“Arka me armë”

Nga At Zef Pllumi September 21, 2014 23:55

“Arka me armë”

At Pal Dodaj lindi në vitin 1880 në Janjevë të Kosovës prej nji familjeje shqiptare. Studimet e para i bani në Kolegjën Françeskane në Troshan e Shkodër. Studimet e nalta në Itali dhe Austri. Kje njeri i dijtun e i shetitun. Pat nji karakter shumë të qetë. Dukej si i fjetun, por kishte nji mpreftësi mendjeje si pak kush. Dashunia e madhe që kishte për Atdheun, dishiri i flaktë për t’i dhanë nji zhvillim të gjithanshem këtij populli të mbrapamhetun, e bani që në rininë e tij të parë të bahej jo vetëm nji adhurues i Fishtës, por edhe bashkëpuntori ma i ngushtë i tij. Mund të themi pa dyshim se edhe kur Fishta, me vrullin e tij të papërmbajtun në mbrojtjen e të drejtave të Fesë dhe Atdheut, mund krijonte situata të vështira me kundërshtarët politikë, ishte vetëm Pater Pali ai, që me ngadalësinë e tij karakteristike, me ngulmimin e tij të palëkundshëm, me dashamirësinë e nji miku, herë tue lëshue, herë tue kërkue, vetëm ai, Pater Pali mbërrinte, ma shpejt se sa mund parashifej, që t’i rregullonte çashtjet në atë mënyrë që të mos këputeshin, por të shkojshin përpara. Ky kishte krijue jo vetëm njoftuni, por edhe miqësi personale me të gjithë njerëzit e të gjitha rrymave politike që n’ato kohë qarkullojshin në popullin tonë.

Përsa i përket miqësisë me Mbretin Zog tregohet se kur ushtritë austro-ungare hinë në Shqipni në vitin 1916, kishin ndërmend që t’internojshin Ahmet Zogun si nip i Esad Pashë Toptanit, kundershtarit të tyne. Atëherë e ama i dërgon fjalë Pater Palit, që aso kohe ishte superjor në Kuvendin Françeskan të Rrubikut, që t’i a shpëtonte djalin e vetëm. Pater Pali menjiherë niset per Rurgajet. Aty njifet me djalin e ri; e sheh se ishte i zgjuet dhe i shkathët, prandej duhej ba çmos për ta shpëtue. E merr me vedi deri në Bazë e Pëshkash. Aty ishte frati tjetër Pater Bona Nikaj. E veshin si frat, për t’i shpëtue informatorëve të Austrisë, dhe kështu të tre së bashku bajnë rrugën deri në Rrubik. Pater Pali e mbajti Ahmet Zogun porsi t’ishte nji student, dhe nderkaq zhvilloi bisedime me ta, dhe ua mbushi mendjen se ishte ma mirë për të dyja palët që ta dërgojshin për studime në Austri se sa të internuem.

Me ndërmjetësinë e Pater Palit Ahmet Zogu shkoi në nji kolegj ushtarak në Austri për studime, dhe kështu fill mbas mbarimit të Luftës së Parë Botnore ai u gjet i pregatitun, si nji ndër ma të mirët për të marrë pjesë në jetën politike të vendit, e që mbërrijti kulmin e Iavdisë së tij në vitin 1928 kur u shpall Mbret i Shqiptarëve. Në episodin e vitit 1925 të Pater Palit gjindej nji ankesë kso dore: “Kurr nuk e kam besue se kështia do të ma shpërblente ai, të cilit i kam shpëtue jetën!” Në fiiltim të vitit 1925 Pater Pali bani pak ditë burg, sepse u lirue me ndërhymjen energjike të nanës së Zogut, por i takoi me kalue disa muej mërgimi në Itali. Ma vonë Pater Pali i rregulloi shpejt pozitat në oborrin mbretnor, ku shumëkush e kqyrte me zilf, cmirë ose inat. Megjithkëta Pater Pali nuk i shfrytëzoi kurrë pozitat e përmirësueme as për dam të ndokuj, as në përfitim vetjak, por vetëm për të mirën e Shqipnisë dhe kombit.

Gjatë studimeve të teologjisë Pater Palin e kam pasë profesor të së Drejtës Kanonike dhe të Moralit. Aso kohe kishte funksionin e sekretarit të Provinçës Françeskane. Ishte në moshën rreth 65-vjeçare, mjaft i lodhun fizikisht, ndërsa mendjen e kishte pipzë. Nji ndër detyrat e tija ishte edhe mbajtja e arkivit.

Arkivi i Provincialatit Françeskan ishte nji visar i paçmushem i Atdheut tonë. Fillonte që nga viti 1415, kur Kustodija Françeskane e Shqipnisë shkëputej nga ajo e Raguzës (Dubrovnikut), dhe vazhdonte, me disa ndërpremje, deri ndër ditët tona. Sigurisht që nji pjesë e madhe e këtij materiali pak kuj do t’i interesonte, ndërsa nji pjesë tjetër mjaft e konsiderueshme kishte vlera të jashtëzakonshme për historinë e popullit tonë, sidomos relacionet, kronikat e ditarët apor edhe dorëshkrimet e njanit apo tjetrit.

