Atentanti në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes. Ishin dy autorë

October 2, 2015 09:03

Atentanti në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes. Ishin dy autorë

Zbardhen lëvizjet e fundit të personave që ishin brenda makinës, ku u ekzekutua Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Bashkë me lëvizjet e tyre, edhe ato të atentatorëve. “Panorama” shkruan se rreth orës 20:00, Elvis Gaçaj, Aurora Oskian, Kevin Rugova dhe Eda Gj. kanë dalë nga një lokal ku po hanin darkë që ndodhet në hyrje të rrugës “Ramiz Kovaçi”.

Oskian banonte vetëm pak metra larg këtij lokali (gjelltore), te pallati përballë, që ndodhet shumë pranë vendit të ngjarjes. Disa hapa më tej, shtetasi Elvis Geça kishte parkuar makinën tip “BMW”, në mes të një blloku pallatesh. Sapo kanë përfunduar darkën, ata janë çuar dhe kanë lëvizur në drejtim të makinës.

Burimet thanë se një person, që dyshohet të ketë qenë i armatosur me pistoletë, ka qenë duke i vëzhguar në distancë derisa ata të dilnin nga lokali.

Në momentin që ata po i afroheshin makinës, atentatori ka sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, i cili sipas Policisë ndodhej brenda një pallati, në dritaren e sheshpushimit të shkallëve dhe ishte i armatosur me një automatik.

Në kohën kur 4 personat janë futur në makinë, Gaçaj shofer, Oskian në sediljen e parë dhe djali e vajza tjetër në sediljet e pasme, kanë filluar të shtënat me breshëri nga lart.

Burimet thanë se fillimisht është qëlluar me breshëri automatiku, në drejtim të sediljes së parë të makinës ku ndodhej Aurora Oskian.

Ndërsa më pas është qëlluar edhe me pistoletë nga afër, nga atentatori tjetër. Njëri prej autorëve është larguar mes për mes pallateve, duke dalë para lulishtes e më pas i është afruar lumit Lana, deri pranë shtratit, ku sipas dëshmitarëve ka hedhur armën në ujë. Më pas ka ecur në këmbë në drejtim të shkollës “Vasil Shanto”.

October 2, 2015 09:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*