Tronditet sërish Shkodra, ekzekutohen në derën e shtëpisë dy vëllezër

March 30, 2019 10:08

Tronditet sërish Shkodra, ekzekutohen në derën e shtëpisë dy vëllezër

Dy persona janë vrarë në Shkodër, në lagjen “Kiras”, teksa po dilnin nga banesa e tyre.

Viktimat janë Astrit Bilali, Brahim Bilali.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri.

Asmer Bilali ishte në qendër të mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë shtetasi Arjan Ferracaku teksa kalëronte. Resorti i kuajve është në pronësi të babait të Asmerit, Astritit i cili mbeti i vrarë në atentatin e sotëm.

Ferracaku dhe Asmer Bilali ishin të afërt dhe dilnin shpesh për hipizëm pasi ishin të apasionuar pas kuajve. Asmer Bilali ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ferracaku.

Ai është ish-kampion boksi, emër i njohur i sportit në Shkodër.

29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes pritet të japë detaje për ngjarjen e sapo ndodhur.

o.j/dita

 

 

March 30, 2019 10:08
Komento

5 Komente

  1. xxx March 30, 11:01

    Prap kurban,per Shqiperine qe duam !

    Reply to this comment
  2. HOMORA March 30, 11:11

    s’rrine dot shqipetaret pa pire gjak shqiptari.
    E me ekeqia se vriten kush me dal ma cub i vrerosur nga injoranca.
    Jeten e jep i MADHI e perveç atij askush ska te drejte ta cenoj.
    po ku i din cubat keto vertetesi,rendesi per ta ka vetem forca dhe arma se zgjuarsia dhe miresia i ka mallku me vdekjien!
    E kalbura Shqiperi mbytur me lot e me ZI.

    Reply to this comment
  3. Dhespot foti March 31, 00:39

    Enver Hoxha ku je se po’ vete ne tè semes Albania postsocialiste. Ilac ishe per ne. Ti ju ndreqje mire samarin allvanosve.

    Reply to this comment
  4. Guci March 31, 05:35

    Ca jane keto fytyra qe nxirrni o gazeta.Keta duhen Burgosur me class kane me liber shpise.Populli shkodran mbahesh si popull shembullor por koha e vertetoi qe dashkeni karikator kokes o ju qifte kina motrat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim