“Ata na detyrojnë që të zgjedhim të keqen më të vogël”

July 11, 2019 16:58

“Ata na detyrojnë që të zgjedhim të keqen më të vogël”

Pershendetje

Ju pergezoj per temen qe keni hedhur per diskutim, kjo teme eshte sa aktuale por po aq e VONUAR

Klasa jone politike gjithmone eshte perpjekur qe votuesit te shikojne vetem 2 alternativa dhe t’i detyrojne ata qe te zgjedhin te keqen me te vogel  duke u perpjekur te duken me te mire se pala kundershtare  dhe kaq thuajse mjafton , pa shfaqur asnje vlere , program apo mbajtje premtimi. ata apriori kerkojne: voten na e jepni ne sepse ne jemi me te miret ne treg,  duke arritur deri atje sa te thone per kundershtaret se ne jemi me te mire se ju , sepse ne nuk do te vjedhim sa ju ( besoj se e kujtoni kete thenje te nje eksponenti te PS) a thua se kjo eshte e ligjeruar, se kush eshte ne pushtet ka te drejte te pasurohet

Tre partite kryesore jane thjesht 3 SHPK me pronare kryetaret e partive te cilet si egersira te uritura luftojne kush te rrembeje copen me te madhe nga trupi i drobitur i Shqiperise

Po te shikoni televizionet kombetare cdo dite organizojne tryeza per temat politike duke ftuar pothuajse te njejtet analiste te cilet cuditerisht jane nder njerezit me te pasur te vendit per te vetmen merite sepse ata kudo dhe kurdo pellasin se e vetmja zgjidhje e problemit eshte ROTACIONI , pra pasi nje force politike ka plackitur per 8 vjet eshte e natyreshme sipas tyre  qe ne pushtet  te vije partija tjeter dhe te rrembeje ate qe ka lene e para per 8 vjetet e ardhshme dhe kur rastesisht ose naivisht ndonje ze thote se duhet te dalin forca te reja politike te gjithe si me komande bejne zhurme duke e quajtur herezi kete teme duke i sherbyer kesisoj me zell 3 bandave qe bejne sikur zihen dhe keshtu, pas emisioneve ,ata presin prej tyre kockat qe i kane merituar sepse kane bere detyren , KANE SHPELARE TRUTE E SHQIPTAREVE EDHE SOT , duke pritur me padurim qe te kete ndyresi qe dijne ta bejne shume mire ta perserisin dite pas dite ne pafundesi

Prandaj eshte urgjente qe intelektualet me te mire te vendit ata te pa perlyerit nga ndotesia e pushtetit te flasin te shkruajne te perballen me ndyresine e pushtetit ta denoncojne paturpesine e pushtetit qe po i merr cdo dite shpresen shqipetareve te ndershem dhe te vihen ne krye te levizjeve per te shkulur kete klase politike qe vepron ndaj popullit te vet ashtu sic nuk do te kishte vepruar edhe armiku ynë me i eger.

Ne krye te partive te reja duhet te vihen njerez qe e duan kete popull, pra THJESHT disa patriote te mire.

Dritan Mance

July 11, 2019 16:58
Komento

4 Komente

  1. Jimi July 11, 22:01

    Tek te gjithe ne, qe ne nje menyre apo tjeter behemi pjese e diskutimeve te nxehta politike, pavaresisht pjekurise intelektuale e politike per tu mare me keto probleme, japim mendime e ide “gjeniale” per te dale nga situatat e krijuara nga keqqeverisjet. Edhe une si nje nga keta “gjenite” Them shkurt ! Ne jemi shqiptare dhe si te tille ne kurre nuk kemi per tu bere europiane! Historikisht, na mungon tradita e qytetarise europiane. Ky stan kete bulmet ka! Te gjithe shqiptaret, pavaresisht sa shkolle, e mende kane, duan vetem te qeverisin e jo te qeverisen, Te gjithe shqiptaret dine vetem te japin mend, edhe kur nuk kane fare mende, e jo te marrin mend nga ata qe kane nje barre mend! Dhe c’eshte me e rendesishmja , shqiptaretve u mungon qytetaria, toleranca, dhe vetedija e rendesishme e kompromisit! Per sa kohe, keto qe them, do te jene dominante ne shoqerine shqiptare, as t’mos presim zhvillim. Progresi do te jete shum i ngadalshem. Ideja e progresit, kaq e deshiruar per shqiptaret, te cilet po presin me padurim se nje dite do te dale dikush qe do ta bej realitet kete deshire, eshte thjesht utopi. Mos te presim shpetim nga “Supermene”, qofshin keta edhe te huaj. Vetem nje komb i emancipuar, mund te nxjerre politikane, e shtetare te emancipuar, te cilet mendojne seriozisht per progresin.

    Reply to this comment
  2. Tartufi July 12, 09:16

    Patrioti eshte krijesa me e shemtuar dhe me e diskriminuar ne rendin botror te vendosur ne luften e dite te kesaj bote te vulosur nga tre qelbesire anti patriote,
    Rosvelt Curcill dhe Stalin. E ri vulosur si armiq te patriotit ne samitin e Maltes nga Kaobojsi amerikan dhe patatija e Rusise Regan Gorbacov. Te tjerat jane pallavra ,pa perbysur rendin e vjeter botror ,qe simbolizon degjenerim shoqeror kunder patriotizmave dhe ndershmerise,,,do te jemi si gjithmone ,,,keshtu sic jemi,,,, karnavale ,,,,,,

    Reply to this comment
  3. Mala July 15, 08:48

    Me konkretishte,Populli mund te zgjedh ta riktheje shemtine, qe e ka perjetuar, apo te percaktohet per vazhdimin e mrekullise,sanimin e kaosit qe, perkunder pengesave nga shemtia, po vazhdon procesin e zhvillimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*