Ata që ikën, ose për një PS që nuk ekziston më

May 25, 2017 10:01

Ata që ikën, ose për një PS që nuk ekziston më

 

Nga Bedri Islami

Namik Dokle është njëri ndër njerëzit e politikës me një staturë të veçantë njerëzore. Jam i bindur se njerëzorja e ka drejtuar nga politika dhe ka mbetur i tillë.

Nuk do të jetë më pjesë e parlamentit, të cilën e drejtoi disa tejet ndershmërisht, dhe, si më kishte thënë disa muaj më parë, kjo kishte qenë zgjidhja e tij.

Edhe asaj dite kur dëgjova mendimin e tij nuk isha i një mendjeje, kisha një shtysë se mund të rikthehej në sallën ku fjala e tij ka pasur gjithnjë peshën e saj dhe, ku, përmes njerëzores, ka përcjellë sinqeritetin, vrullin e pasionin e tij.

Jemi miq të hershëm dhe të përhershëm prej më se 40 viteve. Dy herë ka qenë zyrtarisht shefi im, kryeredaktori im, dhe asnjëherë nuk e kam ndjerë peshën e pozitës së tij, sepse nuk e mbarte këtë peshë.

Asaj dite kur biseduam për parlamentin e ardhshëm, krejt befas, e ndjeva se ishte i lodhur, por nuk e mësova se nga vinte lodhja e tij, që, askurrë nuk kishte të bënte me punën e tij. Ndoshta ndjehej i lodhur nga gjithë ajo rollovi, por ndoshta edhe nga fakti që një brez i ri në politikën e Rilindjes, si mos më keq, kishte filluar të largohej nga ajo që mund të quhej garda e vjetër e socialistëve.

Të rinjtë rilindas nuk e dinin ndoshta se sa e vështirë kishte qenë të ngrije, jo nga hiçi, por nga humbëtira, një forcë politike, që megjithëse e re, kishte marrë mbi vete, ose ia kishin ngjeshur mbi vete, të gjithë mëkatet e partisë së vjetër, nga e cila kishin marrë dy gjëra; anëtarësinë e thjeshtë, sepse liderët ngrehalucë kishin ikur turrasi dhe godinën e një strukture të saj. E megjithatë në fillimin e vitit 1991 ata ishin të anatemuarit e dekadës. Kjo gardë e vjetër, rrethuar nga disa vizionarë të njohur intelektualë të shquar, po përpiqej të ngrinte në këmbë një të majtë moderne, demokrate, ku shembulli i tyre ishte një politikan francez, Miteran dhe të cilit, ashtu si mundeshin përpiqeshin t’i ngjanin.

Kjo gardë e vjetër, që në fakt ishin djem e burra të rinj, krejt lirisht mund të shkonin tek opozita e asaj kohe. Shumë prej tyre, ose nuk kishin asnjë mëkat nga regjimi i vjetër, ose lidhjet e tyre kishin qenë të sipërfaqshme nga regjimi serb e më pas pjesë e st.

Më i vjetri prej tyre ishte Dritëroi, patriarku i partisë, burrë me autoritet të pashoq, ndër më të rinjtë ishin Pandeliu dhe Iliri, e mes tyre edhe një mik i imi i mëvonshëm, shqiptari nga Kosova Haki Morina, ish i burgosur politik nga regjimi i Millosheviqit, e më pas, pjesë e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Asaj kohe nuk kishte rroga për të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj rilindje të vërtetë. Shumë prej tyre vinin gjithë kohën e tyre të lirë, por vetë statura e tyre njerëzore, më pas politike, bënte që shumë njerëz të kthenin kokën pas për të ndjekur ecjen e tyre.

Nganjëherë edhe i fishkëllenin. Shkonin nëpër qytete të ndryshme edhe me autobusët e paktë dhe dietat që tepronin i kthenin pas.

Njerëzit i donin dhe mburreshin me miqësinë e tyre. Nga kjo gardë nuk e di nëse ka mbetur dikush më në parlamentin e ardhshëm.

Nuk janë më në atë sallë figura të tilla si Moikomi, Ismail lleshi, Sabit Brokaj, Xhevat Lloshi, Limos Dizdari, Servet Pëllumbi, Arta Dade, Ermelindja Meksi, Bashkim Zeneli, Shaqir Vukaj e shumë të tjerë, të cilëve rilindasit e rinj as emrin nuk ua dinë. Normalisht, ata nuk do të ishin gjithnjë deputetë, se kohërat ndryshojnë, por respekti ndaj tyre mbetet. Rilindësit e rinj e gjetën gati këtë godinë partiake të cilën e ngritën mjeshtër të politikës. por ndodhka edhe kështu : çirakët i lënë jashtë mjeshtërit, shkojnë edhe më tej,i harrojnë.

