Fushë-Krujë, vritet aksioneri i galerive të kromit të Bulqizës

April 4, 2014 00:30

Fushë-Krujë, vritet aksioneri i galerive të kromit të Bulqizës

Ekzekutohet me armë zjarri një nga aksionerët në galeritë e kromit në Bulqizë. Gjin Nika është vrarë mbrëmë pas mesnatës, rreth orës 00:30 të së premtes në Tapizë, mes Kamzës dhe Fushë-Krujës. Në atentat ka patur edhe një viktimë të dytë. Ai është Fabio Xhunga, 28 vjeç nga Kamza. Autorët e krimit kanë qëlluar mbi motorrin me të cilin po lëviznin dy të rinjtë, drejt Tiranës.

 Nika ishte liruar pak javë më parë nga paraburgimi, pasi ishte arrestuar në Tiranë gjatë muajti janar, si i dyshuari kryesor për dy vrasje, një të ndodhur në Tiranë dhe një në Bulqizë.

Nika dyshohej si një protagonist në një konflikt shumë të egër të lindur tre vitet e fundit mes dy grupeve biznesmenësh që operojnë në tregun delikat të shfrytëzimit dhe më pas shitjes së kromit në vend. Policia e kishte atë të dyshuarin kryesor për organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së një tjetër biznesmeni nga Bulqiza, të quajtur Hasan Talja, i cili u ekzekutua në Tiranë më datën 20 Janar.

 

Arrestimi

Policia e kryeqytetit, e kishte arrestuar Nikën mbrëmjen e 20 Janarit në zonën e “Qytetit Studenti”, pasi ai ishte shpallur në kërkim. I arrestuari, sipas policisë, dyshohej se ishte implikuar edhe në vrasjen e biznesmenit Hasan Talja në rrugën “Bajram Allaraj”, pak metra sipër tregut elektrik. Ditën e arrestimit policia  bënte të ditur se Gjin Nika është ishte i dyshuar edhe për një ngjarje tjetër, ku janë përfshirë disa persona, që menaxhojnë minierat e kromit në Bulqizë.  Sipas policisë, vrasja e Hasan Taljës, dyshohet se ka ndodhur për shfrytëzimin e kromit, pasi janë disa persona tashmë të konfliktuar mes tyre, që kanë të njejtin pretendim për shfrytëzimin e kromit në një galeri të zonës D dhe B.

Me ekzekutimin e mbrëmshëm të Gjin Nikës, duket se konfliktet e Bulqizës po shndërrohen në një serial të frikshëm ekzekutimesh mafioze, të cilat zakonisht kryhen në Tiranë, pasi në kryeqytet janë përqendruar edhe këta biznesmenë me zyra dhe banim. Ndonëse në Bulqizë dhe në rrethet e biznesit janë mëse të ditura palët dhe grupet që kanë probleme me njëra tjetrën, hetuesit dhe policia, nuk kanë mundur dot deri më sot të ndërhyjnë dhe të parandalojnë serialin e ekzekutimeve.

1

April 4, 2014 00:30
Komento

18 Komente

  1. emigrant April 4, 01:12

    C’eshte ky ne foto?? Pupupuu, kush merret me biznes ne Shqiperi.
    Si e ka katandisur ate vend posaqia s.b., zot o zot, te merr frika vetem ta mendosh

    Reply to this comment
  2. ... April 4, 01:14

    Lexova në gazetën Dita se ministri i Industrisë dhe Energjitikës ka pezulluar lejet koncesionare të shfrytëzimit të minierave të kromit dhe posaçërisht edhe kompaninë “Albchrome” të zotëruar nga biznesmeni Samir Mane. Ka bërë shumë mirë! Madje ti shkojë deri në fund! Por u bë kohë, 8 vite kohë, qe këta pezullohen, verifikohen, dënohen, çlirohen, shesin tek njëri-tjetri lejet e licencat, kuotat dhe gjithë kompanitë që zotërojnë lejet dhe cikli rinis nga e para. Pra, përsëri pezullohen, verifikohen, dënohen, çlirohen, ndërrojnë pronësin137 dhe fitojnë para pa pushim. Shteti nuk merr gjë për ta rishpërndarë. Ka ardhur koha që çdo gjë të ndryshojë! Të gjithë ata që nuk kanë zbatuar kontratat; veçanërisht ata që:
    a) nuk kanë përmbushur planin e investimeve duke shfrytëzuar dhe afruar kohën e mbylljes së minierave për shkak të investimeve të munguara;
    b)nuk kanë përmbushur planin e përmirësimit të kushteve të punës, kushteve teknike dhe të sigurisë në punë;
    c) nuk kanë përmbushur planin e të punësuarve, veçanërisht të punësuarve ligjorë, me kontrata të rregullta dhe sigurime shoqërore e shëndetësore të garantuara;
    DUHET TË LARGOHEN!
    Me ta duhet zgjidhur kontrata e papërmbushur menjëherë!
    Pa u larguar këta nuk mund të ketë as një reformë, asnjë plan të ri zhvillimi. Nuk vjen investitor i huaj të zhvillojë këto kapacitete të mëdha ekonomike me krimin e organizuar dhe klientët gjithfarësh nëpër këmbë. Duhen larguar këta; duhet një reformë e tërë në fushën minerare që paraqet, garanton dhe zbaton një plan strategjik të zhvillimit minerar; duhet një reformë e tërë standardesh që përcaktojnë qartë se çfarë është një minierë, qoftë nga pikëpamja teknike, ashtu dhe nga pikëpamja e zhvillimit të sigurt të saj. Historia e vrimave që jepen me koncesion e shfrytëzojnë njerëzit si në skllavëri deri në marrjen e jetës, duhet të marrë fund! Duhen thirrur investitorë strategjik që merren me minierat. Duhet ti jepet fund marrëdhënieve me shoqëri tregtare që mburren se kanë para por nuk dinë kurrë të menaxhojnë e zhvillojnë një minierë. Kështu e mendoj unë. Ka plot të tjerë që kanë edhe më shumë për të sugjeruar.
    Por; gjithçka duhet bërë shpejt e ndershëm! Ekonomia ka nevojë për prodhim, nevojë për eksporte! Njerëzit kanë nevojë për punë të ligjshme e të sigurt! Këtë duhet tu japim!

    (Shkëputur nga faqja zyrtare në “Facebook” e deputetit socialist Erjon Brace)

    Reply to this comment
    • red por jo i kuq April 4, 01:15

      Kush don te zbuloj krimin me kromin, naften, bakrin, ferokromin e gjithe burimet natyrore shqiptare, duhet me hap dosjet (letrat) e AKBN dhe do zbardhet krejt ktrimi qe ka lidhje me te gjitha qeverite e ketyre 20 viteve ne bashkepunim, sidomos ne krom, ferokrom e baker, bile edhe ne flori i cili eshte nxjerr dhe ka ikur ne forme minerali per pasurim jahste Shqiperise ne turqi, austri, serbi e rusi.

      jane miliarda euor e dollare qe jane vjedhur ne keto minerale prej kupolave mafizoe majtas e djathtas ne bashkeveprim, ne vlere aq temadhe sa te dnertohej Shqiperia nga e para e te behej perle. Te hapen letrat e AKBN, por eshte e veshtire te hapen, mbasi ato mbahen te konservuara nga kupoalt mafioze majats e djthtas ne vende te posacme.

      Kush gurxon te kekroj keto letra, vihet ne shenjester dhe eleminohet nga zyrat, ose ne ndonje “gjueti” ose duke e kercenuar per te mbyllur gojen. Flitet per miliarda qe prodhoehn ne guva malesh me skllever shqiptar qe vriten per nje cope buke e u hidhen ne varim nga 1 milion leke si shperblim, ose nga 4 tone krom (i konvertuar ne cmim shitje kromi).

      Reply to this comment
  3. cak norris April 4, 01:16

    Grabitje totale e pasurisë së popullit!!!! Bëjini KROMIN, bakër-ARIN, NAFTEN, hekur-NIKELIN, asfaltin…pasuri shtetrore. Privatizim= shitje, grabitje.

    “Konçensionet” e deritanishme janë grabitje totale e pasurisë kombëtare, janë antishqiptare. Shfrytëzohemi më keq se ish kolonitë e Afrikës. Nuk ka nevojë për analiza me kohë të zgjatur në naftë (Albpetrol), krom (Bulqizë) etj., siç po veprohet deri tani. Nuk na duhen raportet e dala nga këto analiza.

    Pyetja është shumë e thjeshtë: Sa fitonte Shqipëria, deri në vitin 1990, dhe sa fiton sot nga kromi, bakër-ari, nafta, hekur-nikeli, asfalti…? Padyshim, kemi humbje marramendëse, prandaj të pezullohen urgjentisht dhe të bëhen pronë e popullit. Kështu i ka Franca, Britania, Belgjika, Norvegjia etj.

    Nuk na duhen aspak “investitorët”grabitës të Shqipërisë, investime që nuk na japin asgjë. Të mosë heqësh dorë nga “privatizimet” do të thotë të ikin një palë hajdutësh dhe të vijë pala tjetër.

    Reply to this comment
    • LORA April 4, 07:20

      Ndaj bindje te plote me ate qe ju shkruani.
      Ne jemi ketu per ta matur cdo dite qendrimin dhe zgjidhjen e problemit te gravitjes kriminale 23-vjecare te pasurive minerare,qe i perkasin vetem Popullit Shqiptar.
      Ne kete sens nuk e pranoj ,bile errefuzoj,deklarimin e para disa diteve te Damian Gjiknurit per veshtiresite e hetimit te koncesionve grabitese te pasurive tona.
      Mjafton te behet ajo qe thoni ju,”cak norris” ,krahasimi me te ardhurat e kesaj industrie para 1990-es ,dhe te nxirren edhe pergjegjesit kriminale majtas-djathtas
      te kesaj kusarie krethemelese per shtetin e shqiptareve.

      Reply to this comment
  4. fat man April 4, 03:06

    Shikoini halabaket e Sales qe i ka shperblyer me pasurine e shqiptareve te renuar, cohet killeri nga Fushe – Kruja e behet “biznesmen” kromi ne Bulqize. Vete bulgjizaket qe u ka rene bretku dhe u ka shkuar dem rinia ne keto galeri jane me te varferit nder shqipetaret e jane argatet me meditje te fytyrave te tipit Nika me pushke me snajper. Shikoni fotot , dhe gjithcka flet vete edhe derrat dalin me bukur ne foto. Kryespiuni Visho Ajazi Lika mos te merret me pergjimin e Ministrave dhe te shefave te policise, por te merret dhe te raportoje per keto grupe kriminale prane Kryeministrit, Ministrit te Rendit dhe Policise se Shtetit, qe kane kapur pasurite e shqiptareve e jane njerezit qe ne cdo moment destabilizojne situaten e rendit ne Shqiperi. Ne kete fushe Kryespiuni Visho e ka rrugen e zene se eshte vete Saliu qe ka komanduar Kuliqin te merret me Mafian e Kromit, kjo gje dihet boterisht, por vetem nga Vishua “JO”

    Reply to this comment
  5. Horri i Bulevardit April 4, 05:02

    E para punes, policia mos te nderhyje ne keto sherre kriminelesh, eshte mire kur keta vrasin njeri tjetrin, policia i shpall ne kerkim dhe si jep njeri informacion, se ku gjendet, kriminelet qe e duan te vdekur kundershtarin, e marrin informacionin shume lehte, se tek kjo kategori, nuk funksionojne te drejtat e njeriut, keta i thone troc, njerezve te familjes se kundershtarit, O trego ku fshihet, o ta hoqa koken dhe ndryshe nga policia qe ka gardhin e te drejtave te njeriut, krimineli e gjen kriminelin dhe merr hak.
    Urgjentisht qeveria te shtetezoje burimet minerare, ne nafte dhe minerale te forta dhe te investoje, per te hapur vende pune simbas te gjithave kushte te punes.

    Reply to this comment
  6. lili April 4, 05:32

    Mjaft me nivelin zéro te gazetarise,orr taj!’Ndonëse në Bulqizë dhe në rrethet e biznesit janë mëse të ditura palët dhe grupet që kanë probleme me njëra tjetrën,’ pse nuk shkoni me punet e me i treguar lexueseve se kush Jane keto pale? Kur do ta béni nje pasqyre te realitetit edhe te grabitjes te pasurine kombtare ? Gazetare behesh kur germon pa,jo vetem Duke qendruar mbas bytheve te politikaneve,te cilet Jane bashkvepruese ne kete krahature te pasurine kombtare!
    Villat faraonike paguhen per politikanet tone nga keta pseudoinvestitore ,qe Jane vetem grabitqaret te autorizuar nga politikanet tone me vjedhje sa te duhen. Pra puna e gazetareve nuk mjafton me u vra ky e ai ,po pse u vra e kujt i pengoj ai qe u vra e pse e pengoj!nuk na dhimben se u vrane-gjaku i minatoreve te mbytur ne per galeriste mjafton me thane se e Kane prej Perendise-po nuk mjafton me na treguar se si po punet me pasurine tone kombtare e si populi i jone nuk po is sheh aspak perfitimin,po vetem politikanet qe edhe Palma me helikopter sjellin per qef te tyre…

    Reply to this comment
  7. Sallakja April 4, 05:41

    …..edhe kriminel ishte Enver Hoxha……
    Po te ishte Ustai gjalle, ky “biznesmeni” ne maje te kalit,
    do ishte ne maje te traktorit e do punonte per vitin 2045,
    Por Kali i Madhe nuk eshte me,ka vdekur….e zor se ngjallet.
    Jesu perche ?……………………….Perche Jesu ?

    Reply to this comment
  8. Edi le April 4, 05:57

    Wild wild west

    Reply to this comment
  9. Ericson April 4, 06:33

    Ky ne foto ,z.emigrant ,eshte nje koke… i markes: “made in Salih Berisha” ,dhe kusheri i shtateqind e gjashte I Gjon Marka Gjonit, qe deri dje Drania e tij ngarkohej me shkarpa!

    Reply to this comment
  10. Hate April 4, 08:02

    Mjer Shqiperia nga ç’duar eshte qeverisur ne keto 23 vite.Ç’jan ket trimosha në foto te frikeshme qe ekspozohen me arme ne dore?,Pse jan liruar nga burgu kur kan vrar?Kur do mar fund shitja e pasuris toksore e ujore e vendit?Mjer ky ven,mjer ky popull,mjer e ardhmja rinore.

    Reply to this comment
  11. WTF April 4, 08:28

    biznesmen Rambo

    Reply to this comment
  12. miri. April 4, 08:38

    sallakja…………….e forte respekte.

    Reply to this comment
  13. beni April 4, 09:14

    Po ky duket si ata Islamiket e jo si Katolik!!!!

    Reply to this comment
  14. hosteni April 4, 10:51

    ashtu duket o dobici janulles ke te drejte e shikon me sume ti nuk e shikon me sy , se syte ti ka qorruar “skata” ja qe i lepin janulles cdo dite,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  15. durim Satka April 4, 11:51

    Shikoni ne fotot e tij ne facebook-i njejti person me emer femre, cfare shkruan-se “nuk ka SHANC askush me u mat me neve” shkruan-

    Anila Deda Dibranet gjthm jan dalluar per trimeri….tn vjen gramshi e na bejn si te fort…
    November 27, 2012 at 3:30pm · 1

    Anila Deda ne skerkojme shanc…e kemi gjthm,ama njeri me u mat me neve ska shanc o ajla….
    November 27, 2012 at 3:34pm

    Anila Deda tn po…e shikon qe nje urdher te japim neve e dhe ju direkt ne zbatim……skgj se dueht te rrini edhe nje cik me neve ju te gramshit qe te msoni ca gjera per jeten…
    November 27, 2012 at 3:38pm · 1

    Anila Deda o ajla o zmr vogel kam frik se do humbisni betejen…po na lini rehat se jemi te zen me pergatitjete 100 vjetorit…se ne kemi luftu jo per naj gjo
    November 27, 2012 at 3:44pm · 1

    Anila Deda per trime ms me fol se me ke prek ne seder oki?
    November 27, 2012 at 3:50pm

    Anila Deda hahahahahha…e shikon qe kur ke fillu tu u shoqeru me mua ke fillu ti kapesh ca gjera…
    November 27, 2012 at 3:52pm · 1

    Anila Deda po ti cne qe ke fillu tu msu nga dialekti jon eee,ca halli ke?
    November 27, 2012 at 3:55pm · 1

    Anila Deda nqs rri me ate qe mendoj un,ta dish je bo per tu puth..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*