa deres se EUROPES do qendrojme, inferiore, urrejtes dhe te neveritur…!!!!!..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*