“Ata kanë kontratë të heshtur për rotacionin e pushtetit mes tyre”

July 11, 2019 16:24

“Ata kanë kontratë të heshtur për rotacionin e pushtetit mes tyre”

Grupimet politike kanë kontratë të heshtur – do të thoja në përgjigje të pyetjeve tuaja “A është kjo e vërtetë?” dhe “A është Shqipëria gati”.

Krejt e vërteta është se kjo politikë 30-vjeçare është tejet e konsumuar dhe zhgënjyese.

30 vjet nuk janë pak që të provojnë se qeveritë dhe pushteti që ka prodhuar kjo politikë pak dhe aspak kanë qenë në interes te popullit. Ndërhyrja në Kushtetutë në vitin 2008 nga Berisha dhe Rama tregojnë qartë për një “kontratë të heshtur” mes grupimeve politike për përjetësimin e pushtetit mes tyre.

Kemi 30 vjet me thirrjen “E duam Shqipërinë si Europa” ashtu si ne komunizëm me parullën e “mbështetjes në forcat tona”. 30 vjet! Kjo tregon qartë që me këtë politikë e cila ka si qellim pushtetin dhe pasurinë, Europa është shume larg.

Prandaj mendoj që largimi sa më parë i këtij spektri politik nuk është thjeshtë një dëshirë e njërit apo tjetrit, por është një problem i shtruar për zgjidhje, është domosdoshmëri absolute për shpëtimin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Fran Menga

 

July 11, 2019 16:24
Komento

3 Komente

  1. enter"" July 11, 20:28

    Akoma ju me keto teori idiote?
    Deri dje u kapet si anija ne port pas Lulit se shpresuat se do te rrezonte qeverine.
    Sot qe PD nuk ekziston me dhe Edi Rama tregoi se shte 100 vite perpara ne mentalitet se kermat e tjera thoni qe paska marreveshje per pushtet.

    Ah mjere ju qe jeni kaq injorante

    Reply to this comment
  2. Adih July 11, 23:19

    Zoti Fran Prena ,Pake e sakt e shume konciz . I ke thene te gjitha .Bravo keni me se te drejte .Nuk ju njoh , por keni nje falenderim dhe rrespekt te madh nga ana e ime .
    Edhe nje here ju faleminderit , per shkrimin brilant tuain ..

    Reply to this comment
  3. Zgalem July 14, 01:43

    Mjafton te permendim legalizimin e pronave , qe te krijohet ideja , se e coroditur ka qene kjo klase politike . Marveshjet per dorezimin e pushtetit , per efekt te rotacionit politik , eshte tradheti . Ai quhet rotacion , per rotacion , jo rotacion per ndryshim . Vota e sovranit eshte e pa gabushme . Ajo e vendos qeverrisjen , pa medyshje . Zgalem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*