Atentati ndaj deputetit Rakip Suli, burg 3 të dyshuarve

February 12, 2014 09:36

Atentati ndaj deputetit Rakip Suli, burg 3 të dyshuarve

Gjykata e Tiranës la dje në burg 3 të dyshuarit për plagosjen e kushëririt të deputetit socialist Rakip Suli, të anëtarit të shtabit Arjan Kacinja dhe të një personi tjetër, ngjarje e ndodhur një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit. Kacnija u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në shoqërinë e deputetit dhe të tjerëve, kurse Korab Suli, pronar i lokalit “Blero” dhe miku i tij, u sulmuan me grushte dhe sende të forta nga militantë të Partisë Demokratike. Gjyqtarja Enkela Bajo dha masën “arrest me burg”, pavarësisht se 3 të pandehurit e prokurorisë, Flamur Isufaj, 42 vjeç, Edvan Jaupaj, 32 vjeç, dhe ish-punonjësi i policisë Petrit Haka, 46 vjeç, pretenduan se arrestimi i tyre ishte politik. Ata akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë” të Arjan Kacnijës dhe “plagosjen e lehtë” të Korab Sulit. “Arrestimi ynë pas 8 muajsh është politik”, kanë thënë të dyshuarit në gjykatë. Por Prokuroria e Tiranës kundërshtoi argumentet, duke nënvizuar se të arrestuarit përveçse janë konfliktuar fizikisht, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ish-kandidatit të PS-së Rakip Suli dhe personave që e shoqëronin, duke u rrezikuar seriozisht jetën.  

 

Përplasja e shtabeve

Sherri mes militantëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike, ndodhi një natë para zgjedhjeve të 23 qershorit në afërsi të KMY-së në Laprakë. Prokuroria në fakt e ka regjistruar si çështje penale më 21 korrik 2013, një muaj pas krimit të ndodhur. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së 22 qershorit, është marrë informacion se në rrugën “Pandi dardha”, në afërsi të marketit të KMY është plagosur me armë zjarri Arjan Kacnija dhe me mjete të forta Elber Përgjegji dhe Korab Suli, ky i fundit kushëri i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Rakip Suli. Sherri kishte nisur gjysmë ore më para, kur Korab Suli ndodhej në lokalin e tij “Blero”, në katin e dytë të një pallati, përballë marketit, në shoqërinë e Ylber Përgjegjit, Arjan Kacnijës dhe Seit Sulit, të afërmit të tij. Ngjitur me lokalin e tij ndodhej edhe zyra e kandidatit të PS-së për deputet në Njësinë Bashkiake nr. 11 në Tiranë, për zgjedhjet parlamentare. Meqë Korabi ishte kushëri i kandidatit, mbështetësit rrinin tek lokali i tij.

 

Plagosja e Sulit

Në atë moment kanë hyrë brenda disa persona dhe Flamur Isufaj është prezantuar, që mbanin edhe armë. Kanë kërkuar pronarin dhe Korabi është prezantuar, duke u përpjekur t’i qetësojë dhe u ka ofruar për të pirë. Por ata e kanë kërcënuar sipas prokurorisë, duke i thënë “Mos prano më aktivistë të kandidatit Rakip Suli dhe as djalin e Shemsi Prençit (ish-drejtori i Policisë Dibër) në veçanti”. Në këto momente dikush ka tentuar për ta qëlluar me grusht dhe më tej kanë zbritur poshtë pallatit. Aty ka pasur edhe shumë mbështetës të shtabit të PD-së, ku kreu i shtabit Alfons Muça e ka kërcënuar përsëri të mos pranonte mbështetës të Sulit. Por në këtë çast goditet me grusht nga një person që njihej me pseudonimin “Loku”, Edvan Jaupi. Dhe më tej e kanë sulmuar edhe të tjerët, duke e qëlluar edhe me mjet të mprehtë në ijë. Po kështu është goditur edhe Ylber Përgjegji, që u përpoq ta mbronte. Korab Suli ka humbur ndjenjat dhe u përmend në Spitalin Ushtarak.

 

Plagosja me armë

Kandidati për deputet, Rakip Suli është njoftuar menjëherë teksa ndodhej në një takim elektoral në Kodër-Kamëz. Ai njoftoi policinë për të ndërhyrë dhe vetë ka shkuar në Laprakë bashkë me Petrit Hoxhën, Gjergj Kacanin, Refik Skepin dhe Ndue Ndocin. Në vendngjarje shkoi edhe policia e Komisariatit nr. 3. Kur ka mbërritur, Suli është përballur me kreun e shtabit të PD-së, Alfons Muça, me të cilin ka debatuar ashpër. Në këtë moment, nga një lokal përballë zyrës së tij, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të kandidatit dhe mbështetësve të tij. Për pasojë ka mbetur i plagosur Arjan Kacnija, kurse të tjerët janë fshehur pas mjeteve në rrugë. Pas plagosjes, grupi është larguar në drejtim të lokalit të Flamur Isufaj. Kacnija mori një plagë në bark tejshpuese dhe mbijetoi pas operacionit në spital, kurse Përgjegji dhe Suli morën plagë që cilësohen të lehta. Policia dhe prokuroria mblodhën dëshmitë në vendngjarje dhe bënë ekspertizën, duke identifikuar si të dyshuar të ngjarjes tre të arrestuarit e mësipërm.

 

February 12, 2014 09:36
Komento

8 Komente

  1. Eri February 12, 10:35

    Kalbini nje here ne dru plehrat e pastaj le te rrine e te dredhin duhan ne burg. Te shkoje Bumçi dhe Ristani e t’u bejne muhabet here pas here per mos t’i ngritur moralin.
    Kane turi dhe thone qe eshte arrestim politik qurashet.

    Reply to this comment
  2. hosteni February 12, 10:44

    “te arrestuarit pretendojne se arrestimi eshte politik” ,,,,,,po cfare do qe te jete o injorante eshte krim edhe do pergjigjeni para drejtesise,,,,,,,pse nuk I beni 1 pyetje vetes se ku do te na coje ky veprim para se ta benit? tani do vuani ate qe keni bere se mendonit qe nuk do ju linte ne balte krahu politik I gjyshit breke ndotur,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. endri February 15, 13:38

    Eshte fatkeqsi qe ky mi kanalesh edvan jaupi i eshte fshehur policis 8 muaj kjo nuk eshte tentativa e pare e vrasjes

    Reply to this comment
  4. endri February 15, 13:41

    Nderkohe qe njerzit normal shijojne jeten keta hajvan le te kalben ne bug se aty e kane vendin
    dhe i presin gjera te bukura ne burg………..

    Reply to this comment
  5. eva February 17, 16:09

    Sa me behet qefi qe ai miu eshte ne burg.Kesaj here nuk do te eci te korruptosh drejtesin se Sula ska para.Edvan Hajvani

    Reply to this comment
  6. tegi February 19, 09:50

    nga sa shkruhet me lart,nuk eshte pare personi qe ka qelluar me arme,atehere si akuzohen kta te tre, per vrasje,?,,,, apo hajt futja kot…….ska problem se ata po rrin ne burg ,e se kan familje……cbehet kshu????

    Reply to this comment
  7. thimi May 2, 13:35

    Keta djem godasin deputrtin, dhe pretendojne se eshte arrestim politik.
    Akuza per vrasje te mbetur ne tentativ eshte e drejte le te kalben ne burg.
    O edvan Gomari ……..ne burg dhe vetem ne burg e ke vendin ti dhe burgu eshte shume imire per ty .Trap idiot

    Reply to this comment
  8. ela June 4, 16:19

    Jemi shume te lumtur qe Edvan DEBILI eshte ne burg,dhe me reformen ne drejtesi nuk do te dal me aq shpejt,vrasja e mbetur ne tentativ qendron .
    Le te kalbet ne burg,se shoqeria duhet te ruhet nga keta njerez te rrezikshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*