Nejse, të kthehem tek ajo që sot quhet garda e vjetër e socialistëve. Namik Dokle ishte më i afërti për mua. Me propozimin e tij u zgjodha në strukturat e larta drejtuese të PS-së, por nuk është vetëm kjo. Unë jetoja në Shkodër asaj kohe dhe si gazetar i “Zërit të Popullit”, në një qytet thuajse krejt djathtas në atë kohë, nuk ishin vetëm xhamet që më thyheshin shqetësimi i miqve.

Namik Dokle ishte njëri nga ata që trazohej dhe kishte gjithnjë ndjenjën e të qenurit pranë të gjithëve.

Do i mungojnë parlamentit të ri ai dhe shumë figura të tjera emblematike. Ata ishin ndër ato personalitete që kur përmendeshin askush nuk pyeste se kush është, ndryshe nga sa ndodh tani.

Ishte dëshira e tij, kështu më tha, disa muaj përpara.

Mendoj, ndoshta nuk e kam mirë, se rëndesa e mosmirënjohjes mund të ketë qenë, ku ta dish, lodhja më e madhe mbi supet e tij.

May 25, 2017 10:01
Komento

16 Komente

  1. Aliu nga Selenic May 25, 10:44

    Senatoret kan ren nuk ka me ne shqiperi.Eshte vetem nje Berish qe nuk din te bjere asnjeh edhe perse ka rene njemijeher..
    Keshtu Namiku e din se kure eshte boll.
    Pore besoi qe edhe S do ta dije te marre perseri mendimet e vyra te Namikut dhe te te tjerve qe largohen.
    Te punosh per Partin tende nuk do te thot qe vetem te jeshe ne krye te “sofres” unde te ounoshe dhe duhet te punoshe edhe kure njuk je ne sofer madje edhe jashte odes se madhe sice e kan zakon verioret.Oda e Miqve”
    Keshtu qe kombinimi i moshave ben qe Parlamenti flas per PS-ne te jete sa me i larmishem dhe sa me efektive duke kualifikuar edhe kuadrin e ri per ta bere te afte mer detyra edhe me te renmdesishme.
    Sa i perket ase qe Beriu thore se PS e nisi nga hiqi, kjo nuk eshte e vertet.
    Jo vetem PS qe nuk e nis nga hiqi poore edhe PD-ishte me baze te ishe PPSH madje edhe themeluesit e PD-se ishin figura te larta te PPSH.
    Keshtu qe si at te PD-se dhe te PS-se e gjeten sofren te shtruar ku fatkeqesishte ne ket sofer shum pak shtun menu, me shume shkallmuan ate qe e gjetn se sa i vune ndonje shten ne ket sofer. (E kam fjalen para 2013-tese.!

    Reply to this comment
  2. s.h. May 25, 10:55

    Ore Thano , cfare ben ? Kaq keq ka mbetur gazeta , sa ta mbushesh me kujtimet e ketij apo atij, qe vajtojne per garden e vjeter , me mentalitetin e 200 komunistave te pare …Me vjen keq, se vete je gazetar i mire, por duket ke deshtuar ne biznesin e mediave ; ata qe shkruajne ( ndjehet mungesa e A. Stefanit ) duket se punojne falas, pa honorare !

    Reply to this comment
    • Tani May 25, 13:14

      O sh.a. o te q…. rr…! Po ik mos u fut ne kete forum 10 here ne dite kur ste pelqen o shk…. po ketej ankohesh e ketej lexoj komente te tuat ne cdo artikull. Apo e ke pjes te punes kete thuaj, te paguajne per cdo koment nga zyra edit?

      Reply to this comment
      • s.h. May 25, 19:39

        …tan anonimi….kam kohe qe nuk e ndjek kete qe ti e quan forum…ndodh ndonje dite si sot …etj. Por ti , mos genje veten , duke t’u dukur vetja sikur je trim e mund te shk…. ke te del para ….dmth. asnje , sepse je anonim i pafytyre .

        Reply to this comment
  3. Claus May 25, 11:14

    Ja dhe Bedriu e mori vesh me ne fund qe Rilindja nuk ka gje te perbashket me me PS.

    Po sa here kam komentuar ketu, sa here?

    Po redaksia juaj vazhdonte dhe vazhdonte te tirrte lemshin ne nje terkuze duke bere nje propagande bajate dhe te pavlere ne drejtim ne Rilindjes.

    E kupton tani Bedri se sa komente merr? E kupton Mero Baze se sa komente merr dhe ai me editorialet e tij?

    Tani e paskeni marre vesh, po si duket eshte teper vone, ferra e ka marre uraten dhe tani jeni bere nje media qe me aq zor po merrni nje fare kthese.

    Na shkruani me mall dhe nostalgji per disa figura te hershme te PS.
    Natyrisht se me ata lidhej disi dhe aspekti social i politikes.
    Ku gjen me aspekt social ne ata “djelmosha” dhe “cuca” qe na kane rrembyer nje diplome te pavlere jashte shtetit duke paguar me mijera dhe mijera euro, qe behen me aq lehtesi marramendese vetem ne Shqiperi?

    Cfare kapacitetesh mund te kete Spiropali apo Veliaj, packa se kane qene disa muaj ne USA?
    Ka dhe te tjere qe nuk po u`a ze emrat ne goje.
    Ja erdhen keta me disa zhgarravina ne koke mbi shoqerite dhe biznesin ( shumica kane nje diplome:menaxhim biznesi, qe per mua nuk do te thote asgje) dhe kane marre fatet e nje populli ne dore.

    Ai brez qe permend ti Bedri, ndoshta kishin nje formin te njeanshem, por kurrsesi nuk hyne ne suazat e nje njeriu cinik dhe hipokrit.
    Dhe dallimi midis tyre dhe brezit te sotem me mangesi te theksuara ne kulture dhe formim te pergjithshem eshte tejet i madh.

    Po keshtu erdhen kohet. Ja ke Itali na erdhi nje Mateo Renzi, ne France na ka ardhur nje Macron, ne USA ke nje Trump qe nuk ja ka haberin e gjeografise, historise dhe politkes boterore.
    Lavdi Zotit qe kemi nje Angela Merkel qe sido qe te jete dallon nga te tjeret, se pervec te tjerave ka nje formim solid qe e ka marre nga sistemi gjermanolindor. Po dhe ajo nuk e ka te gjate.

    Te gjesh sot politikane te zote, zor se gjen dhe me absurdja qendron ketu:
    ne Gjermani akoma ka nje preference te madhe nje Schäuble, nje 72 vjecar e kusur. Dhe perse? Per vete pjekurine qe ka e fituar nga mosha, ndonje simpati per ate nuk kam, por populli gjerman ka nje gjykim me te sakte kur sheh nje bote te mbushur me djelmurina dhe vajzurina qe ta shpifin vetem me make-up-in e tyre, se ti degjosh te shkaktojne vetem Insult cerebral.

    Eshte mbajtur Gjermania me kancelaret e saj qe shkonin deri ne moshen 87 vjecare si Adenauer, Helmut Kohl me 68, presidenti talian Napolitano qe e la mandatin ne moshen 92 vejcare, etj,etj.

    Ishin njerez qe kishin pare luftera, beteja por njihnin dhe dialog dhe konsensus.

    Iken ato breza, dinamika funksionon padyshim. Ndersa ne Shqiperi presin radhen Grida, Majlinda, Elisa, Erjoni, e ca te tjere qe kur i kujton vetem ndonje antidot me ndihmon.
    Megjithate kohet qe na presin do te jene sigurisht me te papritura dhe jo te “merzitshme”.

    Bedri, si shume gabime ke bere sot ne kete shkrim. Lodhja, merzitja apo ndonje shkak tjeter?
    Megjithate dite te mbare!

    P.S. e ke bere per uje te ftohte sot “Neti Vjosen” dhe “korcar Osumin” sot.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA May 25, 13:23

