Atentat 39 – vjeçarit, plumbat e zënë në dorë

April 25, 2016 14:35

Atentat 39 – vjeçarit, plumbat e zënë në dorë

Një person është plagosur me armë zjarri, pas një atentati në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Lumit, në lagjen 18-Shtatori, pranë një pike karburanti.

Sipas informacioneve pas disa të shtënave me armë zjarri, është plagosur në dorë Jani Alia, 39 vjeç banues në Tepelenë.

I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

April 25, 2016 14:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*