Ata këndonin Marsejezën…

August 3, 2017 13:00

Ata këndonin Marsejezën…

Kristaq Laka

Veteranët e Luftës më 20 korrik festuan 60-vjetorin e krijimit te organizatës së tyre. Edhe pse përditë rrallohen, numri i tyre shtohet në një formë tjetër vitale, shtohet me pasardhës veteranësh. Në këtë festë jubilare gjithsesi ata kujtuan shumë gjëra, po mbi të gjitha Luftën. Shokët që u mbetën në duar që lanë gjakun në male a lëndina dhe morën me vete plumba a cifla të mortajave, pa e parë lirinë. Kujtuan shokët që kanë ikur nëpër vite.. Lufta, në filozofinë e tyre, merr trajta legjendare. Ata shkuan në mal e zbritën nga malet me lirinë, me zjarrminë për të siguruar bukën e fëmijëve, për të mos lejuar edhe një centimetër tokë nga toka e Atdheut ta gllabëronin kuçedrat e lakmisë. Gjaku është ende aty i patharë, edhe malet e shkëmbinjtë i kanë shenjat e plumbave të lirisë, edhe toka nuk i ka tretur plumbat. Ata revoltohen me të drejtë se shenjat e trajektoret e plumbave duan t’i devijojnë sot, ata që pushkën ua kthyen vëllezërve partizanë se u bashkuan me ata që shkelën tokën tonë e sot thonë mirë bëmë, e ç’na sollën këta partizanë! Baltosja e Luftës së tyre i revolton veteranët se bashkëpunëtorët e nazifashizmit duan ta lenë këtë vend pa atë pjesë të historisë, pra edhe pa veteranë. Një komb pa veteranë është si një vend pa të shkuar, një vend me histori të ngrënë. Asnjë veteran nuk duhet harruar, asnjë se secili ka vendin e vet në pemën e lirisë. Në këtë shkrim po sjellim episode nga jeta e tre veteranëve të ndarë nga jeta.

Dyrri në “Episode me dritë”  

Para disa vitesh, u promovua një libër krejt interesant që i kushtohet jetës të një veterani, një njeriu te thjeshte, modest e modern njëkohësisht, i cili ka punuar korrektor i gazetës “Zëri i rinisë” dhe korrekt në jetë. Libri “Episode me dritë” ishte i veçante. Shkruajnë 33 autore, 33 miq e shokë, mbresa e kujtime për Dyrr Këlliçin ide e realizim i gazetarit Xhevdet Shehu. Dhe në atë promovim folën plot shokë e miq të Dyrrit, për këtë veteran, për këtë qytetar kryeqytetas, që humorin e buzagazjen i kishte profesion qytetari, komplementin bazament qytetarie, mirësinë medaljon te shpirtit dhe qytetarisë tiranase. Folën pjesëtarë të familjes së madhe tiranase të Këlliçëve, Bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Për herë të parë e dëgjova se Dyrri ka qenë luftëtar i lirisë.. Sa i thjeshte e i fshehte paske qene, O Dyrr! Si nuk tha njëherë ky Dyrri, se i përkiste atij brezi te antifashisteve të Luftës së Dyte Botërore. Ky Dyrr, antifashisti i orëve të para, që 12 vjeç ka marrë pjesë në demonstrata, paska qenë një nga guerrilasit e rrezikshëm me shokët e tij Lym Ketën e Adnand Qatipi, qe ne qershor te vitit 1943 shkoi bashke me shokun dhe komshiun e tij Lym Keta, legjenda e guerrilasve, partizan ne çetën e Dajtit dhe me vonë në Brigadën III-S, në Arbanë. Kishte ecur me këmbë nga Priska deri në Ballaxhias të Arbanës, ku formohej brigada. Dhe kishte luftuar ky Dyrr Këlliçi, si trimat, kundër nazifashtëve. Por Dyrri 16 vjeçar sëmuret rëndë duke luftuar dhe e kthejnë në Tiranë pranë familjes të shërohej… E kthyen nga fronti, por s’e kthyen dot nga rruga e nisur dhe luftoi brenda ne Tiranë deri me 17 Nëntor sa ajo u çlirua.

Në atë libër ndihet respekti per njeriun jo te jashtëzakonshëm, por qe e jashtëzakonshmja qëndronte te thjeshtësia. Nëse do të flisja edhe unë ja, ç’do të tregoja.  Gazeta “Puna” e “Zëri i rinisë” ndihmonin shpesh njëra-tjetrën, sidomos për korrekturën. Kur merrte lejen Dyrri, korrekturën e gazetës “Rinia” e bente korrektori i gazetës “Puna”, Minella Karanxha që Dyrri e vlerësonte dhe e quante “kryekorrektor te shtypit shqiptar”. Në të gjitha thëniet e Dyrrit kishte një ngarkesë ironie, por në këtë thënie, jo. Se vërtet Minella ishte shumë i zoti. Ndërsa kur mungonte Minella ne do te thërrisnim patjetër Dyrrin… Kisha pak kohe qe isha bere kryeredaktor i gazetës “Puna”. Korrektori ynë kishte marrë lejen. E mora ne telefon dhe i kërkova leje nëse do të kishte mundësi të bënte edhe korrekturën e gazetës sone te henen dhe te enjten. Dyrri, me një dozë të theksuar komplimenti, por dhe humori tha: “Vete ju, shoku kryeredaktor, me njoftoni për të ruajtur “bagëtitë”? (Ishte nje shprehje karakteristike e Minella Karanxhës qe, gabimeve që gjente në gazetë gjatë korrekturës, në mënyrë figurative u thoshte “bagëti”. Ndërsa Dyrri kishte shprehjet e batutat e tij te panumërta

Po kujtoj një ndodhi. Të martave e të premteve, ishin ditët që dilte gazeta, prandaj shefat vinin më herët në punë dhe vazhdimisht shikonim nga “telefoni i zi”. Nuk i thoshim kështu vetëm për shkak të ngjyrës. Një të marte në mëngjes telefoni i zi, ra. Nga ana tjetër e telefonit ishte një instruktor i Komitetit Qendror të Partisë për shtypin. Nuk tha asnjë vlerësim, nuk bëri asnjë kritikë, por më urdhëroi: Hape gazetën në faqen dy…(e hapa)… Gjej titullin e shkrimit në shpinë të faqes dy (e gjeta megjithëse e i dija përmendësh shkrimet se i kisha lexuar e stërlexuar e i kisha faqosur vetë)… Shko te paragrafi filan (shkova)… Lexo rreshtin filan (e lexova)… Lexoje përsëri… Tre here rresht e lexova dhe gabimin nuk e kapa. Herën e katërt e zbulova; Fjala “vinç” ishte bere “viç”. Kini kujdes mos… Kaq kisha, tha instruktori. Unë nuk e dëgjova mire, por sikur tha mos i shqetësoni ata lart me viça… (Ndoshta edhe ata lart do të kishin qeshur me këtë ngatërresë). Ndërsa ula receptorin e telefonit Dyrri i shqetësuar u gjend ne zyrën time. Pasi pa njëherë rretherrotull tha, me atë zërin paksa të veçante dhe fjalët qe i rrokëzonte e përsëriste, dukej sikur belbëzonte ”Kane te drejte… Kam lënë goxha bagëti. Por kemi edhe te drejte se e kemi harruar emrin viç. Kur s’ka viça, bëhen vinçat viça”… Plasi e qeshura, poe qeshur kishte edhe një hije. Ja kështu Veterani Dyrri bënte edhe shaka politike dhe dinte t’i kalonte me një marifet të çuditshëm.

Një herë, pas mesnate, si mbaruam gazetën, Dyrri diçka këndonte nen ze një këngë. Ishte Marsejeza. Një këngë e tij e preferuar që e këndonte vazhdimisht. Si për ta zënë “mat”, sepse ai ishte një enciklopedi dijesh e kuriozitetesh, e pyeta: se kush e kishte  përkthyer për here te parë ne shqip Marsejezën? U mendua gjatë dhe ngeci. Nuk e donte veten qe, si filofrancez që ishte dhe adhurues i flakët i Revolucionit Francez, te mos e dinte këtë fakt! Nuk me ka shkuar asnjëherë ndërmend kjo gjë, – tha. Do ta gjej. Pas tri ditesh me merr ne telefon dhe më thotë: E gjeta, Marsejezën e ka përkthyer i pari Kostandin Kristoforidhi. Nuk gabonte. Ishte një fakt i vërtetë. Unë e dija qe student qëkurse me ngarkuan te beja një temë për Kristoforidhin dhe e zbulova te një studim që bënte një gazetar i kohës. Poeti i madh Robert Bërns në një varg të tij i ka quajtur veteranët e Revolucionit Francez “Pema e lirisë”. “Është një pemë e lirisë atje në Paris”.  Dhe Dyrri ishte një degë e pemës së lirisë në Tiranë.

Veterane, gjate ceremonise përkujtimore me rastin e 72 vjetorit te themelimit te Batalionit te Dumrese, ne Cerrik

Trimi i marrë”

Filip Demiri, veteran i LANÇ nga Shtika e Kolonjës, nuk është më. Ka vite që është larguar nga jeta. Të gjithë ata që kanë luftuar me të i thoshin “Trim i marrë”. Luftonte në këmbë. Ulu!- i thërrisnin shokët, – se plumbi s’të pyet kush je! – Ulu! – e urdhëronte komandanti i batalionit “Hakmarrja” Petrit Dume, por ishte i  vetmi urdhër që nuk i bindej se  e rrëmbente lufta. Një ditë tek luftonte në këmbë një plumb e përshkoi tejpërtej nga supi i majtë i doli te i djathti.  Ra i mbytur në gjak… Nuk i kishte preku organet… E mjekuan dhe sa u shërua u nis përsëri në front. Nuk hoqi dorë nga luftimi më këmbë, edhe pse vdekja i erdhi aq pranë dhe e paralajmëroi. Nofka “Trimi marrë”  nuk iu hoq.

Pas çlirimit u bë oficer madhor. E nisi fillimisht komandant i Ishullit të Sazanit. Pastaj kudo me plaçkat në makinë, pa bërë kurrë zë. Në fund të karrjerës së tij, nga Tirana, e çuan në Librazhd, komandant të Forcave Vullnetare. Pas një stërvitje të madhe, që zhvilloi, mbas stërvitjes u konstatua se mungonte një automatik. E të humbisje në atë kohë një automatik, nuk të pyeste njeri se ç’ishe dhe s’donte t’ia dinte njeri as për lavdinë e as për trimërinë. E dërguan në gjyq. Dëgjonte prokurorin që e akuzonte për fajin “pakujdesi në detyrë” dhe i bëhej sikur i shkonte përsëri plumbi nga supi në sup e nëpër krahëror. Më shumë se kurrë i dhembën plagët, kur gjykata në emër të popullit e dënoi gjashtë muaj burg. I therën plagët, por nuk foli. Në heshtje e pranoi dënimin. Gjykata ja ktheu më vonë me kusht.

 Nuk e zinte vendi. Ku të vinte koloneli? A kishte njeri që mund ta dëgjonte, ta priste, t’i qante hallin? Njeriu i drejtë edhe pa faj, ndjehet fajtor. Nuk fjeti gjithë natën dhe në mëngjes u gdhi te porta e ministrisë së Mbrojtes të takonte komandantin, Petrit Dumen, shef i Shtabit të Përgjithshëm. E dinte që e donte dhe e respektonte, se trimat e respektojnë njëri-tjetrin. Gjeneral Petriti e priti më këmbë e nuk po ulej. As koloneli. Trimat i pres më këmbë, i tha, për t’i hequr pezmin, se e kuptoi që atë, Filip Demirin e mundonte një hall i madh. Dhe qëndruan më këmbë të dy. Filipi s’dinte nga ta niste. Vendosi t’ia thotë Shefit, paksa me humor, atë që kishte ditë që e kishte menduar.

-Komandant, a kam bërë ndonjë faj gjatë Luftës?

– Jo, i tha. Të vetin faj që ke bërë; Nuk ke zbatuar urdhrin që të mos luftoje më këmbë… Ke qenë “Trim i marrë”, i tha, duke ia kujtuar nofkën. Po folë, ç’hall të mundon kaq shumë?

-Nuk është hall, është turp… Të turpërohesh tani… Kishte ardhur të shfajësohej para komandantit, po edhe t’i qante hallin si shok lufte.

– A u kam rrëmbyer pushkë armiqve gjatë Luftës?- e pyeti Filipi.

-Po, u ke rrëmbyer shumë, – tha Petrit Dumja. Dhe prapë  s’po kuptonte ku do të dilte Lipja.

-Për shembull sa pushkë mund të kem zënë?

-Po ja, ta zëmë 100, –  i tha Petrit Dume.

 -Atëherë më jep vetëm një, mbaji 99 të tjerat.

 -Pse?! Ç’e do?– u habit Shefi i Shtabit të Përgjithshëm  që e kuptoi se humor i partizanit Filip Demiri fshihte një dramë.

-Të vë nderin në vend… Sepse … më humbi një automatik dhe më dënuan 6 muaj burg. Ndjeu përsëri t’i dhimbnin plagët. Tanimë iu drodhën  shpatullat Shefit të madh.

– Aaaashtu!! – ja bëri Petriti. E belbëta e tij organike zgjati më shumë… Liiiigjet janë liiiigje, – tha si me gjysmë zëri që i dridhej edhe më shumë. Por në sytë e trimit të marrë lexoi pafajësinë. Ai ishte i prirë të ndihmonte njerëzit e thjeshte e të pafajshëm. U ul. Ngriti receptorin e telefonit dhe kërkoi Librazhdin. Pyeti me dhimbje duke iu marrë edhe më shumë goja dhe kërkoi sqarime…

– Komandant, u raportoj se automatiku u gjend… Gjatë paketimit pas stërvitjes, pas pastrimit, në një arkë në vend të futeshin 10 ishin futur 11 automatikë…

– Edhe pse vetëm një herë që më kërkove ndihmë o Trim i marrë, – i tha Petrit Dumja,- nuk arrita të ndihmoj. Dhe e përqafoi fort. Jo për automatikun që u gjet, por se e kishte marrë malli për “Timin e marrë” që s’i kishte kërkuar kurrë asnjë gjë gjatë gjithë jetës, që nga koha e Luftës, e ndoshta kishte vajtur t’i kërkonte falje komandantit për pakujdesinë…

  

Njeriu me dy varre

Një varr i kohës së Luftës që mbeti i hapur. Ai nuk u fut dot në të se u ringjall..  Dhe varri tjetër ku ai prehet prej një viti e ca. Gjatë luftës me të ndodhi një ngjarje epike, më thotë një shoku i tij. Në trup i dalloheshin me lehtësi shenja që duket se formonin në hartë lufte. Ishin shenja plagësh të hapura nga copa mortaje… I qëndruan të pambyllura në trup deri sa mbylli sytë… La pas një histori ringjalljesh dhe pavdekësinë. Ai nuk ishte shenjtor, ishte veteran i shenjtë, një luftëtar që edhe copat e mortajës gjermane e shtrinë, por nuk e mposhtën dot.

Ndodhi më 11 shtator 1944. Tri ditë e tri netë luftë me gjermanët. Eh, ç’luftë u bë ato 3 ditë e 3 netë! Vërsuleshin si rrufe partizanët e batalionit III të Brigadës VI që tashmë ishin në Divizionit II. Tri ditë e netë u trondit lugina e Shkumbinit e pllaja e Labinotit Mal të Elbasanit tek përcillte oshëtima lufte sikur përcillte rrufetë. Luftë deri fytafytas. Komisari i kompanisë, tek shihte gjithë atë arenë lufte nuk duroi. Pas meje partizanë – thirri. U fut në një gërxh shkëmbi dhe qëllonte papushim me automatik, bashkë me Bajram Hysenin që qëllonte me mitraloz. Po një SS qëlloi me mortajë. Buçimat lëkundën malin. Kolonat e qiellit u drodhën. Partizanët e kompanisë panë të ndahej më dysh mitralieri Bajram e të rrëzohej përtokë komisari i kompanisë… Vetëm një amanet la komisari duke belbëzuar: ”Më mirri çantën”.

 Mbetën bijtë e nënave në fushëluftims. Sa ishin? Tahir Kadareja, Komandanti i Divizionit II, kaloi në “paradë” përpara trupave të shtrirë përtokë e të mbytur në gjak. Paradë ngjethëse para të rënëve. I pa një për një partizanët e tij të vrarë, i përkëdheli, psherëtiu thellë dhe shqiptoi një fjalë, si urdhër, që nuk i ngjante aspak urdhrit të luftës: Të hapen njëmbëdhjetë varre! U ndal më tej… Qante me supe. Paska rënë dhe komisari trim i kompanisë… Dhe i mbeti emri në gjuhë. Të hapet dhe varri i dymbëdhjetë, urdhri, përmes ngashërimit! Lopatat hidhnin vazhdimisht dhe. Shokët hapin varrin e 12 –të ku do të shtinin komisarin e tyre dhe lotët u shkonin çurkë.

Varri ishte gati. Lopatat kishin pushuar së hedhuri dhe. Befas një kuje gruaje labe që sikur rrodhi nga qielli e që si erë vraponte, vraponte për te fushëvarreza. Të gjithë u mpinë. Heshtje tronditëse… Ishte Shanishaja, motra e komisarit, partizane 14 vjeçe, sanitare në një batalion tjetër. Kur i thanë se po hapej varri për të vëllanë, kishte fluturuar si e marrë. Ngrihej ajo kuje simfoni funebre gjer në qiell dhe bëri të kullonin të gjithë, edhe drurët edhe gurët përreth… Çohu komisar i motrës, se të pret liria! Amaneti… Dhe si te legjenda e Kostandinit me Dhoqinën, ndodhi mrekullia. Fytyra e ngrirë si vdekja lëvizi… I tëri ai mjedis që para pak çastesh ishte mbërthyer nga prania e rëndë e vdekjes, lëvizi… Jeta regëtiu në krah të vdekjes. Askush nuk e besonte, por mrekullia e magjishme ndodhi. Ai u ringjall, u rikthye në jetë. Zmbrapsja magjishme e vdekjes e solli në udhën e jetës. Komisari nuk u fut në varr… Kjo ishte legjenda e mosvarrimit. Edhe pse vdekja e çoi gjer në buzë të varrit ai i iku asaj se e thirri motra, shokët dhe liria…

Gropa e varrit me dheun e zi përqark mbeti hapur. Në vend të të vdekurit në varrin e 12-të shokët mbollën një rrap. Emblemë e mistershme. Është edhe sot e kësaj dite në Labinot Mal të Elbasanit. rrapi mbeti në historinë e jetës së tij e të luftës, ndërsa  mbeti lis në histori. Ai rrap përulet si pendul i një sahati të madh që kurdiset me zemrekun e partizanit që kurdisi sahatin e lirisë.

Kjo histori e rrallë i përket veteranit të nderuar të LANÇ Arif Bizhga. Ai sot nuk është më…  Në vdekjen e tij rron pavdekësia.

 

 

August 3, 2017 13:00
Komento

15 Komente

  1. real August 3, 16:35

    Eshte me shume se kriminale qe pas 1992 eshte hedhur aq shume helm dhe vrer mbi LNCL…nje nga faqet me te ndritura te historise.tone
    .
    Nuk do ti falet elezbiberoamerikareve qe ne vitet 1991-1992 erdhen me flamurin e “xhafer deves” ne emer te vendosjes demokracise dhe luftes kanibale kunder komunizmit.
    .
    Reabilitimi sot i kuislingeve nga berishet ..nishanet dhe katranet eshte nje pshurrosje e luftes clirimtare.

    .Pse propoganda makartiste-xhorxhsorroiste-elezbiberiste duhet te pushoje luften kunder te kaluares nga 19942-1990 ?

    .
    Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës.

    Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!

    Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori.

    Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!

    Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale.

    Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme.

    Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
    .
    Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.

    Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!..

    Reply to this comment
  2. lejlek August 3, 16:41

    S’ka gje , edhe pse nuk hedhim dy fjale ne leter ne nder te tyre , na dallon dicka .
    Edhe pse te rinj e ne lule te rinise disa u flijuan per lirine e tokes meme, ajo doi ruaje ne gjirin e saj ne jete te jeteve si te gjallet mb idhe ….e ndersa brezat do te vine e do te ikin pa u ndier.

    Reply to this comment
    • Pupla August 4, 17:12

      Tradhetare quheshin dhe quhen nga xhihadistet komuniste vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk ishte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

      Reply to this comment
  3. 21 August 3, 18:26

    Zoti moderator

    JU LUTEM Liroje pak doren per botimin e komenteve

    PSE DHE KAJO KARAFILI KA DY VARRE ?

    ESHTE AKOMA ME MAKABRE

    .
    ESHTE MAKABRE QE SOT KA ARDHUR KOHA E “RAM HABILAVE” KOMANDANTIT TE BALLIT QE NXORRI KAJO KARAFILIN NGA VARRI DHE E VENDOSI NE MES TE QYTETTIT

    Një çerek shekulli më parë, aty nga muaji prill i vitit 1987, ndërsa gjendesha në zyrën e punës, dikush më troket. U ngrita, hapa derën dhe përballë meje qëndron veterani i LANÇ –it, Novruz Gjergjova.

    Meqë në ato kohë ishim në valën e punës për ngritjen e Muzeut Historik të rrethit menjëherë më shkoi mendja se veteranin duhej ta kishte shqetësuar diçka që lidhej me muzeun. Ky veteran, përveçse kishte qenë në formacionet partizane të çetës së babë Myslimit unë e respektoja edhe për faktin se ishte edhe mik i babait tim.

    Pasi u përshëndetëm, futi dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës kadife dhe më vuri përpara syve një fotografi, e cila gati më bëri të shtangesha. Në celuloid pashë një njeri të vrarë, të mbështetur pas murit të një godine me tulla e i fiksuar me dy dërrasa. Ishte një fotografi makabre e Heroit të Popullit, Kajo Karafili, njerit prej heronjve të Luftës së Dytë Botërore dhe prej luftëtarëve më të sprovuar të Çetës së Parë Partizane të Europës në luftën kundër fashizmit.

    “Kur kisha Kajon në krah, më dukej sikur kisha një batalion”, thoshte shpesh Myslim Peza.

    Kur ia tregova fotografinë babait tim, ai ndjeu keqardhje për Kajon dhe më rekomandoi të shkoja në Tiranë ku të takoja shokët më të mirë të Kajos, Safet Kurtin ose komisarin e batalionit të tretë, Sali Verdhën, për t’ua treguar këtë foto. Safeti kishte një arkiv të mrekullueshëm për luftën dhe i ruante ato me shumë kujdes. Ai më tregoi disa fotografi të Kajos, i veshur si milic, xhandar e i maskuar për të kryer atentate. Më dhuroi një fotografi më të pastër, më të madhe dhe më të qartë, që po botojmë sot.

    Kur takova veteranin Sali Verdha, më habiti elokuenca e të treguarit. Ai e ndjente atë që më thoshte. Mësova se në ç’rrethana u vra Kajo, si u zbulua pas 11 ditësh pas vrasjes varri i tij dhe kush ia tregoi varrin komandantit ballist, Ram Habili.

    Partizanët dhe disa fshatarë nga Cikalleshi e kishin varrosur Kajon në një lëndinë të vogël të rrethuar me pemë. Pasi e ç’varrosën, komandanti ballist, Ram Habili me të vetët dhe gjermanët, e shëtitën trupin nëpër rrugët e Kavajës e Shijakut me karrocë, e ekspozuan atë katër ditë në një faqe muri me tulla, atje, ku sot gjendet kinemaja, në mes të qytetit dhe një ditë në Shijak.

    Falë të ftohtit të madh, ngricave të atij janari të vitit 1944, falë varrit të thellë, që i bëmë ne shokët e tij dhe shëndetit të tij shumë të mirë, kufoma e tij rezistoi shumë ditë, pa marrë erën e të vdekurit – vazhdon rrëfimin komisari i partizanëve Sali Verdha.

    Ato ditë egërsie, kjo ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara, jo vetëm për qytetarët e thjeshtë të Kavajës dhe Shijakut, por edhe njerëzit e pasur të qytetit. Emrin e tij e njihnin që të gjithë, por për së gjalli nuk e kishin parë.

    Kajo Karafili ishte kthyer në mit. Populli i Pezës, Kavajës, Durrësit, Shijakut e Tiranës nuk besonte në vrasjen e tij. Prandaj e ca më shumë kjo fotografi i duhej propagandës për ta çmitizuar në popull. Në kundërshtim me normat dhe traditat morale të popullit shqiptar, në bashkëpunim edhe me forcat naziste, kolaboracionistët e përdhunuan varrin e tij.

    Por në fakt ky mit nuk u thye. Populli i Kavajës, duke mos përfillur urdhrat e autoriteteve pro naziste të qytetit, e ngriti trupin e Kajos dhe e vendosi në varrezat e qytetit.

    Reply to this comment
    • Pluhuri August 4, 05:18

      Kajo Karafili ishte terrorist.

      Reply to this comment
      • xenportalb August 4, 15:03

        edhe nese kajo karafili ka qene terrorist…..ne sot kemi akoma ne fuqi qe i ben ligjin dhe edi rames..terroristin
        sali bisha i cili duhet t evaret publikisht te bolet e gjergj kastriotit

        – 4000 mije te vrare ne 1997
        – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
        – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
        – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
        – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
        – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
        – sabotimi I UCK
        – furnizimi me nafte te Milloshevicit
        – shitja parcjale e detit jon (tradheti kombetare)
        – fronezimi janullatosit
        – lejimi I varrezave te GREKEVE
        – genocide ndaj haklajve
        – zhdukja e remzi hoxhes
        ect..ect

        Reply to this comment
  4. 12.000 milje larg... August 3, 21:16

    PERSHENDETJE ZOTI MODERATOR/A

    si denim qe keni vonuar apo censuruar dy komente me pare ju pershendes me keto vargje

    jam krenar qe jam shqiptar qe patem nje brez heroik ne vitet e luftes..dhe po aq i trishtuar jam sot qe ai vend eshte shkelur jo vetem nga armiqte por dhe miqte…

    ….

    RRJEDH NË KËNGË E LIGJËRIME

    E i fortë po shndrit ai qiell
    dhe burimi këngët lugjeve i përcjell.
    E i fortë po ngroh ky diell
    edhe trimat nëpër mend m’i sjell,
    m’i përkëdhel.

    Nga ky diell i kohës sime
    shndrisin shekujt në agime
    dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!

    Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
    o fisnikja përmbi gur?
    Rrjedh në këngë e ligjërime,
    ballëlarta me flamur!

    E i fortë po bie ai tel
    dhe lahuta tingujt m’i çon larg,
    i përcjell.
    E një flakë po nxjerr ai tel,
    partizanët nëpër mend m’i sjell,
    po m’i sjell.

    Nga ky zë i tokës sime
    flasin shekujt me gjëmime,
    edhe krisma e shqiptarit rrjedh
    brez më brez.

    Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
    o fisnikja përmbi gur?
    Rrjedh në këngë e ligjërime,
    ballëlarta me flamur!

    Reply to this comment
  5. Padrino August 4, 00:17

    LANC, e popullit tone, beri Epope, nje popull reth 1000miljonesh, ja doli mbane te clirohet vete pa ndihmen, ushtrise se kuqe, apo anglo -americaneve. Ja doli mbane te punoje e ndertoje, vendin, edhe pse amerika, i beri bllokade per reth 50vjet .sot shqiperia republike bananesh, droge, kriminalitet, han pa porta.

    Reply to this comment
  6. Veteran Kadena August 4, 01:10

    O nostalgjike, po mire mo paska pas burra trima ky vend pa dyshim, po ju qe mohoni te sotmen sikur tani mos ekzistoje, kjo eshte keq shume keq.Shqiperia tani eshte me e njohur dhe dinjitoze se kurre.Jetoni me realitetin o njerez apo keni shkuar per lesh apo gati duke shkuar per lesh.
    Nderime veteraneve te luftes, deshmoreve ne rradhe te pare te rinj qe dhane jeten.

    Reply to this comment
  7. jani kauri August 4, 02:35

    Akoma me keto fosilet e komunizmit.Bastardet nu k mund te shuhen….

    Reply to this comment
  8. Guri Naimit D. August 4, 13:42

    Me Atdheun dhe bemat e te reneve jetojme.

    (Qeshe, pashe, fitova sa Kristaq Laken e perqafova)
    .
    Kristaq Llaka si kolonjar safi,ruan miqesi sa drejtesi
    E pacim si gjinje me pene,qe gjithnje ia degon zene.
    Nga tej oqeani te gjitheve ju perqafoj,
    Ate diten e nderies mes jush,(veteranet), se harroj.
    …Paci unitet e prodhimtari si gjithnje o miqte e mij,
    Mes Tre veterane te penes ,nje zonje e nderuar rri.
    Nga Torontua ju pershendes,ate staf Ze-veteranesh
    Me falenderimin STAFIT-organizaten drejtuar.
    Ne konferencen tuaj themelimit marre mbresa,
    Ju urojme se bashku mbrodhesi nga Torontua.
    …Amanetin dheu se tret..i plotesuar ai do te jete
    -Nga Torontua;pasardhes veterani,
    Guri Naimit 82 vjecar ju pershendet.

    Toronto 04-08-2017 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  9. Mark.uk August 4, 16:58

    Pse prap ka ksi shurranash gjalle.Po sa vjec kan qen kur lutuen.Lufta ka 73 vjet qe ka mbaruar.

    Reply to this comment
  10. Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallin. August 6, 07:59

    Kur shikon se si plumbat “qorr”vazhdojne te marrin jete te pa fajshme sot ne mes dites me diell ne SHQIPERI, me shume te drejte thuhet;trimat e lirise i mori lufta, kurse llumi mbeti dhe tashme po na shiten si luftetare lirise,ne nje kohe qe bashkejetojne si mije kenetash me djallin,qe terrortizon,grabit e tjeterson pasuri kombetare e private dhe mbjelle e shet droge,duke shtuar pas viktimave te eterve,viktima te tjera te rradhes se luftes per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda ligesise.Mjafte me, me dobicerit e palles se jashteqitjes shqiptare ne dite e vite deri me sot.Nderimin ndaj deshmoreve te lirise nuke mund ta bejne ato veterane qe si dje dhe sot bashkejetojne me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet,duke perdhosur mbi gjakun e te reneve per liri,demokraci dhe progres njerezor.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet.Binduni o djaj me fytyre njeriu, Shqiperia ka qene dhe do te mbetet e shqiptare,dhe jo e kusareve,vrasesve,dhe e tradhetareve.Besoni. Drejtesia do te behet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*