Atentat me armë zjarri në Elbasan, policia në kërkim të autorëve

September 23, 2018 20:30

Atentat me armë zjarri në Elbasan, policia në kërkim të autorëve

Një i ri ka rënë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fushë Mbret”, rreth orës 19:40 në vendin e quajtur te ‘Shinat’ , ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Mësohet se shënjestra ka qenë një i ri, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli perpara me armë ne dore një shtetas që levizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.

Policia ka marrë në pyetje shënjestrën e atentatit për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur kohët e fundit, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve.

Automjeti me të cilën është larguar autori është identifikuar, ndërsa policia ka shoqëruar disa dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

l.h/ dita

September 23, 2018 20:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*