Ata që i dhanë nder dhe dinjitet Shqipërisë

July 19, 2018 16:35

Ata që i dhanë nder dhe dinjitet Shqipërisë

Nga Sevo Tarifa

Njëzet korriku i vitit 1957 është datëlindja e organizatës së veteranëve të LANÇ. Është kjo një ngjarje e shënuar, që mbeti në histori e emërtuar “Dita e veteranit”. Edhe pse nuk figuron në kalendarin zyrtar shtetëror, është ditë festive, me rreze kombëtare, me ngjyrë atdhtare, simbol i heroizmit partizan, i çlirimtarëve të Atdheut. Pavarësisht se ky bashkim politik u realizua 13 vjet pas Çlirimit, veteranët zbatuan besnikërisht betimin e partizanit: “Jam partizan me yll në ballë,  Për ty, o popull zot kam dalë”.

Ajo ditë e nxehtë e atij korriku 61 vjet më parë, mbeti e nxehtë në tërë jetën dhe veprimtarinë atdhetare të organizatës së veteranëve. Dhe e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen! Me ndërgjegje për zbatimin e kryedetyrës patriotike ndaj Atdheut- kurora e karakterit të fortë të luftëtarëve të lirisë-; me  energjitë djaloshare të pashtershme mendore e fizike, veteranët kanë vepruar kurdoherë atdhetarisht, fisnikërisht, gjallërisht, aktivisht duke qenë gjithnjë me këmbë në tokë, me nderim grusht, të gatshëm për mbrojtje e punë ndërtimtare!  Edhe në kushte të reja të ndërtimit socialist, vijuan të jenë të vendosur, të zjarrtë, sulmues, veprues, aksionistë, shembullorë, në vijë të parë, luftarakë, sypatrebur, të papërkulur, të ndershëm, të drejtë, të bashkuar! Patriotizmi i tyre nuk zbriti nga kulmi i arritur i atyre viteve të stuhishme të LANÇ, që mbanin erë barut! Djersa e bardhë e tyre u përzie me gjakun e kuq të dëshmorëve të luftës e të punës dhe rrezaton e ndriçon si diell në çdo kënd të Shyqipërisë.

Vitet vrapojnë  Organizata e veteranëve rritej, focohej, kalitej. Në luftë e në punë e sipër i ka ngjarë dhe i ngjan një lisi gjigand, të cilin erërat e stuhishme nuk e kanë lëkundur, as e kanë  tundur, as fletët s’ia kanë tharë e as nuk ia kanë rrëzuar përtokë, përkundrazi ka gjelbëruar e gjebëron kurdoherë, lëshon fidanë të rinj! Sot këta fidanë kanë merituar e të ndeuar, një emër të bukur, kuptimplotë e të veçanhtë: pasartdhës!

Në gjirin e organizatës sot militon një brez i ri anëtarësh, luftëtarësh, vazhdues i denjë i veprës së partzanëve, të veteranëve. Në këngët e bukura melodioze të maleve gjatë luftës, luftëtrët e lirisë quheshin “Shqiponja partizane”. Pasardhësit meritojnë të quhen “Zogj shqiponjash”, sepse ecin në gjurma atdhetare të paraardhësve partizanë veteranë, kanë marë në dorë stafetën e tyre, amanetin e testamentin e tyre dhe janë në të njëjtën llogore luftarake: të mbrojnë LANÇ, vlerat, idealet dhe simbolet e saj; gjakun e dëshmorëve, të këtyre “Yjeve te Pashuar”, që janë lulja e kombit, balli dhe lavdia i tij.

 Veteranë e pasardhës rrjedhin nga një gjak, kanë të njëjtën mendje, të njëjtat ideale, të njëjtin qëndrim, si etër e bij, për të çuar përpara organizatën e tyre luftarake! “Brezi më i ri është sigjeta, brezi më i vjetër është harku”. Njëra pa tjetrën s’bëjnë dot. Pleqëria dhe rinia, një janë të dyja.  “Flokët e thinjur janë arkivat e së Kaluarës”. Për noshëne tyre, veteranët kanë mbajtur mbi supe peshën e rëndë të jetës, por, siç thotë Noli, “Pleqëra nuk është vetëm një vuajtje e madhe, por dhe një trimëri e madhe”.

Ligjet e natyrës bëjnë punën e tyre. Radhët e veteranëve po pakësohen gjithnjë. Sot shuhet njëri, nesër tjetri. Percillen me nderime të merituara në banesën e përjetshme. “Vdesin shpirtëra të njerëzve të pavdeshëm”. Ndahet nga jeta veterani, por jo kujtimet, heroizmi, trimëria dhe lufta e tyre për çlirimin e vendit. Aq sa veteranë janë sot thuajse ndodhen në pleqëri të thellë. Por organizata e tyre luftarake mbetet dhe qëndron në këmbë, me statutin e saj dhe vazhdon, funksionon, vepron, konsolidohet. Janë mijëra pasardhës që po e freskojnë. Pranimi i tyre në organizatë jo vetëm rrit efektivin, por sidomos cilësinë e saj, nivelin arsimor, energjinë rinore, gatishmërinë partizane. Pasardhësit ecin përpara, me mendje atdhetari, me shpirt partizani, me fprcë punëtori, me hap ushtari. Flasin tregues. Vetëm nga 96 shkolla në qytete e në fshatra janë pranuar pasardhës: 7 drejtorë arsimi rrethesh, 115 drejtorë shkollash, 400 arsimtarë, 300 nxënës të klasave të larta. Jo pak vajza e djem panohen në grup një nga një si familje dëshmorësh e veteranësh…

***

Në gazetën luftarake “Kushtim Brezash”, lexon me kënaqësi, gëzim e krenari emra, motivacione, fotografi të të rinjve që porsa pranohen në organizatë; lexon  shkrime me firmë të tyre, diskutime cilësore që zhvillohen në mbledhje e takime; i sheh në veprimtari konkrete rreth lapidarëve, në shtëpi bazë lufte, në ekskursione, në takime me familje dëshmorësh,  duke marrë zotime etj. Veteranit i bëhet zemra mal që shikon vazhdues  besnik të tij. Veteranë e pasardhës nderojnë, mësojnë e përfitojnë nga njëri-tjetri. Këto sjellin gëzim. Dhe gëzimi përtërin.

Pasardhësit e veteranëve kanë një privilegj të veçantë: janë trashëgimtarë të denjë të brezit të vjetër luftarak atdhetar, që u ndesh dhëmbë për dhëmbë me pushtuesit e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë. Luftuan dhe fituan. Nga radhët e tyre ranë dëshmorë, u plagosën luftëtarë dhe mbetën invalidë, “Dëshmorë të gallë”. Rrugën e tyre e vazhdonë pasardhësit, me qëndrimet e tyre të guximshme atdhetare, me debate e polemika me kundërshtarë politikë, që s’lënë gjë pa thënë e pa bërë me gënjeshtra e shpifje kundër LANÇ. Por aq sa mund të rrëzohet një mal nga dëbora e breshëri, aq mund të rrëzohet edhe LANÇ!

Veteranët e LANÇ përbëjnë një fond të artë. Lufta dhe fitoret e tyre janë thesar i madh kombëtar. Organizata e tyre ka një aktiv të pasur lufte, pune, përvoje.Të zëvendësosh veteranët në misionin e tyre të lartë atdhetar e fisnik është besim i madh. “Besimi është ar, entuziazmi është argjend”, “Bezi i ri është flori”. Veteranë e pasardhësit janë dy breza, me një ideal, me një rrugë, e cila nuk ka qenë dhe nuk është e shtruar me lule e dafina, por është rrugë e thepisur, me ferra e gjemba, me pengesa e vështirësi, por që ndriçohet me “proxhektorë” tepër të fuqishëm të heroizmit partizan, nga shembulli i lartë i komunistëve, i komisarëve dhe komandantëve, në krye të të cilëve qëndronte i patundur Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha. Dhe kur pasardhësi ndodhet përpara problemeve të vështira, pyet veten: si i kanë zgjidhur paraardhësit ato? Dhe gjen çelësin e duhur.

***

Kur sheh si pranohen në organizatën e veteranëve djem e vajza, që janë në lule të rinisë, të kujtohen me mall paraardhës partizanë, që kërkonin me këmbëngulje të ngjiteshin malit, por u thuhej se “je i vogël”. Dhe këta djelmosha, që ende s’kishin hequr briskun në faqe thoshin: “O bëhem partizan, o në shtëpi nuk kthehem”! Dhe rrinin aty pranë çetës partizane. Pastaj pranoheshin partizanë dhe nga gëzimi bëheshin me krahë e fluturonin si zogjtë. Vetëm në Brigadën e VI Sulmuese “Heroinë e Popullit” kishte 60 pionierë, siç kishte dhe 120 shoqe partizane. Në vëllimet 7, 8 e 9 “Yje të pashuar” janë 29 dëshmorë fëmijë: 2 prej të cilëve 14 vjeçarë, 9 janë 15 vjeçarë, 12 pa mbushur 16 vjeç dhe 6 janë 17 vjeçarë!, që nuk mundën të gëzonin statusin e veteranit.

Çelo Sinani ishte 15 vjeç dhe s’pranohej të shkonte partizan. Dhanë e morën ta bindnin, por ai qe i vendosur të ishte malit dhe të luftonte si shokët çlirimtarë. Dhe e tregoi veten se kush ishte. Më 26 nëntor 1944, Mark Gjon Markaj, me pajraktarë e 150 forca mercenarësh, tentuan t’i presin rrugën Brigadës VI Sulmuese. Lufta u ndez e ashpër. Armiqtë sulmuan pozicionin e mbrojtur nga pionieri 15 vjeçar. Heroi i vogël qëlloi me automatik dhe vrau të parin e tyre, plagosi një tjetër, u ngrit për të hedhur dy bombat e dorës, por u godit për vdekje. Ra zogu i shqiponjës, por u hodhën në kundërsulm shqiponjat. Armiku u mbyll në rreth të zjarrtë dhe u detyrua të dorëzohet. Kurse pionierit iu këndua: “Dhe dy ditë vinte liria/ duhej mbrojtur istikami,/ barrikadë trupi i tij/ barrikadë Çelo Sinani”.

***

Është nder i madh të jesh pasardhës veterani. Ky nder është i lidhur ngushtë me ndjenjën e përgjegjësisë. Pleksen dy ndjenja, që pasqyrohen në veprimtari praktike, në shpirtin e punës shoqërre, atdhetare, kulturore. Shembullin e gjejmë edhe në paraardhësit partizanë. Dëshmorja Rakibe Dervishaj thoshte: “Vendi dhe nderi im janë atje, në ballë të skuadrës dhe jo në fund. Nryshe rrija në shtëpi dhe s’vija këtu me ju”. Dëshmorja tjetër Anife Kica shprehej: “Nuk kam dalë partizane të fshihem pas bregu, kam dalë të luftoj si burrë”!

E ardhmja është e pasardhësve. Që sot e nesër edhe më shumë, këta do drejtojnë organizatën luftarake që trashëgojnë. Nuk ka besim më të madh se ky! Nuk ka nder më të madh se ky! Nuk ka krenari më të madhe se kjo! ”Të rinjtë janë pranvera e jetës dhe pranvera është rinia e vitit”. Pasadhësit njëherë janë betuar: “Me ju, baballarë jemi tok, këmbët do t’i mbajmë në tokë. Do bëhemi edhe ne baballarë, gjakun tuaj do kemi në damarë, malli për juve do na marrë”.

 

July 19, 2018 16:35
Komento

9 Komente

  1. Onkezmi July 19, 23:23

    Te pershendes nga “Udhekryqet e Botes”,i nderuari Sevo dhe te uroje jete te gjate.Trimi nuk behet mi,po ngelet trim,pra ti je frymezim per ne zogjt e shqipes…Mendja dhe pena juaj ne mbi 30-te libra, trondit dhe e bijte tyre,qe kane zene vend ne parlamentin grotesk.

