Ata që refuzojnë alkoolin, duhanin dhe seksin pa dashuri

March 14, 2014 20:14

Ata që refuzojnë alkoolin, duhanin dhe seksin pa dashuri

E përditshmja gjermane “Die Welt” flet për nënkulturën e cila e ka huazuar emrin nga kënga e njohur e vitit 1981, “Straight Edge”

Kur Larisa ngjitet në skenë duket një vajzë e ëmbël dhe e ndrojtur. Pret me durim që anëtarët e tjerë të bandës të bëhen gati dhe vetëm atëherë mbërthen mikrofonin e bërtet me të gjithë frymën që ka në trup. Në këtë moment vajza shndërrohet në një “kafshë” të skenës. Ajo është muzikante në grupin “Wolf Down” e njëkohësisht anëtare e minoritetit “Hardcore Straight Edge”, që e ka huazuar emrin nga kënga me të njëjtin titull. “Straight Edge” është kënduar për herë të parë në vitin 1981 nga banda amerikane “Minor Threat”, e cila bënte një stil jete që mbështetej në katër komponentë: asnjë grimë alkool, drogë, duhan apo seks pa dashuri. Në Gjermani rreth 10.000 persona e ndjekin këtë subkulturë, shkruan Die Welt.

Një jetë e shëndetshme

“Straight Edge” në thelb kanë vendosur ta jetojnë jetën duke u privuar nga çdo substancë që mund të ndikojë minimalisht mbi personalitetin e tyre. Gabriele Rohmann e arkivit berlinez mbi kulturat e të rinjve shpjegon magjepsjen pas   “Straight Edge”. “Të rinjtë e duan skenën: idetë që kanë të bëjnë me çështje politike, ekonomike dhe zgjedhje të jetës”. Nga viti 1981 deri më sot  “Straight Edge” është diferencuar në disa grupe: “Gay Edge” që ndeshen për të drejtat e homoseksualëve, “Vegan Edge” që merren me të drejtat e kafshëve dhe “Straight Edge” i  kristianëve që interesohen për fenë.

Thomas kitarist i “Wolf Down”, ankohet për faktin “grotesk” kur i kërkojnë të japë shpjegime se përse nuk pi alkool apo duhan”. Pavarësisht se ndjekin një filozofi jete strikte, zakonisht “straight edge” nuk tentojnë të shpërfaqen si të përzgjedhurit e ndonjë sekti. Larisa e cila qe në moshën 8-vjeçare konsumonte shumë alkool dhe ka pasur eksperienca me substanca narkotike, e bëri kthesën e saj pasi u njoh me disa straight edge. Sa i takon temës së “seksit”, ajo thotë se kushdo është i lirë ta bëjë si dhe kur të dojë, por gjithnjë nëse ka dashuri brenda marrëdhënies, sepse është kundër atyre që dalin të “gjuajnë” dhe pastaj mburren me pretë e tyre si të ishin trofe.

Thomas, shton se banda nuk i merr gjërat lehtë e lehtë: “Flasim për tema që na shkaktojnë shumë zemërim”. Shqetësimi më i madh i bandës janë të drejtat e kafshëve. “Meqë jemi që të gjithë veganë, për ne është shumë e rëndësishme që të përballohet çështja e të drejtave të kafshëve. Kafshët janë individë që ndjejnë njësoj si ne. Ndeshemi hapur edhe kundër seksizmit dhe homofobisë”, deklaron këngëtari i cili në tekstet e këngëve imagjinon një shoqëri të bazuar në barazi utopike.

Duke folur për sjelljet e këtyre të rinjve, Claus Leitzmann, dietolog në universitetin e “Giessen” thotë se e miraton plotësisht qëndrimin larg drogës dhe duhanit: “Kanë vetëm pasoja negative. Nga ana tjetër të konsumosh alkool në sasi të moderuara mund t’i bëjë mirë zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut”. Pavarësisht kësaj, Leitzmann pohon se pa alkool dhe duhan shëndeti i njerëzve do të përmirësohej ndjeshëm, mbi të gjitha në Gjermani, e cila ndodhet në majën e listës së konsumatorëve të alkoolit./Dorina Gjuzi

March 14, 2014 20:14
Komento

1 Koment

  1. Thjesht ,vezhgues i marrezise shqiptare March 14, 21:25

    Ja ,okay …njerzit sot jane te lire te zgjedhin ne kte jete,
    stilin qe i shkon me pershtat deshirave te brendeshme te tyre .
    Trupi duhet te marre ose jo ..ate qe do 😉
    Pra eshte ceshtje koncepti individual lol , Eh…!
    Per sa kohe sa ky stil jete i jep kenaqsi e i ben te ndihen te lumtur …perse jo ?!
    (Un s’do kisha asgje kunder )
    Me pelqen koncepti Larises mbi sex-in hmmm (No sex senza l’amore) …
    Sorry Larisa, qe ne bashkohemi vetem
    brenda ktij koncepti bashk ,por je e pafat ne kte rast .;)
    Me beso mos te isha i dashuruar me nji Yll shqiptare ,
    do kisha qen i pranishem ne ndonji nga koncertet e tua ..diku ne Berlin psh 😉
    Ja… per mua nga 10 pike vleresimi te mundeshme, do ishte;
    Alkol =o pfff…(Al meno vono )
    Droga = o (syperr madam)
    Sex >>> Yeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeaaaaaaaaaaaaaahhh= 5 pike 🙂
    shuma = 5 pike nga 10 te mundeshme (Nga mua)

    Vleresimi 5 pike .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*