Pater Pali aso kohe ishte në nji moshë që nuk mund e përballonte punën e randë që kërkonte arkivi. N’anën tjetër ato ditë ishin tepër të vështira jo vetëm për njerëzit, por aq ma shumë për arkivat, bibliotekat, muzeumet e çdo gja tjetër që mund i shërbente kulturës. Kujtoni brigadat partizane të cilat kërkojshin me hi në çdo vrimë e skutë, dhe gjithçka shifshin u dukej vepër fashiste, balliste o reaksionare, dhe me supozime fantastike bajshin akuza imagjinare nga të cilat njerëzit burgoseshin o pushkatoheshin si pa gja të keq, bilë me krenarinë se po i shërbejnë popullit e partisë,

Pater Pali kishte nji preokupacion të madh se si mund shpëtohej ky arkiv nga vandalët e shek. XX. Si njeri i regjun i diplomacisë ai e shifte se komunizmi në Shqipni nuk ishte nji lëvizje nacionale, nji çashtje e mbrendshme e popullit, porse ishte rrjedhojë e nji diplomacie të paskrupullt që sakrifikonte gjysën e Europës, mjaft që t’i siguronte lirinë e mirëqenien gjysës tjetër. Pater Pali nuk i shifte të numrueme ditët e komunizmit në Shqipm’, sikursë mendojshin shumë tjerë. Ai ishte i bindun se ramja e tij kërkonte shumë e shumë vite. Nganjiherë më thonte: “Duhet të mendojmë edhe për mundësinë e nji epoke tjetër që do të thirret ‘epoka e komunizmit'”.

Këtu filloi edhe puna për mshefjen e Arkivit Françeskan. Kërkohej nji punë tepër e randë e seleksionuese e zhvillueme ndër kushte sekrete. Shkrimet ishin nga ma të vjetrat të shekujve të kaluem, me stile të ndryshme: lypej eksperiencë për leximin e kuptimin e tyne. Për çka di un, ndoshta un ishem bashkëpuntori nr. l i tij ndër ato momente, si për seleksjonimin, ashtu edhe për mshefjen për të cilën ai nuk dinte kurrgja ekzakte. Gjatë punës kuptova se kishte edhe ndonji tjetër ndihmës, për te cilin un nuk kishem dijeni. Në të vërtetë bashkë me Pater Palin un punojshem vetëm natën, mbasi të gjithë tjerët bijshin me fjetë. Kishim dyshime të bazueme se ndonji nga studentat tonë kishin hi në lidhje me Sigurimin e Shtetit.

Gjatë seleksionimit për kohët e reja Pater Pali ishte ai vetë nji arkiv i vërtetë: truni i tij mbante mend edhe letrat ma të voglat të shkrueme prej iksit o ypsilonit, dhe ishte në dijeni të plotë të gjithë çashtjes. Megjithkëta ai tashma ishte i plakun; kohëve t’ardhshme do t’u flitshin vetëm ato copa letrash.

Nji natë pruni nji valixhe plot me korrespondencën e tij personale, dhe që deri atëherë nuk kishte ba pjesë në arkiv. Nji leterkëmbim i çuditshem. Të gjithë personat që kishin dhanë kontributin e vet pozitiv ose negativ për çashtjen e indipendencës ngjalleshin aty, Kishem kurjozitetin e pamasë që t’i lexoj të gjitha, ndërsa ai më bërtiste: Mos humb kohë! I di un kush janë. E vërtetë Pater Pali i dinte, por dojshem me i dijtë edhe un. Ma të madhen përshtypje ndër ato letra e kam pasë prej atyne të Esad Pashë Toptanit me Pater Palin. Letra me të vërtetë të çuditshme. Figura e errtë e njollosun, e poshtër, ajo që mësohej ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë, që paraqitej në të gjithë shtypin kombëtar, e përshkrueme ndër të gjitha tekstet e historisë të kohëve të reja të Shqipnisë, aty shifëj në nji dritë tjetër dhe të jepte përshtypjen se djalli nuk asht aq i zi siç e pikturojnë. Në të vërtetë un aty formova bindjen se historia nuk asht gjithmonë ajo që shkruhet e mësohet. E vërteta rrin e ndryme ndër kasaforta arkivale me shumë çelësa sekrete: nji ndër këta çelësa sekretë ishte edhe Pater Pali, përsa i përket kohës në të cilën jetoi. Shpeshherë un i bajshim ndonji pyetje naive ose provokuese për këto çashtje, dhe ai më përgjegjej: “Fra Zef’, politika asht politikë! Të gjithë ujqit, çakajtë, qenët, dhelpnat etj. janë në nji mendje që të mbytet cjapi, por ngatërrohen mandej mes vedit se kush ta hajë, kush të marrë copën ma të majme. Përfitimi e lavdia zakonisht i mbeten dikuj tjetër.”

Më kanë mbetë të nguluna në tru dhe shpesh i kujtoj e pves gjithnji për disa dokumenta tepër të randësishëm për kulturën e historinë tonë. Flas për nji libër të Akademisë së Voskopojës, inicialet e kapitujve ishin të lulëzueme me miniatura dhe në fund të iibrit gjindej nji Qalor disa faqesh greqisht-shqip. Po ashtu kujtoj nji kronikë të shkrueme italisht prej P. Erasmo da Banjo, ose ma mirë nji lloj ditari deri ditën që iku prej këtij vendi kur la edhe amanetin e fundit. Ky P. Erasmo ishte nji dalmatin, ardhë në Shqipni’ si frat misionar, mc famulli në Hot, por kje nji rastësi e mrekullueshme. Falë aftësive të tija personale si mjek, e bani që të jetë konstruktori i vërtetë i Pashallekut te Shkodrës, dhe i të parit bashkëpunim historik ndërmjet muslimanëve e kristianëve për me krijue nji shtet të pamvarun shqiptar. Nuk e di a do të më lejojë koha që së paku ta përshkruej përmbledhtas këtë ngjarje fantastike të lexueme në ditarin e shkruem prej dorës së tij.

Po kthejinë te punimet e arkivës. Gjatë atyne netëve arkivin e ndame në tri pjesë: 1) ajo ma e parandësishmja, që do të rrinte sa për dukë ndër raftat e arkivit; 2) Ajo që përfshinte çashtje të Urdhnit dhe të Kishës; 3) ata dokumenta që kishin të bajnë me historinë, ekonominë, marrëdhanjet, kronikat, o ditarët, regjistrat demografikë e tregtarë, si edhe të gjitha dorëshkrimet e veprave të shkrueme prej autorëve të ndryshëm që njifen e nuk njifen. Dorëshkrimet përgjithësisht i sistemuem ndër valixhe metalike ose arka municioni që ishin shumë të përshtatshme kundra lagshtisë. Kështu vendosëm dorëshkrimet e P. Shtjefen Gjeçovit, P. Ambroz Marlaskajt, D. Pjeter Zarishtit etj., të cilat i mshefanë nji ndër trapazanat e Kuvendit. të Gjuhadolit. Ndër dy kashuj drunit të mëdhaj vendosëm dokumentat e Urdhnit e të Kishës, si edhe ato që ishin të randësishme për historinë tonë kombëtare.

Edhe tash shpesh i rikujtoj ato net të shkreta, plot msheftësie lodhje, sidomos për moshën e thyeme të Pater Palit. Në të shumtën e rasteve ai binte me ijetë rreth orës katër të mëngjesit, dhe mandej e merrte gjumi e dremitej gjithë ditën. Tjerët e shifshin e qesheshin, dikush edhe mund thonte se duhet të ketë pi ndonji gotë, sepse kurrkuj nuk i shkonte nëpër mend për ato përpjekje vigane që ai bante për me ruejtë ata çka mund pshtohej në përmbytjen e përgjithshme të kulturës shqiptare. Po të njajtat përpjekje bante edhe drejtori i “Hyllit të Dritës”, P. Gjon Shllaku me arkivin historik të “Hyllit”. Këtu kishte nji pasuni të pamasë dokumentash të Rilindjes Kombëtare, bashkë me shkrimet, letrat, kujtimet e dorëshkrimet e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Imzot Doçit, Luigj Bumçit e shumë burrave të tjerë të Atdheut. Mbaj mend mirë se kur nji natë hapëm epistolarin e Luigj Gurakuqit, për me i ba seleksionimin, ai tha: Shif, djalë, sonte jemi tue zhdeshë nji të dekun!

Si përfundim, të gjitha këto, së bashku me dy kashuj të mëdhaj plot me dokumentat e arkivit i murosëm në pjesën e njaj dhome. Pater Pali gjatë jetës së vet kishte mbajtë gjithmonë ditare. Por tash, tue pa se njerëzit akuzoheshin mjaft që t’u dihej emni, katër ditarët e viteve të fundit m’i dha me i mshefë. Un ata i shtina në valixhet ku ishin dorëshkrimet e P. Shtjefën Gjeçovit.

Me të gjitha përpjekjet që bamë punët nuk na shkuen mirë. Pater Gjon Shllakun e arrestuen në mbarim të janarit dhe e pushkatuen me 4 mars 1946, ndërsa Pater Palin e arrestuen në 8 nandor 1946. Me 14 nandor të po atij viti kje rrethue e izolue Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit, rrethim që zgjati pothuej nji muej. Nëpër Kuvend siellej nji skuadër ekspertash të vandalizmit. Në Seksionin e Sigurimit të Shtetit, me terrorizmin ma të madh, hetuesia u bante pyetje të gjithë fretënve. Pater Palit i kishin kërkue ata katër ditarët e fundit që mungojshin. Kur më ballafaquen me atë, të cilin e kishin kthye në gjysënjeri, ai më tha: “Fra Zcf, dorëzoji katër ditarët që t’i kam dhanë”. Un nuk kishcm si me i dorëzuc, mbasi do të delshin cdhe të tjerat, prandej iu përgjegja: “Ditarët që m’i ke dhanë nji herë, un t’i kam kthye përsëri mbasi mbaroi kontrolli; kush e di ku i kc harrue”. Atëherë ai më tha: “Djalë, a e shef si jam?… në daç me më pshtue dorëzoji!…”

Katilave iu ndritën sytë prej gëzimit. 1 shoqnuem prej tyne m’u desht me i çue te ai trapazani ku në dy valixhe metalike kishem mshefë dorëshkrimet e Pater Gjeçovit. Prej andej nxora katër ditarët e Pater Palit dhe i dorëzova. N’e nesret oficerat e Sigurimit prunë Gegë Marubin dhe më fotografuen me ato dy valixhe atje n’atë trapazan. Që me atë ças mbrenda Kuvendit filloi nji valë e rë vandalizmit. Nuk mbet mur pa u thye e drrasë dyshemje pa u çue. Arkivi u gjet i plotë.jovetëm ndër ata dy kashujt drrase, por edhe ndër të gjitha valixhet metalike e arkat e fishekëve ku i kishim mshefë. Po ashtu na u desht me dorëzue edhe atë pjesën ma të çmueshmen të Muzcut të At Gjeçovit. E vetmja gja që mbet e paprekun ishte dhoma-muzë e Fishtës me të gjitha dorëshkrimet e tija. I kishim lanë aty të paprekuna, tue mendue se ndoshta mund i respektojshin. Nuk kje ashtu.

Oficerat e Sigurimit krekoseshin si triumfatorë mbi atë plaçkë lufte. Erdhën edhe disa specialista jugosllavë me kamera filmit e xhiruen si deshtën vetë. Shpërthyen edhe dhomën e At Fishtës e filluen të gjitha shkrimet së bashku me i hjedhë ne nji kamionçinë, e cila bani rrugën disa herë prej Kuvendit Françeskan e në nji drejtim të panjoftun për ne. Bajtja e tyne u ba në nji mënyrë aq barbare sa profesori i vjeter i historisë, Pater Marin Sirdani, nuk mund u durue pa i thanë oficerit përgjegjës: “Mos i trajtoni kështu këto letra se janë tepër të çmueshme për historinë tonë kombëtare, e cila nuk mund shkruhet pa dokumenta!” Por oficeri me krenari iu përgjegj: “Mos u ban marak hiç, Pater Marin se historinë e shkruejmë neve dhe nuk kemi nevojë për këto paçavure!” Nji profeci e vërtetë. Kjo ishte parathania e saktë e të gjitha historive që do të shkruheshin gjatë këtyne viteve.

Ndër ato dite shtypi partiak dha lajmin e bujshëm se në Kuvendin Françeskan ishin gjetë shumë armë për me pregatitë përmbysjen e pushtetit popullor me dhunë. Ato fotot e dokumentave u botuen sikur t’ishin municione, ndërsa nji dhome tjetër u ba ekspozitë e të gjitha armëve, me atë histori që tashma dihet prej gjithkuj. Por qysh atëherë e deri sot pothuej më ka mbetë nji si mulla në mendjen e në zemrën time, se si nuk u gjet në atë kohë kurrnji njeri me dhanë ndihmen e vet për me pshtue nji visar kaq të çmueshëm! Nji pjesë e atyne oficerave që muerën pjesë në këtë aksion nuk ishin njerëz të pashkollë: ndonji prej tyne jo vetëm se kishte marrë maturën, por edhe kishin fillue studimet në ndonji nga universitetet e Europës. Si ishte e mundun që në këtë popull nuk u gjet kurrnji trim që të shtrijë dorën për të shpëtue kulturën, por të gjithë o aq të trullosun, o aq idiotë, o aq servilë e frikacakë? Un mendoj se ndoshta nji ndër shkaqet kryesore asht edhe kjo që e ka ba me vuejtë kaq gjatë popullin tonë. Vetëm kjo më mundon e më ban të pyes veten gjithnji: si do të jetë e nesërmja e këtij kombi? A thue ndoshta ndër foletë e blindueme të geneve të këtij populli të mjerë janë shartue të gjitha vetitë destruktive e barbare të orjentit e oksidentit dhe vetëm na, vetëm na posaçe gjithkuj në Europë, do të ecim symbyllas o të verbët!

Me datën 14 dhetor 1946 edhe mue më vunë prangat. Kuvendi Françeskan u kthye nga nji vend paqje, mirësie, lutjesh e qandër kulture në nji ferr të vërtetë, ku çdo ditë njerëzit vdisshin prej torturave ma të mnershme, pa kurrnji faj; ose edhe mund e kishin nji – se kishin dashunue popullin shqiptar. Të gjithë ishim të lidhun ndër pranga, kambësh e duersh, veçmas ose me tjerët. Shpesh herë më nxiershin për pastrimin e banjove të katërqind vetave. Na mund e konsiderojshim edhe si nji privilegj, sepse rrijshim ndonji orë të lirë nga prangat. Ndërsa për komandën partizane ishte nji lloj torture e poshtnimi, sepse puna jo vetëm se ishte e randë, por edhe shumë e papërshtatshme. Nganjiherë më jepej rasa me pastrue edhe dhomat e atyne që ishin destinue me vdekë ose ishin sakatue aq shumë prej torturave sa nuk mund i bajshin shërbim vedit.

Nji rast i tillë më solli te dhoma e Pater Palit. Kur gardjani hapi drynin te dera duel nji vajzë e re dhe më mori fshesën. U bana shumë kurjoz. Msheftas e pyeta:

–    Kush je?

–    Drita Kosturi.

Drita Kosturi për mue ishte nji emën kreijt i panjoftun. A thue mund ishte ajo ndonji spiune e provokatore për t’i nxjerrë sekretet të shkretit Pater Pal? Kur u ktheva në qelinë time, ku ishem i lidhun dorë për dorë e kambë për kambe me fratelin jezuit Gjon Pantalinë, u vuna menjiherë në takim rae dhomën përbri ku ishte i vetëm Gac Çuni. Ndërmjet drrasave të dyshemes dhe perdes së murit, me bishtin e lugës së drujtë kishim çilë nji vrimë sa me kalue nji kokërr ulli, që mund i ofrojshim si ndihmë ekonomike shoqishojt. Por ajo vrimë ishte edhe telefoni ynë sekret. Ai më pyeste për të gjitha të rejat ose mizerjet që më kishte rastisë me pa gjatë orëve të pastrimit. E pyeta me ngut:

–    Kush asht Drita Kosturi?

Ai e përsëriti pyetjen time, por me çudi të madhe shtoi:

–    Pse, edhe atë e paskan shti në burg?

–   E njef ti?

–    Jo, jo, nuk e njof, por me të ndigjueme: ajo ishte e fejuemja e Qemal Stafës. Si mund jetë ajo në burg? Ndoshta mund jetë ndonji tjetër që ka të njajtin emën: këtu s’merret vesht kurrgja!

E me të vërtetë kurrgja nuk merrej vesht e nuk kuptohej, pse po kësaj burije i frynte edhe shoku im i prangave, Fratel Gjoni, i cili mund konsiderohej njeriu ma i përplasun me jetën, njoftësi ma i mirë i karaktereve dhe i punëve të kësaj toke të ngatërrueme.

Mbas disa muejsh ndodhi që un gjindesha kojshi me dhomën ku ishte Pater Pali. Në këtë rast ai ishte i vetëm. Ato vrimat sekrete ndërmjet dyshemes dhe murit, të çiluna me bishta të lugëve të drujta, për ne të burgosunit nuk ishin ma sekrete se i dijshim të gjithë. Sinjali se folësi i anës tjetër nuk ishte polici, o provokatori ishte ajo perplasja e prangave të duerve për drrasa.

–    Pater Pal. je vetëm?

–    Tash po.

–    Kush ishte ajoDrita Kosturi?

–    Për mue nji engjull i dërguem prej Zotit për me më ngushllue.

–    A nuk ke dyshime në te?

–    Dyshime? Çfarë dyshimesh?! Ajo asht nji vajzë e ditun, idealiste e vërtetë, që mendon vetëm për të mirën e popullit.

–    Ajo ishte e fejuemja e Qemal Stafës, komuniste.

–    Komuniste po, por me atë ideal të sinqertë që karakterizon rininë. Mos i gjyko njerëzit ashtu. Kjo asht nji amazonë që lufton kundra çdo tiranije, prandej edhe kundra tiranisë komuniste.

–    Atëherë përse e kanë prue te ti?

–    Shif, – më tha, – ti nuk din gja. Gjatë torturave të hetuesisë un nuk mujta me durue ma. Nuk ishte puna vetëm per veten time, kërkojshin ma tepër që të marr në qafë të tjerët. Në nji moment disprimi, un humba gjykimin, jam çmendë dhe u hodha për dritarje e poshtë. Kam humbë ndjenjat dhe mbasi më kanë ardhë un nuk mundshem me lëvizë, diçka kam thye. Atëherë më kanë pru këtë vajzë që ka studiue në Itali si farmaciste. Më ka shërbye jo si t’ishem baba i saj, por sikur t’ishem per te nji femijë i vogel. Sakrificat e saj për mue kurrë nuk do t’i harroj dhe po të porosis se në kjoftë se vjen ndonjiherë dita e lirisë, ajo duhet konsiderue si mike e Urdhnit Françeskan.

Mbas pak ditësh Pater Pali duel në gjyq; dënimi me vdekje i kje shndërrue në burgim të përjetshem. Vdiq në burg me 5 shtator 1951.

 

*Marrë nga Histori kurrë e shkrueme

Nga At Zef Pllumi September 21, 2014 23:55
Komento

39 Komente

  1. nastradini September 21, 12:21

    LEXOJE O EDI RAMA KETE SHKRIM QE TE FSHISH NGA FAQJA E DHEUT PIRAMIDEN E ANTIKRISHTIT ENVER HOXHA NE MES TE BULEVARDIT NE TIRANE DHE TE MOS HEDHESH ME BADIAVA LEKAT E POPULLIT PER TE FESTUAR 29 NENTORIN E ZI QE SOLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET SHQYPTARE.

    Lexoje kete shkrim o Edi Rama qe t’i therrasesh trunit te Artistit dhe te mos imitosh si papagall Like Floririn qe kerkon te ktheje Kohen e Qepes te Enver Hoxhes dhe te LANC-it te tij kriminal qe masakroi ushtaret angleze ne kanalin e Korfuzit me mina jugosllave, me urdher nga Moska dhe Beogradi servil komunist.

    Lexoje kete shkrim o Edi Rama qe te besh zap ministrat e tu debila enveriste, te cilet shkojne dhe bejne homazhe tek lapidaret komuniste me fotografine e enverit ne dore dhe me grushtin bolshevik te ngritur larte per te ndeshkuar ARMIKUN e Kllases,

    Lexoje kete shkrim o Edi Rama para se t’i kerkosh Botes integrimin e Shqypnise ne BE-ne Demokratike dhe Antikomuniste, qe te mos na tregoje Bota ne shqyptareve si majmune xhungle me bisht nga prapa, sepse politika kombetare do te paraqitet si mesalla me dy faqe duke urdheruar per te rishkruar historine e vendit tone me Spiunet e Sigurimit te Shtetit si Paskal Milo dhe Pellumb Xhufi.

    Lexoje kete shkrim io Edi Rama ateisti qe nga njera ane fton Atin e Shenjte, Papen e Vatikanit ne Tirane dhe mbush bulevardin me fotografite e Martireve te Kishes dhe nga ana tjeter mban Enver Hoxhen si HERO te popullit dhe nuk lejon prishjen e Piramides se tij Famekeqe si nje simboll i gjalle i parodise MORALE qe po luhet me popullin shqyptar 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit.

    Lexoje kete shkrim o Edi Rama qe te me ne fund t’i kerkosh falje popullit shqyptar per krimet monstruoze te Komunizmit, Enverizmit Sadist dhe Partise se Tij te Punes, ashtu sic i premtove Botes ne Gjermani para Merkelit.

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur September 21, 12:40

      O Nastradin
      Nuk ka lidhje Edi Rama me kete qe thua ti.
      Qe mos lodhem me ty po i bie shkurt
      Papa erdhi ne Tirane kur kryeminister eshte “bllokmeni” Edvin Kristaq Rama
      Nuk erdhi kur kryeminister ishte “demokrati” Sali Berisha
      E pra, zotri i nderum, e merr vesh mire boll ti se ke konsideron bota komunist dhe ke konsideron demokrat te vertete ne Shqiperi.
      Te tjerat jane pallavra Vicidoli

      Reply to this comment
      • nastradini September 21, 12:58

        Papa Gjon Pali i Vatikanit nuk nderoi Sali Ateist Komunistin me ardhjen e tij vite me pare, por besimtaret e devotshem shqyptare, sic nuk e nderon Papa Francesku i Vatikanit tani Edvin Ateist Enveristin, i cili nuk e di se kur pershendet Atin e Shenjte ne token Amtare i puthet dora ne radhe te pare, nderkohe qe Edvin Ateist Kryeministri pa arsim dhe shkolle i rahu krahet Papa Franceskut, njesoj sic i ngushelloi Sali Berishen per Gerdecin kur i tha: “Te roni vete!” Prandaj ketu pyetja eshte me thelbesore se ajo qe shtron ti ne repliken per nastradinin me dualizmin komunist Sali-Edvin dhe kjo pyetja pret pergjigje qe prej vitit 1946 kur Enver Hoxha masakroi intelektualet shqyptare me vrasje dhe pushkatime gjakatare, nder ta edhe franceskanet e Kishes Katolike sic i perkuan At Zef Pllumi ne ket shkrim trondites. Pyetja pra qe duhet t’i pergjigjet Edvini sot eshte mjaft thelbesore dhe ajo duhet te marre nje pergjigje adekuate nga politika jone kombetare ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon te bahet antare e BE-se Demokratike dhe Antimomuniste:

        DERI KUR VATANI DO TE DREJTOHET NGA FANATIKE KOMUNISTE PA SHKOLLE DHE PA MORAL?

