Atentati/ Boçi u qëllua 5 herë, si u shpëtoi plumbave e dashura

January 15, 2018 10:27

Atentati/ Boçi u qëllua 5 herë, si u shpëtoi plumbave e dashura

Detaje te reja nga atentati i mbremshem ne Tirane, ku 32-vjeçari Emiljano Boçi u ekzekutua ne makine, nderkohe qe mbeti i plagosur edhe miku i tij 26 vjeç.

Viktima është Emiljano Boçi, i cili ishte kthyer nga Gjermania prej rreth 3 javësh, ndërsa i plagosuri Melvi Disha, i cili jeton atje, ishte kthyer para 3 ditësh për pushime.

Ata janë qëlluar sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, nga një person ende i paidentifikuar. Burime nga Policia, thanë se në drejtim të makinës, është qëlluar, të paktën, 5 herë me armë zjarri, me silenciator.

Boçi ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë teksa transportohej drejt Spitalit të Traumës. Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por, fatmirësisht, ajo i ka shpëtuar plumbave.

Vajza që i shpëtoi atentatit ka lajmëruar Policinë, ndërsa vetë është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës, me automjetin e viktimës. Policia tha se Emiljano Boçi ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa miku i tij, Melvi Disha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ATENTATI

Emiljano Boçi me të dashurën e tij dhe mikun që i ishte kthyer nga Gjermania, Melvi Disha, kanë qenë duke ngrënë drekë në një restorant që ndodhet në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një rrugicë në krah të Policisë Bashkiake në Tiranë. Vetëm pak metra larg restorantit banon edhe familja e viktimës, në katin e fundit të një pallati.

Ata kanë qëndruar për disa orë aty dhe kanë dalë rreth orës 17:50 nga lokali, duke hipur në makinën “Range Rover”, të Boçit, që ishte e parkuar aty.

Në vendin e shoferit ka qenë i ulur 32- vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland apo Landi, në krah të tij ka qenë e ulur e dashura, ndërsa në sediljen pas tij ishte ulur 26- vjeçari Melvi Disha.

Makina nuk ishte ndezur ende, kur një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar 5 herë nga mbrapa saj, në drejtim të shoferit. Sipas Policisë, në këto rrethana sqarohet se objektivi i atentatit ka qenë Emiljano Boçi.

Por duke qenë se shoku i tij, ishte në të njëjtin drejtim me të, në sediljen e pasme, ka mbetur i plagosur edhe ai.

Burimet thanë se atentatori dyshohet të ketë qenë duke e pritur Boçin dhe ka studiuar të gjitha lëvizjet e tij. Në momentin që ka dalë nga lokali, ai ka pritur momentin që të hipte në makinë dhe ka qëlluar.

January 15, 2018 10:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*