    Reply to this comment
    • Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit,Drejtesia do te BEHET. July 20, 13:03

      O onkezmi,trimat u vrane patriotet u injoruan apo provuan kalvarin e burgjeve te mathauzenit komunist shqiptare,kurse horrat e bastardet mbeten,prapa fanellave te gjakosurate deshmoreve e patrioteve te kombit duke hungerire “jam partizan me ylle ne balle,per ty o popull “zot”kam dale,packa se pas kraheve ju keni vrare,ushtrine shkatruat sikurse serbet barbare,packa se ishte ngritur mbi gjakun e deshmoreve te lirise e demokracise,ju neperka ishit neperka mbetet,si dje dhe sot me gjak te pafajshem mbushet kuleten,nga te pabreke qe ju la dita,miljonere ju ngrysi nata,o djaj me fytyre njeriu,qe nuke keni te ndalur ne ligesi,nga i jati tek i biri dhe nje djalle e gjysem pas,aqe sa detyruat Popullin,USA e BE te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun e ligjin e Dekriminalizimit.Per seren tuaj eshte ti kerkoni falje mijra nenave e grave te veshura me te zeza dhe mijra femijeve te mbetur jetim dhe jo te vazhdoni te hymnizoni e sponsorizoni djajt me fytyre njeriu qe shkaterruan ushtrine,industrine e lehte e te rende,moralin,apo vazhdojne te grabisin e tjetersojne pasurine kombetare e ate private aqe sa po i humbin indentitetin Tiranes se kuqe qe iu lane me gjak partizanesh e patriotesh kalldremet,rruge e bulevarde.Mjaft eshte MJAFT.Koha juaj po perendon,prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja e afert nga bange e Drejtesise ne nje fund te turpshem.Besoni,binduni rrefehuni e ndalni barbarizmat ndaj identitetit e shqiptareve kudo jane,qe Populli,USA,BE e Ligji dhe Zoti t’u meshirojne.Koha hecen,ate nuku ka leke te piset e pushtet brenda djallit qe ta ndale,se e ka bekuar Zoti,tik-tak-tik-tak-tak-tik-tak-tik-tak……..

      Reply to this comment
  2. KORÇARI July 20, 00:54

    Ja sikur kanë dalë minjtë e gjirizeve nga fjalet dhe të nisin të sharat

    Reply to this comment
  3. Dh Xhoga.(Guri Naimit D). Pasues veterani.! July 20, 04:24

    Jam krena si-Pasardhes VETERANI.

    Faleminderit i nderuari veteran i veteraneve Pr Sevo Tarifa, per kete shkrim dinjitoz kushtuar BREZIT MARTIR, te VETERANEVE rene ne lufterat per pavaresine e mbrojtien e Atheut,Nderimi kombit tone. Ju faleminderit per argumentimin e ketij problemi qe dhe fatkeqesisht, pergojohet e perbuzet nga disa antiatdhetare, bashkepuntore te Pushtuesve.
    Lidhur me Pasuesit VETERANE.tashme bere problem i pare, duhet vertet te ndalohet me serjositet deri dhe te ritheksohet mbeshtetia me ligj,kush do jete pasues veterani.
    Po e ilushtroj me pasardhesit e Veteranit te families sime:Gjyshi Jano P Xhoga dhe nipi, Stavri Mihal Xhoga,Gjyshirene me 1913te, nipi,pjesmarres aktiv ne Luften N.Clirimtre..Kujt i takon statusi pasuesit:Per Gjyshin me pasuesit e tij,te femijve me femijet;13. dhe nipit tij dhe pasuesve te tij,(aktualisht (2+1+2)=5 PASUES. Mendoj se duhet te qartesohe,mosha sa brezi.
    Psh. dy vellezerit dhe motra e ish Prtizanit, a duhet ta perfitojne,Pa tjeter qe po,sipas statutit te vjeter.si familie.Pra ne famijet tona behen 14 pasardhes veterani ne tre breza..
    Ky problem duhet ndjekur dhe ne emigracin.
    Vijushmeria ka nje rendesi te madhe per ruajtien e tradites se atdhetarizmit,si ceshtie paresore e kombit.
    Vetem ne qytetin e Torontos ku eshte krijuar organizata e Pasues veterane,jane antaresuar deri tani 35 gra e burra pasardhes e vazhdon shtimi i radheve ,qe besoj pas ketij shkrimi,do aktivizohen dhe me shume,sa perhapet ne qytete te tjera te Kanadase.
    Faleminderi i nderuar Sevo Tarifa per kete shkrim nxites,qo ta quaja sidomos, per ne tej oqeanit…
    Pershendetie Pasuesve !
    Nderim te reneve DESHMORE te ATDHEUT!
    VO-Jam krena le PASARDHES Veterani,4 nipa e mbesa.nga gjyshi e 7 nga vellai.

