“Ata që adhurojnë shtypësit nuk do të luftojnë kurrë për lirinë”

July 11, 2019 16:18

“Ata që adhurojnë shtypësit nuk do të luftojnë kurrë për lirinë”

E nderuar redaksi! E lexova pyetësorin tuaj, që hapte dje gazetën ‘Dita’.

Ju perifrazoni korrekt Edi Ramën të thotë shpesh që më të mirë se qeveria e tij Shqipëria “nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë për ca kohë”. Realiteti është krejt ndryshe. Shqipëria ka qeverinë më të papërgjegjshme, më mizore, më antikombëtare, më vasale, më arrogante, më të korruptuar dhe më të lidhur me krimin se të gjitha qeveritë e 29 viteve të fundit. Qeveria është vetë krimi në pushtet.

Edi Rama është maniak për pushtet dhe për pasuri. Për to ai ka bërë dhe bën gjithçka. Ndaj jemi këtu, të fundit në gjithçka, në rajon. Vendi më i varfër, plot me njerëz të uritur dhe në mjerim, me të pashpresë, të ndrydhur, të vrarë, të përbuzur, të vjedhur dhe të zvetënuar nga gjithçka, që ka përzënë pjesën më vitale dhe më të ditur rrugëve të botës.

Fajtore është elita e vjetër politike që është rrotulluar në shtratin e pushtetit në këto tri dekada dhe që ka pjellë këtë sistem politik të deformuar, antidemokratik, autokratik: thjesht një regjim despotik që nuk e llogarit popullin, por e rrjep atë. ‘Zgjidhja’ që drejtoj e ka vënë në shënjestër këtë elitë që është armike e lirësë dhe e demokracisë, që ka marrë peng një popull të tërë.

Kështu nuk mund të vazhdohet më. Kemi vite që e themi. Duhet të marrë fund sundimi i kësaj klase të dështuar politike. Sepse Shqipëria nuk e meriton varfërinë, padijen dhe arrogancën e pushtetit. EUROSTAT tha dje se Shqipëria është në fund fare në rajon për rritjen e të ardhurave për frymë, kur fqinjët tanë po i rritin thelbësisht, edhe pse s’kanë as burimet tona të çmuara natyrore, as pozitën tone gjeografike, as njerëzit tanë të mrekullueshëm dhe punëtorë.

Këto para që u merren shqiptarëve, shkojnë në llogaritë e bajlozëve të korrupsionit, kryetarëve të partive të vjetra, qeveritarëve dhe klientëve të tyre, të gjithë të pangopur. Nuk mund të krahasohemi me asnjë nga vendet ish-komuniste. Shumica janë me kohë në BE, kanë prosperuar bindshëm. Madje na ka lënë pas edhe Kosova që ka vetëm 11 vite shtet i pavarur, probleme të shumta politike e etnike dhe luftën e sabotimin e përditshëm të Serbisë.

Partitë e vjetra nuk kanë asnjë projekt për ta bashkuar Shqipërinë me pjesën tjetër të botës demokratike. U leverdis status-quo-ja. PD dhe LSI adhurojnë rotacionin e pushtetit, jo hapjen dhe demokratizimin e sistemit.

Kjo duhet të marrë fund, ndryshe Shqipërisë po i vjen fundi, në çdo kuptim. Fatkeqësi! Votimet e 30 qershorit paralajmëruan fundin e elitës së vjetër politike, e cila prej 25 vitesh vjedh vota për të grabitur vendin. Siç thotë poeti Arben Duka: ‘Sot kemi përballë dy kampe armike, krejt ka degraduar, kjo klasë politike!’ Detyra jonë është t’i bëjmë funeralin kësaj kufome që po qelb dynjanë.

Ju pyesni: A ka ardhur koha për një forcë të re politike, jo prej atyre që prodhohen në laboratorët e të njëjtëve dhe a është Shqipëria gati?
‘Zgjidhja’ që nisi si lëvizje brenda PS-së në vjeshtën e vitit 2016, nuk ishte prodhim laboratori i të njëjtëve. Ndryshe nuk do ta sulmonte Rilindja bashkë me mëkatarët e mëdhenj të tranzicionit me aq armiqësi, të më përndiqte mua dhe bashkëpunëtorët e mi, duke mos lejuar demokratizimin dhe hapjen e PS-së.

