Atentati me tritol te “Vasil Shanto” / Në makinë ishin 500 gram eksploziv, gazetarja nxjerr detaje: Shënjestra kishte marrë masa, ruhej nga diçka!

September 16, 2020 09:12

Atentati me tritol te “Vasil Shanto” / Në makinë ishin 500 gram eksploziv, gazetarja nxjerr detaje: Shënjestra kishte marrë masa, ruhej nga diçka!

Detaje të reja nga atentati me eksploziv në Tiranë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme.

Burime bëjnë me dije se shënjestra e atentatit Preng Gjni, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se në mjetin e tij ishte vendosur 400-500 gram eksploziv.

Ndërkohë, shtetasi italian Silvano Barbadoni i cili u plagos teksa pa kalonte afër vendit të ngjarjes, ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar nga spitali mbrëmjen e djeshme.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, tha se objektiv ishte Preng Gjini, dhe se sipas pistave kryesore, dyshohet për hakmarrje.

Gazetarja Anila Hoxha zbuloi mëngjesin e sotëm se Preng Gjini, shënjestra e atentatit të ndodhur dje në zonë e Selitës në Tiranë, kishte marrë masa dhe diçkaje i ruhej.

Sipas Hoxhës, mënyra e ekzekutimit të atentatit dhe vendi, janë zgjedhur nga autorët për të dhënë një mesazh.

“Personazhi dhe shënjestra, më thanë burimet e mia se ai i kishte marrë masat e tij. Ai ruhej nga diçka. Fakti që kishte humbur të afërm, rritej potenciali që ky zinxhir të vazhdonte. Policia dhe Prokuroria e ka pyetur Preng Gjinin dhe për atentatin ndaj Kastriot Reçit, i vrarë me snajper.

Ky ishte një person që duhet të mbahej nën vëzhgim. Kjo mund të sillte disi një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për të vrarë, por japin mesazhe të caktuara. Gjyqtari i Vlorës Skerdilajd Konomi u vra në bulevardin kryesor të qytetit”, tha gazetarja Anila Hoxha.

Kujtojmë se në vitin 2019 Preng Gjinit i kanë vrarë vëllanë, Armando (Tonin) Gjini në Rrëshen, për hasmëri, dhe për këtë arsye mendohet se shënjestra e atentatit të djeshëm u kthye në Shqipëri sepse jetonte jashtë vendit.

Ndërkohë, pak kohë pas vrasjes së Armando Gjinit, u vra në Rrëshen me snajper Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal. Në atë kohë Policia dhe Prokuroria morën në pyetje dhe Preng Gjinin.

j.l./ dita

September 16, 2020 09:12
Komento

3 Komente

  1. hasani September 16, 09:40

    Po burimet e kesaj gaztares hoxha cfare e informuan ate se nuk e morem vesh, apo i ka sekret gazetarja?

    Reply to this comment
  2. Ylli September 16, 11:29

    Gjithë ajo drogë e gjithë ai trafik droge, kështu përfundon. Vrasje, shpërthime, terror, kërcënime në stil mafioz.

    Kush thotë se droga sjell zhvillim dhe bën ekonomi është bashkëpunëtor në këtë krim masiv!

    Një qeveri e përgjegjshme, që jep llogari dhe nuk kërkon llogari, duhet të ndalojë njerëzit të merren me drogë. Nëse i lë të lirë dhe, më keq akoma i merr në mbrojtje politike, praktikisht merr në mbrotje terrorin publik që vjen nga ekzekutimet si ai i djeshmi.

    E mira e do që kur të tregojnë pilafin e madh të marrësh lugën e vogël.

    Reply to this comment
  3. Ha ha September 16, 11:29

    Nga çenefet e tua se VC është ma pastër se ,,burimet” e kreten – idiotëve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim