“Ata ikën, luftuan, protestuan dhe u kthyen në pikën që ishin”

January 14, 2020 22:31

“Ata ikën, luftuan, protestuan dhe u kthyen në pikën që ishin”

Opinionisti andi bushati thotë se ajo që bëri opozita sot është qesharake.

“Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe” – shkruan si dhe shton:

“As PD-ja as aleatët e saj nuk kanë marrë asnjë gjë që nuk e kishin para mesit të shkurtit 2018, kur vendosën të digjnin mandatet.

Pra nëse nuk do të ndërmerrte rugën radikale, që e çoi më pas edhe në bojkotimin e zgjedhjeve të qershorit, opozita do të kishte vendin e luanit për reformën zgjedhore, ajo në asnjë mënyrë nuk mund të miratohej pa të dhe Oerdi dhe Vasili do të uleshin krejt natyrshëm përballë Damianit.  

Pra thënë shkurt, sot PD dhe LSI fituan me shumë mund atë që e dorëzuan me moskokçarje një vit më parë. Ata ikën, luftuan, protestuan dhe u kthyen në pikën që ishin.

Prandaj kur sheh këtë trajektore natyrshëm të lind pyetja? A i vlente kjo skarificë për kaq gjë? A ia vlenin molotovët, gazi lotësjellës, thirrjet se nuk ka zgjedhje me Ramën, humbja e qyteteve të mëdha, lënia e qindra njerëzve pa punë, vetëm për ti bërë disa retushime një sistemi që mbetet gjithësesi i kalbur? 

Ku mbetën përbetimet për republikën e re, ato për përmbysjen e rregullave të lojës, zotimet për t’i dhënë më shumë peshë votës së qytetarëve, qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë për ato lokale, qoftë për presidentin nga populli apo për rivitalizimin e referendumeve?

Natyrisht, duke ngritur këto pyetje nuk nënkuptohet automatikisht që opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë në rrugë dhe mos i thotë “PO” asnjë marëveshjeje. Të gjithë janë të bindur se një ditë ajo ishte e dënuar që të bëhej pjesë e një zgjidhjeje. 

Por, të pranosh që pas të gjithë atyre sakrificave të qytetarëve të thjeshtë dhe romantizmit inspirues të liderëve, të ulesh në tryezë për një pazar kaq të vogël, duket qesharake.

Sado e thellë qoftë, reforma zgjedhore mbetet, në fund të fundit, një arrnim i thjeshtë. Dhe po të mendosh se Rama ishte i detyruar t’a miratonte atë, si pasojë e presionit ndërkombëtar dhe kushteve të Bundestagut, ajo as nuk duhet të zinte vend midis kushteve për negociata të opozitës.

I gjithë kalvari një vjeçar do ia kishte vlejtur po të përfundonte me një rishikim total të kushtetutës së ndryshuar në 2008, me një transformim të sistemit zgjedhor pa kryetarë partish të gjithëpushtetshëm, me deputetë që ligjërisht janë më të fortë dhe më të pavaruar, me një president më përfaqësues të vullnetit të përgjithshëm të shqiptarëve.

Por, shitja kaq lirë, – thjeshtë më uljen në tryezën e reformës zgjedhore- e kauzës radikale dymbëdhjetë mujore, i ngjan më shumë një pendese të vonuar për angazhimin në këtë rrugë. Ajo lexohet si një epsh i pakontrolluar për t’u ribërë pjesë e sistemit. 

Pikërisht këtë duket sikur konfirmon edhe nxitimi për të përfunduar, deri në mars, kuadrin ligjor, që do të lejojë më pas zgjedhje të parakohëshme.

Ato zgjedhje, që me sa duket Basha mezi i ka pritur, sepse, si të gjithë, e di që edhe po nuk i siguruan dot vendin e parë, të dytin e ka përherë të garantuar”.

 

d.a. / dita

January 14, 2020 22:31
Komento

4 Komente

  1. Kris 1 January 14, 22:47

    Opozita ngelet e perkushtuar per mbrojtjen e atdheut.Perballe rrezikut te madh qe i kanoset kushtetutes atdheut dhe popullit me ndryshimin e sistemit elektoral ajo bashkoi armet me armikun rilindas.
    Kur themi atdheu kuptojme Saliu,iliri ,ramuti dhe gjitdhe tufa e derrave qe u rrezikohet tepsia

    Reply to this comment
    • Saleh Berisha: January 14, 23:20

      Ata ikën, luftuan, protestuan dhe u kthyen në pikën që ishin…
      Kjo provon edhe nje here qe bota eshte e rrumbullaket!
      Dhe kete e vertetuam ne dhemokratet.

      Reply to this comment
  2. Zgalem January 15, 00:34

    Kjo marrveshje ishte ne favor te Bashes dhe shokeve te tij te partive fantazme . Ata do vijojne te konfirmohen ne opozite , nje pune komode dhe me autoritet . I veshur dhe ngjeshur , si mos me mire . Pa e vrare mndjen , per asgje . Fol ca fjale ketu , ca atje . shaj Qeverrine dhe vijo muhabetet ne zyrat komode te SHQUPIt. Duke qene pa asnje obligim , kur te doje dhe sa te doje , merr avionin , per Hollande , ku e pret shtepia komode e Wefes . Keshtu dhe aleatet , do te jene te paret ne liste dhe e kane te sigurte deputetin . kane ato privilegje si dhe Luli : Ha e pi e tund peshqire . Nje gazetare e pyeti Mediun : Pse ekziston P. Republikane ? Ky lloj kryetari , nuk dinte c’te thoshte . te tille kryetar partckash , nuk gjen ne asnje vend te botes . Marrin votat e demokrateve te thjeshte , per t’u shpallur deputete te perjetshem . Keta gjithnje “votohen “dhe nuk ja dine kujt per nder . karakteristiken me te goditur te Bashes , e beri sot Z. Topalli , qe e botuan te tera gazetat sot . Te humbur mbeten elektorati PD . Kur u shkon marrezia , s’ka c’u duhet mencuria . Zgalem

    Reply to this comment
  3. Per te miren e popullit luftojne me molotov dhe plackitje January 15, 08:38

    Nipi hysniut i preu furnizimin me molotov

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*