Kjo nuk pranoi të bëhej demokratike për të nisur demokratizimin e qeverisjes, institucioneve dhe të vetë partive të tjera, që janë thjesht bashkësi parapolitike, organizata kriminale që plaçkisin shtetin dhe popullin për pushtetin dhe pasurimin e kryetarëve të tyre. ‘Zgjidhja’ është forca e re politike që i duhet vendit. Prej mëse dy vitesh e gjysmë udhëheq debatin politik, tezat e saj janë bërë gjithnjë e më popullore, thithen dhe shpërndahen në debatin politik nga partitë, shoqatat dhe individët.

Pakti Kombëtar për zgjidhjen e krizës nuk është pranuar vetëm nga partitë e vjetra që shohin te ai rrëzimin e tyre dhe dorëzimin e pushtetit që i kanë rrëmbyer popullit. ‘Zgjidhja’ nuk kërkon pushtet për veten, por liri për shqiptarët. Pakti Kombëtar dhe Platforma e Lirisë që ‘Zgjidhja’ propozon janë rruga e vetme e shpëtimit.

Sa më shpejt ta kuptojnë këtë gazetarët, studentët, akademikët, intelektualët dhe sipërmarësit, aq më shpejt do të ndodhë ndryshimi hyjnor. Ndjej keqardhje të thellë kur shoh nëpër studiot televizive, çdo mbrëmje, përfaqësues të grupeve të mësipërme që gjejnë pa fund arsye për të përligjur skllavërimin e shoqërisë.

-Për shkak të rrethanave, thonë ata, është mirë që mamuthët e korrupsionit t’i ushtrojnë edhe për disa kohë të drejtat e sovranit! Kur populli të bëhet sovran dhe zot i fateve të tij, në atdheun tonë do të rilindë shpresa dhe zhvillimi.

Atëherë kjo qeveri dhe Mëkatarët e Mëdhenj të tranzicionit do të duken ashtu siç janë në të vërtetë, turpi i turpit të historisë!

Në fakt, Shqipëria është gati, shqiptarët janë gati për këtë ndryshim!  Ata që adhurojnë dhe shërbejnë shtypësit e gjithëpushtetshëm nuk do të luftojnë kurrë për lirinë e tyre, aq më pak për lirinë e vendit.

Koço Kokëdhima

 

July 11, 2019 16:18
Komento

8 Komente

  1. Zgalem July 11, 17:37

    I kam lexuar te tera shkrimet ne pergjigje te kesaj rubrike. Shumica pretendojne , per nje force te re politike . Koco thote se kete force e ka gjetur . Une kam kete mendim : Forca e re politike , ne Shqiperi eshte forca partiake dhe shteterore , qe drejton aktualisht Edi Rama . Kjo force , ka transformuar vendin . Duhet te bejme pyetjen : Ku ishim , ku jemi dhe ku vemi . Ishim ne nje katrahure , me emrin rumpalle . Jane bere riparimet e duhura . Do behet reforma ne drejtesi , me radikalia ne Europe . Rritje ekonomike ka njohur progress . Duam nuk duam , vetem Edi Rama , mund ta coi me perpara kete vend , qe e kane sfilitur qeverrite para ardhese me fytyre kriminale . Me sa eshte pare , Koco , nuk I arrin te gishti kembes Edi Rames . Me gjithkete , kini pretendim ? konkuroni me Edin , me vote ! Edi Rama , do te qeverrisi gjate . Zgalem

    Reply to this comment
  2. kujtimi July 11, 17:55

    Po perse more koqe kokedhimi na le ne diktature e nuk kandidove per kryebashkiak i tiranes, si the ne fillim te fushates!? Po cfare thua bre koqe, po ti je nje nder ato qe nuk ke lene gje pa bere e fond pa vjedhur, ne kurriz te keti populli. E cfare mendimi do te na japesh ti more pleh. Nuk ke pak turp, fare pak. Ti je kokrra e mashtruesit e hajdutit e na hiqesh si njeri i zgjuar e human.

    Reply to this comment
  3. fati July 12, 08:59

    Parrulla ti hedhim poshte qelbesirat,eshte fiks edhe per kete demagog e sharlatan qe na flet nga maja e miliardave qe ka vene me djersen e ……… Kush e njeh nga afer e di se cfar vjedhje e grabitje ka realizuar ky moster ne kombinatin metalurgjik ne Elbasan.Ky soj duhet izoluar e denuar pafundesisht dhe tu sekuestrohen pasurite e grabitura nga ajo pasuri qe dikur quhejpasuri kombetare.

    Reply to this comment
  4. e verteta July 12, 09:32

    Dita,
    E dini ate fabulen e qerosit qe pshuri qershite pasi mendoi qe nuk I duheshin me dhe per mos t`i ngrene te tjeret I pshuri.
    E pastaj e mori uria dhe u kthye e I hengri vete…
    keshtu jeni bere dhe ju si qerosi.
    2K eshte me keq se qershi e pshurur…..

    Reply to this comment
  5. $$$ July 12, 10:17

    Mjaft o mashtrues,ti je pjelle e bandave..,cfar lind nga macja gjuan minj..Ti je bandit ,njesoj si te tjeret ….,por ti je edhe me I keq se ata ,sepse hiqesh si kundershtar i tyre.Me thirrjet e tua te cjerra , dhe te mekura ,ti Ju kujton Shqeptareve se armiku me I keq ,eshte nje mik tradhetar…Ti fytyre bastarde,qe pasuria jote mban djersen dhe mundin e Shaiptareve te grabitur,cirresh per pakt kombetar….ndermjet bandave.Ti do qe te jesh pjese e ketij pakti,qe do te thote se ti je ne tufen e bandave.Ti po behesh artopalant i tyre per pazare te reja ne kurris te popullit.. Maska jote ka rene qe kur vodhe lopet e shtetit…dhe te tjera bema ,jane ne syte dhe veshet e mijra njerezve qe te njohin ..Ti je aq i pa cipe ,dhe pa kripe edhe pa folur,por kur flet e shkruan ,me ty bashkohen edhe fytyrat e banditeve te tjere qe perfaqeson…Do te vije dita e drejtesise ,dhe do te merni ate qe meritoni…Ti duhet ta dish mire,si dhe disa bandite te brezit tend,se kulti I individit,sjell shtypje dhe cfrytezim..,ti ,dhe ata e dini mire se cfar do te thote ,populli te vete qeveriset ,qe populli te kontrolloje qeverisjen,qe pu shteti buron nga populli dhe I takon
    Atij…Prandaj Ju doni pakt kombetar ,pa pjesmarrjen e popullit.Juve politik-beresve bandite,qe jua dhuruane pushtetin pa e merituare,pa voten e popullit,ju qe i perdoret votat per pushtet personal,dhe per te grabitur Shqitaret Ju ka ardhur ora …ka filluare te dale tymi I bardhe …per tu zhdukur nje here e mire nga skena
    politike…

    Reply to this comment
  6. Ani July 12, 17:57

    Maskara dhe hajdut i ndyre! Pa le, e shoqja, Brixhide Bardoja…Kur e kishim shoqe ne konvikt, na drejtohej me “motra aty, motra ketu”! Sapo i hypi kalit te pasurise te vjedhur babezisht nga i shoqi, u fry, nuk e mbanin dyzete gomere dhe u kthye ne nje hajdute dhe arrogante! E paafte, qe i duket vetja grua e hekurt, si M. Thecer! U pika, moj Xhida…! Vafshi ne djall, cift lafarakesh! Personalisht, qe ne vitet e para te postkomunizmit, e kam admiruar Ramen si publicist, fillimisht. Kur u perfshi ne poltike u gezova shume, sepse me ishte krijuar bindja se do te shkelqente edhe ne politike. Nuk me zhgenjeu!

    Reply to this comment
  7. kaqoli July 13, 16:27

    Ik o Koco se ti je hajdut per vehte, nje horr dhe asgje me shume. Nuk do ta harroj kurre kur, para disa viteve, kur Rama ishte kryetar bashkije dhe i jepte tendera Kocos, ky Koqja tha ne TV ” Une Ramen e kam si vella…”. Ky eshte morali i Kocos dhe te gjithe koqeve shqiptare.

    Reply to this comment
  8. demo July 13, 21:20

    Z. Koco,te gjitha cfare thua per Ramen qendrojne.Ti e ke njohur me mire se ne.Ja,ta kujtoj une!
    Vjen vjehrri jot,ne shtepine tende,Rama i shtrire ne kolltuk,,kembet gjysem metri mbi tavoline,,nuk leviz nga vendi,as per te pershendetur.
    -Ceshte ky mor!-te drejtohet vjerri i skandalizuae.
    -Eshte kryetari i bashkise se Tiranes-i thua ti.
    -C`eshte ky kafshe me kembe perpjete,qe nuk leviz nga vendi as per te pershendetur!
    Ti e merr vjerrin per krahu me marifet,e kalon ne dhomen tjeter qe te mos plase sherri.
    Keshtu ju e edukuat vete Edi Ramen.Ju e furnizuat,e sponsorizuat,qe kelysh.Dhe ai u be qen,qe ju hengri koken.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*