“Ata që qeshën me Trump në OKB, kanë për t’u penduar rëndë”

September 30, 2018 09:01

“Ata që qeshën me Trump në OKB, kanë për t’u penduar rëndë”

Ishte një e qeshur që u dëgjua në të gjithë botën.

Ishte gjithashtu një e qeshur që bota, ose të paktën udhëheqësit e botës, bënë me fjalët e Donald Trump.

Në fillim të fjalimit te Asambleja e Përgjithshme e OKB, Trump nuk dukej se i priste të qeshurat që shpërthyen në sallë pasi nisi të renditë arritjet e administratës.

Nuk ishte ndonjë ndërprerje e madhe, thjesht një pauzë e shkurtër, në të cilën ndoshta kuptoi se çfarë po ndodhte.

Twitter u ndez brenda pak sekondash.

Menjëherë më pas, televizionet nisën të transmetojnë një shprehje që Trump e përsëriste shpesh kur qortonte administratën e Obamës: “Po na qesh bota”.

Përgjigjja ishte e qartë. Presidenti bëri një gabim. Më keq, madje. Iu sulmua egoja.

Siç ka thënë dhe gruaja e tij, Zonja e Parë, Melania Trump, presidenti Trump nuk është njeri me të cilin mund të bësh shaka: “Siç do ta keni parë deri tani, nëse dikush e sulmon, ai ua kthen 10 herë më fort”.

Bota është mësuar me grushtet që kthen mbrapsht Trump. Ka qenë si pika identifikuese e presidencës së tij që nga dita e parë.

E mbani mend debatin me turmat e njerëzve gjatë përurimit të presidencës?

Trump nuk e mban mend.

Duke folur të nesërmen te baza e CIA-s, Trump u tha zyrtarëve që merren me mbledhje informacioni: “Mbajta fjalimin. Pashë jashtë. Fusha ishte… dukej e mbushur me nja një milion, një milion e gjysmë njerëz.”

Problemi është se kur u krahasuan fotot e fjalimit të përurimit të Trump me atë të Obamës, historia ishte ndryshe. Turma e presidentit Trump ishte shumë më e vogël.

Pas kësaj, Trump e përshkallëzoi betejën me gazetarët.

Kelli An Konuej e mbështeti presidentin Trump dhe zëdhënësin e tij, Shon Spajser, duke thënë se Shtëpia e Bardhë do të paraqiste “fakte alternative”.

Dhe që atëherë, Trump nuk ka hequr dorë. Ai ka vazhduar të dyfishojë, trefishojë e katërfishojë versionin e tij, dhe ka vazhduar të mburret për numrin e madh të pjesëmarrësve në përurim, por që më pas u vërtetua se nuk ishin fakte alternative, por gënjeshtra.

Dhe dy ditë pas fjalimit me udhëheqësit e OKB, Trump u pyet nga gazetarët për ngjarjen me të qeshurat. Trump i ktheu grushtet menjëherë. Dhe askush nuk u habit me përgjigjen e tij. “Lajmet e rreme thanë që njerëzit qeshën me Trump. Nuk qeshën me mua. Njerëzit ia kaluan bukur me mua. Po qeshnim bashkë. U kënaqëm. Ata e respektojnë atë që kam bërë.”

Të përqendrohemi te kjo fjala. “Respekti”. Është në fakt thelbi i pikëpamjes që ka Trump për botën.

Ajo që mori nga këto të qeshura, është që zhbëri arritjet e Obamës me respektin, duke u thënë gazetarëve: “SHBA-të janë sërish të respektuara. SHBA-të nuk ishin të respektuara më parë. Të gjithë po përfitonin prej nesh.”

Nëse kemi mësuar diçka nga ngjarja me përurimin, Trump ka për ta ndier prapë nevojën për t’u kapur me gazetarët. Por për ata udhëheqës që qeshën në OKB, kostoja e të qeshurës mund të jetë më e madhe.

Më pas, gjatë fjalimit në OKB, Trump dha paralajmërimin për më shumë se 180 udhëheqës botërorë: “Po shohim me kujdes ndihmën e jashtme që japin SHBA-të. Që tani e tutje, do t’u japim ndihmë vetëm atyre që na respektojnë e që janë vërtet miqtë tanë.”

Dhe kur Trumpi zemërohet me një vend, është vështirë t’ia kthesh mendjen. Pyesni Trudonë e Kanadasë apo Merkelin e Gjermanisë.

Trump doli më herët nga samiti i G7 këtë verë, dhe e akuzoi Trudonë se nuk ishte treguar i sinqertë. Trump shkroi në Twitter: “Trudoja u soll sjellshëm dhe butë gjatë takimit, por më pas tha në konferencë për shtyp se tarifat e SHBA-ve ishin fyese për vendin e tij, e që Kanadaja nuk lejonte të tërhiqej prej hunde. U tregua shumë i pasinqertë dhe i dobët.”

Teksa mëria për Trudonë u shtua, Trump iu kthye edhe mbarë kanadezëve: “Kjo ka për t’i kushtuar shumë para popullit të Kanadasë.”

Tre muaj më pas, kur Trudoja erdhi në Nju Jork për Asamblenë e OKB, mëria e Trumpit (ose taktika e negocimit) u ashpërsua edhe më tej, e madje tha se kishte refuzuar të takohej me kryeministrin kanadez. Pse? “Sepse tarifat e vendit të tij janë shumë të larta. Ai nuk duket se ka dëshirë që të punojmë me bisedime, kështu që i thashë ta linte fare. Dhe sinqerisht, tani po mendojmë t’u vëmë taksa makinave që vijnë nga Kanadaja.”

Ata udhëheqës që kanë qeshur me Trump në OKB duhet të reflektojnë e të mendojnë për fatin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Trump ishte treguar i ashpër me të që përpara, duke kritikuar numrin e Mercedes Benz-ëve nëpër rrugët e Nju Jorkut. Disa muaj më vonë, gjatë takimit të parë mes tyre, në Shtëpinë e Bardhë, Trump refuzoi t’i japë dorën.

Edhe këtë verë, Trump foli kundër saj te samiti i NATO-s, në Belgjikë, ku e qortoi për shkurtimin e shpenzimeve ushtarake. Në OKB e qortoi për gazsjellësin me Rusinë. “Gjermania do të varet tërësisht nga energjia ruse, nëse nuk ndryshon udhë.”

Mërinë me Gjermaninë Trump e ka më shumë për rregullat tregtare të BE-së. Merkel mund të jetë udhëheqësja më me ndikim në Europë, por dy thembrat e saj të Akilit, që e ndajnë nga vendet e tjera të BE-së, janë kontributi në NATO dhe gazsjellësi.

Mësimi që duhet të marrin delegatët në OKB, ata që mund të kenë qeshur me Trump, është ky: “Uroni të mos ju ketë parë.”

Presidentit Trump i pëlqen të respektohet. Ai s’ka për ta harruar. Dhe mund të jetë ai që do të qeshë i fundit./ Nic Robertson, CNN

o.j/dita

September 30, 2018 09:01
Komento

3 Komente

  1. intelektuali September 30, 10:43

    O GAZETA DITA,

    Po ku i gjeni si me porosi keto shkrime Anti-Trump te paguara dhe te lyera me propagande sorosiane si “petlla sade” qe ne sabah?

    sepse:

    Nic Robertsoni nga CNN i Edvinit ku Kryeministri shqyptar u tall dhe u gajas me Presidentin amerikan si nje halabak ordiner, mund te thote dhe te tregoje shume llogje tip dacibao te Lej Fenit i yshtur nga George Sorosi qe nuk i fal Trumpit deshtimin e tij me cakallin Hillary Clinton,

    por:

    Barack Obama e zbriti ne humnere GDP-ne e SHBA qe matet me rritjen ekonomike, me keq se Bush Junjori Dallkauku ne vlerat 1,5 %, nderkohe qe Presidenti i qeshur dhe i perqeshur Donald Trump e ka cuar ne 4,5 %

    nga ana tjeter:

    Barach Obama rezultoi se ishte nje mashtrues dhe genjeshtar qe nuk plotesoi asnje nga premtimet e tij elektorale, qe nga reforma: “Obamacare” ne shendetesi e deri tek terrheqja e trupave amerikane ne Lindjen e Mesme qe financoi me paret e shtetit zjarrin ne vendet arabe si nje oligark i papare mesjetar.

    PRESIDENTI TRUMP PO TREGON SE ATO QE KA PREMTUAR PO I ZBATON GRADUALISHT NE PRAKTIKE

    Kush te doje te plasi dhe te pelcasi nga zilia.

    Reply to this comment
    • mirel September 30, 16:02

      he pra, tregoi ti amerikes si ta gjykoje tramin, dhe ti si puna e edvin carit, shkoi te jepte mend ke te votonin
      as zhelet nuk lan amerika me ju po rrini rehat

      Reply to this comment
  2. vasili September 30, 12:05

    Thenia e Trump,.
    Media eshte armiku i popullit,eshte e ndjere,per gjithe kohen dhe me te gjithe germat e ,nga qytetari i thjeshte.
    Le te marrim vet Presidentin Trump:
    Askush nuk mund te mohoje punen e tij te prekeshme dhe sukseset shume dimensionale si President.
    I ktheu timonin 180 grade makines shteterore shkatarraqe te Obames,duke bere ato qe kish premtuar:Te conte haken tek i zoti,sipas punes,vleresimin!
    Dhe nuk ma merrte mendja qe institucioni amerikan , te kish degraduar dhe infektuar ne kete fare derexheje,duke e sulmuar me urrejtje dhe shpifje ordinere Trump,me qellimin,per ta cvendosur nga shtepia e bardhe,dukej sikur alter egoja e saliut dhe medias shqiptare ish cvendosur ne Amerike.
    Ata kane bere ate qe duke i marre kohe,kane sabotuar punet e mbrodhta shtese qe ai mund te bente per Ameriken.
    Si te mos jete njeriu me Trump,kur nga jete shkrimi i tij mesojme se eshte nje njeri trim dhe me karakter te forte,nje bisnesmen i sukseshem.Dhe mbi te gjitha me filosofine e tij,per ta bere Ameriken si dikur,ju pervesh i vetem,rruges drejt presidences amerikane duke mposhtur gjithe kandidatet e vet ashtu dhe gjithe kundershtaret.
    Perse ky sukses?
    Populli amerikan punedashes dhe patriot,gjeti zerin qe e i kish munguar,qe e kish bere dikur Ameriken Amerike,larg retorikes se bukur,por boshe,qe ngazellente turma qe kenaqeshin me berihajin, fjalen e bukur dhe gurin ne traste.
    Si te gjithe ne,te bere nga mishi dhe shpirti dhe Trump ka anet e veta te natyreshme emocionale njerzore,por qe vecanerisht atij simotrat saliane e Amerikes,ja shikuan me tendece dhe lupe.
    Kur billi(klinton)nuk kish lene qoshe te shtepise se bardhe,pa shkerdhyer moniken ´´praktikanten´´ dhe megjithate vazhdoi te mbetej president!!!!,Trumpit tani i perplasin me terselleme ´´skandalin´´ e madh se kish paguar nje porno,per te bere seks,ne kohen kur ish nje qytetar i thjeshte.
    Ne fakt pornua budallaqe dhe e vogel duhet share dhe denuar per menyren si u perdor nga opozitaret e billit,pasi ajo per ate pune paguhet dhe me ate jeton.
    Ehu!
    Ka ikur ajo kohe kur Shvejku me shoket e vet ushtare kendonte:
    Kur shkonim per marshim
    Zuskat qanin me ngasherim

    Mund qe zuskat dhe mund te vazhdojne te qajne,por nuk i lene zuzaret me poste qe i paguajne me shume dhe ja ndalin lotet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim