Tiranë, plagoset me armë zjarri shoferi i MB, dyshohet hakmarrja

March 4, 2016 22:06

Tiranë, plagoset me armë zjarri shoferi i MB, dyshohet hakmarrja

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të premteje në kryeqytet. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”.

I plagosuri me armë zjarri, Viljon Cakollari është i moshës 37-vjeçare dhe me detyrë shofer te parku i Ministrisë së Brendshme. Ai është transportuar menjëherë për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga policia, që mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit.

Dyshohet se ndaj tij është organizuar një atentat, pasi autori/autorët i kishin zënë pritë te hyrja e pallatit ku banon, duke e qëlluar me 3 plumba në bark dhe në kraharor. Nga burime spitalore mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe ka kaluar tashmë te Spitali i Traumës.

Ndërkohë, në vendin e këtij krimi ka shkuar edhe një grup hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe mësimin e rrethanave të ngjarjes.

Vellai i tij Laurent Cakollari eshte i denuar me 23 vjet burg per vrasje te ndodhur ne vitin 1998. Aktualisht është ne burg, i ekstraduar ne vitin 2011 ne Shqipëri.

Historia e krimit të Laurent Cakollarit

Gjykata lonindeze e ekstradimeve i ka dhënë OK-in ekstradimit të Laurent Selami Cakollarit i dënuar në mungesë për vrasjen e Adriatik Banos në janar 1998. Sipas vendimit, gjykata angleze ka refuzuar kërkesat e 34-vjeçarit me origjinë nga fshati Zvarisht i Korçës, banues në Londër, që pretendonte se nëse kthehet në Shqipëri do të vritet për hakmarrje dhe nuk do të ketë një gjykim të drejtë.

Në vendim thuhet se pretendimi për një eliminim fizik në Shqipëri, apo mosrealizimin e një procesi gjyqësor të drejtë, siç pretendonte pala mbrojtëse, janë të pabazuara. Cakollari i ka deklaruar gjykatës se në vitin 2009, në Londër, ai është qëlluar me armë për ta vrarë së bashku me një person tjetër i quajtur Vilion Krasniqi dhe se e njëjta histori mund t’i përsëritet, nëse ai ekstradohet.

Kjo ngjarje, ndodhur pranë një lokali në zonën Paddington në Londër, është ende nën hetim nga Scotland Yard, në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë shqiptare të krimeve të rënda. Motivi i ngjarjes dyshohet të jetë për një larje hesapesh në kryeqytetin britanik mes Cakollarit dhe disa anëtarëve të bandës së Selitës, që janë aktivë në botën kriminale në Londër.

Një zëdhënëse e Gjykatës se Ekstradimeve tha se i kërkuari i drejtësisë gjatë të gjithë procesit të ekstradimit ka pretenduar se ai nuk ishte personi që kërkohej, por ishte Roland Kadria, një shtetas shqiptar, me origjinë nga Kosova. Vetëm në seancën e fundit, pak përpara se gjykatësi Zani të lexonte vendimin, ai pranoi se ishte Laurent Cakollari i datëlindjes 14 qershor 1976.

Menjëherë pas incidentit ku ai mbeti i plagosur, Scotland Yard nëpërmjet hetimeve intensive mësoi identitetin e tij të vërtetë nga ku rezultoi se ai ishte person në kërkim nga Interpol Tirana. Të gjitha akuzat përbëjnë edhe thelbin e fletëarrestit ndërkombëtar, ekzekutuar nga skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard, për llogari të Interpol- Tiranës. Prokuroria, pas hetimeve ka mbërritur në përfundimin se në mbrëmjen e 15 janarit 1998, Laurant Cakollari ka goditur me armë për vdekje Adriatik Banon, pranë banesës së tij në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Oficerët gjyqësorë kanë zbuluar se Cakollari, i cili ishte mik me viktimën, gjatë kohës kur ata ishin emigrantë në Itali, i kishte marrë një makinë për ta shitur në Shqipëri. Pas shitjes së saj nuk ia kishte dhënë lekët. Nga ky konflikt i lindur për makinën, prokuroria beson se është shkaku i ngjarjes së rëndë.

March 4, 2016 22:06
Komento

2 Komente

  1. Lili March 5, 09:56

    Ah ah ah:
    Po ajo Malkine paskan pas ur nje vlere te nalte!
    Tash ministri do te mesoje se si behet kontrabanda e narkotikeve me makinat e ministrise se mbrendshme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*