        Reply to this comment
        • babo September 21, 13:24

          Sepse injorantet leckamane qe e moren pushtetin ne 44` nuk e leshojne, shiko i ke bijte, nipcet e derivatet e tyre ne qeveri dhe si hiopkrite qe jane dalin e presin papan te cilin e kane share per 55 vjet…….

          Reply to this comment
          • populli September 21, 13:28

            o babo, prape ti more djale
            Po ik ore thith pak sperme beogradi andej nga fejsbuku i plakut kurve

          • babo September 21, 13:48

            Bijte e rraca e komunisteve vijne nga sperma e Beogradit se ata kishit miq gjate luftes e pas clirimit.Po ti dukesh qe je kelysh komunisti se po te djeg

          • babo September 21, 13:50

            Ja, ju erdhi Vatikani ne shtepi, po i lepini bythen Papes, pse nuk dilni e te protestoni o kelyshet e lafarakeve te byrose politike ?

          • babo September 21, 14:02

            Hajt se aq e patet ju rreckamanet nga 44 deri ne 91, dhe shyqyr ne u shua fara e komunisteve rjepacake njehere e pergjithmone. prap ne fis do shkoni, sic keni qene : hyzmeqare e barkun bosh….

          • Islami prej Vaqari...... September 21, 15:26

            O popull i dhjere,kjo eshte mese e vertete qente e komunizmit e ke akoma ne detyra e ne pushtet,zagaret qe vrane dikur martiret,ishin ne pritje te papes,cfare tmeri,dhe ti o njeri cyrik duhet te jeshe mbetje komunisto staliniste or gjytyrim.

          • gorezi . d September 21, 15:33

            E para 44 qeverisev ata me shkolle ? Ha ha ha .Tetille idjote si ti; babo I mbajne ne pushtet idjotet.

        • tani September 21, 16:35

          I ngaterrove zorret o nastradin
          shkoll kan sa te dush po vetem se jan hajdut
          po masterin e hajdutit e ka ky sal derisha te tjeret duken diletant

          Reply to this comment
          • nastradini September 21, 17:02

            Sali Berisha ka MASTERIN qe ka mbrojtur ne Sigurimin e Shtetit, Fatos Nano kishte MASTERIN e pijanecit dhe te kumarxhiut profesionist, Enver Hoxha nuk kishte asnje shkolle dhe dipllome ne xhep, prandaj i meshoi komunizmit stalinist sepse kjo ideollogji i bente debilet dhe dallkauket BOSA qe komandonin popuj dhe kombe sik gjela te fryre maje plehut. Per Edi Ramen kam degjuar qe ka nje dipllome bojaxhiu ne xhep dhe me tej nuk di gje fare.

    • kolonel September 21, 17:15

      Ik more buce serbo-maloke qe urren popullin tate per fanatizem extremist. Shqiptare fe ka shqiptarin ndersa bucet e ndrrojne fene simbas interest, katolik, saudit, apo muzhik slave si puna jote. Ai Enver rrota te pakte nderoje shqiptarin te tjerave nuk u beri dallim, I shkaterroje te gjitha, po ama beri shtet shqiptare qe veladonet e zinj nuk e bene kurre por lepine bythen e Zogut, italianeve dhe austriakve.

      Reply to this comment
  2. Agim Hamit September 21, 12:37

    Kjo video trego shume qarte pse Enveri priste dhe vriste si i donte qefi http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  3. zani September 21, 13:45

    Bijte e komunisteve te pyesin eterit e tyre se ku jane varret e klerikeve te pushkatuar

    Po Nexhmija nuk po del te japi ndonje interviste ?????

    Reply to this comment
  4. babo September 21, 14:10

    Komunistet nuk kerkuan kurre falje per masakrat e tyre, kjo tregon se sa njerez finik ne shpirt ishin…..cfare pret nga injorantet leckamane…….

    Reply to this comment
  5. Mark uk September 21, 14:38

    apozitar i sfilitur: Papa eshte i njeriu ma me ndikim ne planet.Dihet se cdo kryeminister kur shkon per vizite shterore ne nje vend tjeter eshte normale te ftoj personalitetin ma te lart te ati vendi.Pra nuk eshte merita as Berishes kur Papa Vojtila vizitojShqiperin as Rames per Papa Franceskun per viziten qe beri. Vizata e pare ishte se vendi kishte dale nga izolimi i diktarures komuniste te pa fe qe ndaloj me kushtetut te gjitha besimet.Kurse vizita e dyte ishte per naltesimin e 40 martirve qe u persekutuan dhe u pushkatuan nga bisha komuniste e Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
  6. illi September 21, 15:37

    40 martire te regjimit qe papa e quajti thjesht ‘ateist’? Po Papa Kristo Negovanin, dhe ate regjimi ateist e vrau? Se dhe fotografia e tij qendron e varur ne bulevard. Duket qe ti, only british ‘uk’, ke mesu shkrim e knim ne shtetin ateist, pas nje analfabetizmi te disa brezave ne familje. Ne bulevard jane varur fotografite e klerikeve te vrare qe nga 1912 ( pavaresisht nga veprimtaria e tyre politike, ne dobi apo dem te atdheut). Ups, just a tipp, fetaret s’duhet te merren me politike…

    Reply to this comment
    • Ilir September 21, 22:19

      O shoku ai nuk eshte Negovani por PAPAS JOSIF PAPAMIHALI meshtar katolik i ritit bizantin i vrare ne 1946

      Reply to this comment
  7. Dardan September 21, 16:20

    Njeriu nuk mund te rroje i qete ne kete llum hipokrizije dhe shpifjesh te pafundme!

    Reply to this comment
  8. haki jaupi September 21, 17:38

    krimet qe ka bere kisha katolike nuk i ka bere as hitleri me stalinin dhe enverin bashke , me perjashtim te sales

    Reply to this comment
  9. Preza September 21, 17:53

    Tregimet e At Zef Pellumbit jane tregime personale te tij. Jane tregimet e nje njeriu qe vuajti nga regjimi te cilin u edukua qe te mos e donte, dhe ta luftonte me te gjitha mundesite e tij, sa te ishte gjalle. Arma e fundit kunder rregjimit, ishte pikerisht libri i botuar prej tij “Rrno per me tregue”. Kuptohet tregimi eshte jo asnjeanes, jo i ftohte, dhe jo i sakte e i drejte shpesh here.
    Nje pyetje per tregimin e mesiperm. Ku i gjeti Kuvendi Françeskan arkat e armeve ne te cilat u “futen” librat e letrat e kuvendit. Duhet te degjojme edhe anen tjeter qe i fotografoi e i nxorri ne foto prifterinjte me armet e fshehura.
    Eshte nje fakt i pamohueshem qe kleriket shqipetare, por sidomos kleri katolik, gjate luftes u lidh me pushtuesit italian e me pas, me pushtuesit gjermane. Nje nga drejtuesit me te spikatur te ketij komuniteti Pater Anton Arapi, u be minister i qeverise kuislinge shqipetare ne kohen e pushtimit gjerman. Eshte fakt qe kleri katolik harroi detyren e tij para zotit dhe njerezve dhe u bashkua e ndihmoi me te gjitha forcat reaksionin me te zi, gjate luftes e pas saj. Ndihmoi bandat e diversanteve dhe u morr me politike, ne nje kohe qe kisha dhe feja duhet te rrije jashte politikes.
    Populli i shtypur, i varfer e i harruar ne grykat e maleve, kishte zgjedhen e bajraktarit, te priftit e te plugut qe terhiqej nga kafshet.
    Tregimet e At Zef Pellumbit me gjithe vitet e burgut ( duhet te dime perse eshte denuar Zef Pellumbi ) nuk jane te sakta e shpesh te paverteta.
    Eshte e vertete se vala popullore kunder fese, mori perpara edhe klerike te pafajshem, por duhet te ndajme ata qe bene krime kunder popullit, ata qe i sherbyen pushtuesit, ata qe i sherbyen bandave kriminale e diversanteve, dhe atyre qe ishin te pafajshem. Duke thene te verteten. Dhe jo duke i futur te gjithe ne nje thes si “martire”.
    Martiret veç dhe Tradhetaret e Bashkepunetoret veç.
    E kemi zakon qe per te qene konformist Tradhetaret po i bejme heronj, dhe heronjte e vertete po i shkelim me kembe.
    Ky konformizem na ka dhuruar ne fund te bulevardit, hipur ne nje piedestal, nje nga tradhetaret e vjedhesit e vendit te tij. Vendosja e tij ne piedestal eshte shembulli me i qarte i reaksionit dhe revanshit te tradhetareve te ketij vendi ndaj atyre qe me gjak e sakrifica te panumurta çliruan vendin dhe e ndertuan ate nga e para.
    Por eshte edhe nje perpjekje per ti rehabilituar tradhetaret duke falsifikuar historine.
    Tani ka dale teza: Ata ishin antikomuniste. Antikomunizmi nuk do te thote se nuk je profashist. Pastroni njehere profashizmin, pastroni vrasjet, tradhetite, spiunimin, rreshtimin tuaj me fashizmin e nazizmin.
    Antikapitalistet dhe antikomunistet u bashkuan dhe formuan frontin antifashist, kunder jush dhe fituan.
    Nuk ka At Zef Pullumb medioker e i pavertete qe ju riparon.
    Historia eshte shkruar dhe njerezit duhet ta thone hapur ate.
    Perulje dhe respekt i thelle per te gjithe ata klerike qe i qendruan drejte detyres, zotit e njerezve, dhe qe kane vuajtur dhe me vuajtjen e tyre jane shembull per te gjithe ne.

    Reply to this comment
    • nastradini September 21, 21:02

      Mbase e ke fjalen per tradhetarin Enver Hoxha qe spiunoi Qemal Stafen tek fashistet nga shtepia e kunatit te vet kryefashist dhe kuisling Bahri Omari dhe me keto spiunime morri pushtetin ne Shqypni pa patur asnje dipllome te hajrit ne xhep dhe pa mbaruar asnje shkolle intelektuale. Vrasjet e tij sadiste Enver Hoxha i vazhdoi me tej duke masakruar intelektualet dhe me pas edhe Kleriket e Kishes se Shenjte, sepse donte qe t’i bente shqyptaret si skllever dru me pre qe t’i bindeshin vetem Partise se Punes per ta bere Vatasnin si nje CIFLIG te vet personal.

      Reply to this comment
    • beni September 22, 08:07

      Ne nje demokraci, duhet ti pranojm te gjithe edhe komunistet edhe fashistet, nacionalistet, ballistet, te gjelberit, demokratet e shum e shum parti te tjera qe do tekrijohen ne kete demokraci! Te gjitha keto parti do te lakmojn qe te perfitojn nga buxheti i shtetit, dhe shteti nga djersa e qytetarve te tij! A nuk u duket se gjith ky polarizim i politikes sjell varferin ekstreme ne ket vend dhe shum pak stabilitet!

      Reply to this comment
    • info analitike September 22, 08:58

      Preza,

      Meqe nuk te pelqekan deshmite e Ate Zef Pllumit, ja cfare tha ne gjyq Pjerin Kcira :
      “Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret… Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E. Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm!”.

      Per me teper mund te lexosh ketu: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=73109

      Sic do ta shohesh aty ke deshmi nga njerez te ndryshem.
      Ne fakt ke te drejte se tradhetaret dhe vellavrasesit i nderuam per gjysem shekulli.

      Reply to this comment
  10. Niko September 21, 18:08

    Tashti po vriten diten me diell babo po vriten si korrja e mistrit kurr nuk eshte fushat shpetuam nga shiu ram ne bresher Ku eshte ndryshimi nga komunizmi ne shkerdhatokraci kete nuk po e marrim vesh Ne komunizem ishte diktatura ne emer te popullit ndersa tashti o jeten o kuleten plus korrupsini krriminaliteti prostitusioni dhe varferis eksreme dhe varret qe kapin shifra kolosale nen moshen 25 vjet thiri asjaj qe eke me dy vidha mangut dhe nxir konkluzion

    Reply to this comment
  11. Kuislingu September 21, 20:12

    Kryeministri Norvegjez Kuisling bashkepunoi me pushtuesit Naziste-gjermane gjate luftes dyte boterore.Mbas kapitullimit pa Kushte te gjermanise naziste,ish kryeministri Kuisling u nxorr para gjyqit te Mbreterise Norvegjeze dhe u denua me VDEKJE.Qe atehere te gjithe ata qe kishin bashkepunuar me kriminelet Nazi-gjermane,quheshin Kuislinge ,pra Tradhetare.

    Reply to this comment
    • nastradini September 21, 20:50

      Mesiguri e ke fjalen per Enver Hoxhen qe jetoi si veshka mes dhjamit ne vilen e Kuislingut Bahri Omari qe e kishte kunat te vet nga 1941 deri ne 1944 bashke me nexmijen e tij. Nga kjo vile fashistes enver Hoxha thurri plet per te marre pushtetin me spiunime makaber jo vetem te kundershtareve te vet politike por edhe shoket e vet debila komuniste duke filluar me Qemal Stafen per te mbaruar me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.

      Reply to this comment
  12. arta September 21, 21:10

    Të lumtë pena Preza e ju më pas. Kjo është e vërteta, historia sado të shkruhet nga këta të sotmit nuk errësojnë dot kontributin e heronjve të këtij vëndi.
    Ata 40 martirët i kish nxjerrë nga arkivi Nevila, ajo që mori valixhen me fletë arkivi dhe i coi diku në Francë, për një veprim të tillë në një vënd perendimor do dënoheshe…a mund të themi se ka objektivitet këtu? edhe në shkrimet e këtij Pëllumbit, le që duhet të hapim fjalor shqip-shqip për ta kuptuar.

    Reply to this comment
  13. artur September 21, 21:13

    Vetem per faktin qe ndihmoi Ahmet Zogun,ky klerik meritonte shkisherimin.Dhimmbsuria per vuajtjet e Zef Pellumbit me bjerret kur ve re se ai flet me superlativa per shakaxhiun e perparimit

    Reply to this comment
  14. artur September 21, 21:19

    Mos harroni o njerez se edhe vete Vatikani flirtoi me fashistet dhe ky eshte nje fakt i njohur historik.

    Reply to this comment
  15. artur September 21, 21:34

    Per pak harrova se Zef Pellumbi,qe glorifikoi kryetradhetarin Ahmet Zogu,nuk suporti dot kryeqelbesiren Sali Berisha.

    Reply to this comment
  16. Lleshi September 21, 21:45

    A vjen ere Shqiperia sot ? Sigurisht , jane gojet e Nastradinit , Babos e Zef Pellumbit qe ia kane dhene kete ere !
    Keta jane antishqiptare te pandreqshem ! Dheee sic thote nje fjale e urte e popullit “gungaçin vetem varri e drejton !” Pra te tille do te mbeten deri atje ………

    Reply to this comment
    • Ilir September 21, 22:17

      Ik mor plehre komuniste

      Reply to this comment
      • Lleshi September 22, 09:30

        Sigurisht , shqipfoles si ty kane qene shekuj dhe mijevjecare armiqte reale te vete Zotit dhe Kombit te Zotit , shqiptareve !
        Jane viruset si puna jote qe e semuren dhe shkaterruan kete Komb ! Por mos te genjeje mendja nuk do t’ia arrini ! Me injorancen dhe obskurantizmin tuaj , jeni te denuar te deshtoni !
        Erresira qe ju mbillni , do t’ia leje vendin Drites (te Drejtes , ne gjuhen shqipe) !
        Kot nuk ka thene Nostradamusi ne 1400 -ten se :”Kombi shqiptar po te rezistoje deri ne vitin 2000 , do t’i mesoje Botes se si drejtohej ajo ne kohen e Lavdise se Tij ”
        apo
        Leibnitz : “Po te doni te mesoni historine e njerezimit qe perpara Krishtit dhe shkencat e asaj kohe , duhet te mesoni shqip !”

        Shume gjak i keni derdhur Kombit te Drites , por fundin e keni te sigurte !
        Te meshiroj !

        Reply to this comment
  17. labinot September 22, 02:07

    Cfare i kerkoni Edi Rames llogari per komunizmin.?!

    Reply to this comment
  18. Preza September 22, 17:26

    @Info analitike

    Me ke rekomanduar te lexoj nje artikull, duke vene edhe linkun aty. Per respekt te komunikimit e lexova artikullin.
    Por qe ne fillim, mendova se do te te kete shpetuar pa e kapur nje detaj i rendesishem. Ndryshe nuk ka se si te me rekomandoje ta lexoja shkrimin e Pjeter Pepes.

    Pas kesaj, nuk ka me vlere, no koment.

    Reply to this comment
    • info analitike September 23, 01:25

      Shkrimin e ka shkruar Pjeter Pepa por dokumentet i kane shfletuar edhe te tjere. Kam pershtypjen se paragjykimi te ben te mos pranosh as fakte e deshmi te sjella nga persona te ndryshem. Historine e Pjerin Kcires e njohin mire te gjithe shkodranet e vjeter.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*