      O @ Claus, o derman,
      Po çfare te ka zënë me mua o derman,
      Te qenkam bere fiksim…!
      Sa per Bedriun, te jesh i bindur se nuk me ben dot mua per uje te ftohte…!
      Arsyen e di Bedriu dhe nuk ka nevoje ta dish ti D j a l l i Janullës!..
      Sa per shkrimin e Bedriut sot edhe une mund te them se eshte shume i dobet, i gabuar, se ndan artificialisht brezat e politikanve, por dhe demostron dobesine e Bedriut per Kryeredaktorin e tij.Kur erdhi Namiku e Bedriu tek Zëri Popullit, gazetes verem emri i kish mbetur,
      si Kosheres,
      se bletët ishin arratisur…
      Sa per Namikun e lodhur e te drobitur ne se ka kerkuar vet te largohet nga politika, bravo i qofte….edhe per arsyen se duhet tu liroje vendin te rinjve, por edhe se kete legjitature, ka ngrohur karriken dhe ka “shtypur” ato parat qe merr si deputet, se per aktiv nuk ee kemi pare…
      Por Bedriu si Bedriu, e perdor gazeten per qoka…! Mos te them ndonje fjale tjeter me te ashper…!
      Ti Claus e shtron drejt problemin e zvendesimit te brezave te politikanve, por si Djalli Janulles qe je, sulmon disa
      nga politikanet e rinj, te cilet do ti njollosesh me pahir nga balta e pist e xha Saliut.Edhe Spiropali, edhe Tahiri si te rinj kane treguar vlera. Ndersa Veliaj, ose Lali Eri , per mua por dhe per shume te tjere, eshte nje T h e s a r i politikes se re shqiptare!
      Asnje kryebashkiak i Tiranes deri tani nuk ka punuar aq zgjuarsisht dhe me disipline si Lali Eri!
      Une jam i mrekulluar nga puna e tij!Isha para pak kohe ne Tirane dhe pash me syte e mi se sa e ka ndryshuar Tiranen per nje kohe te shkurter
      KY
      TALENT
      ORGANIZATOR!…
      …pa çka se xha Sali Mitomani nuk i ka kursyer tonelatat e Baltes kunder tij!!!…
      Claus, ti je squt, por fatkeqsisht ke shejtanin ne bark…
      Megjithate une te pershendes , si opozitar por… dhe ja kalofsh mire me Festen e Cristi Himelfahrt, nuk e di ne se dhe ju ne Deutschland e keni dite pushimi sot!…

      Reply to this comment
      • kolokotroni May 25, 21:10

        per Neti Vjosen:

        Komentet e tua zoteri me pelqejne por je me i majte sec duhet por ne fund te fundit dukesh njeri qe te imponon respekt..
        .
        Dy fjale pe Djallin e Janulles:

        Me thene te drejten ato qe thote jane te sakta por jane teper te vonuara.
        .
        Eshte lehte te kuptohet qe “Clausi” ka kaluar ne orgazem qe shqiptaret po shqyhen midis tyre dhe
        i erdhi “bombe” qe pati pajtim dhe jo lufte .
        .
        E kam ndjekur kete komentues edhe rradhe te tjera dhe duket qarte qe eshte nje atavizem i kolonelit janullatos ne rrjetet sociale.
        .
        Se sa e madhe eshte interfernca e greqise ne shqiperi e tregon ky material lemerites ketu poshte derivat i te cilit eshte dhe ky klausi janullatosit…..si haroi te vdese janulla…erdhi per 2 vjet dhe u bene 26 vjet

        .
        Shërbëtorët e Athinës mes klasës politike në Shqipëri, mbajnë kokën ulur, ndërsa Greqia me lobet e saj ne perendim realizon planin e saj afatgjatë të asimilimit e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall

        Politika shoviniste Greke nuk ka të ndaluar. Edhe në ditët e sotme. Një orkestrim i shkëlqyer si nga Athina, ashtu edhe nga segmente politike shqiptare që u ka mbetur qejfi se nuk janë pjesë e qeverisë së re shqiptare. Më 16 Gusht 2013, në Përmet të Shqipërisë pas një maratone 16 vjeçare të gjyqeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekzekutimin e vendimit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri që mbahej me forcë prej Kishës Ortodokse të qytetit u bë e mundur në përputhje me rregullsinë ligjore të zbatohej vendimi i formës së prerë. U rihap Pallati i Kulturës. Kuptohet, organet shtetërore shqiptare kanë bërë qorrin dhe shurdhin për kaq vjet edhe për një arsye tjetër, sepse në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare është Anastas Janullatos me kombësi greke i kurorëzuar si kreu i Ortodoksisë jo në kishë, sepse thirrjet “Noli!, Noli!” , apo Anaksos dhe kënga patriotike “Për mëmëdhenë!” bënë që shpura e Ortodoksisë ta kurorëzonte në hotel Tirana edhe me pëlqimin e Athinës e të Patriarkanës Ekumenike të Stambollit si për fillim përkohësisht, por, ja që na mbeti peshqesh i vërtetë!
        Presidenti i atëhershëm Sali Berisha nuk dha ndonjë mesazh pëlqimi. Pra, karrikja e Ortodoksisë u uzurpua prej 21 vjet e ca ditë sot nga Janullatos, një prift me kombësi Greke duke shkelur me të dy këmbët statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare të cilën Fan Noli e bëri realitet themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe ndarjen përfundimisht nga ndikimi i Athinës fetare dhe zyrtare.
        Përse Athina zgjodhi Janullatos më 1991? I vinte keq për shqiptarët e besimit ortodoks? Po ç’ndodhi më pas? Në në të njëjtën kohë, më 1992 Konstantin Micotaqis, Kryeministër i Greqisë i parashtron Tiranës zyrtare (pozitës së djathtë plebishitare më shumë) si kusht ngritjen e varrezave greke në Këlcyrë të Përmetit, Ersekë, Korçë dhe Bularat, Gjirokastër me eshtrat e ushtarëve grekë që ranë në përpjekje me Italianët në Luftën Italo-Greke.
        Shqipëria, ndërkohë aspironte të fillonte negociatat me BE. Dhe Tirana zyrtare u nënshtrua para Greqisë dhe firmosi kushtin e Varrezave Greke në Shqipëri për të filluar implementimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga qeveritë e të dy vendeve në vitin 2008, kur u vendos që të ngriheshin dy varreza, një në Bularat të Gjirokastrës dhe një në Këlcyrë të Përmetit. Kisha Ortodokse (Janullatosi) do të administronte anën humanitare të varrezave në këto dy vende?!
        Bamir Topi, President i atëhershëm firmosi dekretin: “Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 256, datë 25. 03. 2010 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko – Italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
        Deputeti Tritan Shehu, i cili, duke ftuar deputetët ta votojnë atë, ka theksuar se me këtë hap shteti shqiptar respekton të rënët në luftë. “Ne nuk duhet të ngatërrojmë gjërat, ndaj duhet të miratojmë marrëveshjen si shenjë respekti ndaj të vrarëve në luftë”, – tha në Kuvendin Popullor, Shehu. Shihni sa bukur!
        Marrëveshja kaloi në Kuvendin e Shqipërisë me vetëm 5 vota kundër të deputetëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilët e cilësuan të papranueshme “legalizimin” e disa varrezave inekzistuese të një ushtrie pushtuese. ” sipas shkrimit “Skandali i varreve, Greqia pranon ekzistencën e varreve pa identitet”, tek gazeta Kombëtare e datës 25 Janar 2013.
        Pra, Kosina e Përmetit dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e fëmijëve dhe grave të zonës me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e ndalën projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa vise autoktone shqiptare të Jugut.
        Në varrezat e manastirit të Grykës së Këlcyrës, bashkë me eshtrat e ushtarëve grekë ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave të zhvarrosura në fshatrat e Përmetit. Atje, para se të cilësoheshin zyrtarisht si Varreza Greke me marrëveshje shtetërore, kanë qenë vetëm 36 varre të ushtarëve grekë të vrarë në betejën e malit të Golikut nga trupat e batalionit Italian, “Ujqit e Toskanës”. Ndërsa sot janë varrosur në manastirin e Këlcyrës edhe eshtrat e fëmijëve dhe grave shqiptare të Kosinës!! Ndërkaq në marrëveshjen shtetërore shqiptaro-greke u përfshi të varrosej në Shqipëri edhe personeli teknik apo klerikët që shoqëronin ushtrinë greke gjatë asaj luftës Italo-Greke në tokën shqiptare.
        Pas hapjes së pikës kufitare të Kakavijës, kur Karolos Papulias, ishte ministër i Punëve të Jashtme (me origjinë shqiptare nga Voshtina e Çamërisë), sot President i Greqisë e ndali vrapin në vizitën e parë zyrtare në tokën arbërore tek varret e ushtarëve grekë në Qafën e Kiçokut në Veri të malit të Trebeshinës. Pra, këtij Papulias i është shpëlarë gjaku i paraardhësve. Edhe Theodhor Pangallos po me origjinë shqiptare po njëlloj të shpëlarë e kishte gjakun përsa i përket Çështje Shqiptare kur kreu detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë. Dhe ligji i luftës që është ende në fuqi as që i shqetëson!
        Pra, ne Shqiptarët e Shqipërisë të keqen e kemi edhe nga këta funksionarë të lartë grekë me origjinë shqiptare që kanë patur e kanë jo pak rol në ngrirjen e marëdhënieve shqiptaro-greke edhe sot.
        Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa duket. Filloi një sulm total i Athinës zyrtare pas 1991. Në vitin 1992 filloi zbatimi në praktikë i MegaEladhës. U krye incidenti i Peshkëpisë dhe filloi një luftë e pamëshirshme diplomatike greke për lirimin e anëtarëve të OMONIA. Ndërkohë, vërshuan bankat greke të instalohen në Shqipëri për të thithur edhe ato pak remitanca që sillnin shqiptarët emigrantë dhe u bënë investime për të marrë lëndë të para nga toka shqiptare. U joshën edhe shqiptarë me pensione greke nëse deklaroheshin me dokumenta se kishin kombësi greke. Filloi kumbarizimi i Shqiptarëve të Greqisë që me dashje dhe me detyrim i bënë që të ndërronin emrat shqiptarë në grekë. U hapën shkolla greke në Korçë dhe në Himarë. U ndihmua e u ngjall OMONIA. Zëvëndësministrat e Jashtëm grekë apo edhe deputetë nuk janë kursyer të vrapojnë në Himarë sa herë atje kishte zgjedhje vendore a qëndrore apo dhe artificialisht sikundër e ndihu qeveria e djathtë shqiptare njohjen e minoritetit grek në Himarë. Së fundi, në Gusht 2013, Berisha në Facebook, shkroi për herë të parë se nuk ka patur ndonjëherë minoritet grek në Himarë.
        Klasa politike e Tiranës në këto 23 vjet me firma shtetërore dhe mbështetje totale e ka çuar ujin në mullirin grek të ringjalljes së fantazmës Vorio-Epirit. Ja praktika e Greqizimit të Shqipërisë së Jugut: Me Varrezat greke në Këlcyrë dhe Bularat,me Agimin e Artë që erdhi në varrezat e Këlcyrës e provokoi si dhe bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë , me mitingjet progreke të Korçës, me Kryqin e varrezave të Boboshticës, me Himarën artificialisht të incidentuar sa herë edhe me ndihmën e OMONIA, me traktet në Jug të Shqipërisë kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, me ndalimin e shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri për moshyrje në Greqi , me racizmin më të egër të këtij mijëvjeçari në Europë pas Serbit, me nota verbale diplomatike karshi shtetit shqiptar, me vrasje e torturim të shqiptarëve të pafajshëm të Greqisë që u mbahet peng statusi i nënshtetësisë greke, sepse janë kombësia e Dytë dhe në total me Arvanitët arrijnë deri edhe katër milionë banorë dhe përbëjnë rrezik për prishjen e ekuilibrit artificial nacionalist grek, me oreksin e aneksimit të Shkëmbit Barketa në detin Jon pa e respektuar kufirin detar sipas shelfit kontinental për interesa gjeoekonomike e politike, etj si këto.
        Por ç’është më e keqja qeveria e Berishës u përfshi edhe në skandalin e firmosjes së një marrëveshje për ujrat detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe më herët në deklaratat publike për mediat, zyrtarë të lartë të shtetit grek kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Por me kërkesën e Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e quajti të pavlefshme.
        Muajin e kaluar, në korrik 2013, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos ka theksuar, se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë do të jetë një nga prioritetet e ngutshme të diplomacisë greke. Ja si nënvizon shtetari grek:
        “Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë, deklaroi Venizelos para komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së parlamentit grek. ”
        Pra, Greqia po i sheh interesat e saj me strategji të largët asimilimi e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall. Edhe pse i sorollat si shqiptarët e Greqisë dhe shtetin shqiptar deri sa të realizojë me çdo lloj mënyre qëllimet ekspansioniste dhe shoviniste, edhe hapur, edhe para Brukselit, edhe para Amerikës!
        Në të njëjtën kohë Çështja Çamëria u la pas dore nga klasa politike e Tiranës, që ishte e kapur edhe nga Athina zyrtare për interesa finaciare të oligarkëve të rinj shqiptarë që kanë lidhje tregtare me Greqinë. Turpi më i madh kur udhëhiqnin socialistët , më 2004-ën dhe vitin që shkoi është sjellja antikombëtare e deputetëve shqiptarë për Rezolutën Çame e cila, nuk u botua as në Fletoren Zyrtare dhe as që u diskutua për funksionimin e saj. Pra, me një telefonatë të Athinës, Kuvendi Popullor bashkë me Kryesinë që pretendon se e bënë votimin e Rezolutës Çame nuk bënë zyrtarisht botimin?! Pra, të shitur kokë e këmbë para interesave greke si të Djathtët dhe të Majtët e politikës shqiptare.
        Kështu do edhe Athina, t’ja shtrëngojnë edhe dorën Janullatosit, siç ja shtrënguan për 100-vjetorin e Pavarësisë. Bile, edhe ta dekorojnë siç bëri Bamir Topi me Urdhrin e Flamurit! Sa bukur! Lum shqiptaria për këtë klasë politike që ka sot Shqipëria që është shfaqur më së shumti si shërbëtore e Athinës.
        Të vimë tek zbatimi i ligjit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri në Përmet më 16 Gusht 2013. Si ka mundësi që Janullatosi heshti? Pse? Nuk është aq budalla Janullatos! Bile, Greqia zyrtare thotë se u bë pa miratimin e qeverisë shqiptare! Po a nuk është kjo ndërhyrje e pastër e Greqisë në punët e brendshme të një shteti sovran si Shqipëria? Si nuk u ndje Ministria e Jashtme greke dhe Presidenti grek Papulias me origjinë shqiptare kur bashkëkombasi i tij, anëtar i Agimit të Artë bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë? Si ka mundësi? Po Brukseli a trupi diplomatik a ka dijeni për këtë ngjarje?
        Pra, pse ka kaq shqetësim Athina? Kur nuk lejohen fëmijët shqiptarë të kalojnë në Greqi edhe pse kanë lindur në Greqi?
        Përkujdesja e qeverisë greke dhe heshtja e Janullatos janë kalkuluar mirë, që Janullatos të mos njolloset se e kemi dekoruar me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, të atij flamuri gjigant që u shpalos në Këlcyrë më 27 Tetor 2012 para Agimit të Artë si dhe flamurit që u rivendos tek Pallati i Kulturës Naim Frashëri në Përmet.
        Është kaq delikate marrëdhënia Greko-Shqiptare sepse më shumë zjarrin e shtyjnë grekët e Athinës, por edhe shërbëtori i tyre Janullatos që josh segemente të politikës shqiptare me kryqin e legjionarëve të shenjtë që erdhën nga burgjet e Kretës dhe dogjën e plaçkitën 300 fshatra shqiptare e therrën shqiptarët e pafaj në Grabockë të Korçës, në Peshtan dhe Hormovë të Tepelenës, në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit, në Delvinë etj njëqind vjet më parë në Shqipërinë e Jugut me masakrat greke në emër të fantazmës Vorio-Epir.
        Ka një heshtje varri nga Tirana zyrtare sa herë që në truallin tonë shqiptar ç’varrosen eshtra shqiptare si në Kosinë apo përdhosen varre si në Boboshticë, ka shkelje të hapura të sovranitetit me thirrje në tokën shqiptare apo dhe në mes të Athinës me këngë antishqiptare!
        Pra, kjo është Greqia e përkëdhelura e Europës që na keqtrajton si më 1913-1914? Pse çdoni ju shtetarë shqiptarë të bëjnë më shumë se kaq? Ëndrrën e tyre? Me tjetërsim harte në favor të tyre?
        A nuk e shikoni se ujrat edhe ngrohen e zbuten nga Janullatos apo nga interesat e ndyra financiare të shtetarëve grekë që rropën tokën shqiptare, pasurinë tonë kombëtare e deri sovranitetin me varreza greke në kufijtë e Epirit të Vjetër që është tokë shqiptarësh si dhe Çamëria e përdjegur dhe e përndjekur!
        Prandaj, zotërinj shtetarë grekë nuk mban më kurrizi i Shqiptarëve të Greqisë, i tokës shqiptare nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë që varret sipas oreksit Tuaj dhe merr po bekimin Tuaj me Janullatosin e kompani.
        Qeveria e re socialiste shqiptare, e cila është pasardhëse e problemeve që krijoi Berisha dhe Nano apo edhe shtetarëve të tjerë të të dy palëve Greke e Shqiptare duhet së pari të jetë me vetëdije kombëtare për të ngritur me forcë problemin e Çamërisë, të statusit të Shqiptarëve të Greqisë si dhe të shkuljes dhe shpënguljes së Varrezave Greke në BE dhe OKB duke i kërkuar falje edhe popullit shqiptar për këto pamendësi kombëtare.
        Të shpresojmë që deputetët shqiptarë të rinj dhe të ricikluar ish-komunistë dhe pak demokratë do shfaqen si kombëtarë të vërtetë! Se Greqia nuk ka turp edhe pse e dimë ç’lojë shovinizmi bën edhe kur na buzëqesh në Athinë apo në Bruksel.

        Reply to this comment
        • N.V. May 26, 11:05

          Nuk i heq asnje presje opinionit tend, i nderuar @kolokotroni,
          Gjithe respektin tim.
          Por atje ku ka vend per kompromis , tu tregojme grekve se duame te jetojme ne fqinjesi te mire me ta, ne se ka vend per reciprocitet dobiprures, sepse jemi fqinj dhe shpesh kemi interesa te perbashkta.

          Reply to this comment
  4. m May 25, 11:27

    Sot PS,PD,po mbushen me brezin diçital.qe mendjen e kane vetem ku te vjedhin,ku te rjepin,ku te poshterojne..Ky eshte brezi i” dhime” si thote Gjini i portokallise.Sot polikanet tane kane vetem nje ender;ta shkaterojne kete komb,ketu e matane kufirit”E mire bejne,se ketij populli nuk mund ti ndodhe ndryshe.

    Reply to this comment
  5. Mehmet Metaj May 25, 13:24

    PS-ja nuk ka ekzistuar asnjehere ne Shqiperi, PP-ja ndryshoi emrin ne PS ne v. 91 dhe sic perdhosen gjerat dhe sidomos politika tek ne u katandis dhe me ne krye Edi Ramen qe s’eshte as PS-ist asgje..nje rrugac i rendomte qyteti deri ne halabak dhe ka bere nje grup bashibozukesh askushesh qe quhen “Rilindje urbane” dhe qe duhet te merren vetem me halet e fshatrave qe mungojne se tjeter gje s’dine te bejen..mjere Shqiperia ku u katandis..

    Reply to this comment
  6. Musa Lavatriçja nga Ulqini May 25, 14:11

    ALZAJMER ESHTE SEMUNDJE E PA SHERUESHME
    Pacienti Nedri edhe gruas mund t thote kur ha dreke po Driteroi nuk do vije sot!?
    Ngushelloheni qe PS ashtu si PD nuk i harrojne ‘shoket’ e krimit e korrupsionit .Salija edhe gjalle po mer ne krah dhendurrin boshnjak Malltezi per te mjele shqipetaret ndersa socialistet moren si deputet djalin e Servet Katovices per te vertetuar vazhdimesine e Katovices..

    Reply to this comment
  7. fshatari pafshat May 25, 16:23

    Islami radikal ka rene, jo PS.

    Reply to this comment
  8. katarakti May 25, 18:37

    Garda e vjeter kishte ideale, kishte aftesi, perkushtim per fatet e vendit dhe te qytetareve. Keta te rinjte e sotem jane produkt i Big Brodherit, i Portokallise,i Party Schiuma etj etj. Kjo eshte diferenca ndermjet PS-se se 1997-tes dhe Rilindjes se sotme. Ky Edi gagareli nuk ma mbush mendjen shume per burre shteti apo udheheqes i PS-se. Me shume me ngjan me nje Hyppies apo Golden Boy. Bedriu ka plotesisht te drejte kur thote qe PS-ja e djeshme e idealisteve dhe te perkushtuarve, e profesoreve dhe intelektualeve te njohur, ka vdekur.

    Reply to this comment
  9. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista May 25, 19:53

    Ps nen ramen eshte nje hibrid i peshtire. Pa ideale. Pa bosht. Vetem mje qellim. Te rrime ne pushtet e te vjedhim me ane te koncesioneve.
    As qe behet fjale per ide te majta apo gjysem te majta.
    Vetem hajde te pasurohemi per sa kohe do jemi ne pushtwt. Nje lloj klani i nje grupi njerezish rreth rames qe nxorri jashte loje soxialiatet me nje fare forme dhe ideje te kryesuar ose rreth manos.
    Populli bageti me ne krye net dhe lola dy koqe ne maje kane

    Reply to this comment
  10. optimizem per vendin May 25, 21:49

    Namiku nuk eci dot me kohen, Bedri dhe kjo eshte e mete e tij e formimit apo karakterit, apo dhe e xhelozise per te rinjte. Njeriu mire e i mençur ben aq sa mund dhe largohet. Po mosha e pesionit perse ka dale apo vetem per fukarenjte?! Jo ka dale se mendimi fillon e latonet, dmth humbasin rrudhat, ashtu si ben ai zdrukthtari me drurin.

    Reply to this comment
  11. KOZi May 26, 00:32

    E moren vesht me ne fund,. Kater vite qe te gjitha reformat e ligjet ishin te djathta. Kini degjuar per politike sociale ndaj masave te pa privilegjuara keto kater vite. Kini pare te aprovohet ndonje ligj qe pasaniket i takson me teper qe te arrihet ekonomia sociale……..ca ……tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*