    Toronto19-07-2018 Pasuesi veteran 82 vjecari
    Dhimiter M Xhoga.

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D. July 20, 06:19

    JU prifte shendeti dhe PENA, i nderuar Pr Sevo Tarifa
    Shendene se pari i nderuar Sevo Tarifa.(shoqerisht)

    Reply to this comment
  5. demo July 20, 08:50

    Lufta e ashtuquajtur Nac-Cl,nuk ishte as nacionale dhe as clirimtare.Ishte nje REKRUTIM MAFIOZ I FORCAVE ANTIKOMBETARE,qe disponon Shqiperia ne cdo kohe dhe serbomallazezet qe organizuan REKRUTIMIN e dine ne cdo kohe.Ashtu si rekrutuan turmat regresive abntikombetare te Haxhi Qamilit,si organizuan kontraBanden e naftes drejt Serbise dhe si vazhdojne te falin pa dhimbje kufijte kambetare.
    Luftra me te cilat shqiptaret duhet te krenohen jane :
    Lufta e Nikshiqit dhe beteja e Rrzhanices .
    Lufta per mbrojtjen e Shkodres
    Beteja e Cernaleves dhe beteja e Kacanikut.
    Lufterat e Sali dhe Gani Butkes kunder andarteve greke.
    Lufta e Skerfices
    Lufta e V;ores
    Qendresa e Mujo Ulqinakut
    Lufta e Familjes Jashari ne Drenice dhe betejat e UCK.

    Reply to this comment
  6. Mala July 21, 09:42

    Pershendetje Veteraneve te LNC rikthyesve te dinitetit dhe identitetit te shtetit dhe kombit shqiptare. Keta bije te popullit, me 29 Nentor 1944, pas humbjes se shtetit dhe identiteti shteteror te Shqiperise me 7 mars 1939, i rikthyen shtetesine Shqiperise se shqiptarevet. Keta ishin dhe mbeten vlera me komebatre e me shteterore e Shqiperise se Shqiptarevet,Keta shpetuan aq sa ishte e mundur te shpetohet shteti dhe kombi shqiptare,keta h apen horizonte te zhvillimit dhe ndertimin te shtetit kombetar, matarial e shpirteror,Kete ndetuan me vullnet e forca te veta materiale e shpirteror 45 vjet shtetin shqiptare.Keta hapen horizonte te lira per ardhjen e demokracise reale, te cilen ardhesit e demokracise, ende pa mesuar parimet themelore te demokracise, erdhen tarafqe dhe tarafqe,hajdutrisht e me kriminalitete e vrasje menduan se ndertohet demokracia, te cilen me largime eleminime injoirime banale menduan te shpallen”heronj” te kombit dhe demokracise.ja ku erdhen,Ja klu e sollen Shqiperine dhe varferimin shpirteror e material te shqiptarevet.

    Reply to this comment
  7. Mark .U.K July 21, 18:16

    Ata na suadhen komunizmin Zoti i vraf edhe ne jeten tjeter!Hoqem 47 vjet okupim te tyre.Kur do ikin edhe shurranat e fundit ka te quajtur vetera,qe nuk lane gja pa ba ne ket popull.

    Reply to this comment
  8. Nene Pashako D July 21, 21:33

    Ti Mark, vetem ate emer mos mbaj Mark se kemi miq e shoke te mire .Qe je UJ-k..je. si ujk mbetsh, qe s’te she njeri me sy. Sa per ato 47 vitet, i di nje popull i tere si i kaloi e si perfundoi. Ky fund eshte keqardhie,qe te tillet si ju, na i sollet e, po torturoni nje popull te tere. Fundi juaj dihet. ..
    Ai.-Populli,… duron -po FITON.

    Nene Pashako.D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*