Del nga burgu pasi vuan dënimin, vritet

Redaksia Online April 29, 2013 19:39

Del nga burgu pasi vuan dënimin, vritet

Besar Ndreu, 25 vjeç, ndërroi jetë sot në spital, ndërsa policia arrestoi pak më pas shtetasin Albert Tuci i plagosur nga Ndreu vjet, krim për të cilin ky i fundit kishte vuajtur dënimin dhe kishte disa ditë që ishte liruar nga burgu

Kishte vetëm pak ditë që kishte mbaruar dënimin e tij pasi kishte kryer një plagosje, por nuk ka arritur që t’i gëzojë ditët. Besar Ndreu, 25 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga një atentat që i është bërë me armë zjarri rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës. Nga hetimet e para mësohet se ngjarja ndodhi pranë shkollës së Sanxhakut, ndërsa shtetasi i identifikuar si Albert Tuci ka hapur zjarr në drejtim të Ndreut dhe shokut të tij Klentin Bajraktari, 22 vjeç, i cili gjithashtu është plagosur, por duke qenë se objektiv i autorëve ka qenë Ndreu, shoku i tij është plagosur lehtë.

Mësohet se në mars të vitit të kaluar, Besar Ndreu, në atë kohë 24 vjeç, u shpall në kërkim ndërsa u akuzua për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Sipas policisë, po në këtë kohë, në mesditë, në vendin e quajtur Qafë Pazari, në Sanxhak të Kurbinit, dyshohej se shtetasi Besar Ndreu kishte plagosur me armë zjarri pistoletë pas një konflikti për motive të dobëta një shtetas. I plagosuri u dërgua në spitalin e Lezhës dhe doli jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë armë zjarri pistoletë. Ndërsa pas kontrollit në banesën e Ndreut, sipas policisë, u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarakë 9 mm dhe si rrjedhojë ai u shpall në kërkim.

Pasi ishte arrestuar, Ndreu mësohet të jetë dënuar dhe vetëm pak ditë më parë kishte dalë nga burgu. E megjithatë ngjarja duket se nuk është harruar nga Albert Tuci, i cili pasi ka mësuar se 25-vjeçari kishte dalë nga burgu, ka vendosur që të hakmerret edhe vetë.

Viktima Ndreu në momentin që është qëlluar nga Tuci shoqërohej nga Klentin Bajraktari, 22 vjec, i cili mbeti i plagosur. Policia ndërkaq nisi hetimet për ngjarjen dhe pak më pas arriti të bëjë po në Sanxhak arrestimin e Tucit, ndërsa ky i fundit akuzohet për “vrasje me paramendim për hakmarrje”. (A.Gj.)

Redaksia Online April 29, 2013 19:39
Komento

4 Komente

  1. Levizje!...une jam,po ti ku je? April 29, 20:42

    Keshtu dramat shqiptare lozen realisht…faji qeverisjes dhe gjithe partive politike qe duhen zhdukur !Vrasja e shqiptareve,pavarsisht nga motivet,pavarsisht nga rrethanat është krimi më i madh qe gjithe partite politike dhe vecanrisht kjo qeverisje i kanë shkaktuar kriminalisht vendit!Duhen larguar te gjithe…duhet Levizje Shqiptare…Dhe pas largimit te Berishës e ndeshkimit te tij,si tsunam do të permbysim gjithshka…edhe krimin dhe vrasjet ne rrugë te shqiptareve! Kjo klase politike me partite fantazma dhe te korruptuara nuk e ben dot!Do ti perzëmë te gjithe në shtepi,per një Shqiperi tjeter demokratike te vertet dhe plotsisht europiane !…Duhet prangosur me pare Berisha!

    Reply to this comment
  2. china April 30, 08:07

    faji gjykatave.si mund teplagosesh nje njeri dhe te besh vertem ca muaj burg?kjo i con njerezit drejt vetegjyqesise.

    Reply to this comment
    • Titi April 30, 09:21

      Ai vetem per armmbajtje pa leje duhet te ishte denuar min 5 vjet sipas ligjit + plagosje me tentative per vrasje duhet te ishte 7-8 vjet. Pra i ndjeri Ndreu duhet te ishte gjalle sot nqoftese do te ishte zbatuar ligji. Kushe e di se ne qfare neni eshte bazuar ai gjygjtari qe e ka lene te lire te ndjerin. Pa tjeter duhe te jete ‘neni i lekut'(paraja) dhe automatikish ka hyre ne veprim ‘neni i Lekes'( kanuni). Gjykatesi duhet te shkoje ne burg

      Reply to this comment
  3. Adih December 26, 23:57

    Nje gjygjtar me qerasi me nje dreke te mire . Jam ne qef thote gjygjtari kam marre 55 milione leke te vjetra per nje gjygj . Sulo vret Avdine . Vjen i jati i sulos dhe me afron 40 mil leke aman mos ma deno djalin . Mbas tre oreve me vjen i jati i djalit te vdekur ,dhe me lutet aman mos e deno vrasesin e djalit tim, se skam si ti marre hak ne burg , kurse te lire e qendise une mire ate ., e di po nuk kam me shume dhe me jep 15 milon dhe ky . Te dyve ja plotesova qejfin 55 milione me nje gur vrava dy zogj ,thote gjygjtari pa pike turpi . ,prandaj le ta shijojme kete dreke me thote gjygjtari . Nuk eshte barcalete ,por eshte e vertete , ka ndodhur ne Tirane.Korrupsioni ka dhjere mender jush cdo gje.Jemi dhe ne , populli , vete fajtore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim