Atentati i parandaluar në Rusi, Trump: Shmangëm vdekjen e mijëra njerëzve

December 19, 2017 09:37

Atentati i parandaluar në Rusi, Trump: Shmangëm vdekjen e mijëra njerëzve

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete të Rusisë dhe të Amerikës kishte mundësuar shmangien e mijëra viktimave duke parandaluar një projekt atentati në Shën Petersburg.

“Ata ishin në gjendje të ndalonin këta terroristë pa humbur asnjë jetë njerëzore”, theksoi Trump gjatë një fjalimi në Uashington.

“Ndoshta mijëra persona mund të ishin vrarë”, shtoi ai.

“Është në këtë mënyrë që kjo duhet të funksionojë”, vazhdoi Trump duke vlerësuar bashkëpunimin në këtë aspekt me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit kishte telefonuar të dielën presidentin amerikan dhe e kishte falënderuar për informacionet e kaluara nga CIA tek Rusia dhe që mundësuan, sipas tij, të parandalohet një projekt atentati në Shën Petersburg.

December 19, 2017 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim