Atë natë e pashë në ëndërr atë plakun…

March 16, 2018 14:45

Atë natë e pashë në ëndërr atë plakun…

I nderuar z. Adrian,

po ju dergoj dicka qe kam shkruar vite me pare per tragjedine e Gerdecit. Nese e shihni te arsyeshme, botojeni.

Gjithe te mirat,

Margarita Syziu, Toronto, Kanada

***

Nga Shqipëria erdhi një lajm tronditës. Në një fshat në afërsi të Tiranës kishte shpërthyer fabrika për demontimin e armëve. 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Spitalet u mbushën me njerëz të djegur e të gjymtuar nga tragjedia. Shtëpitë u kthyen në gërmadha. Flakët mbështjellë me tymin e zi si një kërpudhë gjigande, po kapnin qiellin.

Demontimi i armëve dhe municioneve të kohës së komunizmit, ishte një prioritet që qeveria e Shtetit Shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO, pasi siç kishte deklaruar kreu i vendit për Agjencinë Reuters: “Pirgjet e 100 000 ton municioneve 40-50 vjeçare është një nga problemet tona më serioze.”

Ngjarja tronditi opinionin publik. Njerëzit me të drejtë pyesnin;  përse demontimi i armëve po kryhej në një fshat fare afër Tiranës, ndërkohë që fabrika e demontimit në një zonë larg qendrave të banuara, ishte me të gjitha kushtet për këtë proces dhe krejtësisht në dispozicion?

Në parlamentin shqiptar një artikull i gazetës së New York Times“Supplier Under Scrutiny on Arms for Afghans” shkaktoi debate të ashpra. Artikulli akuzonte shtetin për biznes kriminal. Qeveria e quajti thjesht një aksident.

-New York Times ndërhyn përsëri me një artikull të fuqishëm. Aksidentet ndodhin!  Por kur një fabrikë ka për punonjës fshatarë të papërvojë, që çmontojnë mijëra predha artilerie në ditë vetëm me shkopinj dhe duar, është e vështirë të ta quash katastrofën fatale…thjeshtë një aksident.”

-Kurrë s’ka për t’u rregulluar ky vend, thërriste një plak mbi gërmadhat e shtëpisë së tij. Kurrë, kurrë….

Të fusnin dridhmat ato thirrje të dëshpëruara. Emigrantët që kishin sakrifikuar aq shumë për të ndërtuar shtëpitë, heshtnin në dhimbje. Heshtnin të pafuqishëm, ata që njerëzit më të shtrenjtë i gjetën të vdekur apo të gjymtuar. Një heshtje ulëritëse.

Kurrë…kurrë… Është mallkim…Kurrë…Kurrë…

Nuk kishte kursyer kjo tragjedi as fëmijë që punonin aty për bukën e gojës.

Atë natë e pashë në ëndërr atë plakun. Kërkonte nëpër gërmadha. Qiell nuk kishte. Vetëm tym i zi dhe zogj të ngordhur që binin pa pushim. Një shqiponjë e madhe kaloi vetëtimthi por edhe ajo ra e vdekur mbi gërmadha. Me duart që i dridheshin plaku largonte zogjtë e ngordhur dhe vazhdonte të kërkonte. Një dorë e vogël…Plaku gërmoi me kujdes, deri sa e nxori trupin e pajetë të fëmijës. Njerëzit u mblodhën rreth e rrotull. Gazetarët vrapuan të parët. Plaku e ngriti fëmijën lart.

 -Merreni dhe çojeni në qytet këtë shtatore. Vendoseni në një shesh! Dhe si përmendore kushtojani ndokujt. Ndonjë ministri a kryeministri, ndonjë palaçoje apo ndonjë deputeti. Ose më mirë, kushtojani atij që ka më shumë merita për këtë vend! Atij që kemi në krye.

March 16, 2018 14:45
Komento

15 Komente

  1. Bukur formuluar idea e shkrimit /mesazhi zonjes nga Toronto March 16, 16:15

    Rrespekt e nderuara z.Margarita Syziu …

    nganjiher s’eshte e nevojeshme per te shkruar

    shume rreshta ,per te kutptuar shume Realitetin

    e dhene asaj shoqerie Shqiptare nji Mesazh te Madhe

    njerezor …

    Reply to this comment
    • ZH March 20, 14:41

      Respekt Rita per shkrimin, dhe pergjegjesine qytetare qe te kujtojme ngjarje te tilla qe nuk mund te largohen nga kujtesa e njerezve.
      Rita te lutem vazhdo shkruaj dhe dergo pjese nga shkrimet e tua.Njerezit kane nevoje per shkrime te ndjeshme dhe jo politike.
      Me shume respekt ZH

      Reply to this comment
  2. Gezuar Festen e Gerdecit Kanibale Demonkrate March 16, 19:50

    Zonja Syziu je perpjekur te thuash dicka por ke perfunduar ne fund te nje copy-paste te Migjenit nga poezia e tij “Bukuria që vret..”
    ..
    Me vjen keq se jo vetem ju kanadezet por dhe shqiptaret dhe amerikanet ( e kam fjalen per popullin e thjeshte=shoqeria civile) akoma nuk kuptojne cfare ndodhi ne Gerdec ..
    *
    Farsa me madhe eshte se “biznesmenet e armatimeve-war dogs” gatuan genjeshtren me te madhe se ne kohen e “kamunizmit” kishte mijra tonelata armatimi te skaduar ….qe nuk eshte e vertete PSE:
    **
    Mbi 90% perqind e armatimit ne Shqiperi ruhej ne kushte ideale me parametra teknike -antilageshtire & ajrosje qe dhe perendimoret i kishin zili kur i pane ne 1992 per here te pare.
    ***
    Per materialet qe arrinin skadencen ne kohen e Enverit te Madherishem kishte nje plan te detajuar qe i demontonin ne menyre shkencore ku asnje aksident i kesaj natyre nuk ndodhi per gjysem shekulli
    ****
    Problemi eshte se keto WAR-DOGS-at kur shkelen per here te pare ne Shqiperi ja vune syrin armatimit shqiptar 40-50 miljard dollaresh qe brezat qe do vine do tmerrohen kur te mesojne kush e mori dhe cfare sasie te pabesueshme dollaresh jane fituar…pra kjo ishte Eldorado shqiptare…e WAR DOGS-ave
    ********
    Tani te vdekurit nuk ngjallen me nga endrat e Syzezes Kanadase me zogj te ngrodhur dhe me plagjiatura te Migjenit…
    .
    Ajo qe duhet te bejne shqiptaret qe kerkojne nje fije dinjiteti eshte te thone te verteten qe eshte me e trishtueshme se vete krateri Gerdecit
    *************

    .
    Me i zi se vete krateri i gerdecit
    eshte cfare ndodhi pas asaj dhe deri me sot si me poshte:

    .
    E para:

    Mos raportimi ne prokurori nga amb. amerikan (ato qe jane pas tij) te kercenimit qe i ka bere Xen Berisha ndaj gjeneral Luan Hoxhes per ta eleminuar fizikisht.
    .
    E dyta
    Ne vend te kallximit ne prokurori te Xen Kriminelit ky ambasador i jep vize Luan Hoxhes qe ishte i denuar nga drejtesia shqiptare…..
    .
    E treta
    Edhe me Gomari ne Shqiperi dhe meTrapi ne Amerike e dine qe prokurori qe erdhi nga Virxhinia-Usa per vrasjen mafjoze te Trebickes erdhi per ta mbuluar ne menyre me mafjoze se vete vrasja
    .
    E katerta

    Nese Donald Tramp do te beje perseri GREAT AMERICA le t’ja filloje me Gerdecin Shqiptaro-Amerikan jo si ndihme per Shqiperine por per detyrim qe ka Amerika per te deshmuar qe ka demokraci dhe nuk eshte fajtore per masakren e Gerdecit.

    Reply to this comment
  3. Luljeta March 17, 03:08

    Urime Margarita! Shkrimi juaj eshte shume i bukur dhe domethenes. Eshte e vertete. Ngjarja shkaktoi shume dhimbje per te gjithe ne emigrantet qe me lote ne sy e dhimje ne zemer thame: me te vertete ai vend nuk ka per tu bere. Thone “Shpresa vdes e fundit. ” Le te shpresojme mikesha ime.

    Reply to this comment
  4. MH March 17, 17:02

    Nji shkrim i vertet dhe teper rrenqethes.Nji shkrim per nga penda i mrekullueshem,brilant.Mbylljen ne mos ia ke kopjue Migjenit.Jeni Migjeni i pare fillestar i shekullit 21.

    Shkepus mbylljen brilante te pershkrimit te ngjarjes.

    “”” -Merreni dhe çojeni në qytet këtë shtatore. Vendoseni në një shesh! Dhe si përmendore kushtojani ndokujt. Ndonjë ministri a kryeministri, ndonjë palaçoje apo ndonjë deputeti. Ose më mirë, kushtojani atij që ka më shumë merita për këtë vend! Atij që kemi në krye.- “””

    Reply to this comment
  5. DASEM NE VARREZA March 17, 18:50

    2 fjale per komentuesen “Luljete”
    .
    Ka ikur koha e shkrimeve te “bukura”…qe me shume ngjajne si pasarela mode..
    .
    Kemi 10 vjet qe bejme shkrime te ‘BUKURA” dhe sa me te bukura ti bejme aq me shume i fryhet xen berishes xhepi..aq me shume i fryhet gjyksi Armines

    .
    Kemi 10 vjet qe bejme shkrime te ‘BUKURA” dhe sa me te bukura ti bejme aq me shume i rritet impotenca Rames me Taullant pallat e tij
    .
    Kemi 10 vjet qe bejme shkrime te ‘BUKURA” dhe sa me te bukura ti bejme aq me shume zgerdhihet Donadluja me hipokrizine e tij..aq sa kriminel Fatmirmediu eshte me inderuari shqipfoles me Amerike..

    Pra
    Luljete keto shkrimet e bukura quhen pa frike;

    PASARELA NE VARREZA

    Reply to this comment
  6. Niko Shpiragu March 18, 18:33

    Shume bukur. Disa mendojne se paragrafi i fundit eshte vjedhur nga MIgjeni. Po, ai eshte i tij , por nuk eshte vjedhur. AI eshte perdorur aty se nuk mund te behet nje tjeter me i mire se ai. Autorja nuk e vodhi por e perdori per te rritur fuqine e shkrimit dhe ka bere shume mire. Ajo bashkohet me thirrjen e Migjenit qe eshte e perhereshme drejtuar atyre qe jane ne pushtet dhe duhet te jetojne me popullin dhe jo te punojne per interesat e tyre. Respekt per autoren.

    Reply to this comment
  7. MH March 19, 00:31

    Niko Shpiragu !

    Qe kur kopjimi tregon vjedhje.Asnji nga komentuesit nuk e ka ba kete vrejtje,pervec mejet.
    Kush jane keto disa vec mejet.Mue me pelqej ajo futje sepse Migjeni asht aktual ne cdo kohe si ne te kaluemen aq ma shume ne kete kohe dhe ne kohen qe do vije.Njikohesisht e falenderova me mburrje qe nese nuk e ke huazue nga Migjeni per te mos e fyer.Ju jeni Migjeni i par fillestar i keti shekullit 21.
    Keshtu sic shkruan je teper i rrezikshem sepse i ven ngarkesa te pa dobishme tjetrit,qe nuk puqen me rrealitetin.

    Reply to this comment
    • Dasem ne varreza.. March 19, 13:13

      MH !

      Jam ne nje mendje me ju por do shtoj dhe nje aspekt tjeter.:

      Ky artikull do ishte dhe i bukur dhe i DOBISHEM..e perseris i dobishem…i dobishem nese do kishte dhe nje thirrje proteste ndaj atyre qe mbrojne hapur kriminelin e Gerdecit Xen Berishen qe ishte bossi real i MASAKRES GERDECIT..

      do kisha respekt per kete Syzezen e Kanadase dhe keto tipa si ky Shiko Npiragu nqs do formulonin nje fjali te thjeshte:

      Perse ju zoti Donald Lu si ‘KALORES I DEKRIMINALIZMIT” keni lene jashte liste dy kriminelet e gerdecit

      xen berisha dhe fatmir mediu


      pra nese nuk formulohet kjo ide si me siper me keqardhje ju them se keto artikuj te ‘Bukur:” do jene si leter higjenike qe familja kriminale e berishajve do fshijne sekrecionet e tyre. sic po ben per 25 vjet nen zgerdhimjen e edirames dhe donaldit te radhes

      Reply to this comment
    • Niko Shpiragu March 19, 16:44

      MH! I shikova edhe nje here komentet para meje dhe eshte e vertete ajo qe thoni ju. Une nga mos leximi me kujdes nuk e kam kuptuar drejt komentin tuaj dhe te kerkoj falje. Nuk kam patur qellim t’ju denigroj ju, por thjesht kam menduar se ju e kritikonit ate pa u thelluar,ndersa ne te vertete e paskam bere une ate gabim. Shpresoj te me kuptosh tani. Me respekt.

      Reply to this comment
  8. ZH March 20, 14:32

    Respekt Rita per shkrimin, dhe pergjegjesine qytetare qe te kujtojme ngjarje te tilla qe nuk mund te largohen nga kujtesa e njerezve.
    Rita te lutem vazhdo shkruaj dhe dergo pjese nga shkrimet e tua.Njerezit kane nevoje per shkrime te ndjeshme dhe jo politike.
    Me shume respekt ZH

    Reply to this comment
  9. ´´ March 20, 21:57

    Aman mor bashkatdhetare ,
    sa qejf keni ti shifni gjithcka ne Lupe,
    thjeshte me u Gric-me dicka ! .
    Zonja nga Kanada-ja ,
    ka ber nji shkrim sensibilizues ,
    ne pervjetorin e Masakres Gerdec-it ,
    Pra thjeshte me ndjeshmerine prej femre
    dhe Atdhetare-je ,
    ka dhen nji Mesazhe per shqiptaret ne pergjithsi ,
    te cilet ,per ceshtje te Tilla , duhet te behemi
    me te ndjeshem si popull e reagojme ,
    te behemi Mobil si gjithe Bota e civilizuar ,
    sepse neser ,te gjithe ne mundet te perballemi
    me te njejtin fate ,qe pesuan viktimat e Gerdec-it.
    Le te shikojme ate qe eshte gjithmon thelbi shkrimit ,
    ate qe perben nji Teme ,per ne te gjithe si shqiptare ,
    le te shikojme me me dashamiresi njeri-tjetrin e ne ate
    qe na bashkon si popull drejt te mires e jo ne gjera ,anesore qe nuk sjellin asgje .
    Ne vend ti mirepresim opinionet ,mendimet ,mesazhet pozitive ,i bejme bllok . Si nuk jemi pak tolerant
    ne kokat tona te frustruara ,pak me te mirkuptushem
    me te miren . Ne jemi si komb shume te vonua ,para ksaj Bote ,qe nxiton si e marre ,nderkohe qe Breshka jone mezi terheq tankun qe mban mbi kurrise e per kte na duhet te mbeshtesim mendoj un ate qe na con perpara ne cdo rast ,sepse s’kemi kohe te humbim ,si ka bere Politika kto 28-vjet ,duke i Futur shkopinj
    ne rrota Shqiperise te zhvillohet e i afrohet Europes ,te hipi mbi shinat e njerezimit .Ne jemi akoma duke u zvarritur e kjo eshte me shume se e trishtushme .
    Eshte shume e turpeshme ,jo vetem ajo se nga qeverria as qe u kujtua te mbaje nji fjalim ne nderim te te Masakres ne Gerdec , (qe ne fakt per nji qeverri qe do te vendose Drejtesine ,kishte organizuar ne heshtje popullin e te gjithe kishin rrethuar Pallatin e Drejtesise
    ,duke i dhene nji sinjal te forte bandave kriminale politike , kishte ber qe ceshtja te merrte te tjera zhvillime dhe kriminelet berisha mediu etj , e jo vetem ata ,te dridheshin .Do ishte nji mesazh i qarte per te gjithe edhe per ambsadoret Amerikane ,edhe popullin ,
    qe te Tilla Masakra Shteterore mos te ndodhin me kurre . Por mjerishte kjo s’ndodhi . Dhe ky fakt ,e ben me te trishtushme ate bote Shqiptare ,te pandjeshme ,te pashpirt ,nji shoqeri e mpire tru e shpirt ,si mos te ishin njerez ,por te jen thjeshte xombi

    Reply to this comment
  10. MH March 22, 00:19

    Niko Shpiragu !
    Keritiken ndja juve e ban te kujdeseshme mbasi ndryshoni komplet nga te tjeret qe shkruajne pa pike pergjegjeiset.Dhe shume rroma per toma.Edhe sikur te mos me kerkonit te falur.Jeni i falur qe ne komentin time ne emrin Tuaj.Kjo si rrjedhoj ne konsideraten per juve.Pavarsisht se nuk njihemi fizikisht.Por ne intelekt (ne mendime).
    Me konsiderat ne shenje respektit.

    Reply to this comment
  11. Kris 1 March 22, 04:13

    Dhimbje dhe vetem dhimbje.Cdo emigrant e sheh ne ender atdheun apo memedheun dhe kujton vitet e femijnise apo te punes.Gerdeci ishte vetem nje shou.Por dhimbja eshte me e thelle.Tek mijra ato familje shqiptare qe jetojne me ndihme ekonomike qe u siguron vec bukenthate.Tek nje parlament me deputet te emeruar ,Nje qeveri me shume dikastere,mbi 1200 Ojqi ,me shume fe qe paguhen nga shteti dhe me taksa qe rriten perdite.Prodhimi nuk rritet por leku forcohet.Vetingu shyqyr nuk cfaqet ne enderrat tona.Cdo gje ne vendin qe duam aq shume si enderrat tona do te jete nje perralle nga e kaluara.Autoret e gerdecit mund te jene bere bosa dhe ne Kanadane tende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*