Atentat me armë zjarri jashtë shtëpisë shqiptarit në Itali, dyshimet e para

October 7, 2017 20:14

Atentat me armë zjarri jashtë shtëpisë shqiptarit në Itali, dyshimet e para

Plagoset në atentat me armë zjarri një shqiptar 40 vjeçar në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptarit i kishin bërë pritë jashtë shtëpisë së tij në Quarto d’Asti mbrëmjen e djeshme.

Kanë qenë dy persona ata që e kanë pritur jashtë shtëpisë dhe sapo e kanë parë kanë zbrazur karikatorin e më pas janë larguar.

40-vjeçari, i plagosur por jashtë rrezikut për jetën u dërgua në spitalin Cardinal Massaia nga një i afërm i tij.

Ngjarja është në hetim dhe hipoteza paraprake është se atentati ka lidhje me një larje hesapesh dhe është qëlluar nga shqiptarë, por të gjitha motivet janë nën hetim dhe nuk ka ende asgjë përfundimtare. As emri i shqiptarit të plagosur nuk dihet ende.

October 7, 2017 20:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*