Atentat ndaj Hashim Thaçit?

January 14, 2015 14:54

Atentat ndaj Hashim Thaçit?

Shërbimet inteligjente të Malit të Zi si dhe Forcat e Sigurisë janë vënë në gjendje te gatishmërisë së lartë me rastin e vizitës së zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të informatave që Thaçi mund të jetë objekt i një atentati nga qarqet nacionaliste serbe, – konfirmojnë burime të Indeksonline.

Kjo po ashtu ka ndikuar edhe në ndryshimin të agjendës dhe shtim të personelit të sigurisë gjatë vizitës.

Shoqatat serbe si dhe ato pro ruse kanë paralajmëruar protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi.

Por, e tërë situata është bërë shumë më serioze me informacionin që kanë siguruar shërbimet e sigurisë së Malit të Zi se delegacioni kosovar mund të jetë objekt i një sulmi.

Edhe një ligjëratë mbi NATO-n e zëvendëskryeministrit të Kosovës që pritej të mbahej në Podgoricë është anuluar për shkak të rrezikut të lartë.

Përndryshe vizita e Hashim Thacit në Malin e Zi ka marrë karakter presidencial pasi ai do të vendoset në një nga rezidencat që dikur shfrytëzoheshin nga ish lideri jugosllav, Josip Broz Tito dhe ku tani rregullisht vendosen krerët e shteteve që e vizitojnë Malin e Zi.

Në agjendë ka takime me presidenti Vujanoviqm kryeministrin Gjukanoviq, zëvendëskryeministrin Lukshiq dhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Krivokapiq.

January 14, 2015 14:54
Komento

1 Koment

  1. Lul January 14, 15:45

    Kulmi!!!! Atentat Hashim Thesit …lat kokrren e namit sikur ky eshte Barak Obama apo veten ne kete forme mund te prezantohen politikanet….siguri absolute dhe per Xhelalin ( Vjollcen) Mziu o sa qesharake……sa shqipetare ja ben be Sali Kriminelit,presione nga me te ndryshmet asgje? Vetem qe plaku po goduliset me Griden ne zyrat moderne mes tiranes…politikan K….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*