“Ata bënë historinë dhe historia i zhduku”

April 11, 2019 15:05

“Ata bënë historinë dhe historia i zhduku”

Historia e njerëzimit ka njohur personalitete me ndikim tëjashtëzakonshëm  për kohën kur jetuan dhe vendin që ajo u dha. Ata shkruan hitori dhe mbetën në kujtesë jo vetëm për arritjet.

E kemi fjalën për 10 vrasjet më të mistershme të historisë.

Arkiduka Franc Ferdinanti i Austrisë – Vrasja e tij dhe e gruas së tij në vitin 1914 në Sarajevë, ndërroi tërësisht situatën politike të asaj kohe, që rezultoi me fillimin e luftës së dytë botërore. Franc Fredinanti u vra nga nacionalisti serb Gavrillo Princip, i cili ishte pjesë e organizatës sekrete serbe e quajtur “Dora e Zezë”.

John Lennon – Anëtari i grupit të njohur muzikor The Beatles, i cili inspiroi shumë nga fansat e tij. Madje shumë prej tyre konsideronin se Lennon i inspiron ata më shumë se Krishti. Ai u vra në vitin 1980 në apartamentin e tij.

Martin Luther King Junior – I njohur ndryshe si udhëheqësi historik i zezakëve të Amerikës, i cili  të gjithë jetën e tij ia kushtoi kauzës për të drejtat e zezakëve. Ishte edhe mjeshtër i fjalimeve, ku ndër fjalimet e tij më të njohura është ai i protestës masive në Uashington, “Unë e kam një ëndërr”, ku ndër tjera thoshte se “Unë kam një ëndërr, ku fëmijët e mi nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit”. Ai u vra më 4 Prill, 1968, gjatë kohës sa qëndronte në ballkonin e dhomës së hotelit.

John F. Kennedy – Presidenti amerikan, u vra më 21 nëntor të vitit 1963 në shtetin e Teksasit nga një snajper. Ishte i njohur për idetë e tij kundër ndarjes racore në SHBA. Ai promovonte idenë se fëmijët e bardhë dhe zezakë duhet të mësojnë së bashku në një klasë. Vdekja e tij është përcjellë me shumë teori konspirative.

Abraham Lincoln – Udhëheqësi i Amerikës gjatë luftës civile, Abraham Lincoln konsiderohet edhe si baba i kombit amerikan. Më 14 Prill, 1865, në Uashington gjatë kohës sa po e shikonte një dramë në teatër, aktori John Ëillks Booth, iu afrua nga mbrapa dhe e qëlloi në kokë. Presidenti vdiq ditën e nesërme, dhe nuk arriti që ta shohë përfundimin e luftës civile, të cilën shumë e dëshiroi.

Jul Cezari – Ndoshta vrasja më e famshme e historisë, e cila u shkrua edhe nga Shekpsiri. Vdekja e Cezarit mbahet mend edhe si një ngjarje e rëndësishme politike në historinë e Perandorisë Romake, por edhe një dramë shumë e njohur teatrore. Pasi Cezari u shpall diktator për jetë nga senati i Romës, disa nga senatorët e kundërshtuan këtë vendim, duke u frikësuar se Cezari do t’ia merrte pushtetin atyre. Cezari u vra nga therja me thikë e disa prej njerëzve më të afërt të tij.

Mahatma Gandi – E kaloi tërë jetën e tij si simbol i paqes, por vdiq si viktimë e dhunës. Gandi e udhëhoqi Indinë drejt pavarësisë nga Britania e Madhe, duke përdorur taktika jo të dhunshme në vend të një revolucioni. Pa marrë parasysh suksesit të tij disa njerëz e kundërshtuan qasjen e tij paqësore, dhe e kundërshtuan atë sidomos sa i përket idesë së tij për pavarësinë e Pakistanit. Kjo ndikoi që Gandi të vritej nga nacionalistët indianë në vitin 1948. Madje edhe sot politikat e tij paqësore vlerësohen shumë jo vetëm në Indi por edhe në botë.

Filipi i Dytë i Maqedonisë – Njeriu i njohur si personi që e shpiku idenë politike “përçaj dhe sundo”. Ai ishte një udhëheqës i suksesshëm i Maqedonisë antike. Filipi u vra gjatë dasmës së martesës së vajzës së tij gjatë vitit 336BC. Ai për një moment u la i pambrojtur, dhe në atë moment u vra nga njëri prej truprojat e tij. Filipi i Dytë është babi i Aleksandrit të Madh, i cili e morri fronin pas vrasjes së babait të tij, dhe krijoji një ndër Perandoritë më të mëdha të njerëzimit.

Malkom X – Luftoi për të drejta civile, dhe gjatë jetës së tij ka pasur shumë kërcënime me vrasje. Ai u vra nga tre persona teksa po fliste në qytetin e Mannhattan në vitin 1967. Ai konsiderohet si njëri ndër personat më të rëndësishëm sa i përket luftimit për të drejtat civile. Shumë persona e përshkruanin atë si militant.

Benazir Bhutto – Figurë politike e njohur në Pakistan, e cila në fakt konsiderohej personi i duhur për kryeministre, si femra e parë që do ta drejtonte vendin me shumicë myslimane. Ajo kandidoi për kryeministre të vendit në vitin 2007 dhe gjatë fushatës së saj, edhe pse kishte jelek antiplumb, ajo u vra nga një breshëri plumbash drejt makinës së saj. Organizata terroriste Al-Qaeda në atë kohë pati marrë përgjegjësi për sulmin.

e.t./dita

April 11, 2019 15:05
Komento

9 Komente

  1. Maelga April 11, 17:19

    “…udheheqesi historik i zezakeve te Amerikes” ?!!!!!
    Mesoni te shpreheni, mesoni te shkruani.
    C’jane mor keto terma perbuzes ne median zyrtare?
    “Zezak” thote! Sikur po flet me rrugacet e lagjes.

    Reply to this comment
  2. unknow soldier April 12, 04:00

    eshte gafe e pafaleshme qe Malkom X ngaterrohet me Martin Luter King ne fotografi

    ju lutem ose rregullojeni ose hiqeni kete faqe

    (dashamir anonim)

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi April 13, 12:44

      Te njejten gje e vura re edhe une tek foto e Malkom-X dhe, vetvetiu cdo kush besoj, edhe tek foto me poshte e Martin Luter Kingut. Mirpo DITA i ka te perhershme keto lapsuse, jo nga gabime teknike, por nga njohurite e redaktorve te saj!

      Reply to this comment
  3. ABC April 12, 11:53

    Shprehja -PERCA E SUNDO- nuk eshte e Filipit te II te ,Maqedonise por thenie latine DIVIDE ET IMPERA.Te lutem lexo pak me shume,se nuk mjafton dija qe ke.

    Reply to this comment
  4. Artur April 12, 22:54

    BC? Ore gazetar kopjac, nuk e ke bere lenden e gjuhes shqip ne shkolle? Po lenden e historise e ke bere more tutkun? Ke lexuar ndonje here vitin xyz bc?

    Reply to this comment
  5. Demokrati April 13, 09:47

    Pse autori i ketij shkimi dhe kryeredaktori na i tregojne keto histori ne prag te protestes se opozites?. Mos po bejne thirrje qe te ndodhe dhe ne Shqiperi nje histori e tille?.Me hapur nuk mund te shprehet nje gazette antidemokratike.

    Reply to this comment
  6. Fredi April 14, 10:20

    Kane ngaterruar Malkolm × me Martin Luter King.Makolm × ishte lideri i vertete i te zinjve ne Usa,kurse Martin Luter King ishte nje marionete ne duart e te bardheve qe e perdoren sipas ineresit te tyre dhe pastaj e vrane.E shpiken per te percare te zinjte nga frika se po i bashkoheshin Malkom × dhe atehere do te gjendeshin ne veshtiresi.

    Reply to this comment
  7. PIRDHSESHFRYHESH April 18, 14:10

    titull idiot..perkthim shkel e shko e foto te ngaterruara(john lennon nuk ishte ne apartament ishte duke hyre ne pallat, malcolmx-m.l.king .etj)…pastaj ke nga keta ka zhdukur historia??? akoma jane ne histori…i zhduku fama qe kishin? as kjo nuk qendron…shkurt muhabeti na mbyten debilat …ne histori

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin