Atdheu si ndjenjë

August 22, 2016 10:37

Atdheu si ndjenjë

Nga Bedri Islami- Jo rradhë herë, historia është një gënjeshtër e ndritshme e cila rrëshqet nëpër breza për t’u bërë një histori e saktë dhe më e vërtetë.

Ndosh edhe ndryshe; nga kalimi i viteve, kur memorja historike fillon e largohet, ajo synon të rikthehet në një formë të re, që është shumë më e gënjeshtërt se ajo që është parathënë në një moment të caktuar.

Ka disa ditë që te gazeta DITA, fillimisht përmes një editoriali të analistit Andrea Stefani, e më pas pas replikave të ndryshme, është rikthyer çështja më e vjetër dhe më e re e historisë së gjysmës së fundit të shekullit të shkuar: lufta nacionalçlirimtare përmes dy tablove, partizanët e ballistët.

E drejta e Andrea e Stefanit është të bëjë të njohura mendimet e tij, ashtu si ai vetë e përveton, megjithëse e vërteta historike është diçka krejt tjetër, dhe ai vetë e di fare mirë këtë.

Ky është rasti kur e vërteta e së shkuarës nuk përputhet me krijimin e një historie të re, pasi, si ndodh në raste të veçanta, në këtë mes nuk janë vetëm fjalët, por edhe të rënët.

“Rebelimi” i Andrea Stefanit, nëse mund ta quaj kështu, ngjalli reagime, jo se nuk dihej e vërteta, që në shumë raste kishte marrë pamje fantazmagorike, por për dy shkaqe të arsyeshme:

Andrea Stefani njihet si një analist i së majtës, më shumë për shkak të qëndrimeve të tij të forta ndaj oligarkisë politike e financiare të sulltanatit të Berishës, dhe, shfaqja e tij me tezat e vjetra të së djathtës, në fakt tezat janë të vitit 1943, krijoi pështjellimin. Në fakt, mund të jesh kundër një oligarkie politike e familjare që zhbëri këtë vend në 25 vitet e fundit, e të mos kesh mendime të së majtës për një pjesë të historisë.

Së dyti, gjithë këtë përplasje mendimesh e pasqyroi gazeta DITA, po ashtu një ndër kundërshtaret e rrepta të oligarkisë berishiane dhe kjo ishte çudi tek ata që nuk e dinë se ajo, duke qenë një gazetë e hapur, nuk mund të mbyllej për një çështje kaq të debatueshme.

Ata që duhet të jenë më shumë mirënjohës ndaj këtij debati do të duhej të ishin ballistët dhe shefi i tyre i tashëm, Alimadhi, pasi kurrë, që kur është krijuar, Balli nuk ka qenë më i përmendur dhe i lakuar në vendin tonë.

DITA e nxorri nga hija e politikës dhe nuk do të jetë faji i saj nëse do zhytet sërish në hije, edhe pas kësaj dhe analizave të gjata të zotit Andrea Stefani, i cili, e përsëris, ka gjithë të drejtën e botës të rrijë në mendimin e tij, pavarësisht se kjo, më vjen keq ta them, është njëra ndër lajthitjet e panatyrshme të një intelektuali me klasin e tij.

Ballistët e rangut të lartë ishin përgjithësisht njerëz të dehur me veten e tyre. Asnjëri prej tyre nuk ishte më ‘disident’, si kishte qenë deri në vitin 1924 dhe asnjëri prej tyre nuk hoqi dorë nga lëvozhga e majmur që u krijoi fashizmi.

Ballistët e një dite të nesërme, edhe para se të themelohej Partia Komuniste dhe të njihej Enver Hoxha, pra, edhe para vitit 1941, qoftë individualisht, qoftë si një turmë pasonjëse e pushtimit, ishin bërë pjesë e rrjetës kolaboracioniste; ata ishin qeveritarë të lartë, ishin ministra, antarë të Këshillit të lartë fashist, deputetë të një parlamenti kukul, ishin bashkëpunëtorë të Musolinit dhe të “rehatuar” nga dora e Kontit Çiano.

Kujtimet e këtij të fundit, por edhe kujtimet e disa prej tyre, si të Sejfi Vllamasit, përmbysin çdo lloj ndershmërie që mund të kishin shfaqur deri në vitin 1924. Për 15 vite rradhasi ata ishin ushqyer nga dora serbe, që i kishte mbajtur me para të gjakut dhe i kishte shtyrë drejt gjakut.

Pra, si të thuash, ata e kishin bërë pazarin me ndërgjegjen e tyre para se të dilnin traktet e para komuniste, dhe ajo që ndodhi më pas, nuk ishte asgjë tjetër veçse troshitja e asaj që kishin lëpirë. Më vjen keq, por në këtë çorbë, më pas, do të përfshihej edhe i pari i tyre, Frashëri, edhe politologu i tyre, Këlcyra, edhe njerëzit e letrave, si Mustafa Kruja dhe Koliqi.

Sejfi Vllamasi, drejtuesi i këtyre “disidentëve” në mërgim ka sjellur dëshmi të karakterit dhe lëpirjes së tyre. Petro Marko ka sjellur në librin e tij, “Re dhe gurë” forcën e Koliqit tek gjermanët, sa që përmes tij bëheshin arrestimet e shqiptarëve dhe lirimet nga burgjet.

Komunistët në luftën çlirimtare nuk ishin edhe aq tolerantë. Në luftë, këtë e di kush e ka provuar, nuk mund të mendosh si në paqe, aq më shumë kur të qëllojnë e të vrasin.

Në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore fituesit kishin dhjetra herë më shumë të vrarë se sa humbësit. Nacionalçlirimtarët ishin vrarë dhjetra herë më tepër se sa ballistët, të cilët deri në nëntor 1944 kishin a s’kishin 400 të vrarë.

Ndoshta numri i 28 mijë dëshmorëve nuk është i saktë, por, edhe sikur të jetë gjysma e tyre, edhe ato, sido që mund të quheshin, komunistë a atdhetarë, ishin bij nënash dhe dikush do të duhej të përgjigjej për vrasjen e tyre.

Në Luftën e Dytë, shqiptarët, si gjithë të tjerët, kishin dy rrugë; ose me Aleancën e njohur antifashiste, ku bënin pjesë edhe sovjetikët, por edhe shtetet perëndimore, ose në Treshen naziste e militariste, po ashtu të njohur.

Zgjedhja e duhur ishte bashkimi me Aleancën. Këtë e bënë Nacionalçlirimtarët. Kjo është merita e tyre dhe kjo është meritë historike. Njerëzit e ndoqën pasi ishte e vetmja forcë që i jepte shpresë.

Ballistët zgjodhën Treshen e njohur naziste dhe këtë nuk e bënë se nacionalçlirimtarët ishin intrasigjentë. Këtë zgjedhje e kishin bërë shumë kohë para Mukjes, do e bënin edhe më pas.

