Atentatet e fundit, rreth 100 të shoqëruar, por asnjë i arrestuar

January 19, 2014 09:33

Atentatet e fundit, rreth 100 të shoqëruar, por asnjë i arrestuar

Megjithëse numri i të shoqëruarve shkon në rreth 100 persona, për dy atentatet e ditëve të fundit nuk ka ende një person të arrestuar. Autorët e dy vrasjeve në Rrogozhinë të Astrit Gjepalit dhe Halil Ficit, dhe ekzekutimit të biznesmenit të kromit Hasan Talja në Tiranë, dyshohet se kanë qenë profesionistë të vërtetë për nga mënyra se si kanë fshehur gjurmët e krimit. Në të dyja atentatet e bujshme ka shumë pak gjurmë e prova, ndërsa pistat për grupin hetimor janë të qarta, hakmarrja për ngjarjen e parë dhe rivaliteti i kromit, i shoqëruar me serinë e vrasjeve në Bulqizë për ngjarjen e dytë.

Biznesmeni Talja

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga krimi, Policia e Tiranës regjistron vetëm rreth 30 të shoqëruar për ngjarjen. Është kërkuar bashkëpunimi edhe me policinë e Bulqizës, për të vlerësuar konfliktet për galeritë e kromit, të mbartura gjatë 5 viteve të fundit në zonë. Numërohen të paktën 5 vrasje në seri për rivalitet kromi që nga viti 2009 dhe më pas. Hetimet janë përqendruar tek veprimtaria e viktimës Hasan Talja, të cilit dje iu bë edhe ceremonia mortore, duke u përcjellë në banesën e fundit. Vëllai i tij, Sabah Talja, është arrestuar në vitin 2012 në Bulqizë me 300 kg tritol në furgon, teksa e transportonte drejt galerive të Zonës D, ku kishte aktivitetin privat. Viktima jetonte vitet e fundit në kryeqytet, afër rrugës “Mihal Grahameno”, mbi “Shkollën e Baletit”, ku edhe u ekzekutua afër shtëpisë. Grupi hetimor dyshon se ai është ndjekur, pasi ka qëndruar me një lokal dhe më pas ka zbritur në zonën e Tregut Elektrik. Sipas mjekëve, 42-vjeçari kaloi në vdekje klinike dhe më pas ndërroi jetë. Policia thotë se motiv është rivaliteti i grupeve të kromit dhe hasmëritë që ato kishin krijuar në konflikte vitet e fundit, që kanë degjeneruar në vrasje dhe plagosje. Dëshmitarët kanë parë vetëm një person që vraponte, ndërsa viktima është përpjekur të mbrohet. Pistoleta mund të ketë qenë me silenciator dhe autori i maskuar.

Viktimat e kromit  

Biznesi i kromit ka shkaktuar disa viktima vitet e fundit. Qerim Marku u vra në atentat disa muaj më parë, në një servis në hyrje të qytetit të Bulqizës, ndërsa ruhej nga sulmet e rivalëve të tij. Kurse Shkëlqim Mullai, 40 vjeç, në Durrës, i dha fund jetës me pistoletë në makinën e tij, ndërsa shkak u dyshuar borxhet për biznesin e kromit. Të dyja ngjarjet ndodhën në muajin shtator. I fundit ishte Hasan Talja, që u ekzekutua në Tiranë, mbrëmjen e së premtes. Katër vitet e fundit numërohen të paktën 5 të vrarë në përplasje me armë mes grupeve rivale të kromit në Bulqizë dhe Tiranë.

 

Hetimet për Gjepalin 

Ekspertët e Krimeve të Rënda nuk kanë ende një person të dyshuar në qeli për atentatin e ndodhur te “Bishti i Zhurit” pasditen e së enjtes. Pista është ajo e hakmarrjes për krimet e vjetra të Astrit Gjepalit, kurse kunati i tij biznesmen dhe me precedentë në Itali, Halil Fici, është vrarë nga plumbat pasi ndodhej në makinë, teksa shpëtoi kunati tjetër Ilirjan Sulkja. Shënjestra ka qenë Gjepali, për të cilin dihej se kishte marrë leje 7 ditore nga burgu dhe kthehej në Peqin. Ka vetëm të paktën 70 persona të shoqëruar, mes tyre edhe në Burgun e Peqinit, gardianë dhe të dënuar. Autorët dyshohet se janë lidhje e afërt e 6 viktimave të Gjepalit në 1993 dhe 1997. Ata kanë qenë profesionistë, pasi përdorën makinë të vjedhur, e dogjën bashkë me 2 armët automatike dhe u arratisën.

January 19, 2014 09:33
Komento

7 Komente

  1. asi January 19, 09:51

    po cdo gjeje shteti me fale ketu nuk ka shtete se ato zona i grabisine ata qe ndajne thelate e majme qe ka shqiperia keta qe vritene daline jashte loje nga ata bosate e grabitjeve dhe shikone kure mere persipere te poshteroshe popullin tene te ze haku keta jene shqiptarete llumi po ca ti beshe nuk i ze haku i popullite ne rangje me te larta

    Reply to this comment
  2. Pedro January 19, 09:56

    Jane pak……Ne se kane bere keq e kane vrare……Lufta ne mes llojit vin.

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit January 19, 12:41

    Kur kriminelet vriten ndermjet tyre, mendoj qe shteti ska nevoje te harxhoje energji.
    Lerini te hane koken e njeri tjetrit.

    Reply to this comment
  4. ijs January 19, 13:34

    Keta krminele jane paria qe sundon sot Albanistanin! Mafia e dy gishtave perpjete, qe erdhi pas 1990 ishte pjesa me fitimtare e ketyre 23 viteve. Pjesa e llumit te kohes se komunizmit papritur na u bene biznesmene, politikane, gjykates, prokurore, doganiere, shefa policie duke shkaterruar shtetin e dikurshem, per ta zevendesuar me rrumpallen, ku sundon vetem ligji mafias, grabit dhe vidh, vrit, plackit, pushto sa me shume ai qe eshte me i forti duke e kthyer albanistanin ne nje vend si Kolumbi, honduras, mexike, guatemala etj etj . Shqiptaret bejne sehir dhe gezohen kur vdes njeri apo tjetri mafioz por harrojne, qe vdekja e njerrit apo tjetrit nuk e ndryshon situaten e tyre mjerane , perkundrazi ai qe vjen ne karrike eshte akoma me mizor dhe me kanibal se ai qe u vra. Loja e nisur keto 23 vjet do vazhdoje me vite dhe kjo turme e papune, pa tru do kthehet ne mish per top sic ndodh rendom ne medelin te kolumbise ,ku kapoja e tyre escobar iku per tu zevendesuar nga te tjere! Albanistani sot nuk eshte asgje me shume se nje medelin e kolumbise!Nje cope toke e mallkuar ku jeta eshte horror dhe vdekja nje postier i sigurte, vetem ceshtje kohe kur do trokase ne deren e cdo kujt ne albanistanin e frikshem!

    Reply to this comment
  5. morri blu January 19, 18:44

    pse duhet te komentojme cdo gje kemi dhe pune te tjera,pastaj nuk jemi as dy milion dhe gazeta jane nja 50 cope, bollek mendjesh e opinionesh dhe barku bosh nje absurditet i papare

    Reply to this comment
  6. tanino January 19, 20:29

    edhe per olldashin nuk ka asnje te arestuar deri tani?

    Reply to this comment
  7. Mark uk January 20, 08:30

    Faji eshte se shteti ka koh qe nuk funsionon ne lidhje me adresat e rrugve .Duhet gjetur rruga e drejtimit te pa ditur qe policia e perdor shume.Kur perdoret kjo shprehje kjo eshte rruga qe policia e din ma mire kerkush.,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*