Atentat në mes të Tiranës, vritet biznesmeni i ndërtimit

Redaksia Online May 5, 2013 22:48

Atentat në mes të Tiranës, vritet biznesmeni i ndërtimit

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të vona të ditës së diel pranë rrugës ‘Ali Visha’ në Tiranë. Viktima është identifikuar nga policia si Ikmet Kotorri, biznesmen ndërtimi, i cili është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.

Policia ka mbërritur menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Nga hetimet paraprake mësohet se Kotorri është ortak i një tjetër biznesmeni që i është hedhur makina në erë një muaj më parë në zonën e Kopshtit Botanik.

Kotorri është një ndërtues i njohur ne Tiranë I cili ka ndërtuar në disa zona të kryeqytetit sidomos në zonën e Freskut. 45 vjecari Kotorri është me origjinë nga Përmeti.

Redaksia Online May 5, 2013 22:48
Komento

3 Komente

  1. drini gega May 5, 23:18

    Biznesmenë ne Shqipëri? Gangsterë po. Dhe një fund i tillë nuk është ndonjë cudi e madhe….

    Reply to this comment
  2. enea May 6, 03:48

    Shqiperia eshte kthyer ne nje vend te frikeshem…shqiptaret jane kthyer ne nje qenie te eger, primitive, me moral te degjeneruar, shoqeria perdite po kalbet dhe eshte e pafuqishme te reagoje. Shembull jane te tilla krime…..

    Keni krijuar te keqen!!!

    Reply to this comment
  3. Mallakastrioti May 6, 19:00

    I bashkangjitem mendimit te komentusit siper, enea!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*