Nacionalçlirimtarët, edhe kur dështoi Mukja, që ishte konferenca e ndarjes së pushtetit, ëndrra balliste, dhe e mbulimit të fajeve, shpëlarja balliste, ata bënë Konferencën e Bujanit, ku u kërkua që Kosova të bashkohej me Shqipërinë.

Ballistët zgjodhën rrugën tjetër; krijimin e Divizioneve SS, që bënë masakrat e njohura dhe u futën drithmat njerëzve. Asnjë pushtues nuk u vra prej tyre dhe nuk kishte se si të vritej, pasi ata armët i mirrnin nga pushtuesit. Nuk ka pushtues në botë që të jep armë, makina, të lejon të patrullosh dhe në fund ta vrasësh.

Të mendosh ndryshe, kjo është miopi politike.

Fati e ka sjellë që pas vdekjes së babait tonë, të kthehemi në një shtëpi të lidhur ngushtë me luftën dhe që njihej si Shtëpia e Madhe e Gjylbegajve.

Tre vetë kishte dhënë në luftë kjo familje, e cila, megjithëse vinte nga një trashëgimi të njohur pasurore, atdheun nuk e kishte si njerkë dhe as si mallkim.

Pas vrasjes së Naimit, djalit të shtëpisë, burgosjes së Eljazit, që e vranë më pas, dhe Rexhepit, (xhaxhallarët e Naimit), që ishte në kampin e përqëndrimit në Prishtinë, ballistët nuk shkuan për ngushëllim, por që të digjnin shtëpinë e madhe që e kishte ngritur kryetari i parë i Bashkisë së Shkodrës, njeriu që me 28 nëntor ngriti flamurin në qytet, Muharem Gjylbegu.

Mundimi për të të sjellë shembuj është i ngadoshëm, por do të doja të sillja edhe një.

Manush Alimani ishte 22 vjeçar kur e arrestuan ballistët. E përsëris, ballistët, që pas pak ia dorëzuan gjermanëve, Gestapos, majorit Hauzding.

Një herë, në kalanë e Shkodrës, kur sapo kisha kaluar me “Zërin e Popullit”, fundi i vitit 1990, më takoi të dëgjoj Ramiz Alinë kur fliste për Manush Alimanin. Kishin qenë bashkëgjimnazistë dhe në një celulë.

Alia ishte dërguar të drejtonte rininë e qytetit të Beratit, Manushi rininë e qytetit të Shkodrës. Manush Alimani u kishte thënë gjithnjë se, “nëse më arrestojnë, largohuni të gjithë, sepse nuk do të mund të duroj dhe do ju dekonspiroj, prandaj, ikni”.

U arrestua dhe ishte në dorën e Gestapos. 22 vjeçar. 22 ditë tortura të tmerrshme, sa që askush nuk i përfytyron dot. I dobët në shtat, djalë i ri. Dëgoi letrën e parë me një xhandar, shqiptar i Kosovës, letër që u zu, por shqiptari nuk e tregoi adresën se ku do e dërgonte. E vranë në oborrin e Gestapos edhe atë.

Pastaj vazhduan me tortura, derisa e mbytën. Arriti të dërgojë vetëm një letër, përmes së cilës tregonte se aty, në atë qeli, të gjithë e thërrisnin kriminel, edhe vrasësit.

Se cilët bënë krimin, kjo tashmë dihet, veçse më vjen keq që ky term risillet edhe tani.

Atdheu, më shumë se gjithçka, është ndjenjë.

Shumë vite më pas historia do të përsëritet, kësaj here në një vend tjetër shqiptar, në Kosovë.

Kur them se atdheu është së pari ndjenjë kam parasysh një mik të madh, i cili, sinqerisht, ka qenë frymëzimi i mijra vetëve, dhe, njëkohësisht, idhulli im jetësor.

Quhej Fehmi Lladrovci. Është sot i nderuar me të gjithë titujt më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës, së bashku me gruan e tij, Xhevën, luftëtaren e shquar.

Në majin e vitit 1998, pas shumë peripecive, në Drenicë shkoi një gazetar i njohur anglez, Deivid Lloid. E kam takuar në Londër dhe kishte synuar disa herë të futej në Drenicë, por nuk ia kishte dalur.

Ai bëri një intervistë me Fehmiun.

Nga ana emocionale, kjo intervistë ka një ndër momentet më madhore të Fehmiut, ose më saktë të afishimit të ndjenjës së tij ndaj atdheut.

Gjatë gjithë intervistës ai ka qenë serioz, disi i vërejtur, ushtarak i lindur, i bindur në atë që thotë, po edhe duke e ditur se kjo do të ishte një luftë e rëndë, e ashpër dhe e përgjakshme.

Ka vetëm një moment kur ndjenja ndaj atdheut e dritëzon, si të thuash, krejt intervistën e tij dhe kjo shfaqet pas pyetjes së gazetarit britanik: “Keni kaluar një kohë të gjatë në burg politik. A jeni të gatshëm të vdisni për Kosovën?”

Ky është i vetmi moment që Fehmiu shkëputet nga serioziteti i tij dhe ndjenja e shpirtit shfaqet me një dritë të veçantë, e përgjigjet:

“Me dëshirën më të madhe. Më e shtrenjtë është liria se jeta. Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësor”.

Pas kësaj nuk mund të shtoj asgjë tjetër.

 

August 22, 2016 10:37
Komento

43 Komente

  1. Nene partizani August 22, 11:40

    Ke te drejte shoku Bedri.
    Une kam nje rast tjeter.
    Kozma Nushi, sekretar i qarkorit te Durresit, anetar i Partise Komuniste Franceze, u arrestua nga ballistet ne Durres. Ballisti qe e ruante qe nje bashkefshatari i tij nga vunoi i bregut.
    Qarkori i partise u perpoq me te gjitha mundesite qe kish qe ky njeri prej vunoi ta leronte kozmane pa e dorezuar ke gestapo. Ju ofrua dhe para ne franga ari. Po bashkefshari i tij shqipetar nuk pranoi dhe nuk mundesoi qe Kozmai te aratisej.
    Kozmain jau dorezuan gestapos gjermane dhe mbas torturave e nisen ne kampin famekeq te Mathauzenit.
    Partia Komuniste Franceze qe kish rrjetin e saj midis te burgosurve ne kamp konfirmoi se Kozmai, sot Hero i Popullit ( por pa bust, se ia prishen falangat fashiste pas 1991 ne durres), vdiq ne kamp perpara se kampi te clirohej nga forcat aleate, fituese te luftes se dyte boterore.
    Dhe te mos harrojme se familja Nushi, la Lyonin e Frances, shtepi e katandi dhe u kthye ne Shqiperi per te luftuar per clirimin e shqiperise sapo te okupuar nga italia fashiste.
    Nena e tij plake, Athinaja trime, ajo qe mbajti trupin e pajete te Mine Pezes kur u vra nga fashistet italiane ne krye te demostrates se nenave dhe motrave te atyre te rinjve antifashiste te burgosur ne burgun qe i pregatisnin ti internonin ne ishujt e italise, derisa vdiq mbajti shpresen se nje dite Kozmai do te kthehej nga kampi si disa te tjere qe u khyen ne atdhe pas clirimit te kampit.

    Ku e kam vajzen, ku e kam djalin,
    Po mi cojne ne burg te zi,
    Farefisin ma kane tretur
    Lart ne ishuj ne itali.

    Reply to this comment
    • Nazim August 22, 12:25

      Nene Partizani,

      Te flm per kete koment te bukur dhe qe na kujtove ato vargje te Dhmbeshme.

      Zoti Bedri, ju flm per kete shkrim te ndjere, dhe te shprehur me qarte nuk ka si behet.

      Shpresoj, qe Stefani pasi ta lexoje te bjere ne paqe me shpirtin e tij( e te mos kerceje perseri sikur e ka pickuar grenza ne bithe, dhe te kuptoje se cfare kishte per te thene i tha, librit te tij ja beri reklamen, dhe se ka ardhur koha ta mbylle kete debat, dhe te kuptoje se cfare do qe te jete ne qendrimet e tij, i djathe apo i majte, ketu flitet per nje nga periudhat me te rendesishme te historise se ketij vendi–Lufta NAc-CLI —, ku ne si shqipetare kemi shkeqyer si popull, dhe te kuptoje se nuk duhet perdhosur me manipulim faktesh si i do qefi njerit e tjetrit..

      Reply to this comment
    • intelektuali August 22, 13:40

      Ja nje variant me modern i kenges tende patriotike te Kohes se Qepes te Partise se Punes:

      “Ku e kam vajzen, ku e kam djalin,
      Me kane ikur emigrante ne Itali,
      Farefisin ma kane tretur
      Enveristet ne Shqypni.”

      Reply to this comment
    • Nga Stepat August 23, 18:00

      Kozma Nushi e te tjere si ai ishin xhihadiste komuniste sllave.

      Reply to this comment
    • Piqari August 23, 18:03

      Tradhetare quheshin dhe quhen nga xhihadistet komuniste vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk eshte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

      Reply to this comment
  2. maks August 22, 11:46

    qofsh i nderuar zoti islami i ke then te gjitha aq mire sa cdo ndyresire qe drejton sot skan goj te kundershtojn

    Reply to this comment
  3. intelektuali August 22, 11:58

    AMAN SE NA MALLENGJEVE ME MANUSH ALIMANIN DHE NA BERE TE LESHOJME LOT O SPIUNI I SIGURIMIT BEDRI OSLAMI!

    Po Injac Mazin e ke pas njohur more i paudhe qe shkruan ne DITA dhe kujton se kjo gazete eshte ZERI I POPULLIT i Enverit?

    sepse:

    Edhe trimi InjacMazi qe ishte vellai i Ndoc Mazit dhe ky qe ishte mik i ngushte me Naim Gjylbegun, pra Injac Mazi ishte komunisti i pare qe i tha ne sy Enverit:

    IK O KAQOL SE NUK TE DUAM!

    Por Enveri qe ishte kthyer me vrap lepuri nga Vlora ja ktheu me pabesine e tij prej pederasti:

    PSE KISHE HYPUR TI DJE NATEN NE MAKINEN E AMBASADES JUGOSLLAVE?

    Injacin e arrestuan ne sallen e Konferences se Tiranes qe zhvillohej tek ndertesa e estrades, por e liruan shpejt se Enveri pervec se ishte sadist dhe i pabese ishte edhe frikacak dhe emeri i shkodranit Ndoc Mazi e frikesonte pamase si edhe tere Grupi i Shkodres:

    Qemal Stafa,
    Vasil Shanto,
    Kristo Themelko
    Tuk Jakova.

    e shume te tjere qe Enveri i vrau me pabesi nje nga nje.

    prandaj edhe u terrhoq duke e injoruar fare trimin Injac Mazi pasi e mbajti per disa jave ne burg.

    prandaj:

    Mos na trego brockulla enveriste ketu ne DITA me Gestapo dhe partizane komuniste te paguar nga jugosllavi dhe Tito me Rankovicin per te kollofitur Kosoven dhe Metohine

    sepse:

    O fanatiku Bedri Islami

    ENVERI ISHTE ME I PABESE DHE ME I LIG SE GASTAPO DHE HITLERI

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 22, 11:58

    AMAN SE NA MALLENGJEVE ME MANUSH ALIMANIN DHE NA BERE TE LESHOJME LOT O SPIUNI I SIGURIMIT BEDRI ISLAMI!

    Po Injac Mazin e ke pas njohur more i paudhe qe shkruan ne DITA dhe kujton se kjo gazete eshte ZERI I POPULLIT i Enverit?

    sepse:

    Edhe trimi InjacMazi qe ishte vellai i Ndoc Mazit dhe ky qe ishte mik i ngushte me Naim Gjylbegun, pra Injac Mazi ishte komunisti i pare qe i tha ne sy Enverit:

    IK O KAQOL SE NUK TE DUAM!

    Por Enveri qe ishte kthyer me vrap lepuri nga Vlora ja ktheu me pabesine e tij prej pederasti:

    PSE KISHE HYPUR TI DJE NATEN NE MAKINEN E AMBASADES JUGOSLLAVE?

    Injacin e arrestuan ne sallen e Konferences se Tiranes qe zhvillohej tek ndertesa e estrades, por e liruan shpejt se Enveri pervec se ishte sadist dhe i pabese ishte edhe frikacak dhe emeri i shkodranit Ndoc Mazi e frikesonte pamase si edhe tere Grupi i Shkodres:

    Qemal Stafa,
    Vasil Shanto,
    Kristo Themelko
    Tuk Jakova.

    e shume te tjere qe Enveri i vrau me pabesi nje nga nje.

    prandaj edhe u terrhoq duke e injoruar fare trimin Injac Mazi pasi e mbajti per disa jave ne burg.

    prandaj:

    Mos na trego brockulla enveriste ketu ne DITA me Gestapo dhe partizane komuniste te paguar nga jugosllavi dhe Tito me Rankovicin per te kollofitur Kosoven dhe Metohine

    sepse:

    O fanatiku Bedri Islami

    ENVERI ISHTE ME I PABESE DHE ME I LIG SE GASTAPO DHE HITLERI

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 22, 12:54

      “O fanatiku Bedri Islami”???
      flet ti për fanatik o i çmëndur??
      sho mo na shqetso bolet mor debil!!

      Reply to this comment
    • moza August 22, 16:02

      nuk iu durua untelktualit te leshit, dilo si gjithmone me oturak n dore..

      Reply to this comment
    • maks August 22, 18:09

      o budall shko shkruaj tek gazeta 55 sepse atje jan dhe shoket e tu o gazeta dita cfar mutin lejon keto shkrime te pinjolleve te tradhetise

      Reply to this comment
    • Edi August 22, 18:51

      A mund ta di o intelektual se me cfare literature dhe ne c’kohe u bere i tille? Po te kujtoj qe jemi ne 2016 dhe formazioni i te gjitheve para ’90 dihet.Nqs je dipllomuar para 45 jashte (dmth 26+45+22=93 vjec minimumi ) te shtrengoj doren per memorien

      Reply to this comment
      • intelektuali August 22, 20:26

        KaM shkollen e burgut te Enverit, tani i qete

        KAFEN E PI TE TAJVANI

        Reply to this comment
        • maks August 23, 11:22

          me qe se ke ber burgun e enverit ke te drejt ta shash enverin me gjith spiuat e tij por qe kan nga radhet tuaja intelektual me shuaj nje kurjozitet per cfar ke hy brenda sepse nga radhet tuaje ka politikan qe un kam respekt por ka shuuuum qe kan vjedh dhe sot jan te persekutum

          Reply to this comment
          • intelektuali August 23, 17:24

            XHELATET E ENVERIT ME PRANGOSEN KUR ISHA FARE I RI, SEPSE PRINDERIT E MIJ DESHEN QE VATANI TE BEHEJ ASHTU SIC PO KERKON TE JETE SOT, PJESE E BE-SE DHE BOTES DEMOKRATIKE

            Besoj se kam qene i dobishem per kesherine tuaj.

          • intelektuali August 23, 17:29

            E kam thene edhe me pare:

            ENVERIN NUK E SHAJME, POR DUAM TA DENOJME
            QE SHQYPTARET SOT TE MOS AGONIZOJNE
            NGA POLITIKA ENVERISTE TE MOS LENGOJNE

  5. faik konica August 22, 12:03

    Po cfare eshte ky more qe ka gjithe te vertetn sikur e ka jetuar personalisht ate kohe, na permend edhe ramiz aline qe e ka pohuar me gojen e vet se na ka vrare baballaret.cili ballist ka bashkepunuar me serbet more bythqir , kush e kishte partin komuniste deri ne 1945 o shurraman kush e vodhi ket popull o manipulator , po ikni o kurva e mos dilni me neper medja o spiuna se na moret me qafe per 45 vjet dhe tani 25 vjet jeni fshehur si pseudo intelektuale dhe na dilni dhe na beni moral e historira bythqirash .nese kane bashkepunuar me gjermanet kane bere gjene me te drejte se ishin patriote, eshte njelloj tani sikur te thuash pse shqiptaret bashkepunojne me me te fortin SHBA. lufta e dyte boterore po te ishte fituar nga gjermanet tashi do ishe shtet normal dhe trefishi i kesaj qe je dhe shqiptaret do meritonin ate qe e kishin humbur 1 shekull me pare , o i mjere qe beson vertet ndoshta ato qe thua.historia duhet lexuar ashtu sic eshte , pastaj ne eshte e drejte apo e gabuar ate e verteton koha. pse nuk i ben nje pyetje vetes ? cfare perfitimi pati Shqiperia qe u rreshtua me aleancen qe fitoi luften ? asgje… kjo me intereson mua . per cfare luftova qe te vuaj me shume se c’isha i vuajtur? cme duhet mua se cfare krimesh kishte bere nazizmi , ato nuk ishin ne kurriz te popullit tim ,vuajtjet populli im i mori nga diktatura e qelbur o hale. dhe te gjitha tezat e ndyra qe hidhen sot per ballin jane ato qe ishte kolaboracionist. po pastaj ? beri mire per momentin apo keq , une them se beri shume mire ti thua qe beri keq. po amerika qe hodhi tre bomba atomike beri mire apo beri keq ma jep pak pergjigjen. e keqja jone eshte se ne nuk shikojme interesat e tona . gjithe historia e njerzimit ka qene ne lufte qekur eshte krijuar dhe fitimtari gjithmone e ka bere historine per interesat e veta, dhe ne per sy e faqe mund te ishim rreshtuar me fitimtarin por jo ne emer te fitimtarit te vrisnim vellezerit tane. tani shko e pirdhu dhe jepu leksion injoranteve qe nuk e njohin historine ne ndonje vend te afrikes ku nuk dine as te lexojne dhe trgoju prralla dhe bemat e partizaneve shqiptare.

    Reply to this comment
    • Nazim August 22, 13:30

      O Dita, o perse i botoni keto komente vulgare?
      Vulgqariteti nuk futet ne lirine e fjales!

      Reply to this comment
      • intelektuali August 22, 14:53

        Po pse ty do te pyese gazeta DITA se ke te botoje dhe ke jo? Po pse ne Kohen e Qepes te Enverit kujton se jemi sot more i paudhe qe lirine e fjales e mat me kutin e sigurimit te Shtetit?

        sepse:

        Ky komentues me siper ka shume me llogjike ne shkrimin e tij se fanatiku Bedri Islami qe kerkon te mallengjeje miletin dru me pre me ATDHEUN, te cilin Enveri ja shiti ne fillim Titos te Jugosllavise dhe me pas te gjithe dashnoret e tij komuniste e palluan ATDHEUN tone te shkrete sipas qefit me radhe sa here kur Enverit i tekej t’i nderronte dashnoret e tij si Mbreti grate.

        prandaj mbylle sqypin e kriminelit dhe te fanatikut se nuk jemi ne Kohen e Qepes te Enverit, sepse cdokush ka te drejten te parashtroje ate qe mendon si me te mire per veten e tij ne baze te botkuptimit. Ti po pate argumenta kundershtoje, por mos jep urdhera pushkatimi si xhelatet e Enverit do kohe me pare,

        sepse:

        SI DO TE SPJEGOJE SE KU E KANE ATDHEUN SIRIANET E MASAKRUAR NGA ASADI?

        sepse:

        Po shikojme qe e kane abandonuar totalisht Sirine e tyre Socialiste te Asadit, apo Rusine e Putinit, Kuben e fidelit apo Korene e Veriut te Kimit dhe i jane drejtuar Perendimit per te gjetur nje ATDHE tjeter ne drejtim te Gjermanise, SHBA dhe Botes Kapitaliste me kollona te gjata refugjatesh duke kaluar permes telave me gjemba te kufijve te shteteve tranzite

        PSE KESHTU?

        sepse o TUTKUN:

        ATDHEU ESHTE ATJE KU KA MIRQENIE DHE LIRI.

        dhe:

        Kete e kane kuptuar mire shqyptaret, por nuk do ta kuptoje fanatiku Bedri Islami.

        Reply to this comment
  6. andromeda August 22, 12:41

    Z.Bedri, sa ia ke përkëdhelur sedrën këtij fëmije grindavec.Unë do ta cilësoja, Stefanaqin si Shaban Qosja i gazetarisë shqiptare. I kemi pasë vlerësue shkrimet e tij kundër Berishës dhe berishizmit por me këto të fundit bëhet krejtësisht i padëshiruar. Ç’i duhej atij të ngatërrohej me historinë e luftës Nac-çl dhe rolin e E.Hoxhës. Këtë mund ta bëjnë historianë me bole, dhe jo spitullaqët si Fevziu dhe Stafanaqis. E.Hoxha është shenjtori i shqiptarëve. Për aq sa ka bërë, para tij Nana Tereze asht nji zero.

    Reply to this comment
  7. era August 22, 12:47

    intelktuali, faik konica info analitike.. je e njejta bajge qe shkruan se te paguajne m.. e ballit

    Reply to this comment
  8. anticensurë 25642654 August 22, 12:58

    “cili ballist ka bashkepunuar me serbet ”
    ai më heroi ndërmejt tyre!!
    si e kishte emrin se ja harrova!!
    ai mo që thonë se është daja i rrugovës,ai që ishte krah për krah nazistëve dhe çetnikëve!!
    hëmo mutin si e ka emrin!!ai që urdhëroi masakrën e 4 shkurtit!!
    eh më në fund mu kujtua si e ka emrin vulëhumburi!!
    xhafer deva!!

    Reply to this comment
  9. Shushica August 22, 14:05

    Të përshëndes z.Bedri.Të gjitha lëvizjet shoqërore , përparimtare por edhe ato regresive , po ashtu edhe lufrat , përfshi ato çlirimtare, frymëzohen , programohen,drejtohen dhe vendosen nga një grup i kufizuar njerëzish , të cilët nxjerrin edhe liderët.Popujt shohin studjojnë me nuhatjen e shpresës por edhe të realitetit dhe për fat në shumicën e rasteve zgjedhin qëllimin e drejtë.Kështu ndodhi me shumicën dërrmuese të shqiptarëve gjatë luftës së dytë botërore , zgjedhja e aleancës antifashiste, pra në krah të partizanëve, në krah të FNCL.Dhe ishte shpëtimtare , sepse mund të ndodhte që nën pretekstin e shpalljes së luftës Greqisë nga qeveria kukull e tradhëtarëve , si dhe mos angazhimi në luftë ndaj bllokut fashist Shqipëria të kishte mbetur nga Mati në Seman dhe fqinjët të gllabëronin pjesën më të madhe.Ndonjë injoranti e antishqiptari mund ti duket e pamundur …por mjafton të shikosh hartën europiane të 39…es me atë të 46..ës dhe do të shikosh tokat që humbën Gjermania në favor të Polonisë dhe kjo r fundit humbi toka në favor të BS,, megjithëse ishte antifashiste,…tokat që humbi Rumania, Hungaria, Finlanda, Italia ….Çdo të ishte bërë me Shqipërinë e vogël , të varfër , pa miq , sepse të mëdhenjtë ishin miq të Jugosllavisë dhe Greqisë…A mos vallë është rastësi që Greqia, miqësore, aleate e NATO..s mban akoma në fuqi ligjin e luftës , a mos janë rastësi Janullatosi, varret e ushtarëve pas 70 vitesh, shitja e detit nga pasardhësit shpitērorë të Zogut dhe Esat Toptanit..a mos janë rastësi përpjekjet për përçarje veri jug të klanit filoserb të Berishës….Pa përmëndur që një Shqipëri Mat…Seman do të sillte sllavizimin dhe greqizimin e tokave shqiptare dhe shpërnguljen e shqiptarëve drejt Turqise, ashtu sic u shpërngulën miliona gjermanë , polakë , rumunë , qindra mijra italianë , hungarezë ,çamë , popullsi brënda BS….Të mos harrojmë aksiomën, ligjin e bëjnë fitimtarët , dhe ishte fat e jetike që ne u rreshtuam me fitimtarët.Dhe merta u takon të gjithëve atyre që luftuan fashizmin , që nga mitrolozi i M.Ulqinakut e deri partizani që dha jetën në malet me borë të Sanxhakut , apo ushtarët trima heronj të Vidohovës në 49…èn.Respekt dhe lavdi heronjëve , turp për tradhëtarët .

    Reply to this comment
  10. vasili August 22, 14:16

    Duke vazhduar te ruani moralin e shkrimit tuaj,drejt te vertetes dhe tolerances,mendoj se me kete zhaner shkrimesh,jeni futur ne nje reth vicioz:
    Nje kritizer ordiner i u kundervu Konices.
    Dhe Konica(dhe ai vuante nga damari i races),ne repliken e 13 permendet dhe i kthehet:
    Te lumte ty,qe lejova vehten te bie ne nivelin tend.
    Aktualiteti jone jo therret por ulerin,qe nje gazete si ju te prononcohet per ti prekur,.pasqyruar dhe analizuar,zhvillimet aktuale duke i kushtuar secilit kohen dhe vendin qe meriton.
    Si rasat qe jemi zene dhe rritur kafeneve,dhe jashte vazhdon te veproje e patrazuar ndragheta e Vicidolit dhe Cepanit,ulur ne karrige institucionesh,ishte e nevojeshme te ekspozonim njerion puntor dhe vizionar,si uji ne shkretetire.
    Degjojme dhe shikojme shume per punen e bere nga kryetari i bashkise se Tiranes,por media cuditerisht hesht.

    Reply to this comment
  11. vjola August 22, 16:31

    Te lumte Z . Bedri

    Reply to this comment
  12. besimndregjoni August 22, 17:15

    Pacavure si historia e PK. Aq shume e ka trondit e verteta sa i ban ballistet emigrante dhe bashkepuntore te serbeve. Dhe po te deshen ballistet te lidheshin me serbet nuk kishin vend se ate vend e kishin komunistet. Historia me Ramiz Aline qe tregonte per Manush Alimanin po cfar pushteti kishte balli qe paska arrestuar Manushin. Po pse se pyrte Ramiz Aline per 7000 djem te moshes Manushit qe ne bashkepunim me serbet i vrau njelloj si gjermanet me Manushin. E respektoi dhe e nderoi humbjen e jetes se Naim Gjylbegut pamvarsishte qe ai u vra ne nje krahine qe si kishte asnje borgj per te pranuar idealin komunist te Naimit. Ashtu sic respektoi Mark Gjon Markagjonin i arsimuar per drejtesi ne Sorbone te Frances qe u vra nga komunistet shqiptare. Fatekeqesishte ju i quani bashkepuntore te fashizmit ballistat por ju komunistet pse ishi bashkepuntore te sllavizmit ortodoks serbe e rus. Apo te drejten e etikimit e keni ju qe fituat pushtetin diktatorial me kolobaracjonini sllavo serbe.Pse ju trondit e verteta qe e ka pranuar analisti i majte Andrea Stefani. E thoni pa asnje medyshje pa te vrare ndergjegjja profesionale e gazetarit se Gazeta Dita i ka bere nje publicitet ballit. Por te pyes nqs nuk do te perfshini ballin ne debat cfar vlere do te kishin shkrimet tuaja. Te Viktor Malajt e lloj lloj komunista te perenduar si Xhafa e Beqiri. Ardian Thano eshte gazetar profesioniste ai e perfshiu ballin ne kete debat qe shkrimet tuaja mos te ngelshin si genjeshtrat dhe mitizimet qe perdorish ju per partine e udheheqesin tuaj shpirteror Enver Hoxhen. Ne Spanje qe u zhvillua lufta civile sic u zhvillua ne Shqiperi ne mes nacionalisteve dhe komunistave pro sllave kan nje varreze si per republikanet dhe monarkistet spanjol ata ke varri i tyre kan nje pllake me mbishkrim.: Ky ra per Spanjen! Nderon dhe ate qe e deshte Spanjen republike dhe ate qe e deshte Spanjen monarki. Kete duhet te nderojme dhe ne shqiptaret si nacionalistin qe e deshte Shqiperine demokratike dha ai komunisti qe e deshte Shqiperine demokratike pa diktature.

    Reply to this comment
    • skifteri August 22, 19:52

      Doli ky brekush shallvare gjëri ,bariu i lopve të Selishtës në qoftë se edhe ato nuk do ti humbë në mal të blaçit,të kritikojë P.Komuniste ,dëshmorët e herojtë e luftës !,kjo është për të vënë duart në kokë.Bariu brekushe madhë na bëhet historian !!!

      Reply to this comment
  13. normali August 22, 21:11

    E shikon Bedri se si krimbat perpeliten e zgjohen ne ate toke te djegur nga kuja qe u krijuan baballaret e tyre? E, nuk ndryshojne keta, jane gjarperinj te kohes, por tani jane te lire te flasin, pa s’te kruajne.

    Reply to this comment
  14. Andrea (jo Stefan trapi) August 23, 00:37

    Po mire mor kelyshi gjonmarkajve,nuk je ne gjendje te kuptosh qe Ai trapi i sorbones nuk i funksiononte truri per atdhe e clirim para ruajtjes se pasurise dhe cifligjeve.Po ishin toka te fshatareve mor kok trashe qe Markagjoni ja u merte se spaguanin tatimet etj ..etj….Kjo ishte dhe arsyeja qe populli varfer perqafoi clirimtaren qe te zhduknin racen tuaj te qelbur.Ishte kohe lufte o trap dhe aleancat beheshin per te luftuar nazi-fashizmi,kurse ju kellira benit aleanca me pushtuesin per te mbrojtur pasurine.Prandaj eshte me vend ajo shprehja popullore(Mut i jati ,mut i biri ,mut Ai qe beri te jatin.Hajde shendet e bythe te forta.

    Reply to this comment
  15. alphade August 23, 09:26

    Duhet ribotuar perseri poema e Shevqet Musarajt ,
    ”EPOPEJA E BALLITKOMBETAR ” !
    Ajo perben quintesencen e gjithe historise se Ballit
    Kombetar gjate LNCL.
    Kreret e Ballit Kombetar e zgjodhen vete me ndergjegje
    rrugen kolaboracioniste me boshtin Ro-Berlin -Tokio ,
    sepse tek kreret e B.K. ekzistonte mendimi se ky bosht
    ishte i ”pathyeshem” dhe se me perfundimin e L2B,ata
    do te ishin ne krye te ”sofres” se Madhe te fitimtareve :
    me Gjermanine Hitleriane dhe me Musoinin fashist ! Por,
    ndersa partuzanet heroike nen udheheqjen legjendare te
    EnverHoxhes zgjodhen rrugen e duhur , B.L . zgjodhi rru-
    gen e gabuar ,e bashkoi fatin e saj me humbesit e L2 B .
    Per kete nuk fajtore as komunistet dhe as partizanet qe
    BK. ra ne btakun e tradhetise se ceshtjes kombetare dhe
    sot ngrihet ,me disa kalemxhinj te paguar te jstifikoje te
    pajustifikueshmen :TRADHETINE NDAJ ATDHEUT DHE
    BASHKPUNIMIN ME NAZIPFASHISTET GJERMANE DHE
    ITALIANE !
    Mire se sot na gjeten nga fundi i thesit nje stefanaq qe i
    eshte futur nje rruge pakrye qe t’ju justikoje ballisteve tra-
    dhetine ,po neser ku nukdo te kete me stefaner kalemxhinj
    por dote vihen mbi tavoline faktet historike kush do ta mbroje Ballin nga kjo e vertete pas ,ta zeme 100 vjetesh ?!
    Pra, historia pas kaq vjetesh nuk do te marre tefanaqer dhe alimadhaqer qe te mboje ata, qe luften e ‘bene ” me
    pula-pilaf-raki ….!!!
    Duke qene se B.K. zgjodhi rrugen e gabuar istorike te mos prese se historia do t’i fale apo t’i reabilitoje ! Kot
    mundohen ta shtremberojne historine nuk do ja dali ku-
    .rre ! Ato perjetesisht do te kene me vete vulen e turpit
    dhe te tradhetise !
    Vetem nje shembull se fundmi : C’ndodhi me kolaboracio-
    nistet ne Europendemokratike perendimore pas clirimit nga mortaja nazi-fashiste ?! Kuislingu u pushkatua, Lavali po ashtu, mareshali Peten, heroi i betejes se Ver-
    dunit , ne Luften e Pare Boterore , gjate L2 B iu neshtrua
    Hitlerit dhe iku nga Parizi dhe formoi Qeverine kukull te Vishise ne sherbim te Hitlerit, u denua gjithashtu me pu-
    shkatim ,por Degoli,duke qene ushtari dhe nxenesii tij i
    .fali jeten ! Te gjithe kolaborocionistet pesuan te njejtin
    fat ne Perendim apo ne lindjen komuniste ! Tradhetaret
    dhe spiunet kudo ne bote kane te njejtin fund : KOSHI I
    PLEHRAVE TE HISTORISE !!!!!!

    Reply to this comment
  16. Mikael57 August 23, 10:53

    Z. Ndregjoni! Ne fund e thua se gjithe te gjithe jemi shqipetare dhe pse u vrane ne ne feronte te ndryshme duhet te kene nje varr qe pa tjeter e kane. Edhe kur deshen ti tallnin ballistet ne filmat po Ai Enver Hoxhe nuk i lejoji duke u thene qe edhe ata jane shqiptare edhe ata luftonin trimerisht etj. dhe rezultantja ishte se po i paraqesnin objektivisht ne frontin nazifashist apo je ne kundershtim.
    E fillova nga fundi por te pyes dashamiresisht ç’fare u be me bashkpunetoret e fashizmit ne France, Hollande e ne gjith vendet e tjera te pushtuara nga hordhia fashiste?.
    Por dhe atje u egzekutuan vetem ata qe vrisnin me fjale “urdhera” dhe jo ushtaret qe efektivisht shkrepnin armen ne front dhe qe vrisnin kundershtaret si fjala vjen partizanet qe i kishin perballe. Apo jo?
    T’i do te thuash se ne shqiperi egersia qe e madhe!. Dakord por dhe kjo ka per baze ndjesine neveritese ndaj vesit dhe fares me te hidhur ate te tradhetise e te tradhetarit midis shqiptareve qe edhe ate pak shqiperi qe mbeti nga trojet historike donin ta “bashkonin” sakte ndanin me troje e xhvatura nga Konferenca e Londres e 1913 -tes.
    Me apo pa qellim ngaterron situaten kur thua:”Dhe po te deshen ballistet te lidheshin me serbet nuk kishin vend se ate vend e kishin komunistet”.
    Besoj e di qe edhe jugosllavia bente lufte partizane dhe ne pushtet nuk ishin komunistet jugosllave por bashkpunetoret e fashizmit si Ustasha etj.
    Sa per lidhjen e pasanikeve shqiptare me mbreterine serbe besoj e di qe Zogun ne pushtet e prune serbet me bjellogardistet e Vrangelit e Denikinit te rrezuar nga Revolicioni i tetorit ne Rusi. Apo jo?.
    Dhe tjetren e di qe Zogu kundershtaret nuk i pasuronte poir i egzekutonte!.
    Keshtu qe te gjithe keta psanike, me perjashtime te vogla, u bene me “Ballin” dhe organizatat e tjera bashkpunetore te pushtuesit.
    Ju shpreheni “Fatkeqsisht ju i quani bashkepuntore te fashizmit ballistat por ju komunistet pse ishin bashkepuntore te sllavizmit ortodoks serbe e rus”.
    Pyetje. Ke dijeni se me sllavizmin ortodoks serb e rus ishin ShBA, Anglia, Franca edhe pse e pushtuar etj?.
    I nderuar asnje komb nga te gjithe nderluftuesit nuk kishin problem egzistencen, teresine tokesore si shqiperia qe kish dhe e ka dhe nje marreveshje ne mos gabohem si ajo e 1914 -tes.
    Prandaj qe permasat e tradhetise nder shqiptaret nuk ishin barabart me te tjeret, megjithese andej u denuan me ashper.
    Ju e dini qe dhe nje lojtar futbolli psh.kur saboton ndeshjen e ekipit te tije ndrrohet nga traineri et. Jo me te vrasesh ne emer te asaj qe i ke dhene vetes te drejte se misioni yt i sherben atdheut nuk duhet ndeshkuar!.
    Si ekipet sportive qe krijojne te pasurit ashtu dhe pushtuesit krijojne “ekipet” bashkpunetoret e tyre. Thuaj jo!.
    Po shtrove per diskutim me se duhet te meren gazetat e gazetareve? p.sh. une them te diskutojme qe si ka mundesi qe shqiperine jo vetem e beme si gjith Europa por dhe ja kemi kaluar asaj!!!.
    Respekte per nxitjen qe marin te gjithe shkruesit por historia eshte nje shkence si gjithe shkencat dhe te meren shkencetaret, Historianet me te se u kemi kallur daten dhe ja u kemi peshtirur zanatin.
    Te nderuar te gjithe. Kampionati boteror mbaroi e fitoi ekipi gjerman, tani fillojne eleminatoret per kampionatin e radhes, jo lufta qe ka mbi 70 vjet. Dua te them…!
    Shoqerore. Edhe vete ju ballistet sa qe kur permendet si emer eshte paksa i rende nuk duhet te “hani” çfare ju “mbeshtet Andrea Stefani”.
    Se per ndryshe nderit duhet ti themi turp dhe turpit nder ose perndryshe tradhetarit partriot dhe patriotit tradhetar.
    Hajt ta shtojme avantazhin e krijuar qe mos te na kapi Europa!!!.

    Reply to this comment
  17. besimndregjoni August 23, 14:48

    Mikael57 faliminderit qe e shtron opinionin sic e gjykon dhe mendon ti personalisht dhe jo si disa komentues injorante qe nuk jane ne gjendje te argumentojne reth temes se debatit dhe shajne fyejne si mostra qe jane. Por sic thote populli sa zagar e qen rrugesh qe lehin nuk mundesh te i gjuajsh me gure. Tani vijme tek tema qe diskutuam.
    E para Shqiperia nuk ishte pjese e planit te fuqive te medhaja qe te kishte vemendjen e saj se europa e kishte coptuar ate qe ne 1913. Dhe shumica e tokes dhe popullsise shqiptare kishte ngelur nen juridiksjonin jugosllav. Nje vend i vogel pa vemedje te fuqive te medhaja lufton te mbijetoj dhe jo te jete faktor sic trumbetoshin komunistet gjate luftes se dyte boterore. Kendveshtrimi i komunisteve ishte aleanca internacjonale me vellezrit serbe kundra miqeve kosovare. Kurse per nacionalistet ishte si te mbijetojme si komb qe mos te asimilohemi nga nje lufte boterore. I dashur mik fashizmi kapitulloi vete dhe nuk ishim ne shqiptaret qe e kapitulluam ne patem nje merite si vend i vogel perball kesaj bishe nuk u pajtuam me pushtimin e tij dhe e pritem me arme me 7 prill 1939 ku nuk pati asnje komuniste ate dike kundra tije. Gjermania ishte kalimtare ne Shqiperi dhe kete e verteton se asnje dokument i asaj kohe nuk jep pushtim te Shqiperise nga nazizmi dhe prandaj ne Gjermania nuk na pagoi asnje demshperblim se nuk ishim ne planet pushtuese te Hitlerit. Italia pagoi gjermania jo. Pra lufta jone mbas ramjes se fashizmit e ideuar nga serbet u zhvillua ne mes komunistave shqiptare dhe nacionalistave shqiptare. Dhe propoganda komuniste per te fshehur kete lufte civile perdori termin jugosllav lufte nac-clirimtare per te marr pushtetin dhe kete e arriti fale mbeshtetjes serbe dhe angleze ne planet kundra ceshtjes shqiptare ne ballkan. E verteta eshte e hidhur por eshte e detyrueshme dhe e pranueshme.

    Reply to this comment
  18. besimndregjoni August 23, 23:01

    Nje pergjigje per shpisin me pseudonimin Skifter. Saperdijeni ti Skifter e ke vene kete pseudonim gabim se je nje mi mullini jo skifter se te jesh skifter e ven emrin ne koment si une dhe nuk fshihesh si mij gjirizi mbas emrit skifter. E dyta une nuk jam nga Selishta por jam nga Lukani nje fshat i bukur buze Runjes me nje pamje prrallore qe i madhi zot i ka fal ati katundi ku oksigjeni eshte ne nivele te larta dhe zgjuarsia eshte elementi baze i fal nga zoti. Fatekeqesishte per ty ne si krahine nuk mbajme brekushe por tirq e xhamadan te te lara me ngjyra floriri. Jam rrit ne nje familje me dije e atdhedashuri pa urretje e shpifje. Komentetet e mia bazohen tek studimi dhe realiteti dhe jo tek fyrjet e shpifjet si ju. Ketu ka nje ndryshim te madh ne mes meje e teje. Une komentoi me emrin dhe mbiemrin tim te vertet dhe jam krenar. Ti fshihesh mbas pseudonimit se ke frike te japish emrin dhe mbiemrin ten se sigurisht nuk te njeh askushi dhe askushi ngelesh dhe pse fshihesh.

    Reply to this comment
  19. anticensurë 25642654 August 24, 12:18

    beso,
    kur thua “oksigjeni eshte ne nivele te larta “mos harro se kur kalohet masa oksigjeni ta pjerdh trurin!!
    jo vetëm atë!!
    shumë mirë që shkruan me emer e mbiemër,është e drejta tënde,ashtu si dhe tona për të mos paraqitur emrat tanë!!ajo që unë nuk pëlqej është ndryshimi i shpeshtë bile në të njëjtin artikull,por sidoqoftë është një e drejtë e të gjithëve!!
    sipas mëndjes tënde ti shpreh mendimin se të njohin shumë dhe për pasojë duhet të të mbështesin,sipas mëndjes tonë,times personalisht,mendimi duhet vlersuar dhe jo personi!!kështu që kur unë shkruaj me pseudonimin “xy”dua që ti ta pranosh ose ta kundërshtosh si mendim dhe jo si i mendim”komunisti”,”ballisti”,”i biri i filanit”,”e bija e fistëkut”!shpesh e kemi parë kur shkruan X,Y analist!!70 % e komneteve janë për prjardhjen e familjes së tij,për gafat që ka bërë në të shkuarën ose jetën private!!lali mendimi,ideja që sjell çdo njëri nga ne ka vlerë!!
    ato medaljet dhe qytetaritë e nderit që ti ke!?
    unë personalisht i pjerdh ose më mirë i dhjes sipër!!
    ti gëzoju dhe puthi çdo ditë!!
    unë lexoj kometet e tua dhe të vlersoj!!
    të vlersoj sipas njohurive të mia duke lexuar shkrimet e tua dhe jo sipas medaljeve dhe brroçkullave që të kanë dhënë të tjerët!!
    ti e di fare mirë se ka njerëz që i japin dhe njërëz që janë kundër,prandaj mos u bazo as në dekorata e as në historinë e familjes!!
    shkruaj mendimin tënd dhe prit reagimet e të tjerëve!!
    pasi të kenë reaguar shpjegoje dhe një herë ndryshe nga hera e parë,por në asnjë mënyrë mos kërko ndihmë tek dekoratat,historia e familjes!!
    tashti nga e përgjithshmja tek konkretja!!
    mendimet e tua për mua janë të cekta,sipërfaqsore,të njëanëshme,të indoktirnuara,të ndrydhura dhe si shumica aspak objektive!!

    Reply to this comment
  20. skifteri August 24, 12:59

    ****TI BREKUSH për çfar krenohesh ?…,për zbritjen nga mali dhe sulmin kundër veprave të artit në Tiranë ? JO,JO,JO -Je si I.S.I.S.I shkatrrues i veprave artit ,asgjë për tu krenuar !?..
    ****Sa për ” trimërinë ” ! ..,
    Ke qënë informator i paguar ,dhe ke qëndruar i fshehur ,kur jeta e personit në diktatur ishte e garantuar 200%,këtë e dëshmojnë defteret e D.P.B-Dibër ,por dhe dëshmitarët sigurimsa nënpunës të kohës monizmit .
    ****Unë emrin e mbajë të fshehur se njeriu sot vritet në derë të shtëpisë ,SHteti,policia ,prokuroria ,gjykata ,medja etj..bashkohen me vrasësin !.., por argumentat i kam të sakta ,dhe e rëndësishme shumë e rëndësishme është të mbroshë të vërtetën më shumë se atdheun.
    …Njeru nuk është kapital më i çmuar si në kohën e E.Hoxhës ,(kur ti spiunoshe shokët me emra të rremë) ,por shinjestra më pa vlerë në borgjezinë tënde,o brekushe shallvare madh.!
    ****Sa për krahinën ju thoni se mbajmë tirq dhe xhamadan me ngjyra ari ,kur pula hante gurë nga varfëria NË KOHËN E SATRPIT ZOG KU ISHIT GJANDAR se nuk bëshi për tjetër punë .
    *** Lukjanët shkonin në Përzeren dhe merrnin misër me kuaj e gomar ,bukën e popullit e sigurojë vetëm PPSH-së me E.Hoxhën në krye që ju e urreni,dhe nuk ju pjerdhë njeri.
    **** Sa për zonën tënde që mbani tirq dhe xhamadan po kjo është e vërtet ,është shenjë e” trimërisë ” madhe kundër turqve që ju ndrroi fenë dhe veshjen ju ktheu në mysliman të devotshëm në kamikaz si puna jote. Veshja e tirqve dhe xhamadanit me shirita floriri jan “dhurata më e bukur ” e antishqiptarizmit tuaj më i zi që ju bënë Turqit kundër atdheut dhe kombit shqiptar ASIMILIMIN !,pushtimi ,dhe robëria 500vjeçare
    ****Me këtë fakt ju krenoheni ?!..,,jeni kaq trim e patërjot i madhë ?!!!Turp.
    ****Lukani i referohet periudhës historike të shekullit xv.
    -Në defterin turk të rregjistrimit të popullsisë të vitit 1467 lukani njhej me emrin Lugat ,kishte tetë shtëpi ,lugat ke dalë edhe ti Besim ndergjoni !
    ***BANOR[T ISHIN TË FESË KATOLIKE ,dhe kishin si veshje brekushe ,unë desha me të ndihmuar o’ i pa udhë POR TI NUK DON !!!. PRA JE MASHTRUES !

    Reply to this comment
  21. Arber Iliri August 24, 13:16

    Bedri sjell shembuj e perpiqesh te thuash dicka por nuk e kuptoj.Ka pasur edhe me Ballin patriote si edhe njerez koti, po keshtu edhe tek Komunistet.Shume shqiptare ju bashkuan luftes dhe nuk u bene kurre komuniste.Enver Hoxha nuk ka qene udheheqes i luftes.Kane qene te tjere ata qe ishin ushtarake dhe drejtonin edhe ushtrine ne terren.Enver Hoxha ishte njeriu politik i luftesi vene nga Jugosllavet e Titos dhe asgje me shume.Luften e bene djem e vajza jo kumuniste por patriote.Hoxha me disa te tjere e shtyne Ballin ne rrugen e bashkepunimit me pushtuesin per te mos ndare puashtet pas lufte.

    Reply to this comment
  22. Arber Iliri August 24, 13:17

    Bedri sjell shembuj e perpiqesh te thuash dicka por nuk e kuptoj.Ka pasur edhe me Ballin patriote si edhe njerez koti, po keshtu edhe tek Komunistet.Shume shqiptare ju bashkuan luftes dhe nuk u bene kurre komuniste.Enver Hoxha nuk ka qene udheheqes i luftes.Kane qene te tjere ata qe ishin ushtarake dhe drejtonin edhe ushtrine ne terren.Enver Hoxha ishte njeriu politik i luftesi vene nga Jugosllavet e Titos dhe asgje me shume.Luften e bene djem e vajza jo kumuniste por patriote.Hoxha me disa te tjere e shtyne Ballin ne rrugen e bashkepunimit me pushtuesin per te mos ndare pushtet pas lufte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*